St. Thomas Orthodox Church, Albanian Archdiocese

St. Thomas Orthodox Church, Albanian Archdiocese St Thomas page is a tool for the church to spread the word of Christ

07/02/2025

E mërkurë, 2 korrik 2025 - Shenjtori i ditës.

DITË KRESHME

Vendosja e rrobës së Hyjlindëses në Vllahernë. Juvenali i Jerusalemit. Oshënar Stefani i Moldavisë.

- VENDOSJA E RROBËS SË HYJLINDËSES MARI NË VLLAHERNË -

Në kohën e perandorit Leon I e të gruas së tij Verina (457- 474), dy vëllezër fisnikë, Galbio e Kandidi, pasi hoqën dorë nga herezia ariane, vendosën të ndërmarrin një pelegrinazh në Tokën e Shenjtë. Sapo mbërritën në Galile, bënë një ndalesë në shtëpinë e Anës, një grua e moshuar judease, por e devotshme dhe e virtytshme, e cila lutej natë e ditë duke imituar kështu Anën, bijën e Fanuelit (Llk. 2:36).

Pelegrinët fisnikë vunë re se të krishterët sillnin qirinj dhe temjan në pjesën më të brendshme të shtëpisë dhe se një numër i madh të sëmurësh e të paralizuarish kalonin natën atje, ndaj dhe i kërkuan zonjës së shtëpisë t’u tregonte arsyen. Ana, duke dëshmuar se hiri i Perëndisë kryente mrekulli të shumta, tregoi fillimisht se atje ndodhej një kostum i vjetër i të lashtëve.

Por ndërsa iu lutën që t’u tregonte më shumë, ajo u zbuloi përfundimisht se Rroba e Nënës së Zotit gjendej atje, që kur e Tërëshenjta Mari në çastin e Fjetjes ia kishte dhënë një nga shërbyeseve të saj judease. Kjo rrobë ishte ruajtur brez pas brezi nga një virgjëreshë. Vëllezërit përfituan nga gjumi i të sëmurëve të pranishëm dhe morën masat e kutisë së drurit, e cila mbante veshjen e shenjtë, e prej andej u nisën për në Jerusalem. I premtuan zonjës së shtëpisë se do të ktheheshin ta përshëndesnin në rrugën e kthimit. Pasi nderuan varret e qytetit të shenjtë, ata ndërtuan një kuti të ngjashme me kutinë që mbante rrobën e Hyjlindëses dhe, kur u kthyen te gruaja e virtytshme, gjetën mënyrën dhe e zëvendësuan kutinë bosh mbuluar me një shtresë ari. Kur mbërritën në Konstandinopojë, e vendosën këtë thesar të çmuar në një vend të quajtur Vllahernë, në pjesën veriperëndimore të qytetit, jashtë mureve, ku dhe ndërtuan një kishë për nder të apostujve të shenjtë Petro e Mark, me qëllim që të ruanin sendin e shenjtë.

Por nuk mund ta fshihnin për një kohë të gjatë këtë thesar, për shkak të mrekullive që kryheshin në kishë. Pasi i thanë perandorit se kishin sjellë këtë trofe të çmuar nga pelegrinazhi i tyre për mbrojtjen e qytetit, ky, plot gëzim, ndërtoi një kishë në të cilën vendosi kutinë ku ishte rroba e Hyjlindëses Mari. Më pas kjo kuti u zëvendësua nga një kuti ari e argjendi, zbukuruar me gurë të çmuar. Rroba e shenjtë ishte një copë e tërë e purpurt mbretërore, e punuar me lesh të dobët njëngjyrësh. Mbeti e paprekur gjatë gjithë kohës duke treguar në mënyrë të qartë mrekullinë e virgjërisë së përhershme të Nënës së Perëndisë.

* * * * *

- JUVENALI I JERUSALEMIT -

Shën Juvenalit të Jerusalemit i atribuohet nje vend mjaft i rëndësishëm në historinë e Kishës. Sipas të dhënave, ishte patriark për 28 vjet rresht dhe bashkëkohës i mbretërve Theodhosi (i Vogli) Pulkerisë, Markianit dhe Leos I. Gjatë Sinodin III Ekumenik, që u bë në Efes, prania e shën Juvenalit dhe kontributi i tij ishin shumë me vlerë, për shkak të zellit të tij, edukimit të shkëlqyer dhe elokuencës. Ndër të tjera, shenjtori shkroi dhe për Fjetjen e Hyjlindëses dhe Marrjen e saj. Ishte pikërisht Juvenali ai që i dorëzoi mbretit Markian rrobën e Hyjlindëses, që përmendim më lart, e cila u vendos me nderime në kishën e Shën Marisë së Vllahernës.

03/29/2025

Vazhdojmë KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS, deri në datën 20 Prill. Për ata që ende nuk e kanë nisur, mund ta nisni që sot.

Pse kreshmojmë:
* Kreshma shërben si një periudhë ndriçimi, veçanërisht për të na përgatitur për të kremten më të madhe të njerëzimit, të Ngjalljes së Shpëtimtarit Krisht.
* Kreshma është periudhë ushtrimi shpirtëror, ushtrim i bindjes dhe ushtrim mohimi dëshirash.
* Kreshma na bën të vetëdijshëm për varësinë tonë tek Perëndia.
* Kreshma na ndihmon të krijojmë disiplinë personale.
* Kreshma është periudhë që zbulojmë nevojat tona të vërteta.
* Kreshma është shenjë vuajtjeje dhe pendimi.

Si të kreshmojmë:
* Mbani kreshmë shenjtëruese.
* Kaloni më shumë kohë me Perëndinё gjatë Kreshmës.
* Kombinoni bamirësinë me kreshmën.
* Ruani një shpirt përulësie, pendimi dhe faljeje.
* Kreshmoni në fshehtësi.
* Kreshmoni me gëzim.

Rikujtojmë:
Gjatë kreshmës 𝐧𝐮𝐤 𝐡𝐚𝐦𝐞̈ 𝐮𝐬𝐡𝐪𝐢𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐣𝐚𝐫𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐳𝐨𝐫𝐞 (mish, vezë, bulmet, peshk) por 𝐡𝐚𝐦𝐞̈ 𝐮𝐬𝐡𝐪𝐢𝐦𝐞 𝐛𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 (perime, fruta, brumera, vaj etj.).

03/24/2025
10/19/2024

Kiosi, për shkak të terrenit të tij malor dhe shkëmbor, konsiderohej nga të lashtët si një nga "ishujt e bekuar" për avantazhet natyrore që ofron. Ky emër i përshtatet edhe në mënyrë

10/19/2024
10/19/2024

Gëzuar të gjithë vëllezërve në Krishtin, Nazari, Gjervasi, Kelsi, Celsi, që mbajnë emrin dhe festojnë në nderim të shenjtorëve, që kremtojmë sot!

Address

Farmington Hills, MI
48336

Opening Hours

9am - 5pm
6pm - 7pm

Telephone

+12484711059

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when St. Thomas Orthodox Church, Albanian Archdiocese posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Place Of Worship

Send a message to St. Thomas Orthodox Church, Albanian Archdiocese:

Share