18/09/2026
🌷🕌 Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu, 🌷
📅 E premte, 18.09.2026
🕜 Ora 13:27
🌷 Tema e ligjëratës së Xhumasë:
“Vlera e së premtes dhe punët e lëvduara gjatë saj”
Dita e xhuma është dita më e mirë e javës, një dhuratë e veçantë për umetin e Muhamedit ﷺ. Ajo është ditë adhurimi, faljeje dhe mëshire, ku besimtari përpiqet të afrohet edhe më shumë me Allahun përmes namazit, lutjes, leximit të Kuranit dhe salavateve mbi Pejgamberin ﷺ.
📖 Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e xhuma.”
(Sahih Muslim)
Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu,
🌷 Ju mirëpresim në namazin e xhumasë dhe ligjëratën e kësaj jave në Xhaminë Tulipan.
🤲 Lusim Allahun ﷻ që ta bëjë këtë ditë burim bereqeti, faljeje dhe mëshire për të gjithë ne, t’i pranojë lutjet tona dhe të na bëjë prej atyre që e nderojnë ditën e xhuma ashtu siç e do Ai.
🌷 Mirë se vini në Xhaminë TULIPAN! 🌷
Islam Reinach 🌷