06/09/2026
Pas përfundimit të një pune fetare për rahmetliun, bacën Hasan Selaci nga Mitrovica, tre djemtë e tij – Seadi, Samiri dhe Gzimi – më bënë një dhuratë që për mua ka një vlerë shumë më të madhe se vetë dhurata.Kam marrë dhurata edhe më herët nga njerëz të ndryshëm për të cilat jam mirënjohës por kjo dhuratë ishte e veçantë. Ishte një dëshmi e edukatës, dashurisë, respektit dhe miqësisë që këta tre burra kanë mësuar në shtëpinë e tyre dhe që, padyshim, ua ka lënë amanet babai i tyre.
Me këtë gjest, Seadi, Samiri dhe Gzimi nuk më dhanë vetëm një dhuratë, por dhanë edhe një mësim: se Hoxha duhet respektuar, dëgjuar dhe përkrahur, e jo të bëhet objekt i fjalëve të ndyta, shpifjeve, gënjeshtrave apo zullumit.
Secili njeri e tregon edukatën që ka marrë në shtëpi, dhe këta tre burra e treguan atë në mënyrën më të bukur.
I falënderoj nga zemra për këtë respekt dhe për këtë kujtim që do ta çmoj gjithmonë. Allahu i shpërbleftë me të mira, ua shtoftë bereqetin, ua ruajtë familjen dhe e mëshiroftë rahmetliun Hasan Selacin.
Respekt dhe mirënjohje pa fund! Allahu ju shpërbleftë me të mira në këtë botë dhe në Ahiret. 🤲