Teqeja Bektashiane Romë-Itali

Teqeja Bektashiane Romë-Itali Themelues i këtij Dergjahu është : Hiresia e tij, Haxhi Baba Sadik Ibro.

Teqeja Bektashiane në Capena të Romës në Itali , e themeluar për herë të parë në shtetitn Italian dhe në Historine e Bektashizmit në këtë shtet , që nga krijimi !

13/09/2024
10/09/2024

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë besimtarët Bektashian dhe më gjëre se ditën e Shtunë, datë 14 Shtator , përkon festa e përvitshme e themelimit të Teqesë Capena- Romë, e cila kete vit shënon 4-vjetorin e themelimit të saj . Në oren 20:00, ne ambientet e Teqese do te shtrohet nje darke ne te cilen do ishte kenajqësi te bëheni pjese.

Ju urojme me shumë shpirt dhe me shumë dashuri : MIRËSEARDHJEN

GRUPI ORGANIZATOR I TEQESË CAPENA-ROMË.

AVVISO

Si avvisano tutti i credenti Bektashiani e non solo, che sabato 14 settembre si terrà la celebrazione annuale della fondazione della Teqe Capena-Roma, di cui quest'anno ricorre il 4° anniversario.
Alle ore 20:00 presso la Teqe verrà servita la cena, alla quale sarà un piacere vedervi partecipare.

Vi aspettiamo con tanto amore e braccia aperte per augurarvi il BENVENUTO!

GRUPPO ORGANIZZATORI TEQE CAPENA-ROMA

18/05/2024
17/07/2023

JA IMAM!
Fort te dashur Prinder, vellezer e ju motra, bije dhe bija. Neser me dt 17 Korrik 2023 behet nijeti per te prere ujin (per te zene Matemin), zine e Deshmoreve te Qerbelase, i cili mbahet 10 ditet e para te Henes Muharrem.
Nijeti mund te behet neper shtepite ose ambjentet ku ju punoni. Por, nese mundesite tuaja fizike dhe kohore jane te volitshme, mund ta zini Matemin tek Murshidi ose Teqeja me e Afert.

Per ata djem dhe bija qe u eshte prere dita e pranimin si anetare te Tarikatit, sivjet duhet te mbajne Matem ne kujtim te sakrifices se deshmoreve te Qerbelase. Te femijeve te mitur qe dorezuan xhanin me buze te thare nga i nxehti i Qerbelase, te nenave te tyre qe sakrifikuan djemt per hire te kauzes se Imam Hysejnit dhe te Ehli-bejtit te Profetit. Per hire te gjithe shpirterave te atyre qe u sakrifikuan per te drejtat e njeriut te lire dhe paqëdashës.

Per te gjithe ndjekesit qe jane te agjeruar keto 10 dite, por qe jane ne marredhenie pune, lejohet gusuli (Larja) mbasi perendon dielli ose para se te linde.
Per ata qe jane me ilaçe te vazhdueshme, lejohet pirja e lengjeve te molles, kumbulles (oshaf) ose dhalle.

Per bijat qe jane te ngarkuara (shtatzena) mund te agjerojne 10 dite te plota, nese nuk kane probleme me bebin. Por duke konsumuar shume lengje per efekt te shtatzanise.
Por, nese kane probleme ne shtatzani, mund te mbajne 3 ditet e fundit, duke e bere nijetin diten e gjashte mbas ores 13.30.

Per ato nena qe ka femijet me gji, mbajne Matem te reduktuar. Duke konsumuar lengje te frutave te pyllit apo te egra.
Gjthmone duke i para-pregatitur nje dite me pare.

Per femijet qe jane nen 12 vjeç, dhe duan te mbajne Matem, lejohet i redaktuar. Redaktim d.m.th:
Jo mish, jo embelsira, jo uje (por lengje). Nuk lejohet thyerja e vezes gjate Matemit.

Por nese nje grua shtatzene ka neps (i kerkon mide-ja Veze), atehere ta pregatise vezen dikush qe nuk agjeron, - Tek gjitoni.

Per femijet qe jane mbi 12 vjec, agjerimi mund te mbahet i plote. Nese ka etje te madhe, te konsumoi dhalle ose molle jeshile.

Matem d.m.th. ZÌ. Kjo zi perseritet ç'do mot simbas rrotullimit te henes, e cila vjen çdo vit 10 me pare se viti i kaluar.
Matemi eshte detyre shpirterore dhe ndjenje e thelle qe u behet fat atyre qe e kane lidhur besen e shpirtit me burreri, para çdo sakrifice. Zoti xh.sh ka thene:
Kujtomëni tu kujtoj. Lutmuni tu pergjigjem.
Kujtoni te paret e besimit tuaj, qe tu kujtoj nepermjet sakrificave te tyre.
Kujtimi ndaj te sakrifikuarve eshte nje vyrtyt qe e mbush njeriun me vlera te larta njerezore.

Mbeshtetuni tek Zoti me gjithe forcen e shpirtit, dhe derdhni nga dy pika lot ne kete Hene per keta Deshmore qe na lane si Fanar drejtesine dhe dashurine pa kushte. Tolerancen dhe mirenjohjen paqen dhe sherbimin.
Dadhuria e shpirtit nuk eshte prone qe mund te sh*tet e te blihet sa here kemi para.... Ajo eshte ndjenja me e paster dhe e dlire qe lind dhe rritet ne lendinat e bukura te shpirtit tend.

Mos e dergo shpirtin tend neper llogoret e kesaj jete plote rreziqe, ku dashuria shpirterore shihet si nje plaçke e dores se fundit.... dhe fatkeqesisht dashuria fizike shihet si gje më me vlere. Kjo dashuri vjen nje dite e zbehet, dhe zvendesohet. Por, dashuria e shpirtit sa me shume ta ushqesh, aq me shume rritet e ndriçon brenda teje.

Agjerim te lehte e te pranuar nga I madhi Zot(xh.sh)

Me shume dashuri shpirti, fakiri Baba Sadik🫶.

JA HYSEJN!

https://youtu.be/7oh4NZ_qWhg
23/06/2023

https://youtu.be/7oh4NZ_qWhg

Në mejdan të Hakut Pamjen tënde pashë I djegur prej ashkut Në shehadet rashë.Dorë e erenlerëve Që bën mrekulli Sofra e Ehli Bejtit Muhamed Ali.Dymbëdhjetë im...

20 Mars 1994 - 20 Mars 2023. 29 vite jete klerik, ne besimin e paperlyer Bektashi.     Si nisi ky udhetim shpirteror ? I...
20/03/2023

20 Mars 1994 - 20 Mars 2023. 29 vite jete klerik, ne besimin e paperlyer Bektashi. Si nisi ky udhetim shpirteror ?

Ishte Sulltan Novruz i vitit 1993, ku fakiri Sadik Demir Ibra dha "IKRARIN"-BESEN e shpirtit per te ndjekur rrugetimin shpirteror tek Mushidi i tije GJYSH HALIFE BABA SHERIF CANOMETAJ ne Qytetin e Elbasanit. Ishte bisede e bukur mes emocionesh dhe nje kenaqesie te madhe shpirterore sepse kishte ardhe dita tashme qe deshira e kahershme te behej realitet. Takimi me Baba Sherifin b***e per b***e tashme ishte ai moment qe do te hapte dyert e ketije rrugetimi shume te bukur shpirteror qe kishte nisur vite me pare tek ky femi.
Kujton sot Baba Sadiku:
Nuk mund ta harroj kurre ate moment kur e takova dhe e kisha aq prane pranine e Murshidit, po aq sa ishte dhe dikur ne jeten shpirterore. Mbasi fakiri i shpreh deshiren per te ndjekur rrugetimin e Dervisheve, Baba Sherifi shprehimisht thote:
"Eja biri im, se kemi tere keto kohe e vite... parë e pa parë, dukur e zhdukur" dhe vazhdon.
" Një djalë që vjen për tu bërë Dervish, nuk vjen në këtë udhëtim shpirtëror për grada dhe ofiqe. Por, ai vjen për të fituar shenjtërinë. Qe te fitohet shenjteria more bire, Dervishi duhet te kaloi ne kalvarin e sakrificave, te vuajtjeve dhe mundimeve. Duhet te punoje per besimin dhe Atdheun njekohesisht. Sepse atje gjendet diamanti shpirteror, celesi i cdo porte. Nese shpirti i Dervish*t nuk heq e nuk vuan ne kete jete, ai nuk mund te ngjitet lat ne ARSHI-ALA. Dervishi duhet te jete i urte dhe i butë shume, punetor dhe durimtar, i dashur dhe besnik i beses se dhene, vellazeror dhe paqëdashes, tolerant dhe atdhetar. Dhe nese dikush e fyen me pa te drejte duhet durim dhe qendrim , per te arritur tek Krijuesi i gjithesise. Zoti eshte ndaresi i fateve dhe marresi i cdo shpage ne jete biri im. Ndaj duhet bese e qendrim dhe cdo pune ta dorezosh ne fronin e Zotit. Ai eshte gjykatesi me i larte dhe me i drejte.
30 vite jete ne kete prag te shenjteruar, ne kete porte shpirterore ku kane kaluar breza e breza Klerik te nderuar, po aq edhe te frymezuar ne kete rrugetim hyjnor i cili dore pas dore te shpie krye-keput tek Zoti i krijimit.
E ne keto 30 vite jete, fakiri eshte munduar me gjitge sakrificat per te realizuar detyrat e dhena nga Murshidet, si Baba Sherifi po ashtu edhe nga Dede Reshati. Mbas nje viti qe kisha dhene Ikrarin per Dervish dhe gati 9 muaj sherbim ne Teqe te Baba Xhemalit si kuzhinier dhe Çiragçi i Mejdanit, fakiri gradohet DERVISH nga Dede Reshat Bardhi ne Seline e Shenjte ne Tirane. Kjo per arsye se Baba Sherifi kalon nga kjo bote per ne boten e amshueme, rreth 35 dite me pare nga dita qe kishte caktuar per te Graduar fakirin. Ishte dhëmbje e madhe ndarja nga Murshidi, ishte dhe ngelet e njejte dhëmbja per ndarjen nga Mushidi. Por, nga nje Mushid Qamil ne nje tjeyer Murshid Qamil ishte shkruar fati i fakirit. Zoti me te madh te tije, i di me mire sekretet e kesaj dhe te asaj bote.

Ne keto 29 vite jete klerikale ne Dergjahun Bektashian, fakiri si Dervish dhe Baba (Prind), ka bere te mundur krahe per krahe me besimtaret dhe dashamiresit e besimit Bektashi realezimin e ndertimit dhe te rindertimit te shume Tyrbeve dhe Teqeve. Ai eshte autori i disa librave si:
1-Jetoj dhe punoj per hire te dadhurise tende.
2- Jeta qesh me cep te buzes.
3- Udha drejte persosmerise.
4- Djali Engjëll, Dervish Aliriza Çorrushi.
5- E dua te Verteten.
Ka risjelle ne kohe dy libra shume te bukur qe zene nje vend te vecante ne historine e besimit Bektashian.
1- Broshura e Hysnies.
2- ........Imam Aliu.
Ka ndertuar tre Teqe madheshtore si:
1- Teqeja Kuzum Baba Vlora, viti 1997 - 2016.
2- Teqeja Reshat Dede Baba -Sarande, 2009 - 2023 e ne vazhdim.
3- Teqeja Abdullah Baba Melcan Korce, viti 2014 - 2022.
4- Hapja dhe Ndezja e Çiragut te MuhammedAliut, ne Teqene e pare ne Capena, Rome Itali.
Thote gjithmone Baba Sadiku;
sa shume pune dhe besim, mund e djerse kemi hedhur te gjithe bashke ne kete rrugetim 30 vjeçar ne keto Dergjahe (Teqe). Asnje pune nuk e kam bere vetem, por te gjitha ndertimet dhe rindertimet kane ndihmen, mundin dhe djersen e cdo Besimtari.
Me kete rast te 29 vjetorit te gradimit Dervish Fidai gjejme rastin te pershendesim nga shpirti te gjithe vellazerine Bektashiane te kudo ndodhur, dhe te gjithe ata vellezer e motra te besimeve te ndryshme qe me dashamiresine dhe besimin e tyre ne Zot, jane bere pjese e ketyre investimeve per ndertimin dhe rindertimin e Teqeve dhe Tyrbeve Bektashiane, brenda dhe jashte Shqiperise.
Ne bijte dhe bijat shpirterore te Baba Sadikut, Dervish Hasani, K/ Dervishe, XhanAli Sharra, Afrat Mahmutaj, Kamberali Dervishaj, Fetah Ismailati dhe qindra e qindra Muhib e Muhibe te ndodhur neper boten e gjere, urojme nga thellesia e shpirtit dhe 100 vite ne Post/Nishin Babai yne i shpirtit. Qe na u bere jo vetem udheqes shpirtetor, por dhe nje vella dhe nje prind qe sakrifikon cdo qelize tenden per Evladet dhe dashamiresit e kesaj udhe vellazerore.

Indirizzo

SP51b, 53, Castelnuovo Di Porto RM, Itali
Rome
00060

Sito Web

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Teqeja Bektashiane Romë-Itali pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Contatta Il Luogo Di Culto

Invia un messaggio a Teqeja Bektashiane Romë-Itali:

Condividi