Xhamia Hena E Re

Indicazioni

Xhamia Hena E Re Mirë se vini në faqen zyrtare të Xhamisë '' HËNA E RE ''

welcome to our official page '' HËNA E RE ‘’

19/03/2026

Lajmërim
Selam alejkum xhemat i nderuar më datën 20.03.2026 dita e Premte është Festa e Fitër Bajramit,programi i Bajramit do të jetë me sa vijon: Namazi i sabahut do të falet në ora 5:45
Ligjërata(Dersi) do të fillojë në ora 6:10
Namazi i Fitër Bajramit do të falet në ora 7:00
Po ashtu ju lutemi që të kemi kujdes me parkimin e veturave në ditën e Bajramit pasi që e dimë se rruga do të jetë e mbingarkuar prej veturave.
Urime festa e Fitër Bajramit!

E falenderojmë përzemërsisht Hoxhën e nderuar Rexhep ef.Imerin Profesor në Medresenë Isa Beu në Shkup që sonte në kuadër...
14/03/2026

E falenderojmë përzemërsisht Hoxhën e nderuar Rexhep ef.Imerin Profesor në Medresenë Isa Beu në Shkup që sonte në kuadër të Delegacionit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë ishte në mesin e xhematit të Forlit ku na freskoi me një ligjëratë të bukur dhe na priu si Imam në Namaz.

Selam alejkum xhemat i nderuar ju informojm se Ditën e Shtunë(14.03.2026) në Namazin e Teravisë do të kemi Mysafir Profe...
13/03/2026

Selam alejkum xhemat i nderuar ju informojm se Ditën e Shtunë(14.03.2026) në Namazin e Teravisë do të kemi Mysafir Profesorin, Hoxhë Rexhep Imeri nga Maqedonia.

NGA KRYESIA

E falenderojmë përzemërsisht Hoxhën e nderuar Osman ef. Memeti Imam në Xhaminë Blu në Falconara që sonte ishte në mesin ...
08/03/2026

E falenderojmë përzemërsisht Hoxhën e nderuar Osman ef. Memeti Imam në Xhaminë Blu në Falconara që sonte ishte në mesin e xhematit të Forlit ku na freskoi me një ligjëratë të bukur dhe na priu si Imam në Namaz.

Selam alejkum xhemat i nderuar ju informojm se Ditën e Diel(08.03.2026) në Namazin e Teravisë do të kemi Mysafir Hoxhën ...
05/03/2026

Selam alejkum xhemat i nderuar ju informojm se Ditën e Diel(08.03.2026) në Namazin e Teravisë do të kemi Mysafir Hoxhën Osman Memeti imam në xhaminë Blu Falconara.

NGA KRYESIA

“Nuk do lëviz askush ditën e Kiametit derisa të pyetet për katër gjëra: për jetën si e ka harxhuar, për rininë si e ka v...
28/02/2026

“Nuk do lëviz askush ditën e Kiametit derisa të pyetet për katër gjëra: për jetën si e ka harxhuar, për rininë si e ka vjetruar, për pasurinë si e ka fituar dhe ku e ka harxhuar dhe për punën e tij – ç‘bëri.”

Takim edukativ pas namazit të teravisë me Rininë e Xhamisë Hena e Re Forli
Pas ligjëratës nga Imami i Xhamisë Endrit Shabani të rinjtë patën mundësi që të parashtrojnë edhe pyetje direkte për çështje të ndryshme .
Shprehim falendërime për Rininë e Xhamisë për pjesmarjen, Allahu xh.sh i shpërbleftë.

https://gofund.me/083ce5e2cLajmërimKush është ai që i huazon Allahut një hua të mirë,e Ai t’ia shtojë atij shumëfish atë...
21/02/2026

https://gofund.me/083ce5e2c
Lajmërim
Kush është ai që i huazon Allahut një hua të mirë,e Ai t’ia shtojë atij shumëfish atë?… Bekare:245
**Xhemat i nderuar dëshirën e kahmotshme që e kemi që xhamia jonë ta marrë një banesë apo shtëpi për Hoxhën duam ta bëjmë realitet me vullnetin dhe përkrahjen tuaj.
**Për këtë arsye ju lajmrojmë se kemi filluar me tubimin e të hollave për ta realizuar këtë inciativë.
Të hollat do të tubohen në dy mënyra:
1.Ata të cilët dëshirojnë mund që paratë kesh ti dorzojnë tek këshilli i Xhamisë.
2.Mënyra e dytë është se kemi hapur gofoundme ku në këtë mënyrë paratë transferohen direkt në xhirollogarinë e xhamisë, që është një lehtësim i madh edhe për ata të cilët dëshirojnë të japin por edhe për ne si këshill.
**Në të dy rastet do të regjistrohet Emri dhe Mbiemri i Donatorit dhe shuma e Donacionit, ata që dëshirojnë mund të ngelen anonim por shuma do ti regjistrohet që të jemi sa më transparent dhe faqebardhë ndaj jush.
**Afati i fundit i dorëzimit të parave do të jetë deri në fund të Qershorit(30.06.2026).
Shpresojmë që të gjithë ta arrijmë këtë projekt dhe ta përfundojmë Faqebardhë.
Vesselamu alejkum

Thotë Allahu në Kuran: Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë e… Armin Aziri ha bisogno del tuo sostegno per Xhamia Hena e Re - Forlì - Italia

Urime Ramazani, muaji i mëshirës dhe begative.Ramazani është rasti më i mirë që t’i kthehemi Krijuesit, për ta kuptuar s...
15/02/2026

Urime Ramazani, muaji i mëshirës dhe begative.

Ramazani është rasti më i mirë që t’i kthehemi Krijuesit, për ta kuptuar sa më mirë misionin tonë në tokë, për t’i dhënë domethënie jetës që na e dhuroi i Madhi Zot, ndërsa Islami është udhëzim hyjnor që e shoqëron njeriun gjatë gjithë jetë së tij. Kjo arrihet atëherë kur zemrën dhe shpirtin tonë ta kemi pastruar nga veprat e liga, dhe të jemi të gatshëm që porositë e Zotit dhe Muahamedit a.s. t’i zbatojmë ashtu siç duhet.

Edukon durimin, nxit për të ndihmuar të varfërit e nevojtarët, pasi kur njeriu ka uri dhe etje, e kupton më mirë të uriturin e të eturin.

Teravia në Xhamia Hena E Re Forli do të falet në ora 20:30(8:30)

08/02/2026

Hasan El-Basriu ka thënë: "Robi vazhdon të qëndrojë në shtegun e mirësisë për sa kohë që mbrohet nga mëkatet e mëdha të cilat njeriut ia prishin zemrën dhe mendjen e tij."

08/02/2026

Zoti na trajton ashtu siç i trajtojmë ne të tjerët.

Në traditën profetike është përcjellë se:

1. Kushdo që i fsheh të metat e një muslimani, Allahu do t’ia fshehë të metat e tij;

2. Kushdo që kërkon të metat e vëllait të tij, Zoti do t'ia zbulojë të metat e tij;

3. Kushdo që ia lehtëson gjërat dikujt në vështirësi, Zoti do t’ia lehtësojë gjërat atij në këtë botë dhe në botën tjetër;

4. Ata që tregojnë mëshirë do të mëshirohen nga i Gjithëmëshirshmi;

5. Kushdo që ndihmon një musliman, Zoti do t'ia falë mëkatet në Ditën e Ringjalljes;

6. Shpenzo, o bir i Ademit... dhe Unë do të shpenzoj për ty;

7. Zoti do ti mëshirojë vetëm ata nga shërbëtorët e Tij që janë të mëshirshëm;

8. Kushdo që i vështirëson gjërat..., Zoti do t’ia vështirësojë gjërat atij;

9. Zoti është në ndihmën e robit të Tij, për sa kohë që robi e ndihmon vëllanë e tij;

10. Kushdo që bën dëm, Allahu do t'ia kthejë dëmin atij.
Shpërblimi dhe dënimi vijnë nga lloji i veprimit, ndaj o Zot na e bën të mundur të shohim të vërtetën si të vërtetë dhe ta veprojmë atë, dhe na e bën të mundur që të pavërtetën ta shohim si të pavërtetë dhe na largo prej saj!

Indirizzo

Via Gian Domenico Romagnosi N °4
Forlì
47122

Sito Web

Notifiche

Lascia la tua email e sarai tra i primi a sapere quando Xhamia Hena E Re pubblica novità e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Scelte rapide

Condividi

Categoria