Xhamia Shqiptare Tafers - Fribourg

Xhamia Shqiptare Tafers - Fribourg Xhamia Shqiptare Tafers Fribourg

DARKA E FUNDVITIT PËR FIRMA Organizoni darkën e fundvitit të firmës suaj në ambientet e Xhamisë Shqiptare Tafers Fribour...
17/09/2026

DARKA E FUNDVITIT PËR FIRMA

Organizoni darkën e fundvitit të firmës suaj në ambientet e Xhamisë Shqiptare Tafers Fribourg.

Një ambient i veçantë, i ngrohtë dhe mikpritës për ekipin tuaj.

📞 079 925 80 84
✉️ [email protected]

Rezervoni me kohë!

📚 Mbrëmja e prindërve – Shkolla Shqipe Tafers–FribourgSot u zhvillua takimi me prindërit e fëmijëve që ndjekin mësimin e...
16/09/2026

📚 Mbrëmja e prindërve – Shkolla Shqipe Tafers–Fribourg

Sot u zhvillua takimi me prindërit e fëmijëve që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe pranë Xhamisë Shqiptare Tafers–Fribourg.

Gjatë takimit u bë një përmbledhje e semestrit të kaluar, u diskutua për ecurinë e mësimit dhe për organizimin e semestrit të ri. Falënderojmë të gjithë prindërit për pjesëmarrjen, interesimin dhe bashkëpunimin e tyre.

🤝 Bashkëpunimi mes prindërve, mësuesit dhe qendrës sonë është shumë i rëndësishëm për ruajtjen dhe mësimin e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare te brezat e rinj.

🇦🇱 Gjuha shqipe – një pasuri që ua përcjellim fëmijëve tanë.

Me rrespekt
📍 Xhamia Shqiptare Tafers–Fribourg

16/09/2026

KRONIKA | PAK MINUTA ME VETEN 1

Ndonjëherë i themi vetes: “Jam mirë.”

Por a jemi vërtet?

Mund të kemi punë, familje, shtëpi dhe njerëz rreth nesh, e megjithatë zemra të ndihet e lodhur.

Mund të buzëqeshim para të tjerëve dhe të kemi shumë gjëra që i mbajmë vetëm për vete.

Ndoshta na mungon qetësia.

Ndoshta na mungon koha për familjen.

Ndoshta kemi lënë pas dore namazin.

Ndoshta kemi një njeri që duhet ta falim.

Ndoshta kemi nevojë t’i kërkojmë falje dikujt.

Ndoshta kemi kohë që nuk jemi ndalur dhe nuk kemi pyetur veten:

“Ku jam me Allahun?”

Jeta kalon shpejt.

Prandaj, herë pas here, duhet të ndalemi pak.

Pa zhurmë. Pa justifikime. Pa e krahasuar veten me askënd.

Vetëm ne, ndërgjegjja jonë dhe Allahu.

Dhe nëse diçka nuk është në vendin e duhur, le të fillojmë ta rregullojmë.

Sepse përderisa kemi ende kohë, dera e kthimit është e hapur.

Pak minuta me veten mund të ndryshojnë shumë gjëra.

Me selame,
Xhamia Shqiptare Tafers - Fribourg

Falënderim dhe urimeMe mirënjohje të veçantë, falënderojmë përzemërsisht Xhaminë IKRE Bern për pritjen e ngrohtë, mikpri...
14/09/2026

Falënderim dhe urime

Me mirënjohje të veçantë, falënderojmë përzemërsisht Xhaminë IKRE Bern për pritjen e ngrohtë, mikpritjen dhe kohën e çmuar që na kushtuat me rastin e vizitës së Xhamisë Shqiptare Tafers-Fribourg.

Në të njëjtën kohë, ju shprehim urimet tona më të përzemërta për renovimin e bukur të xhamisë dhe për blerjen e hapësirës shtesë, e cila do të mundësojë zgjerimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj.

Lusim Allahun e Madhëruar që t’ju japë bereqet në këtë projekt, ta lehtësojë çdo hap të tij dhe ta bëjë këtë xhami një qendër të adhurimit, dijes, edukimit, bashkimit dhe shërbimit për komunitetin, sot dhe për shumë breza në të ardhmen.

Vizita jonë ishte një mundësi e çmuar për të kaluar kohë së bashku, për të zhvilluar biseda të vlefshme dhe për të forcuar edhe më tej lidhjet vëllazërore ndërmjet dy komuniteteve tona.

Besojmë se këto takime dhe kjo frymë bashkëpunimi do të jenë një bazë e mirë për një bashkëpunim edhe më të afërt, më të qëndrueshëm dhe më të frytshëm ndërmjet dy xhamive tona.

Allahu ju shpërbleftë për mikpritjen, përkushtimin dhe punën tuaj dhe ju dhëntë sukses, bereqet dhe lehtësi në çdo hap të mëtejshëm.

Me selame,

Xhamia Shqiptare Tafers-Fribourg

Falënderojmë përzemërsisht Imam Osman Bekteshin nga Prizreni dhe kryesinë e Xhamisë Vision Freiburg (Gjermani) për vizit...
12/09/2026

Falënderojmë përzemërsisht Imam Osman Bekteshin nga Prizreni dhe kryesinë e Xhamisë Vision Freiburg (Gjermani) për vizitën e tyre në Xhaminë Shqiptare Tafers – Fribourg.

Ishte kënaqësi dhe nder t’ju kishim mysafirë mes nesh. Pas ligjëratës, patëm mundësinë të kalojmë kohë së bashku dhe të zhvillojmë biseda të këndshme e vëllazërore në restorant.

Allahu ju shpërbleftë për vizitën, fjalët e çmuara dhe këtë takim të bukur.

Allahu na bashkoftë gjithmonë në mirësi, vëllazëri dhe dituri. 🤲

Me rrespekt
Xhamia Shqiptare Tafers – Fribourg

📚 TË PREMTEN, 11 SHTATOR 2026 – MAS NAMAZIT TË AKSHAMITXhamia Shqiptare Tafers – Fribourg ju fton në një mbrëmje të veça...
10/09/2026

📚 TË PREMTEN, 11 SHTATOR 2026 – MAS NAMAZIT TË AKSHAMIT

Xhamia Shqiptare Tafers – Fribourg ju fton në një mbrëmje të veçantë me Mr. Osman Bekteshi (Imam).

🕰 Fillimi i dersit: 20:15

Një mundësi e mirë për të përfituar nga dija, këshillat dhe përvoja e mysafirit tonë të nderuar.

Me rrespekt,
📍 Xhamia Shqiptare Tafers – Fribourg

05/09/2026

Amaneti i Ebu Hanifes: 🇦🇱 🇩🇪 🇫🇷

Si mbrohet feja dhe morali në një vend të huaj?

Imam Ebu Hanifja (Zoti e mëshiroftë) ka lënë një porosi të artë e që çdo shqiptar në diasporë duhet ta mbajë si udhërrëfyes në jetën e përditshme:

"Nëse je në një vend ku njerëzit nuk e njohin fenë tënde, lëri ata ta shohin Islamin përmes moralit tënd, drejtësisë tënde dhe sjelljes tënde me ta."
(Transmetuar në librin "El-Kajrat el-Hisan" të Ibn Hajar el-Hajthamit)

Puna e palodhshme dhe sukseset materiale nuk kanë asnjë vlerë nëse gjatë rrugës humbim atë që është më e shtrenjta: besimin, ndershmërinë dhe karakterin e pastër.

Në këtë vend ku jetojmë, secili prej nesh është një "ambasador" i fesë dhe kombëtareve tona.

Ebu Hanifja po ashtu porositi nxënësin e tij, Ebu Jusufin:

"Përmirësoje vetveten në fshehtësi, që Zoti ta zbukurojë figurën tënde në sy të njerëzve. Bëhu i drejtë në çdo tregti e marrëveshje, ruaje gjuhën nga përgojimi dhe mos u bësh shkak që dikush të largohet nga e vërteta për shkak të sjelljes tënde të keqe."

Ata që na rrethojnë nuk do ta lexojnë Kur'anin nëpër libra, por do ta "lexojnë" atë përmes veprave tona:

Në punë: Bëhu më i sinqerti dhe më i përpikti.
Në fqinjësi: Bëhu më i qetë, më me edukë dhe më ndihmuesi.
Në familje: Bëhu shembull i durimit dhe i dashurisë.

Mos lejo që rutina e përditshme të ta thajë zemrën. Mbaje moralin e lartë, sepse fjalët harrohen, por shembulli i mirë mbetet përgjithmonë.

Me selame:
Xhamia Shqiptare Tafers - Fribourg

-

🇩🇪

Das Vermächtnis von Abu Hanifa:

Wie bewahrt man Glauben und Moral in der Fremde?

Imam Abu Hanifa (Möge Gott ihm barmherzig sein) hat uns einen goldenen Rat hinterlassen, den jeder Muslim in der Diaspora als Wegweiser im Alltag tragen sollte:

"Wenn du an einem Ort bist, an dem die Menschen deinen Glauben nicht kennen, dann lass sie den Islam durch deine Moral, deine Gerechtigkeit und dein Verhalten ihnen gegenüber sehen."
(Überliefert im Buch „Al-Khayrat al-Hisan“ von Ibn Hajar al-Haytami)

Fleißige Arbeit und materieller Erfolg haben keinen Wert, wenn wir auf diesem Weg das Wertvollste verlieren: unseren Glauben, unsere Ehrlichkeit und einen reinen Charakter.

In diesem Land, in dem wir leben, ist jeder von uns ein Botschafter unseres Glaubens und unserer Werte.

Abu Hanifa riet seinem Schüler Abu Yusuf ebenfalls:

"Verbessere dich im Verborgenen, damit Gott dein Ansehen in den Augen der Menschen verschönert. Sei gerecht in jedem Handel und jeder Vereinbarung, bewahre deine Zunge vor übler Nachrede und sei nicht der Grund dafür, dass sich jemand wegen deines schlechten Verhaltens von der Wahrheit entfernt."

Die Menschen um uns herum werden den Koran nicht aus Büchern lesen, sondern sie werden ihn durch unsere Taten „lesen“:

Bei der Arbeit: Sei der Ehrlichste und Pünktlichste.
In der Nachbarschaft: Sei der Ruhigste, Wohlerzogenste und Hilfsbereiteste.
In der Familie: Sei ein Vorbild an Geduld und Liebe.

Lass nicht zu, dass der Alltag dein Herz austrocknet. Bewahre eine hohe Moral, denn Worte vergehen, aber ein gutes Beispiel bleibt für immer bestehen.

Mit islamischem Gruß (Selam),
Albanische Moschee Tafers – Fribourg

🇫🇷

Le testament d'Abu Hanifa :

Comment préserver sa foi et sa morale en terre d'exil ?

L'Imam Abu Hanifa (qu'Allah lui fasse miséricorde) nous a laissé un conseil précieux que chaque musulman de la diaspora devrait garder comme guide au quotidien :

« Si tu te trouves dans un endroit où les gens ne connaissent pas ta religion, laisse-les voir l'Islam à travers ta morale, ta justice et ton comportement envers eux. »
(Rapporté dans le livre « Al-Khayrat al-Hisan » d'Ibn Hajar al-Haytami)

Le travail acharné et la réussite matérielle n'ont aucune valeur si, en chemin, nous perdons ce qu'il y a de plus cher : notre foi, notre honnêteté et notre noble caractère.

Dans ce pays où nous vivons, chacun d'entre nous est un ambassadeur de sa foi et de ses valeurs.

Abu Hanifa a également conseillé son élève Abu Yusuf :

« Améliore-toi en secret, afin qu'Allah embellisse ton image aux yeux des gens. Sois juste dans chaque commerce et chaque engagement, préserve ta langue de la médisance et ne sois pas la cause de l'éloignement de quelqu'un de la vérité à cause de ton mauvais comportement. »

Ceux qui nous entourent ne liront pas le Coran dans les livres, mais ils le « liront » à travers nos actes :

Au travail : Sois le plus sincère et le plus ponctuel.
Avec le voisinage : Sois le plus paisible, le plus poli et le plus serviable.
En famille : Sois un modèle de patience et d'amour.

Ne laisse pas la routine quotidienne assécher ton cœur. Maintiens une haute valeur morale, car les paroles s'envolent, mais le bon exemple reste pour toujours.

Avec nos salutations fraternelles (Salam),
Mosquée Albanaise Tafers – Fribourg

☕ Vazhdojmë me “1 Çaj me Hoxhën”📅 Çdo të premte🕌 Pas Namazit të Akshamit deri në JaciEjani të kalojmë së bashku disa ças...
01/09/2026

☕ Vazhdojmë me “1 Çaj me Hoxhën”

📅 Çdo të premte
🕌 Pas Namazit të Akshamit deri në Jaci

Ejani të kalojmë së bashku disa çaste të këndshme, me një çaj, bisedë dhe këshilla të dobishme me Hoxhën.

Esselamu alejkum, xhemat i nderuar i Xhamisë Shqiptare – Tafers,Ju informojmë se edhe këtë vit shkollor Shkolla Shqipe d...
29/08/2026

Esselamu alejkum, xhemat i nderuar i Xhamisë Shqiptare – Tafers,

Ju informojmë se edhe këtë vit shkollor Shkolla Shqipe do të vazhdojë veprimtarinë e saj në kuadër të xhamisë sonë.

Të gjithë prindërit që dëshirojnë t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në Shkollën Shqipe, ju lutemi që regjistrimin ta bëni përmes formularit në linkun e mëposhtëm:

https://xhamia-tafers.ch/formular-fuer-kinder/

Ju falënderojmë për interesimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës sonë shqiptare.

Me respekt,
Kryesia e Xhamisë Shqiptare – Tafers

Falënderim për vizitën 🤝Sot patëm nderin dhe kënaqësinë ta mirëpresim në Xhaminë Shqiptare Tafers – Fribourg të nderuari...
28/08/2026

Falënderim për vizitën 🤝

Sot patëm nderin dhe kënaqësinë ta mirëpresim në Xhaminë Shqiptare Tafers – Fribourg të nderuarin Dr. Enal Jakupi.

E falënderojmë për vizitën, fjalët e çmuara, këshillat dhe kohën e kaluar së bashku me xhematin tonë.

Allahu e shpërbleftë për kontributin dhe dijen e tij dhe i dhëntë shëndet, bereqet dhe suksese të mëtejshme.

Faleminderit për vizitën dhe mirë se vini gjithmonë në xhaminë tonë! 🤲

Xhamia Shqiptare Tafers – Fribourg

Adresse

Freiburgstrasse 22
Tafers
1712

Öffnungszeiten

Montag 10:00 - 22:00
Dienstag 10:00 - 22:00
Mittwoch 10:00 - 22:00
Donnerstag 10:00 - 22:00
Freitag 10:00 - 22:00
Samstag 10:00 - 22:00
Sonntag 06:00 - 22:00

Telefon

+41787275988

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Xhamia Shqiptare Tafers - Fribourg erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Kultstätte Kontaktieren

Nachricht an Xhamia Shqiptare Tafers - Fribourg senden:

Verknüpfungen

Teilen

Kategorie