Xhamia-Moschee Mesxhidi Aksa Leverkusen

Xhamia-Moschee Mesxhidi Aksa Leverkusen Xhamia shqiptare/Albanische Moschee
MESXHIDIAKSA Leverkusen

03/04/2026

Jo ne Arabi, as ne Turqi, por ketu, ne Gjermani, duke ruajtur besimin, unitetin dhe identitetin tone.

Sot, ne xhamine tone ne Leverkusen, ne namazin e xhumas, u mblodhem si vellezer ne fe.

30/03/2026
27/03/2026
Me rastin e festes se madhe te Fiter Bajramit, Mesxhidi Aksa Leverkusen ju percjell urimet me te sinqerta te gjithe besi...
20/03/2026

Me rastin e festes se madhe te Fiter Bajramit, Mesxhidi Aksa Leverkusen ju percjell urimet me te sinqerta te gjithe besimtareve, familjeve tuaja dhe bashkatdhetareve tane kudo qe ndodhen.

Pas nje muaji te begate te Ramazanit, te mbushur me agjerim, ibadet, lutje, perkushtim dhe solidaritet, kjo dite feste erdhi si nje moment i vecante gezimi, falenderimi dhe afrimi me njeri-tjetrin.

Jemi te nderuar qe kremtimi i kesaj feste te madhe u mbajt ne Ostermann Arena Leverkusen, ku besimtaret tane u bashkuan ne nje atmosfere vellazerore, dinjitoze dhe festive, duke deshmuar edhe nje here forcen e unitetit, besimit dhe perkushtimit tone te perbashket.

Fiter Bajrami mbetet simbol i pastertise shpirterore, meshires, faljes, solidaritetit dhe dashurise njerezore. Ne kete dite te bekuar, lusim Allahun e Madheshem qe te kete pranuar agjerimin, namazin, lutjet, sadakane dhe te gjitha veprat tona te mira, te na fale gabimet dhe te na dhuroje paqe, shendet, begati dhe miresi ne familjet tona dhe ne shoqerine tone.

Urime Fiter Bajramin!
Allahu ua pranofte agjerimin dhe te gjitha ibadetet!

Me respekt dhe konsiderate,
Mesxhidi Aksa Leverkusen

Urime Fitër BajraminMe rastin e festes se Fitër Bajramit, Xhamia Mesxhidi Aksa - Leverkusen ua uron nga zemra te gjithe ...
20/03/2026

Urime Fitër Bajramin

Me rastin e festes se Fitër Bajramit, Xhamia Mesxhidi Aksa - Leverkusen ua uron nga zemra te gjithe besimtareve kete dite te madhe e te bekuar.

Pas nje muaji te mbushur me agjerim, namaz, lutje, perkushtim dhe afrimitet me Allahun e Madheruar, sot eshte dita e gezimit, falenderimit dhe shpreses. Lusim Allahun qe t’i kete pranuar te gjitha ibadetet tona, t’i fale gabimet tona dhe ta beje kete feste burim paqeje, meshire dhe begatie per familjet tona.

Ne kete dite te shenuar, urojme qe ne zemrat tona te mbizoterojne dashuria, uniteti, respekti dhe vellazeria, ndersa shtepite tona te mbushen me miresi, qetesi dhe rahmet.

Urime Fitër Bajramin!
Me fat, me shendet dhe me pranime prej Allahut.

Xhamia Mesxhidi Aksa - Leverkusen

Nata e 27-te e Ramazanit ne Xhamine Mesxhidi Aksa - LeverkusenElhamdulilah, sonte ne naten e 27-te te Ramazanit, Xhamia ...
17/03/2026

Nata e 27-te e Ramazanit ne Xhamine Mesxhidi Aksa - Leverkusen

Elhamdulilah, sonte ne naten e 27-te te Ramazanit, Xhamia jone ishte e mbushur me xhemat ne namazin e nates.

Ishte nje nate e vecante, e mbushur me ibadet, dua, lot, qetesi dhe perulje para Allahut te Madheruar. Pamjet e kesaj nate jane deshmi e gjalle se shtepia e Allahut mbetet vendi ku zemrat gjejne drite, paqe dhe shprese.

Lusim Allahun qe ta kete pranuar namazin tone, lutjet tona, agjerimin tone dhe cdo veper te mire te bere ne kete nate te bekuar.
Allahu e ruajte xhematin tone, familjet tona dhe na befte prej atyre qe e arrijne meshiren, faljen dhe begatine e Nates se Kadrit.

Faleminderit te gjithe vellezerve dhe motrave qe e gjalleruan xhamine me pranine e tyre.

Die 27. Nacht des Ramadan in der Mesxhidi-Aksa-Moschee – Leverkusen

Alhamdulillah, in dieser 27. Nacht des Ramadan war unsere Moschee beim beim Nachtgebet mit zahlreichen Gemeindemitgliedern gefüllt.

Es war eine besondere Nacht, erfüllt mit Gottesdienst, Bittgebeten, Tränen, Ruhe und Demut vor Allah, dem Erhabenen. Die Eindrücke dieser Nacht sind ein lebendiger Beweis dafür, dass das Haus Allahs weiterhin der Ort bleibt, an dem die Herzen Licht, Frieden und Hoffnung finden.

Wir bitten Allah, dass Er unser Gebet, unsere Bittgebete, unser Fasten und jede gute Tat, die in dieser gesegneten Nacht verrichtet wurde, annimmt.
Möge Allah unsere Gemeinde und unsere Familien beschützen und uns zu jenen gehören lassen, die die Barmherzigkeit, die Vergebung und den Segen der Nacht der Bestimmung erlangen.

Wir danken allen Brüdern und Schwestern, die unsere Moschee mit ihrer Anwesenheit belebt haben.

17/03/2026

Pamje nga namazi i teravise, nje nate e zbukuruar me safa te mbushur, zemra te perulura dhe shpirtra te lidhur me Allahun.
Allahu e pranoft ibadetin e secilit prej nesh. Amin.

Einblick in das Tarawih-Gebet – eine gesegnete Nacht mit gefüllten Reihen, demütigen Herzen und Seelen, die mit Allah verbunden sind.
Möge Allah die Ibada eines jeden von uns annehmen. Amin.

Mbremjen e djeshme (14.03.2026), ne Xhamine Mesxhidi Aksa ne Leverkusen, patem nderin qe iftari i xhematit te shtrohej n...
16/03/2026

Mbremjen e djeshme (14.03.2026), ne Xhamine Mesxhidi Aksa ne Leverkusen, patem nderin qe iftari i xhematit te shtrohej nga vellai yne Shemsi Ajeti (Ajetibau).

E falenderojme sinqerisht per bujarine, dashurine dhe kontributin e tij ne sherbim te xhematit dhe atmosferes se bukur te Ramazanit.

Lusim Allahun e Madheruar qe ta pranoje kete veper te mire, ta shperbleje me shperblime te shumefishta, ta bekoje ne familje, ne shendet dhe ne pasuri, dhe t’ia beje kete iftar sadaka qe do ta gjeje ne Diten e Gjykimit.

Allahu e shperblefte dhe ia pranoft cdo veper te mire.

Dje patëm nderin dhe kënaqësinë që në xhaminë tonë ta mirëpresim si mysafir të veçantë Hoxhë Bahri Sejdiun, imam në Xham...
14/03/2026

Dje patëm nderin dhe kënaqësinë që në xhaminë tonë ta mirëpresim si mysafir të veçantë Hoxhë Bahri Sejdiun, imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Hoxhë Bahri Sejdiu mbajti ligjëratën dhe hytben e xhumasë, duke dhënë këshilla të dobishme dhe mesazhe të vlefshme për xhematin tonë.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për praninë dhe kontributin e tij, kryesia e Xhamisë Mesxhidi Aksa në Leverkusen i ndau një mirënjohje simbolike.

Lusim Allahun e Madhëruar ta shpërblejë me të mira, ta bekojë në dijen dhe veprën e tij dhe ta forcojë në shërbimin ndaj fesë dhe umetit.

Allahu e shpërbleftë me të mira.

Leverkusen, 13.03.2026
Xhamia Mesxhidi Aksa

Të nderuar vëllezërKemi kënaqesinë t’ju njoftojmë se sotë, në namazin e xhumas, mysafir në xhaminë tonë do të jetë Hoxhë...
13/03/2026

Të nderuar vëllezër

Kemi kënaqesinë t’ju njoftojmë se sotë, në namazin e xhumas, mysafir në xhaminë tonë do të jetë Hoxhë Bahri ef.Sejdiu, imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, Perfaqësuesi i B. I. Kosovë

Ai do të mbajë ligjeratën si dhe hytben e xhumas.

Ju ftojmë qe të merrni pjesë në numër sa më të madh, qe sebashku të përfitojmë nga këshillat, dituria dhe mesazhet e dobishme të kësaj dite të bekuar.

Mirë se vini dhe Allahu na e pranoft pjesëmarrjen tonë.

Ju ftojmë të merrni pjesë në faljen e Namazit të Fitër Bajramit.📅 20.03.2026🕰 Namazi i Sabahut: 06:00🕌 Namazi i Bajramit...
12/03/2026

Ju ftojmë të merrni pjesë në faljen e Namazit të Fitër Bajramit.

📅 20.03.2026
🕰 Namazi i Sabahut: 06:00
🕌 Namazi i Bajramit: 07:15
📍 Vend: Ostermann Arena
Bismarckstraße 125, 51373 Leverkusen
🚪 Hyrja: nga ora 05:30

Ju lutem merrni me vete sexhaden (Gebetsteppich).

Le ta festojmë këtë ditë të bekuar së bashku me familje dhe komunitetin tonë.
Allahu e pranoftë agjërimin dhe lutjet tona.



🌙 Eid al-Fitr Gebet in Leverkusen

Wir laden euch herzlich zum Eid-Gebet ein.

📅 20.03.2026
🕰 Morgengebet: 06:00
🕌 Eid-Gebet: 07:15
📍 Ostermann Arena, Bismarckstraße 125, 51373 Leverkusen
🚪 Einlass ab 05:30

Bitte bringt einen Gebetsteppich mit.

Wir freuen uns darauf, diesen gesegneten Tag gemeinsam zu feiern. 🤲

Adresse

Mühlenweg 211
Leverkusen
51373

Telefon

+491704357784

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Xhamia-Moschee Mesxhidi Aksa Leverkusen erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen

Kategorie