Jezus une besoj ne ty.(Luljeta Sinishtaj)

Jezus une besoj ne ty.(Luljeta Sinishtaj) Daily Prayers(Lutjet Ditore)ti bashkangjitemi ketyre lutjeve se bashku. LUTJET THEMELORE

SHENJA E KRYQIT
Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen.

Amen.
..BESOJ
Besoj në Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës. E në Jezu Krishtin, birin e tij një të vetmin, Zotin tonë, i cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. U lind prej Virgjërës Mari, pësoi mundimet nën Poncin Pilat, u vu në Kryq, vdiq e u varros, zbriti në ferr; të tretën ditë u ngjall së vdekuri; u ngjit në qiell, rri në të djathtë të Hyjit, Atit të gjithëpush

tetshëm; andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit. Besoj në Shpirtin Shenjt, Kishën e shenjtë Katolike, shoqërinë e shenjtërve, faljen e mëkateve, ngjalljen e korpit dhe jetën e pasosur. ATI YNË
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell - ashtu në tokë! Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. LAVDI ATIT
Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt! – Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. TË FALEMI, MARI. Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi. - Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. PUNA E PENDIMIT
O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të j*p fjalën, me ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë. TË FALEMI, MBRETËRESHË
Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallxo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari! PUNA E FESË
Besoj me gjithë fuqi të shpirtit tim së është një Zot i vetëm në tre Veta hyjnore që janë: Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt. Besoj se Biri i Hyjit, Jezu Krishti, për virtyt të Shpirtit Shenjt, u bë njeri, është munduar e ka vdekur në kryq për ne, është ngjallur së vdekuri dhe është ngjitur në qiell, e do të vijë për të na gjykuar. Besoj se Zoti ynë u jep të mirëve Parajsën e të këqijve Ferrin. Besoj se në Kungim të shenjtë është Jezu Krishti, Zot e njeri. Besoj në gjithçka beson dhe na mëson Kisha shenjte katolike e Romës, sepse Kishës i është dëftuar Hyji i cili është vetë e vërteta. LUTJET E MËNGJESIT
Në emër të Atit...
O Zoti im, të falënderoj që më ke ruajtur sonte. Po të premtoj se sot, me ndihmën tënde, nuk do të të fyej me asnjë mëkat. O Zoti im, gjithçka që do të bëj e gjithçka që do të vuaj në këtë ditë, dua ta bëj dhe ta vuaj për dashurinë tënde e si është dëshira i Zemrës së Jezu Krishtit, që bëhet fli për ne në meshën e shenjtë. O Zot i gjithëpushtetshëm, që na e dhé fatin ta presim edhe këtë ditë, na ruaj me pushtetin tënd, që sot mos të biem në asnjë mëkat, por të rrjedhin fjalët e të drejtohen mendimet dhe veprat tona për të kryer gjithmonë drejtësinë tënde. Nëpër Krishtin Zotin tonë. AMEN. Zemra e Krishtit, Zotit tonë,
bëj që ty të duam gjithmonë. Zemra e Zojes, Nënës sonë,
qofsh ti shëlbimi ynë. ENGJËLLI I ZOTIT
Engjëlli i Zotit, që je rojtari im, pasi Hyji, për mëshirë të vet, më ka lënë nën mbrojtjen tënde, ti sot më shndrit, më mbaj, më ruaj e më sundo. ENGJËLLI I ZOTIT
Engjëlli i Zotit iu fal Zojës Mari. E ajo ngjizi për virtyt të Shpirtit Shenjt. Të falemi Mari...
Ja shërbëtorja e Hyjit. U bëftë me mua si është fjala jote. Të falemi Mari...
E Fjala u bë njeri. E banoi ndër ne. Të falemi Mari...
Lutu për ne, o shenjtja Nënë e Hyjit! Të bëhemi të denjë për premtimet e Jezu Krishtit. Të lutemi: Hirin tënd, po të lutemi, o Zot, ndikoje në shpirtin tonë, që sikurse në lajmërimin e engjëllit na e zbulove mishërimin e Birit tënd, Jezu Krishtit, nëpër mundime e kryq të tij na udhëheq në lavdinë e ringjalljes. Shtohet tri herë: Lavdi Atit... dhe për shpirtra të purgatorit një Ati ynë, Të falemi Mari dhe:
Jepua, o Zot, pushimin e pasosur! Dhe i shndritë drita e pambaruar! Pushofshin në paqe! MBRETËRESHË E QIELLIT
Mbretëreshë e qiellit, gëzohu, Aleluja! Se ai që meritove për ta bartur, Aleluja! U ngjall si pati thënë, Aleluja! Lute për ne Hyjin, Aleluja! Gëzohu e galdo, Virgjëra Mari, Aleluja! Zoti u ngjall me të vërtetë, Aleluja! Të lutemi: O Zot, që nëpër ngjalljen e Birit tënd Jezu Krishtit u denjove ta ngushëllosh botën, bëj që nëpër Nënën e tij, Virgjërën Mari, të fitojmë ngushëllimet e jetës së amshuar. PARA PUNE
Veprimet tona, po të lutemi, o Zot, me hirin tënd frymëzoji dhe me ndihmën tënde përcjelli, që çdo veprim i yni me ty të fillojë dhe me ty të përfundojë. PAS PUNE
Po të falënderojmë, o Zot i gjithëpushtetshëm, për të gjitha të mirat që kemi marrë prej teje. Ti që jeton e sundon në jetë të jetës. PARA BUKE
Na e jep, o Zot, bekimin tënd neve dhe këtij ushqimi, që po e marrim prej bujarisë sate. PAS BUKE
Po të falënderojmë, o Zot i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, për të gjitha bamirësitë e tua. Ti që jeton e sundon në shekuj të shekujve. LUTJET E MBRËMJES
Në emër të Atit...
Zoti i gjithëpushtetshëm na dhuroftë një natë të qetë e një përfundim të përsosur. SHQYRTIMI I NDËRGJEGJES (Tani kaloje nëpër mend tërë ditën e shikoje a ke mëkatuar me ndonjë gjë: me mendime, me fjalë, me vepra, apo me lëshime. Pendohu dhe thuaje Punën e pendimit. Pastaj vazhdo:)
Eja, po të lutemi, o Zot, në banesën tonë e dëboji larg të gjitha pritat e armikut; engjëjt e shenjtë të tu le të banojnë në të dhe të na ruajnë në paqe. E bekimi yt qoftë gjithmonë me ne. Jezu Krisht, shenjtja Mari, shenjti Jozef,
juve po ua fali zemrën e shpirtin tim. Jezu Krisht, shenjtja Mari, shenjti Jozef,
ju më dilni zot në fill të vdekjes sime. Jezu Krisht, shenjtja Mari, shenjti Jozef,
në paqe me ju qoftë vdekja ime. PUNA E SHPRESËS
O Zoti im, në Ty që je i gjithëpushtetshëm dhe shumë i mëshirshëm, kam shpresë të madhe se do të m’i falësh fajet e mia dhe se do të më j*pësh forcë që të bëj vepra të mira, e një ditë do të më j*pësh edhe Parajsën. Të gjitha këto i shpresoj për merita të Jezu Krishtit dhe sepse i ke premtuar ti, o Hyj, që je besnik dhe i drejtë në të gjitha premtimet e tua. PUNA E DASHURISË
O Zoti im, Ty që je fort i dashur, Mirësi mbi të gjitha të mirat, unë të dua me gjithë zemër e me gjithë fuqi të shpirtit tim, për dashurinë tënde e dua të afërmin tim si vetveten. O Zot, më jep mundësi që të të dua gjithmonë e më shumë. GJASHTË TË VËRTETAT KRYESORE TË FESË SË KRISHTERË:
1. Është vetëm një Zot, e në të janë tri veta hyjnore: Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt.
2. Zoti krijoi të gjitha sendet. Ai të gjitha i mban, i sundon dhe i drejton.
3. Shpirti i njeriut është i pavdekshëm.
4. Biri i Zotit u bë njeri dhe na shëlboi me vdekjen e vet në kryq.
5. Hiri i Zotit është i domosdoshëm për shëlbim.
6. Veprat e mira Zoti do t’i shpërblejë me lumturinë e amshuar, ndërsa veprat e këqija do t’i dënojë me mundimin e amshuar. THEMELET E FESË SË SHENJTË:
1. Njënia e Trinia e Hyjit.
2. Të mishëruarit, të munduarit, vdekja dhe të ngjallurit e Shëlbuesit tonë, Jezu Krishtit. Njënia do të thotë së është një Zot i vetëm. Trinia do të thotë se në Hyjin janë tri Veta hyjnore, që quhen: Ati, Biri e Shpirti Shenjt. Të Mishëruarit, të munduarit, vdekja e ngjallja e Shëlbuesit tonë, do të thotë se Veta e dytë e të Shenjtërueshmes Trini, Jezu Krishti, Biri i Hyjit, u bë njeri, u mundua, vdiq në kryq dhe u ngjall, për ne. DY URDHËRIMET E DASHURISË:
1. Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë shpirt, me gjithë zemër e me gjithë mendje tënde.
2. Duaje të afërmin tënd si vetveten. URDHËRIMET E HYJIT:
Hyji thotë:
1. Unë jam Hyji yt. Tjetër Hyj mos të kesh e mos të adhurosh – pos meje!
2. Mos e merr emrin e Hyjit nëpër gojë kot!
3. Shenjtëroje ditën e diel e ditën e festës së urdhëruar!
4. Nderoje prindin tënd në qoftë se dëshiron të jetosh shumë përmbi tokë!
5. Mos vra!
6. Mos kurvëro!
7. Mos vidh!
8. Mos bëj dëshmi të rreme!
9. Mos lakmo njeriun e huaj për të keq!
10. Mos lakmo asgjë të huajën! URDHËRIMET E KISHËS SË SHENJTË:
1. Merr pjesë në meshë çdo të diel e çdo festë të urdhëruar!
2. Agjëro të premtet dhe kohët e caktuara sipas ligjit kishtar!
3. Rrëfehu dhe kungohu së paku një herë në vit, sidomos për Pashkë!
4. Mos bëj dasmë në kohë të ndaluara!
5. Paguaje detyrimin ndaj Kishës sipas ligjit! SHTATË SAKRAMENTET:
1. Pagëzimi;
2. Përforcimi (krezmimi);
3. Kungimi;
4. Rrëfimi;
5. Vajimi;
6. Urdhri i shenjtë;
7. Kurora e martesës. SHTATË DHURATAT E SHPIRTIT SHENJT:
1. Urtia;
2. Kuptimi;
3. Këshilla;
4. Forca;
5. Dija;
6. Përshpirtëria.
7. Druajtja e Hyjit. TRI VIRTYTET HYJNORE:
1. Feja;
2. Shpresa;
3. Dashuria. KATËR VIRTYTET KRYESORE:
1. Maturia; 2. Drejtësia; 3. Forca; 4. Përmbajtja. VEPRAT E MËSHIRSHME TË TRUPIT:
1. Jepi bukë të uriturit.
2. Jepi ujë të eturit.
3. Vishe të zhveshurin.
4. Strehoje shtegtarin.
5. Vizitoje të sëmurin.
6. Vizitoje të burgosurin.
7. Varrose të vdekurin. VEPRAT E MËSHIRSHME TË SHPIRTIT:
1. Këshilloji ata që dyshojnë.
2. Mësoji të paditurit.
3. Qortoji mëkatarët.
4. Ngushëlloji ata që vuajnë.
5. Fali fyerjet.
6. Duroji ata që të mërzisin.
7. Lute Hyjin për të gjallët e të vdekurit. SHTATË VESET KRYESORE:
1. Mendjemadhësia;
2. Koprracia;
3. Fëlligështia;
4. Hidhërimi;
5. Grykësia;
6. Smira;
7. Përtacia. SHTATË VIRTYTET DHE VESET KRYESORE:
1. Përvujtëria – e i kundërshton mendjemadhësia;
2. Dorëdhënja – e i kundërshton koprracia;
3. Pastërtia – e i kundërshton fëlligështia;
4. Durimi – e i kundërshton hidhërimi;
5. Përkormëria – e i kundërshton grykësia;
6. Dashuria – e i kundërshton smira;
7. Zelli – e i kundërshton përtacia. GJASHTË MËKATET KUNDËR SHPIRTIT SHENJT:
1. Dëshpërimi për shëlbim.
2. Shpresa e rreme se do të shëlbohemi pa merita.
3. Kundërshtimi të vërtetës së njohur.
4. Smira për hire të të afërmit.
5. Ngurrimi ndër mëkate.
6. Mospendimi i fundit. KATËR MËKATET QË KËRKOJNË GJYQ PARA HYJIT:
1. Vrasja qëllimisht.
2. Mëkati i fëlligështisë kundër natyrës.
3. Shfrytëzimi i të varfërve.
4. Mashtrimi në pagën e punëtorit. GJËRAT E FUNDIT TË NJERIUT:
1. Vdekja;
2. Gjyqi;
3. Ferri;
4. Parajsa. RRUZARJA E SHEJTE - Misteret e gëzimit
(Të hënave dhe të shtunave)

Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Besoj në Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës. E në Jezu Krishtin, Birin e tij një të vetmin, Zotin tonë, i cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. Besoj në Shpirtin Shenjt, Kishën e shenjtë Katolike, shoqërinë e shenjtërve, faljen e mëkateve, ngjalljen e korpit, dhe jetën e pasosur. Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell – ashtu në tokë!
- Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. a) Të lutemi që Zoti, me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar, të na shtojë fenë! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi.
- Shenjta Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. b) Të lutemi që Zoti, me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar, të na forcojë shpresën! c) Të lutemi që Zoti, me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar, të na përsosë dashurinë! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi.
-Shenjta Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt! –
- Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Qoftë lavdëruar dhe nderuar Zoja e Bekuar, Nëna e Hyjit.
– Zënë pa mëkat të rrjedhshëm. O Jezusi im, na i fal mëkatet tona, na shpëto prej flakës së ferrit dhe çoj në qiell të gjithë shpirtrat, por sidomos ata që kanë më shumë nevojë për mëshirën tënde.

1. Në misterin e parë të gëzimit të mendojmë: Të falurit e Kryeengjëllit Gabriel me të lumen Zojë. Engjëlli i tha: “Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit! Ja do të mbetesh shtatzënë e do të qitësh në dritë një djalë”. Atëherë Maria i tha: “Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!” (Lk 1, 30.31.38). (Pas secilit mister thuhet:)

Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell – ashtu në tokë! (1 herë)
- Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. (1 herë)

Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi. (10 herë)
- Shenjta Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. (10 herë)

Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt! – (1 herë)
- Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. (1 herë)

Qoftë lavdëruar dhe nderuar Zoja e Bekuar, Nëna e Hyjit. (1 herë)
– Zënë pa mëkat të rrjedhshëm. (1 herë)

O Jezusi im, na i fal mëkatet tona, na shpëto prej flakës së ferrit dhe çoj në qiell të gjithë shpirtrat, por sidomos ata që kanë më shumë nevojë për mëshirën tënde. (1 herë)

2. Në misterin e dytë të gëzimit të mendojmë: Takimin e Virgjërës Mari me shenjtën Elizabetë. Maria u nis me nxitim për krahinën malore në një qytet të Judës. Ajo hyri me nxitim në shtëpinë e Zakarisë dhe e përshëndeti Elizabetën. Tashti, porsa Elizabeta e dëgjoi përshëndetjen e Marisë, i kërceu foshnja në kraharorin e saj. (Lk 1, 39.41).

3. Në misterin e tretë të gëzimit të mendojmë: Lindjen e Jezu Krishtit fëmijë në shpellë të Betlehemit. Maria e Jozefi, u ngjitën prej qytetit të Nazaretit të Galilesë, në Jude. Tashti, ndërsa ata po gjendeshin atje, i erdhi koha të lindë. Ajo lindi djalin e vet – të parëlindurin, e mbështolli në shpërgënj dhe e vendosi në grazhd, sepse në bujtinë nuk pati vend për ta. (Lk 2, 4.6.7).

4. Në misterin e katërt të gëzimit të mendojmë: Çuarjen e Jezu Krishtit fëmijë në tempull të Jerusalemit. E çuan Jezusin në Jerusalem, për t’ia kushtuar Zotit, - sikurse shkruan në ligjin e Zotit: “Çdo i parëlindur mashkull le t’i kushtohet Zotit” (Lk 2, 22.23).

5. Në misterin e pestë të gëzimit të mendojmë: Gjetjen e Jezu Krishtit ndër dijetarë në tempull të Jerusalemit
Jezusi ende fëmijë, u ndal në Jerusalem pa dijen e prindërve të tij. Pas tri ditësh e gjetën në Tempull mes dijetarësh duke i dëgjuar ata dhe duke u bërë pyetje. (Lk 2, 43.46). Në fund të Rruzares themi:

Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Pastaj themi edhe:

Një Ati ynë, Të falemi Mari dhe Lavdi Atit – në nder të Trinisë së Shenjtë, sipas nijetit të shenjtit Atë papë dhe për nevojat e Kishës. – Ati ynë...

Zoja e Këshillit të mirë! – Lutu për ne! E Lumja Nënë Tereza! – Lutu për ne! Shërbëtorët e Hyjit që dhatë jetën për Krishtin dhe për fe në Shqipëri! – Lutuni për ne! II Misteret e Gëzimit (Të hënave dhe të shtunave)

Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt! –
Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. (1 herë)
-Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. (10 herë)
Shenjta Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Shërbëtorët e Hyjit që dhatë jetën për Krishtin dhe për fe në Shqipëri! – Lutuni për ne!See More

Jeto  ne mua gjithmon 🙏
09/25/2015

Jeto ne mua gjithmon 🙏

Can breath without you.
07/13/2015

Can breath without you.

04/13/2015
I love Jesus
04/13/2015

I love Jesus

12/02/2013

Love Jesus.

10/28/2013
Please say this 10 times a day to save souls that are in need.
10/27/2013

Please say this 10 times a day to save souls that are in need.

Jesus une besoj ne ty!
10/27/2013

Jesus une besoj ne ty!

Prayers are needed more than ever from everyone:
10/18/2013

Prayers are needed more than ever from everyone:

I love Jesus ⇩
10/16/2013

I love Jesus ⇩

Na ndihmoftë të gjithëve!
02/12/2013

Na ndihmoftë të gjithëve!

Address

Detroit, MI
48042

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Jezus une besoj ne ty.(Luljeta Sinishtaj) posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Place Of Worship

Send a message to Jezus une besoj ne ty.(Luljeta Sinishtaj):

Share