Ne ndjekim së bashku Jezusin si Zotin e Shpëtimtarin tonë, ndërkohë që u mësojmë të tjerëve ta adhurojnë Atë në udhën besës, shpresës dhe dashurisë. Ne si dishepujt e Jezusit besojmë se e shohim, njohim dhe mësojmë ta duam Zotin tonë në personin e Jezus Krishtit. Ne besojmë që autoriteti i Zotit na transmetohet përmes Fjalës së Tij në Shkrimin e Shenjtë (Dhiata e Vjeteër dhe Dhiata e Re) dhe që do
ktrinës së shëndoshë që u është besuar kishave lokale mund të përmblidhet kështu:
Kerigma (Çfarë Zoti bëri për ne):
1. Ky ungjill (lajmi i mirë) ishte profetizuar që më parë në Shkrimet, si pjesë e planit shpalosës të Perëndisë për të bekuar familjet e gjithë botës përmes farës së Davidit, në formën e një Besëlidhjeje të Re, ku do të ndodhte falja e mëkateve dhe vendosja e Frymës së Perëndisë brenda njeriut.
2. Ky ungjill u përmbush në Jezu Krishtin, Birin e Perëndisë, farën e Davidit, Mbretin e Mbretërve, të lindur nga Fryma e Shenjtë, i cili erdhi në mish, jetoi një jetë pa mëkat, vdiq, u varros dhe u ngjall sërish të tretën ditë sipas Shkrimeve, dhe tani është ulur në të djathtë të Atit.
3. Ky Jezus do të kthehet sërish për të gjykuar tokën dhe do të vendosë mbretërinë e Perëndisë për gjithë kohën dhe, pasi të ketë shfuqizuar çdo pushtet dhe autoritet, do të mbretërojë në jetë të jetëve.
4. Ata që dëgjojnë këtë mesazh dhe besojnë do të marrin faljen e mëkateve dhe do t’u jepet Fryma e Perëndisë si garanci e trashëgimisë së tyre, ndërsa presin me padurim Shpëtimtarin, i cili do të kthehet për ta. (Galatasve 1:1–5; 3:1–18; 1 Korintasve 15; Romakëve 1:1–7, 4:24–25; Efesianëve 1:1–3:21; Kolosianëve 1:9–10; 1 Timoteut 3:16; 1 Pjetri 1:1–5)
Didakja (Si ne duhet t'i përgjigjemi Zotit):
1. Çdo besimtar udhëzohet që të lërë mënjanë jetën e vjetër, të ripërtërijë mendjen e vet në mësimin e apostujve, si dhe t’ia përshtatë jetën e vet vullnetit të Perëndisë. (Efesianëve 4:22–24; Romakëve 12:1–2)
2. Një numër virtytesh, që janë të mundshme vetëm nëpërmjet burimeve të Perëndisë, duhet të karakterizojnë çdo besimtar. (Galatasve 5:22–33; Kolosianëve 3:12; 2 Pjetri 1:1–11)
3. Familjet duhet të jetojnë me rregull, t’i përputhen planit të krijimit të Perëndisë për njeriun dhe kishën. (Efesianëve 5:22–6:9; Kolosianëve 3:18–4:1; 1 Pjetri 3:1–7)
4. Familja e Perëndisë, kisha (shtylla dhe mbështetja e së vërtetës) duhet rregulluar siç duhet sipas doktrinës së shëndoshë të marrë nga Apostujt, sidomos nga Pali. (1 Timoteut 3:14–16; Titit 1:5–2:15; 2 Thesalonikasve 2:15, 3:6; Efesianëve 3:1–13; Kolosianëve 1:24–29)
5. Çdo besimtar duhet të përkushtohet të bëjë pjesën e vet, si përgjithësisht në shërbesë ndaj të tjerëve, ashtu dhe veçantisht, duke përdorur dhuntitë e veta për të ndërtuar kishën. (Romakëve 12:3–16; 1 Korintasve 12:4–6)
6. Brenda kishës duhet shfaqur një model i caktuar marrëdhëniesh (i karakterizuar nga dashuria ,vëllazëria, pranimi dhe respekti reciprok), ku gjithsecili duhet të ndjekë me zell bashkimin në lidhjen e paqes. (Romakëve 12:9–15; 14:1–7; Filipianëve 1:27–2:4; Efesianëve 4:1–6)
7. Duhet shfaqur dhe një model i caktuar marrëdhëniesh në botë (i karakterizuar nga respekti për qeverinë, punëdhënësit dhe autoritetet e tjera; si dhe dashuria e veprat e mira ndaj fqinjëve dhe atyre në nevojë). (Romakëve 13:1–7; Titit 2:14, 3:1, 14)
8. Individi i krishterë duhet të kryejë një jetë të përgjegjshme dhe të esëllt—duke punuar fort, duke siguruar për familjen e vet, duke përfituar sa më tepër nga koha (për shkak se ditët janë të këqija) dhe duke qëndruar gjithmonë vigjilent ndaj Satanit dhe strategjive të tij në jetën e vet. (Efesianëve 5:1–22, 6:10–18; 1 Thesalonikasve 4:9–12; 2 Thesalonikasve 3:6–15; 1 Pjetri 5:6–11)