21/11/2025
Imam Ebu Hanife ( Nuëman ibn Thabit) Allahu e mëshiroftë – Dija, devotshmëria dhe trashëgimia juridike me version të shkurtër…
Ndër thëniet më të njohura të Imam Ebu Hanifes janë:
• “Nëse Allahu do t’i bëjë mirë një robi, e bën atë të kuptojë thellë fenë.”
• “Dija është një thesar që nuk shterohet kurrë.”
Atij i atribuohet edhe një thënie e famshme si përgjigje ndaj pyetjes rreth ekzistencës së Allahut, ku ai tha:
• “Allahu ka ekzistuar para se të krijonte kohën dhe hapësirën, Sa herë që të shkon mendja se Zoti është diçka,Ai Allahu është tjetër çka, Ati nuk i gjan as gjë dhe është pamës dhe dëgjues.”
Falënderimet i takojnë Allahut dhe paqja e bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.
Imam Ebu Hanife ishte dijetar i madh i këtij umeti, dijetari i Irakut, Ebu Hanife en-Nu‘man ibn Thabit et-Tejmi el-Kufi. Ai lindi në vitin 80 hixhri, në kohën kur jetonin ende disa nga sahabët e rinj. Madje ka parë edhe Enes ibn Malikun kur ai erdhi në Kufa. Ai ka transmetuar nga Ata ibn Ebi Rabah — i cili ka qenë shejhu i tij më i madh — po ashtu nga Sha‘bi e shumë të tjerë.
Ebu Hanife u përkushtua shumë në kërkimin e transmetimeve (haditheve) dhe udhëtoi për këtë qëllim. Ndërsa në fikh, thellim, analizë dhe zgjidhjen e çështjeve të ndërlikuara, ishte prijës i padiskutueshëm, dhe njerëzit janë “të varur” prej tij në këtë fushë — siç thotë imam Dhhebi. Ai madje ka thënë: “Jeta e tij është aq e pasur, sa të merret e të shkruhet në dy vëllime.” Allahu e mëshiroftë.
Imam Ebu Hanife ishte shumë elokuent, i qartë dhe i ëmbël në të folur. Nxënësi i tij, Ebu Jusufi, thotë: “Ai ishte njeriu më i bukur në të folur dhe më i ëmbli në ton, dhe më i zoti për të shpjeguar atë që donte të thoshte.” Ishte njeri i devotshëm, i ndershëm, i kujdesshëm nga haramet. I janë ofruar pasuri e poste të mëdha, por ai i refuzoi. Madje u rrah me kamxhik që të pranonte postin e gjyqtarit ose të arkëtarit të shtetit, por ai nuk pranoi.
Nga ai kanë transmetuar shumë nxënës. Ka vdekur i helmuar, në vitin 150 hixhri, në moshën 70-vjeçare.
(Burimi: Sijer A‘lam en-Nubela, vëll. 6, fq. 390–403; Usulud-din ‘indel-imam Ebi Hanife, fq. 63)
⸻
Medh’heb i tij – Medh’hebi Hanefi
Medh’hebi hanefi është një prej katër shkollave të njohur dhe të ndjekur në botën islame. Ai është edhe më i vjetri ndër katër shkollat e njohura juridike. Është thënë: “Njerëzit në fikh janë të varur tek Ebu Hanifeja.”
Thelbi i medh’hebëve të katër dijetarëve (Ebu Hanifes, Malikut, Shafiut dhe Ahmedit) është i njëjtë: kuptimi i argumenteve të Kuranit dhe Sunetit, dhe dhënia e fetvave sipas provave që u kanë arritur atyre.
Nxënësit e tyre pastaj i tubuan mendimet, i vendosën rregulla, parime, dhe kështu u formuan medh’hebët. Ashtu u krijua medh’habi henefi, maliki, shafi‘, hanbeli dhe medh’ahebët të tjera si ai i Evza’iut e Sufjan Thevrijt, të cilat me kohë nuk mbijetuan.
Pra, bazamenti i medh’hebëve është libri i Allahut dhe Suneti i Profetit ﷺ.
⸻
Pse Ebu Hanife përdori më shumë “racionalizmin përparsi mendjes” (rra’in dhe kijasin)?
Rra’i nuk nënkupton mendim sipas dëshirës, por gjykim i mbështetur në argumente, parime, dhe analizë të hollë juridike. Selefët kur thonin “këtë e them me mendimin tim”, synonin me ixhtihadin e tyre, jo me dëshira.
Imam Ebu Hanife u mbështet më tepër në kijas dhe rra’i (përveç çështjeve të qarta si: dënimet, kefarat, sanksionet). Arsyeja ishte se:
1. Ai jetoi para imamëve të tjerë dhe i arriti më pak hadithe.
2. Ai ishte shumë i rreptë në pranimin e haditheve, sepse në Irak në atë kohë kishte shumë trazira dhe shpikje të tregimeve të rreme.
Gjithashtu, jo gjithçka që është në medh’hebin hanefi është thënë prej vetë Ebu Hanifes. Shpesh nxënësit e tij — veçanërisht Ebu Jusufi dhe Muhamedi — janë autorët e shumë prej mendimeve të njohura të medh’heb-it. Madje, në disa çështje, mendimi i nxënësve u bë më i përhapur se mendimi i vetë imam Ebu Hanifes. Kjo ndodh në të gjitha medh’hebët.
⸻
Pse medh’hebët ndryshojnë mes tyre?
Sepse çdo imam ka punuar me argumentet që i kanë arritur atij. Shembuj:
• Mund të ketë arritur tek imami Malik një hadith i saktë, ndaj ai jep fetva me të; ndërsa Ebu Hanifes nuk i ka arritur, ndaj jep një fetva tjetër.
• Mund t’i ketë arritur Ebu Hanifes një hadith i saktë nëpërmjet një zinxhiri, ndërsa Shafiut i ka arritur i dobët; kështu Shafiu nuk e përdor.
Kështu është krijuar dallimi mes medh’hebëve, por të gjithë në thelb janë të kthyer tek Kurani dhe Suneti.
⸻
Qëndrimi i imamëve ndaj haditheve të sakta
Të gjithë imamët kanë thënë hapur se: Nëse hadithi i saktë bie ndesh me mendimin e tyre, atëherë lihen fjalët e tyre dhe merret hadithi.
Ja disa prej fjalëve të tyre:
• Ebu Hanife: “Nëse hadithi është i saktë, ai është madh’habi im.”
Ai ka thënë gjithashtu:
– “Nuk i lejohet askujt të marrë fjalën time pa e ditur argumentin tim.”
– “Nëse fjala ime bie ndesh me Librin e Allahut dhe me fjalën e Profetit ﷺ, lëreni fjalën time.”
• Imam Maliku: “Jam njeri, gaboj dhe saktësoj. Çdo mendim që përputhet me Kuranin dhe Sunetin, merre; çdo që nuk përputhet, lëre.”
Ai thoshte: “Çdo njeri fjala e tij merret dhe lihet, përveç banorit të këtij varri (Profetit ﷺ).”
• Imam Shafiu: “Nëse gjeni një hadith të saktë që bie kundër fjalës sime, atëherë merreni hadithin — ai është fjala ime.”
• Imam Ahmedi: “Mos më imitoni mua, as Malikun, as Shafiun, as Evzaiun, as Thevrijn. Merrni prej burimit prej nga morën ata.”
Ai thoshte: “Mendimi ynë dhe i tyre është vetëm mendim; argumenti është në tekstet e sakta.”
⸻
Thëniet e dijetarëve për Imam Ebu Hanifen
• Imam Shafiu:
“Njerëzit në fikh janë të varur nga Ebu Hanife.”
Dhe kur u pyet për të, tha:
“Po, kam parë një burrë që, sikur të shikonte këtë shtyllë prej guri dhe të thoshte se është prej ari, do të mund ta vërtetonte me argument.”
(Duke treguar inteligjencën dhe fuqinë e tij në argumentim)
• Abdullah ibn el-Mubarak:
“Ebu Hanife ishte më i dituri në fikh.”
Ai tha gjithashtu:
“Nuk kam parë askënd në fikh si Ebu Hanifen.”
Kur u pyet: “Kush ishte më i devotshmi i Kufës?”, tha:
“Ebu Hanife.”
• Sufjan ibn Ujejneh:
“Sytë e mi nuk kanë parë njeri si Ebu Hanife.”
• Ebu Daudi:
“Allahu e mëshiroftë Ebu Hanifen, ai ishte një imam i vërtetë.”
• Shubeh ibn el-Haxhxhaxh:
Kur mori vesh për vdekjen e tij, tha:
“Me të shkoi edhe fikh-u i Kufës.”
• Ali ibn Asim:
“Sikur të matej dituria e imam Ebu Hanifes me diturinë e njerëzve të kohës së tij, dituria e tij do të ishte më e rëndë.”
• Ibn Abdil-Berr:
“Ai ishte imam në fikh, i hollë në mendim dhe në qasjen analitike, i aftë në nxjerrjen e dispozitave, me mendje të shpejtë, me kuptim të mprehtë, shumë inteligjent, i devotshëm dhe i mençur.”
• Imam Dhhebiu:
“Ai ishte prej njerëzve më inteligjentë të bijve të Ademit. I kishte bashkuar në vete fikhun, adhurimin, devotshmërinë dhe bujarinë. Nuk pranonte shpërblime apo dhurata nga shteti.”
Përfundim
Kjo ishte një përmbledhje e shkurtër rreth imam Ebu Hanifes, medh’heb-it të tij dhe parimeve të medh’hebëve. Muslimani duhet t’i nderojë këta imamë, t’i pranojë meritat dhe kontributin madhor të tyre. Por kjo nuk do të thotë t’i vendosim fjalët e tyre mbi Kuranin dhe Sunetin.
Sepse, siç ka thënë imam Maliku:
“Çdo njeri merret dhe lihet, përveç të Dërguarit të Allahut ﷺ.”
Ebu Hanife u nda nga kjo botë në Bagdad, pasi e mbushi botën me dituri dhe u bë preokupimi i njerëzve me mësimet e tij. Ai vdiq më 11 Xhumade’l-Ula, viti 150 hixhri, që i përket datës 14 qershor 767 të erës sonë
Allahu e mëshiroftë me mëshirën e tij të madhe dhe na bashkoft me të bashk me Pejgamberët dijetarë dhe njerzit e mir Allahume amin..
E pregaditi dhe përshtati
Hoxhë: Osman Memeti