Xhamia Shqiptare - Albanische Moschee - Aachen

Xhamia Shqiptare - Albanische Moschee - Aachen Xhamia Shqiptare Aachen, Islamisch Albanisches Kulturzentrum Aachen

19/03/2026
Sot, në xhaminë shqiptare në Aachen, patëm nderin dhe kënaqësinë të presim imamin e fshatit Ladorisht të Strugës, Arben ...
05/12/2025

Sot, në xhaminë shqiptare në Aachen, patëm nderin dhe kënaqësinë të presim imamin e fshatit Ladorisht të Strugës, Arben ef. Jusufi, i cili mbajti hutben e xhumasë.

E falënderojmë nga zemra për vizitën, fjalët e urta dhe këshillat e çmuara që na dhuroi. Allahu e shpërbleftë dhe i dhëntë suksese në misionin e tij

Momente nga tribuna e djeshme e organizuar për Ditën e flamurit dhe pesë vjetorin e xhamisë Shqiptare në Aachen të Gjerm...
01/12/2025

Momente nga tribuna e djeshme e organizuar për Ditën e flamurit dhe pesë vjetorin e xhamisë Shqiptare në Aachen të Gjermanisë.

30/11/2025

Sot në orën 13:00 kemi tubimin festiv në Xhaminë tonë, me pjesëmarrjen e Hoxhë Ahmet Kalaja, Hoxhë Llokman Kamberi dhe mysafirë të tjerë.

Ju presim me familje e miq për një ditë vëllazërie, ligjërata dhe atmosferë festive.

Sot në orën 13:00 kemi tubimin festiv në Xhaminë tonë, me pjesëmarrjen e Hoxhë Ahmet Kalaja, Hoxhë Llokman Kamberi dhe m...
30/11/2025

Sot në orën 13:00 kemi tubimin festiv në Xhaminë tonë, me pjesëmarrjen e Hoxhë Ahmet Kalaja, Hoxhë Llokman Kamberi dhe mysafirë të tjerë.

Ju presim me familje e miq për një ditë vëllazërie, ligjërata dhe atmosferë festive.

Këtë të diell nga ora 12:00, ejani të festojmë së bashku Ditën e Flamurit dhe 5 vjetorin e xhamisë.
27/11/2025

Këtë të diell nga ora 12:00, ejani të festojmë së bashku Ditën e Flamurit dhe 5 vjetorin e xhamisë.

Ju ftojmë në tubimin festiv për Ditën e Flamurit dhe 5‑vjetorin e Xhamisë sonë!Të forcojmë vëllazërinë, të hapim dyert për komunitetin e gjerë dhe të mbështesim Xhaminë përmes aktiviteteve dhe kontributeve tona.

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit së Gjuhës Shqipe - ditë e cila na kujton rëndësinë e gjuhës, shkrimit dhe dijes në f...
22/11/2025

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit së Gjuhës Shqipe - ditë e cila na kujton rëndësinë e gjuhës, shkrimit dhe dijes në formimin e identitetit tonë. Alfabeti është dritë që hap rrugën e edukimit dhe zhvillimit, sepse pa të nuk ka dituri dhe pa dituri nuk ka përparim.

Le ta përkujtojmë këtë ditë duke çmuar gjuhën tonë të bukur, të lexojmë, të mësojmë dhe të edukojmë brezat e ri me dashurinë për diturinë.

Gëzuar 22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

"E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që ...
21/11/2025

"E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).(Teube 18)

Ajeti na mëson se xhamia është pasqyra e besimit dhe moralit të një umeti.
Ata që e duan, e ndërtojnë dhe e frekuentojnë xhaminë janë njerëzit që me të vërtetë besojnë Allahun dhe Ditën e gjykimit.
Xhamia është shtëpia e Allahut në tokë, dhe kush e do xhaminë, Allahu e do atë.
Xhamia nuk është vetëm vend adhurimi, por edhe shkollë edukimi, qendër solidariteti e vëllazërie.

Disa nga detyrat kryesore të xhematit ndaj xhamisë:
1. Vizita e rregullt e xhamisë për lutje këshilla dhe aktivitete të ndryshme fetare e kombtare
2. Ta mbajnë të pastër dhe të rregullt
3. Përkrahja financiare, këtu bëjnë pjesë: Anëtarësia dhe pagesa e saj e rregullt. Sadakatë e përgjithshme dhe pjesëmarrje në aksione apo punë vullnetare.
4. Mësimbesimi fetar dhe edukativ, ku përfshihen ligjeratat, diskutimet dhe sjellja e fëmijëve në mekteb.

Pjesë nga hutbeja e sotme, 21.11.2025

“Ky është libri që nuk ka dyshim në të (sepse është prej Allahut), dhe është udhëzues për ata që janë të devotshëm.” (El...
14/11/2025

“Ky është libri që nuk ka dyshim në të (sepse është prej Allahut), dhe është udhëzues për ata që janë të devotshëm.” (El-Bekare, 2)

Ky ajet na kujton se Kurani udhëzon vetëm ata që hapin zemrat e tyre, ata që kanë devotshmëri, ata që jetojnë me vetëdijen se Allahu i sheh dhe i dëgjon të gjitha.

Njëherë Omer ibn hattabi r.a. e pyeti Ubejj ibn Kabin r.a. se çka është devotshmëria, ndërsa Ubejj i tha: "A ke ecur në ndonjë rrugë që ka gjemba?
"Po i tha Omeri."
"Si ke ecur?" i tha Ubejj.
Omeri u përgjigj: “Kam qenë i kujdesshëm dhe jam munduar që gjembat mos më shpojnë."
Ubejj i tha: "Ky është shembulli i
devotshmërisë (Devotshmëri do të thotë të kesh kujdes si jeton).

Ky shembull i thjeshtë e shpjegon thelbin e devotshmërisë. Ashtu siç njeriu ecën me kujdes në një rrugë me gjemba, duke mos dashur të lëndohet, edhe besimtari duhet të ecë me kujdes në rrugën e kësaj bote, sepse rreth nesh ka sprova, mëkate, gjemba të padukshëm që dëmtojnë zemrën dhe shpirtin.
Pjesë nga hutbeja e sotme
14.11.2025

Adresse

Eisenbahnweg 28
Aachen-Rothe Erde
52068

Öffnungszeiten

Dienstag 13:00 - 21:00
Mittwoch 13:00 - 21:00
Donnerstag 13:00 - 21:00
Freitag 13:00 - 21:00
Samstag 13:00 - 21:00

Telefon

+491777313862

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Xhamia Shqiptare - Albanische Moschee - Aachen erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen

Kategorie