07/03/2026
BIBLA
2 TIMOTEUT, KAPITULLI 4
Paqja dhe hiri i Zotit Jezu Krisht qofshin me ju!
Sot do të studiojmë kapitullin e katërt dhe të fundit të letrës së dytë drejtuar Timoteut. Ky është një nga kapitujt më prekës të Shkrimit, sepse përmban fjalët e fundit të apostullit Pal para martirizimit të tij.
Në këtë kapitull, Pali i jep Timoteut urdhra të qarta për shërbesën: të predikojë Fjalën e Perëndisë në çdo kohë, të qëndrojë besnik edhe kur njerëzit nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën dhe të përmbushë deri në fund thirrjen që ka marrë nga Zoti.
Pali dëshmon gjithashtu se e ka përfunduar garën e besimit dhe pret me gëzim kurorën e drejtësisë që Zoti do t’u j*pë të gjithë atyre që e duan ardhjen e Tij.
Ky kapitull na mëson të jemi besnikë deri në fund, të mos dorëzohemi në sprova dhe të kemi besim se Zoti nuk i braktis kurrë shërbëtorët e Tij.
Le ta dëgjojmë këtë kapitull me zemër të hapur dhe ta lejojmë Frymën e Shenjtë të na flasë përmes Fjalës së Perëndisë.
BIBLA
2 Timoteut Kapitulli 3
Në këtë kapitull, apostulli PAL paralajmëron për kohët e fundit, kur shumë njerëz do të largohen nga Perëndia dhe do të jetojnë sipas dëshirave të tyre. Ai përshkruan karakterin e njerëzve që refuzojnë të vërtetën dhe i kujton Timoteut të qëndrojë besnik në Fjalën e Perëndisë, pavarësisht përndjekjeve dhe vështirësive.
Mesazhi kryesor është se, ndërsa errësira shpirtërore shtohet në botë, besimtarët duhet të qëndrojnë të fortë në Krishtin, të ecin sipas Shkrimeve dhe të mos mashtrohen nga mësimet e rreme.