09/08/2026
9 Gusht 2026
Mt 14, 22-33
Leximi i Ungjillit shenjt sipas Mateut
Pasi që e ngiu turmën, Jezusi u urdhëroi nxënësve të hyjnë në barkë e të kalojnë para tij në anën tjetër derisa ai ta shpërndajë popullin. Jezusi, si nisi popullin, u ngjit vetëm në mal për t’u lutur. Ishte bërë natë e ai ende gjendej aty vetëm. Barka, që tashmë ishte shumë stadje larg tokës, përplasej prej valësh, sepse frynte era e kundërt.
Në rojën e katërt të natës erdhi Jezusi tek ata duke ecur përmbi det.
Kur nxënësit e hetuan duke ecuri përmbi det, u frikësuan e thanë: “Diçka po na shtihet!” e prej frikës bërtitën.
Por, menjëherë Jezusi u tha: “Zemër, jam unë, mos kini frikë”!
Pjetri përgjigji: “Zotëri, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti përmbi ujë”!
“Eja!” – i tha.
Atëherë Pjetri zbriti nga barka e po ecte nëpër ujë për të shkuar te Jezusi. Porse, kur e pa erën e fortë, u frikësua, filloi të humbasë në ujë, dhe bërtiti: “Më shpëto, o Zot”!
Jezusi përnjëherë shtriu dorën, e kapi dhe i tha: “Fepakët! Përse dyshove?”!
Kur hynë në barkë, pushoi era. Ata që ishin në barkë u përkulën me nderim para tij e thanë: “Me të vërtetë je Biri i Hyjit”!