Bashkësia Islame Shqiptare Vjenë

Bashkësia Islame Shqiptare Vjenë Moscheegemeinde Albanischer Muslime in Wien
Menzelgasse 15
A - 1160 Wien
E-mail: [email protected]
www.islami.at SI FINANCOHET BISH? Allahu xh.sh.

NË EMËR TE ALLAHUT TË GJITHËMËSHIRSHMIT, MËSHIRËPLOTIT! Falënderimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh, Zotit të botërave, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhamedin a.s., familjen dhe sahabet (pasuesit) e tij.

1. ÇKA ËSHTË BASHKËSIA ISLAME SHQIPTARE NË VJENË (BISH)
Bashkësia Islame Shqiptare në Vjenë, në vijim BISH, është organizatë zyrtare joqeveritare, e regjistruar si Bashkësi Islame fetare pranë organeve adekuate të shtetit Austriak. BISH nuk i takon asnjë partie politike dhe nuk identifikohet me asnjë nga ideologjitë ekzistuese. BISH synon krijimin e kushteve të nevojshme për realizimin e detyrave fetare të muslimanëve shqiptarë që jetojnë në Vjenë. BISH po ashtu angazhohet për kultivimin dhe ruajtjen e vlerave fetare dhe kombëtare të muslimanëve shqiptarë dhe integrimin dhe participimin e tyre në jetën shoqërore të vendit ku jetojnë. Përvoja mbi 30 vjeçare e BISH, asaj ia siguron vendin e merituar brenda grupit të shoqatave më eminente shqiptare në Austri e më gjerë. BISH e cila është e regjistruar me emrin „MOSCHE-GEMEINDE ALBANISCHER MUSLIM WIEN“, ka një rritje konstante si në numrin e antarëve ashtu edhe të aktiviteteve të saja. BISH mban marrëdhenie të mira si me bashkësitë fetare islame në atdhe ashtu edhe me Bashkësinë Islamë të Austrisë (Islamische Glaubensgemeinschaft in Österreich)IGGÖ



BISH ka arritur që në vitin 2002 të blej një objekt me sipërfaqe rreth 580 m2. Në brendi të këtij objekti gjenden faltorja (mesxhidi) e meshkujve, faltorja (mesxhidi) e femrave, vendi për abdest (Abdesthaneja), biblioteka, zyra e kryesisë dhe një banesë. Objekti në fjalë ku gjendet edhe selia e BISH gjendet në adresën:

Menzelgasse 15, 1160 Wien. E gjithë kjo është bërë e mundshme me ndihmën e Allahut xh.sh. dhe kontributin e jashtëzakonshëm të anëtarëve të BISH, si në aspekt financiar ashtu edhe me punë fizike.

2. UDHËHEQËSIA DHE KUADRI
BISH posedon një model udhëheqjeje që paraqet një sintezë e udhëheqjes demokratike dhe asaj islame. Pra, zgjedhja dhe udhëhëqsia në BISH bëhet në suaza demokratike dhe në pajtim me përcaktimet fetare, elemente këto te cilat janë paraperë edhe me Statutin e BISH. Kryesisë i prin kryetari, ndërsa pos tij në udhëheqësi marrin piesë së paku edhe 5 anëtarë tjerë, nga mesi i të cilëve zgjidhen zv. kryetari, arkëtari, sekretari dhe zëvendësit e tyre. Mandati i kryesive të zgjedhura nga ana e antarëve të BISH zgjatë tre vite, pas kalimit i të cilëve bëhen zgjedhje të lira. Kryesia çdo vit në mbledhjen vjetore raporton për aktivitete e vitit të kaluar dhe për gjendjen financiare. Përveç kësaj BISH si të punësuar permanent e ka Imamin e saj, i cili është teolog i kualifikuar me shkollë të lartë. Imami i prinë xhematit për çdo kohë të namazit dhe riteve të tjera fetare. Përveç detyrave të rëndomta, imami është në dispozicion edhe për konsultime të ndryshme.

3. QËLLIMET E BISH
Qëllimet e BISH janë të shumta, andej do ti veçojmë disa më me rëndësi:

• Krijimi i kushteve për zbatimin e obligimeve fetare

• Ndihmë konkrete për ruajtjen e identitetit fetar dhe kombëtar.

• Mbrojtja e të drejtave e të gjithë muslimanëve shqiptarë në mënyrë institucionale.

• Integrimi dhe participimi në jetën shoqërore.

• Edukimi dhe arsimimi i brezave të rrijë.

• Ndihmë e organizuar.

• Ngritja e vetëdijes tek femra muslimane dhe kyçja esajë ne strukturat dhe aktivitetet e BISH.

4. AKTIVITETET E BISH
Aktivitetet e BISH mund të ndahen në dy kategori. Kategorinë e parë e përbëjnë aktivitetet që veç janë duke u organizuar pranë BISH, ndërsa kategorinë e dytë e përbëjnë aktivitetet, realizimi i të cilëve planifikohet gjatë periudhës së ardhshme. Në aktivitetet që veç janë duke u organizuar pranë BISH mund të numërohen këto aktivitete:

• Që nga viti 2012 Bartja e kufomave të antarëve.

• Falja e të gjithë namazeve me imam.

• Ligjërata fetare nga imami të premten dhe të dielën.

• Mësim-besim për fëmijët.

• Mësim-besim për të rritur.

• Mësim i leximit të kuranit për të rriturit.

• Tribuna me tema të ndryshme nga lëmit e fesë, shkencës dhe kultures.

• Kurse të ndryshme të gjuhës.

• Botimi i takvimit vjetorë për kohërat e namazit.

• Botimi i imsakijeve për muajin Ramazan.

• Mirëmbajtja e faqes në internet (www.islami.at).

• Sh*tja e librave me përmbajtje fetare.

• Ndihma të ndryshme humanitare.

• Tubimi i sadakatul-fitrit, zekatit dhe të kurbaneve.

• Organizimi i haxh-xhit dhe umres.

• Pregaditje e kufomave.

• Organizimi i faljes së namazeve të bajramit jashtë objektit të xhamisë.

• Tubime të ndryshme informative në bashkëpunim me magistratin. Përveç aktiviteteve të përmendura që zhvillohen në BISH, bashkësia në të ardhmen planifikon edhe aktivitetete të tjera siç jane:

• Mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët edhe për të rriturit.

• Mësimi i gjuhës gjermane për fëmijët edhe për të rriturit.

• Formimin e degës së BISH për femra.

• Hapja e një biblioteke publike.

• Organizimin e shëtitjeve të ndryshme kulturore etj. E gjithë ajo që u tha mund të realizohet vetëm me ndihmën e Allahut fuqiplotë, me punë të zellshme dhe me kontribut material.

5. Pasi që BISH është Bashkësi e pavarur joqeveritare, ajo financohet vetëm nga antarësia dhe donacionet e besimtarëve. Antarësia për një vit është 120 € ku inkludohet edhe sigurimi per bartjen e kufomës. Ndërsa shuma e ndihmave, përcaktohet nga vetë donatori. Për tu anëtarësuar duhet mbushur formularin adekuat të cilin mund ta gjeni në zyrat e BISH ose në faqen tonë të internetit. Ndërsa të gjithë donacionet e tjerë, mund të bëhen ose në zyrën e BISH ose nëpërmjet xhirollogarisë Nr. IBAN: AT72 1200 0100 1086 3701
BIC: BKAUATWW
BLZ: 12000

Duke e ditur rëndësinë e BISH si për mbrojtjen e vlerave fetare dhe kombëtare ashtu edhe për integrimin në shoqërine vendase, presim ndihmën tuaj, pa marrë parasysh llojin dhe sasinë e ndihmës. i ndihmoftë të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë, posaçerisht atyre që e ndihmojë BISH.

17/09/2026
Selamun Alejkum të nderuar vëllezër dhe të nderuara motra muslimane,organizohet Umre gjatë pushimeve të fundvitit.Organi...
16/09/2026

Selamun Alejkum të nderuar vëllezër dhe të nderuara motra muslimane,

organizohet Umre gjatë pushimeve të fundvitit.
Organizues i këtij udhëtimi është:
📌Bashkësia Islame Shqiptare në Vijenë.

Për pyetje në lidhje me programin dhe ne lidhje me çështjen e rezervimit kontaktoni personin përgjgjegjës.
✈️Nisja: 29.12.2026
✈️Kthimi: 07.01.2027
🚨Të gjithë shërbimet të përfshira në një çmim! Kujdes!!
Çmimi i paraqitur në këtë lajmërim vlen vetëm për 20 personat e parë, për të tjerët do ketë një çmim të ri varësisht numrit, shkak jane ritja çmimit të biletave të aeroplanit.
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Allahu xh.sh na e lehtësosftë udhëtimin dhe na e pranoftë Umren.

12/09/2026

Selamun Alejkum të nderuar vëllezër dhe motra,

Me shumë gëzim po e fillojmë mësimin në mekteb me fëmijët tanë. Për këtë rast, një donator ka kontribuar me disa dhurata për fëmijët, duke ua bërë fillimin edhe më të bukur e më të veçantë.

Allahu e shpërbleftë donatorin për këtë gjest, ia shtoftë bereqetin në familje, shëndet dhe pasuri, dhe çdo të mirë që ka dhuruar t’ia kthejë shumëfish.

InshaAllah, raste të tilla të shtohen edhe në të ardhmen, sepse me kujdes, përkrahje dhe gjeste të vogla i motivojmë gjeneratat e reja që ta duan mektebin, xhaminë dhe mësimin e fesë sonë. Allahu i bekoftë fëmijët tanë dhe ua shtoftë dashurinë për dije dhe për Kuranin Famëlartë.

Eselamu alejkum, të nderuara motra muslimane,Ju përkujtojmë edhe një herë se prej së shtunës, më 12.09.2026, fillon mësi...
10/09/2026

Eselamu alejkum, të nderuara motra muslimane,

Ju përkujtojmë edhe një herë se prej së shtunës, më 12.09.2026, fillon mësimi i Kuranit Famëlartë për motra.

Njëkohësisht, pranojmë edhe nxënëse të reja.
Do të fillojmë me grupe të reja për:

* mësimin e shkronjave
* mësimin e texhvidit

Ju presim me shumë dashuri!
Hfz. Libere Jashari

Allahu i Madhëruar na e shtoftë dijen,
na e lehtësoftë mësimin e Fjalës së Tij
dhe e bëftë këtë rrugëtim hajr, bereqet
dhe dëshmi të mirë për ne dhe për ju në Ditën e Gjykimit. 🤲🏻

Të nderuar anëtarë të xhamisë tonë,përmes këtij njoftimi dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se Lokali e xhamisë sonë është në...
10/09/2026

Të nderuar anëtarë të xhamisë tonë,

përmes këtij njoftimi dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se Lokali e xhamisë sonë është në funksion të rregullt dhe në asnjë moment nuk ka qenë e mbyllur për anëtarët e saj.

Njëkohësisht, e shohim të nevojshme të sqarojmë se informacionet që janë përhapur lidhur me mbylljen e saj nuk janë të vërteta. Për të shmangur çdo paqartësi apo keqkuptim, ju ftojmë që për çdo informacion që lidhet me xhaminë dhe aktivitetet e saj t’u referoheni vetëm njoftimeve zyrtare të faqes së xhamisë tonë ose të kontaktoni direkt me kryesinë.

Lokali do të vazhdojë të jetë një hapësirë e përbashkët për anëtarët tanë, ndërsa ne do të punojmë vazhdimisht për përmirësimin e kushteve, organizimit dhe shërbimit, me qëllim që secili të ndihet i mirëpritur dhe i respektuar.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin, besimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Me plotë respekt,
Kryesia e BISH, Vjenë.

Sonte, gjatë namazit të jacisë, patëm nderin dhe kënaqësinë që në xhaminë tonë të mirëpresim Hoxhë Bujamin Bajramin, ima...
07/09/2026

Sonte, gjatë namazit të jacisë, patëm nderin dhe kënaqësinë që në xhaminë tonë të mirëpresim Hoxhë Bujamin Bajramin, imam në fshatin Dobërdoll.

Prania dhe vizita e tij vëllazërore na gëzoi pa masë. E falënderojmë për vizitën dhe lusim Allahun e Madhëruar që ta shpërblejë për kontributin e tij, t’i japë shëndet, bereqet dhe sukses në misionin e tij fisnik.

Allahu na bashkoftë gjithmonë në xhami, në vëllazëri dhe në punë të mira. Amin!

06/09/2026

Fjalimi i Imamit të xhamisë Afrim ef. Xhelili me rastin e fillimit mësimit të fëmijëve në mektebin e xhamisë më 12.09.2026.
Adresa: Menzelgasse 15, 1160 Wien.

06/09/2026

Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, i Cili na dhuroi mundësinë që ditët e pushimit t’i kalojmë me familjet dhe të afërmit tanë, shumë prej nesh edhe në vendlindje.

Tashmë, dalëngadalë po i rikthehemi përditshmërisë, punës, shkollës dhe obligimeve tona. Lusim Allahun që ky rikthim të jetë një fillim i mbarë për të gjithë ne, me shëndet, bereqet, qetësi dhe sukses.

Le t’i kthehemi obligimeve tona me energji të re, por edhe me zemër më të lidhur me Allahun. Le të kujdesemi për familjet tona, për fëmijët, për namazin, për xhaminë dhe për njëri-tjetrin.

Allahu na e bëftë këtë periudhë të re të mbushur me mirësi, na i lehtësoftë punët tona dhe na dhëntë sukses në çdo hap të dobishëm.

Mirë se u rikthyet të gjithë dhe qoftë një fillim i mbarë për secilin prej nesh!

Allahu ju ruajtë dhe ju begatoftë ju dhe familjet tuaja.
Amin.

04/09/2026

XHEMAT TE NDERUAR E PRIND TE RESPEKTUAR

Ju informojm se me dat 12.09.2026 fillon Mektebi i Xhamis ton per femij.per motrat dhe per te ritur.
Per femije mbas namazit te drekes te Shtunave kurse te Diellave mbas ligjerates kurse per te ritur ndermjet akshamit dhe jacis po te njejtet dit.

Qellimi i Mektebit ton eshte:
FORMIMI DHE PAJISJA E BREZAVE TE RIJ ME EDUKAT DHE NJOHURI ISLAME LEXIM TE KURANIT DHE REGULLAT E TEXHVIDIT ...

Ju falemenderojm per mirkuptim dhe bashkpunim te ndersjellt qe neser te kemi breza te pregaditur dhe edukuar si ne aspektin fetar edhe ate kombetar.

Me plot respekt nga Kryesia dhe imami i Xhamis BISH WIEN

Adresse

Wien-Gersthof

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Bashkësia Islame Shqiptare Vjenë erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen