Xhamia Ebu Hanife-Grenchen

Xhamia Ebu Hanife-Grenchen Albanisch Islamische Glaubensgemeinschaft
Mirë se vini në faqen zyrtare të Xhamisë Ebu Hanife në Grenchen/SO

12/09/2026
Ebu Hanife Grenchen 11.09.2026 e xhuma Hoxhë Nusret Sh*ti Mesazhi i ditës së xhuma nga xhamia Ebu Hanife, Grenchen.Ne je...
11/09/2026

Ebu Hanife Grenchen
11.09.2026 e xhuma
Hoxhë Nusret Sh*ti

Mesazhi i ditës së xhuma nga xhamia Ebu Hanife, Grenchen.

Ne jetojmë të hipnotizuar nga njoftimet e bankave dhe ekranet e kësaj bote, duke numëruar çdo cent ndërkohë që llogaria jonë më e rëndësishme – ajo e sevapeve – zbrazet në heshtje. Mungesa e një SMS-je fizik nga Ahireti nuk do të thotë se transaksionet tona nuk regjistrohen, por se fatura e plotë do të na presë në ditën e llogaridhënies. Për të shmangur falimentimin shpirtëror, ne nuk kemi nevojë për teknologji të reja, por për një "auditor mbrëmjeje" – një llogaritje të ndërgjegjshme të çdo dite para se të vijë llogaria përfundimtare e Zotit. Kujdesi ndaj çdo fjale dhe vepre sot është i vetmi sigurim për të mos u gdhirë të falimentuar nesër.

Xhuma dhe lutje të pranuara 🤲🤲🤲

Ebu Hanife Grenchen 04.09.2026 e xhuma Hoxhë Nusret Sh*tiXhuma dhe lutje të pranuara
04/09/2026

Ebu Hanife Grenchen
04.09.2026 e xhuma
Hoxhë Nusret Sh*ti

Xhuma dhe lutje të pranuara

Njoftim për të pame
04/09/2026

Njoftim për të pame

Njoftim per të pame
02/09/2026

Njoftim per të pame

Lutja e MUHAMEDIT a.s.për ne🤲Pejgamberi a.s. i ngriti duart dhe tha:O Allah, umeti im, umeti im! dhe qau.Atëherë Allahu ...
02/09/2026

Lutja e MUHAMEDIT a.s.për ne🤲

Pejgamberi a.s. i ngriti duart dhe tha:
O Allah, umeti im, umeti im! dhe qau.

Atëherë Allahu i Madhëruar i tha Xhibrilit:
O Xhibril, shko te Muhamedi — edhe pse Zoti yt e di më së miri — dhe pyete: Çfarë të bën të qash?

Xhibrili a.s. shkoi tek ai dhe e pyeti. I Dërguari i Allahut a.s. i tregoi atë që kishte thënë, ndërsa Allahu e dinte më së miri.

Atëherë Allahu tha:
O Xhibril, shko te Muhamedi dhe thuaji: Ne do të të bëjmë të kënaqur për sa i përket umetit tënd dhe nuk do të të pikëllojmë.

Sahih Muslim

🤲 Dërgoni salavate për ndërmjetësuesin tonë,

Huazuar nga profili
Hoxhës Emin Odai

Një takim i bereqetshëm pas namazit të AkshamitPas faljes së namazit të Akshamit patëm kënaqësinë të zhvillojmë një taki...
30/08/2026

Një takim i bereqetshëm pas namazit të Akshamit

Pas faljes së namazit të Akshamit patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim të ngrohtë e të bereqetshëm me hoxhën e nderuar Mr. Muharrem Tërnava profesor ne medresen Alauddin në Prishtinë, ku bashkëbiseduam dhe u këshilluam për atë që përbën parim dhe themel të jetës së njeriut.

Në një kohë kur dinamika e jetës është gjithnjë e më e madhe dhe angazhimet e përditshme na mbajnë vazhdimisht të zënë, ushqimi shpirtëror është një nevojë e domosdoshme. E ku mund ta gjejmë më mirë këtë qetësi, këshillë dhe forcim të shpirtit sesa në takime të tilla, në mesin e xhematit dhe pranë njerëzve të dijes e të urtësisë?

Një falënderim i veçantë dhe prej zemre për hoxhën e nderuar, Mr. Muharrem Tërnava, për kohën, këshillat dhe prezencën e tij që ndau me ne. Jemi thellësisht mirënjohës dhe falënderues për këtë mbrëmje të bukur dhe të dobishme.

Allahu e shpërbleftë me të mira të shumta, e begatoftë në punën e tij dhe i dhëntë shëndet, forcë e sukses në shërbim të fesë dhe të komunitetit.

Me respekt dhe mirënjohje,
Kryesia e Xhamisë
AIG Ebu Hanife Grenchen

24/08/2026

“DASHURIA NDAJ TIJ ﷺ NUK ËSHTË NJË NDJENJË KALIMTARE, POR DASHURI E NGRITUR MBI NJOHJEN, VETËDIJEN DHE ZGJEDHJEN” (Shejhul Az’hari dhe Imami i madh, Prof. Dr. Ahmed et-Tajjib)

“Ma t’bukur se ty kurrë s’kan pa sytë e mi,
Ma t’hieshëm se ti s’kan lind gratë ndoj fëmijë,
Ti je krijue n’botë pa asnji të metë,
Sikur me qenë krijue si ke dasht vetë.” (Poezia e njohur e sahabiut të njohur Hasan ibn Thabit - e përkthyer nga Hafiz Ibrahim Dalliu)

Me rastin e Mevludit të Pejgamberit alejhi selam, Unioni i Studentëve Shqiptarë të Ez’herit ua përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve.

Qoftë ky përkujtim një thirrje për ta njohur më thellë jetën e tij, për t’i mbushur gjuhët tona me salavate dhe jetën tonë me moralin e tij fisnik.

Përhajr Mevludi i Pejgamberi alejhi salatu ve selam!

Unioni i Studentëve Shqiptarë të Ez’herit - USSHE

Virtytet e Muhammedit ﷺNjerëzit i donte, i respektonte dhe sillej vazhdimisht mirë me ta. Ishte i sinqertë, fytyrëqeshur...
23/08/2026

Virtytet e Muhammedit ﷺ

Njerëzit i donte, i respektonte dhe sillej vazhdimisht mirë me ta. Ishte i sinqertë, fytyrëqeshur dhe fjalëmbël. Nuk qeshte me zë të lartë, por vetëm buzëqeshte.

Ishte i pari që jepte selam kur takohej me dikë dhe i pari që zgjaste dorën.

Nuk ua ndërpriste fjalën të tjerëve kur flisnin, por i dëgjonte deri në fund. Nuk fliste me zë të lartë.

Vizitorët i priste me buzëqeshje, i gostiste dhe po ashtu i përcillte me nderim e respekt.

Këto janë disa nga virtytet dhe bukuritë e karakterit të të Dërguarit të Allahut Muhammedit ﷺ.

“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit.”
(El-Kalem, 4)

Allahumme sal-li ala Muhammed, ve ala ali Muhammed.

Shkëputur nga ligjërata e sotme nga
Mr. Muharrem Tërnava

Adresse

Maienstrasse 8
Grenchen
2540

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Xhamia Ebu Hanife-Grenchen erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Kultstätte Kontaktieren

Nachricht an Xhamia Ebu Hanife-Grenchen senden:

Verknüpfungen

Teilen

Kategorie