Xhamia DITURIA-Gjenevë

Xhamia DITURIA-Gjenevë Mosquée DITURIA Genève
Xhamia DITURIA Gjenevë Kurse ju duke ndihmuar Xhaminë, mos harroni se jeni duke e ndihmuar të ardhmen e familjes suaj. Allahu ju bekoftë.

Kush është Q.I.K.SH.D (Qendra Islame Kulturore Shqiptare - Xhamia Dituria Gjenevë)

Q .I.K.SH.D-ja eshte qender e formuar ne tetor te vitit 2005, nga xhemati shqiptar i xhamise se madhe ne Gjenevë. Pra Q.I.K.SH.D është vazhdimesi e organizimit shqiptar musliman që menaxhon Xhaminë shqiptare ne Gjenevë .Fillimisht u formua si SH.K.R.B (Shoqate Kulturore e të Rinjëve te Ballkanit) kurse në nëntor te vitit 2008 u shendrrua ne Q.I.K.SH.D.

•Qëllimi i formimit

Duke u nisur nga fakti që neve shqiptarve musliman na mungonte një Xhami, atëherë ne u bashkuam dhe formuam këtë shoqatë, me qëllim që të gjejm një lokal për Xhami. Ky qëllim u realizua ne dhjetor te vitit 2005 dhe pas disa puneve qe kishte nevojë për transoformimin e sajë, arritem që ta bëjmë hapjen solemne me 9 prill 2006.

•Situata aktuale

Sot xhamia jon ka nje Imam të rregullt, i cili eshte në Xhami për faljen e 5 kohëve të namazit, ligjërata ditën e xhuma dhe ditën e diel, mësim-besimin per femijë dhe të rritur, si dhe eshte në dispozicion të xhematit për çdo ceremoni fetare dhe gjithçka që ka të bëjë me fenë tonë. Gjithashtu në kuadër të Xhamisë funksionon edhe sektori i femrave, me ligjërata, mësim–besim dhe roganizime tjera, që menagjohet nga hafizja e Xhamisë.

•Burimet Financiare

Të gjitha këto aktivitete mundesohen nga anëtarët tanë, të cilët kanë ndihmuar dhe vazhdojnë ta ndihmojnë këtë xhami duke paguar antarësinë vjetore prej 350 CHF për familje, (këtu hyn edhe funerali-bartja e kufomave për në vendlindje). Mirpo kjo nuk është forma e vetme e kontributit ngase kushdo mund të kontribuojë me donacione te ndryshme dhe me shuma te pacaktuara. Edhe ti vëlla dhe motër e nderuar, që je duke lexuar këtë shkresë, mund të ndihmosh Xhaminë, materialisht në format e lartëpërmendura, sepse Xhamia ka nevojë edhe për ndihmën tuaj. Për të treguar rëndesinë e ndihmave që jepen për Xhami dhe përfitimet që ka ai që jep, po ju transemetojmë një hadith nga Uthman ibn Affan r.a i cili thot: E kam ndëgjuar Pejgamberin s.a.v.s duke thënë : "Cilido që ndërton (mirëmbae apo kujdeset për) një Xhami për hir të Allahut xh.sh, Allahu do t’ia ndërtojë një shtëpi(pallat) në Xhennet". Me respekt dhe nderë nga Imami dhe kryesia e Xhamisë Dituria Gjenevë. Amin.

14/09/2026
Afati fundit për regjistrim, do të jet, 25 shtator 2026.Mos e humbni këtë mundësi vëllezër dhe motra, rini e dashur😊🌹
07/09/2026

Afati fundit për regjistrim, do të jet, 25 shtator 2026.

Mos e humbni këtë mundësi vëllezër dhe motra, rini e dashur😊🌹

Selamualejkum!
Paqja, Mëshira dhe Begatia e Allahut qofshin mbi të gjithë ju, vëllezër dhe motra të dashura!

NJOFTIM

Të dashur vëllezër dhe motra,

Të gjithë ata që kanë dëshirë, interesim dhe vullnet për të qenë pjesë e grupit të ri rinor pranë Xhamisë sonë Dituria Gjenevë, ju ftojmë të regjistroheni përmes linkut më poshtë 👇

https://forms.gle/Dv23io17JP8nq8728

Ju lutemi, njoftoni dhe shpërndajeni këtë mundësi edhe te vëllezërit dhe motrat e tjera, familjarët, shokët dhe shoqet tuaja, në mënyrë që të arrijë tek sa më shumë të rinj.

E lusim Allahun e Madhëruar që të na përfshijë të gjithëve me Mëshirën dhe Begatinë e Tij, ta bëjë këtë nismë të dobishme dhe të bekuar, dhe ta bëjë shkak për të mira, vëllazëri dhe përparim në mesin e të rinjve tanë.

Mirupafshim, in'sha'Allah!

Allahu ju bekoftë dhe ju shpërbleftë për çdo të mirë! 🤲🌹

Me respekt nga Imami dhe kryesia e Xhamisë Dituria Gjenevë.

Veselamualejkum!

Selamualejkum!Paqja, Mëshira dhe Begatia e Allahut qofshin mbi të gjithë ju, vëllezër dhe motra të dashura!NJOFTIMTë das...
05/09/2026

Selamualejkum!
Paqja, Mëshira dhe Begatia e Allahut qofshin mbi të gjithë ju, vëllezër dhe motra të dashura!

NJOFTIM

Të dashur vëllezër dhe motra,

Të gjithë ata që kanë dëshirë, interesim dhe vullnet për të qenë pjesë e grupit të ri rinor pranë Xhamisë sonë Dituria Gjenevë, ju ftojmë të regjistroheni përmes linkut më poshtë 👇

https://forms.gle/Dv23io17JP8nq8728

Ju lutemi, njoftoni dhe shpërndajeni këtë mundësi edhe te vëllezërit dhe motrat e tjera, familjarët, shokët dhe shoqet tuaja, në mënyrë që të arrijë tek sa më shumë të rinj.

E lusim Allahun e Madhëruar që të na përfshijë të gjithëve me Mëshirën dhe Begatinë e Tij, ta bëjë këtë nismë të dobishme dhe të bekuar, dhe ta bëjë shkak për të mira, vëllazëri dhe përparim në mesin e të rinjve tanë.

Mirupafshim, in'sha'Allah!

Allahu ju bekoftë dhe ju shpërbleftë për çdo të mirë! 🤲🌹

Me respekt nga Imami dhe kryesia e Xhamisë Dituria Gjenevë.

Veselamualejkum!

🌹VIZITË QË NUK HARROHET🌹Një ditë e bukur, një udhëtim me vlerë dhe një kujtim që do të mbetet gjatë në zemrat tona… Më d...
31/08/2026

🌹VIZITË QË NUK HARROHET🌹

Një ditë e bukur, një udhëtim me vlerë dhe një kujtim që do të mbetet gjatë në zemrat tona…

Më datë 30.08.2026, Sektori i Femrës pranë Xhamisë sonë Dituria Gjenevë, i udhëhequr nga mualimja e xhamisë sonë, hafizja Rejhane Asipi-Aliu, së bashku me motrat tona të dashura, të cilat me përkushtim dhe rregullsi marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga xhamia jonë, realizuan një udhëtim të veçantë drejt Winterthurit.

Qëllimi i këtij udhëtimi ishte pjesëmarrja në një aktivitet të bukur dhe me shumë vlera, të organizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, në Xhaminë Shqiptare në Winterthur.

Atje, motrat tona patën nderin dhe kënaqësinë të përjetojnë një ceremoni të veçantë, emocionuese dhe të mbushur me dashuri për të Dërguarin e Allahut ﷺ, në kuadër të aktivitetit edukativo-kulturor:

“Në gjurmët e të Dashurit tonë ﷺ” 🌹

Ky aktivitet, i organizuar nga Departamenti i Gruas pranë KMSHZ-së, iu kushtua figurës, jetës, shembullit dhe vlerave të larta të Pejgamberit tonë të dashur, Muhamedit alejhis-selam.

Ishte një aktivitet i veçantë, i pari i këtij lloji në diasporën shqiptare në Zvicër, i cili u mbështet edhe nga Kryesia e KMSHZ-së.

Ishte një ditë e mbushur me emocione, buzëqeshje, momente të bukura, lot gëzimi dhe, mbi të gjitha, me dashurinë për të Dërguarin e Allahut ﷺ.

Në përfundim të ceremonisë u realizuan fotografi të përbashkëta, si një kujtim i bukur i kësaj dite, ndërsa motrat e xhamisë nikoqire në Winterthur treguan edhe një herë bujarinë dhe mikpritjen e tyre të jashtëzakonshme, duke shtruar një bufe të hapur për të gjithë pjesëmarrësit.

Allahu i shpërbleftë me shpërblimet më të mira!

Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha motrat, teologet, mualimet, hafëzet, donatoret dhe organizatoret që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti të bukur.

Falënderojmë përzemërsisht edhe Xhaminë nikoqire në Winterthur, motrat e saj për mikpritjen dhe ngrohtësinë e treguar, si dhe Kryesinë e KMSHZ-së për mbështetjen dhe përkrahjen e këtij aktiviteti me vlera.

Një urim i veçantë për të gjitha vajzat dhe motrat që morën pjesë në këtë konkurs të bukur e edukativ. Urime fitueseve përzemërsisht, ndërsa të gjitha pjesëmarrëseve u themi: Allahu jua shtoftë diturinë, dashurinë për Pejgamberin ﷺ dhe ju dhëntë suksese në çdo hap të jetës!

Faleminderit nga zemra edhe motrave tona të dashura të Xhamisë Dituria Gjenevë, të cilat iu përgjigjën kësaj ftese dhe e përfaqësuan me dinjitet xhaminë tonë.

Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për ju, sepse sa herë që paraqitet nevoja dhe kërkohet pjesëmarrja juaj, ju jeni të gatshme të përgjigjeni me zemër, me dashuri dhe me përkushtim.

Ju nuk po e përfaqësoni vetëm veten tuaj, por po e përfaqësoni me nder dhe dinjitet Xhaminë Dituria, duke dëshmuar se motrat tona janë një pjesë e çmuar, aktive dhe e pandashme e jetës dhe veprimtarisë së xhamisë sonë.

Allahu ju shpërbleftë për çdo hap që e keni bërë, për çdo kontribut që keni dhënë dhe për çdo buzëqeshje që keni sjellë në aktivitetet tona.

Shpresojmë dhe lutemi që udhëtime, vizita, takime dhe aktivitete të tilla të bukura të vazhdojnë edhe në të ardhmen, inshaAllah, duke na afruar edhe më shumë me njëra-tjetrën dhe duke forcuar dashurinë, vëllazërinë dhe bashkëpunimin mes motrave tona në Zvicër.

O Allah, na bashko gjithmonë në punë të mira, na ruaj të bashkuar në dashuri dhe mirësi dhe na bëj prej atyre që e duan, e njohin, e nderojnë dhe e pasojnë të Dërguarin Tënd, Muhamedin ﷺ.

🌹Allahumme salli ve sellim ala sejjidina Muhammedin ve ala alihi ve sahbihi exhme'in.🌹

Me shumë respekt, mirënjohje dhe dua të sinqertë,

Imami, Kryesia dhe Sektori i Femrës
pranë Xhamisë sonë Dituria Gjenevë

Allahu ju bekoftë, ju ruajtë dhe ju shpërbleftë me të mirat e Tij!

31/08/2026

Takim dhe bashkëpunim për dialogun ndërfetar në Zvicër

Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Fehm ef. Abazi, priti në takim z. Karl Hans Heinrich Weber, bashkëpunëtor dhe përkrahës i komunitetit musliman shqiptar. Z. Weber ishte i shoqëruar nga imami Azir Aziri, imam në xhaminë IKRE në Thun.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe planifikimit të përbashkët për forcimin e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor në Zvicër, si dhe për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve fetare dhe institucioneve shtetërore zvicerane.

Në emër të Komunitetit Musliman Shqiptar, Fehm ef. Abazi shprehu mirënjohjen për vizitën e dytë të z. Weber, për angazhimin e tij, bashkëpunimin korrekt dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj komunitetit musliman shqiptar.

Biografi e shkurtër

Karl Hans Heinrich Weber, i lindur më 23 shkurt 1941 në Menziken të Zvicrës, është specialist në teknikë dhe informatikë, me një karrierë të gjatë në Ushtrinë Zvicerane dhe në shërbimin federal.

Ai ka shërbyer si nënoficer profesionist, mësimdhënës specialist dhe drejtues projektesh në fushën e teknologjisë ushtarake. Në kuadër të Shërbimit Informativ Ushtarak, ka shërbyer në Ambasadën e Zvicrës në Washington, D.C., si shef zyre dhe asistent i atasheut të mbrojtjes.

Pas pensionimit, vazhdoi angazhimin profesional në fushën e informatikës dhe ndoqi studime teologjike në Universitetin e Fribourgut.

Që nga viti 2018 është aktiv në dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor, duke kontribuar në forcimin e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve.

🌹 Çaste kushtuar jetës dhe dashurisë për të Dërguarin e Allahut Muhamedin ﷺ 🌹Me rastin e përkujtimit të lindjes së të Dë...
30/08/2026

🌹 Çaste kushtuar jetës dhe dashurisë për të Dërguarin e Allahut Muhamedin ﷺ 🌹

Me rastin e përkujtimit të lindjes së të Dërguarit të Allahut, Muhamedit ﷺ, sot e diel 30.08.2026, në Xhaminë tonë Dituria Gjenevë, patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim mysafirin tonë special, Dr. Ziber ef. Lata nga Maqedonia e Veriut, profesor universitar, i cili na nderoi me një ligjëratë të veçantë kushtuar jetës, misionit dhe personalitetit të Muhamedit ﷺ.

Me shumë dashuri, përkushtim dhe emocion, hoxha i nderuar foli për jetën dhe thirrjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ, duke ndriçuar vetëm disa nga cilësitë e tij madhështore, mëshirën, butësinë, durimin, urtësinë dhe dashurinë e tij të jashtëzakonshme për umetin.

Fjalët e tij prekën zemrat e të pranishmëve, të cilët me shumë vëmendje përcollën ligjëratën.

Në ato çaste u ndërthurën emocioni, malli dhe dashuria për të Dërguarin tonë të dashur ﷺ.
Pra ishin caste, ku zemrat e besimtarëve u kthyen te i Dërguari i Allahut ﷺ dhe te shembulli i tij madhështor, duke na kujtuar se dashuria për të nuk është vetëm fjalë, por duhet të jetë pjesë e jetës dhe e sjelljes sonë.

Nga zemra e falënderojmë hoxhën tonë të nderuar, Dr. Ziber ef. Latën, për praninë, fjalët e tij të çmuara dhe emocionet që na dhuroi. Lusim Allahun e Madhërishëm që t’ia shtojë mirësitë, bereqetin dhe suksesin në misionin e tij fisnik, ta ruajë dhe ta shpërblejë për çdo fjalë të mirë që përcjell në shërbim të fesë dhe të njerëzve.
Me shpresën që, me lejen e Allahut, ta kemi përsëri në mesin tonë edhe në raste të tjera. InshaAllah! 🌹

Një falënderim i veçantë shkon edhe për të gjithë vëllezërit dhe motrat që ishin të pranishëm dhe që me pjesëmarrjen e tyre i dhanë edhe më shumë hijeshi dhe bukuri kësaj mbrëmjeje.

Prania juaj ishte dëshmi e dashurisë që mbajmë në zemrat tona për të Dërguarin e Allahut ﷺ. Lusim Allahun që këtë dashuri ta forcojë gjithmonë e më shumë në zemrat tona, të familjeve tona dhe të mbarë besimtarëve musliman, ta bëjë atë dashuri të sinqertë dhe të na mundësojë që ta ndjekim shembullin e tij gjatë gjithë jetës sonë, deri në takimin me të në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër dhe motra të nderuara, Muhamedi ﷺ është shembulli që duam ta ndjekim, udhëzimi që duam ta jetojmë dhe dashuria që duam ta mbajmë në zemrat tona.

Me shpresën se aktivitete të tilla të dobishme, të bukura dhe bashkuese, në Xhaminë tonë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, inshaAllah.

Deri në takimin tjetër, mbetshi nën mbrojtjen, mëshirën dhe kujdesin e Allahut të Madhërishëm.

Allahu ju ruajtë dhe ju begatoftë!

Me respekt, dashuri dhe selame,

Imami dhe Kryesia e Xhamisë Dituria Gjenevë 🌹

اللهم صل وسلم وبارك على سيدنا محمد وعلى آله وصحبه أجمعين ﷺ

Të dielën te xhamia jonë in'sha'Allah, ju mirëpresim ora 12h45🌹
26/08/2026

Të dielën te xhamia jonë in'sha'Allah, ju mirëpresim ora 12h45🌹

Adresse

Route De Saint-Julien 163
Plan-les-Ouattes
1228

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Xhamia DITURIA-Gjenevë erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Kultstätte Kontaktieren

Nachricht an Xhamia DITURIA-Gjenevë senden:

Verknüpfungen

Teilen

Kategorie