muslim.albanians

muslim.albanians Dija nga Kurani dhe sunneti sipas kuptimit te selefeve.

09/08/2023

Përse Husejni dhe jo Hasani?!

• Për çfarë arsye Rrafiditi (shiat) e lavdërojnë dhe e shenjtërojnë Husejnin dhe jo bijtë e tjerë të Ali ibën Ebi Talib radijAllahu anhu?!

• E keni pyetur veten ndonjëherë me këtë pyetje?!

• A jeni çuditur ndonjëherë më parë më këtë çështje?!

Ky informacion do t’ju tronditë juve dhe shumë prej muslimanëve në mbarë botën, si dhe do t’i tronditë në veçanti Rrafiditë arabë! Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetje pranoni disa informacione për bijtë e Ali ibën Ebi Talib radijAllahu anhu, të cilët janë:

elHasen ibën Ali ibën Ebi Talib;
elHusejn ibën Ali ibën Ebi Talib;
elMuhsin ibën Ali ibën Ebi Talib;
elAbbas ibën Ali ibën Ebi Talib;
Hilal ibën Ali ibën Ebi Talib;
AbdUllah ibën Ali ibën Ebi Talib;
Xha’fer ibën Ali ibën Ebi Talib;
Uthman ibën Ali ibën Ebi Talib;
Ubejdil-Lah ibën Alij ibën Ebi Talib;
Ebu Beker ibën Ali ibën Ebi Talib;
Umer ibën Ali ibën Ebi Talib.

A keni parë ndonjëherë bajrak të Rrafidive (shiav) ku shkruan: "O Hasan!" Si për shembull?!

Ose të shkruar në të: "O Muhsin!" ose "O Abbas!"

Natyrisht që jo nuk e kemi parë një gjë të tillë!
Përse vetëm "O Husejn!"? Përse ata kërkojnë ndihmë vetëm prej Husejnit duke pasur parasysh se Hasani është vëllai i Husejnit, gjithashtu nëna e tyre është Fatimja dhe babai i tyre është Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë, si dhe që të dy janë prej Ehlul-Bejtit; a e kini pyet veten o arab dhe ju o Rrafiditë arab me këtë pyetje?!

Prapë, para se t’i përgjigjem kësaj pyetje pranojeni këtë informacion befasues! A e dini se dymbëdhjetë imamët (elithna asherijeh) tek Rrafiditë, që të gjithë janë vetëm nga gjeneza e Husejnit!?

Rrafiditë e shenjtërojnë Husejninn dhe jo Hasanin dhe bijtë tjerë të Aliut radijAllahu anhum. Sepse Husejni ishte martuar me një persiane, iraniane, që ishte vajza e mbretit Kisra (Jezdexherdit), emri i së cilës ishte Shehrbano, kur muslimanët i morën peng vajzat e Kisrasë pas që perandoria persiane ra dhe mbreti i tyre Jezdexherd u vra!

Halifja, Umeri radijAllahu anhu, i dha si dhuratë njërën nga vajzat e Kisrasë Husejnit dhe Husejni radijAllahu anhu u martua me të. Pra, për këtë arsye e shenjtërojnë Husejnin dhe imamët, sepse të gjithë imamët janë prej gjenezës së gruas së tij persiane dhe nuk është ashtu siç pretendojnë; se ata kinse e duan familjen e profetit arab.

Prndaj, të gjithë imamët që Rrafiditë i shenjtërojnë dhe i lartësojnë në një gradë me profetët, si dhe pretendojnë se ata janë të pa gabueshëm, janë prej gjenezës se Husejnit, nga gruaja e tij persiane dhe të gjithë imamët e tyre, dymbëdhjetë imamët janë nga gruaja e tij persiane!

Pra, ata e duan Husejnin dhe imamët sepse thonë ata janë me racë dhe gjak persian dhe janë nga pasardhësit e mbretërve Kisra!
Le ta kuptojnë njerëzit se Rrafiditë Safevij në Iran e duan familjen e Kisrasë, mbretit të persianëve dhe jo ehlul-bejtin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!

Mos e lexoni vetëm, por ndaje me të tjerët që ta dinë të gjithë këtë!

| Nga faqja e muftiut të Mekës, shejh Muhammed Bazmul, Allahu e ruajttë! |

25/06/2023
22/06/2023

Në rast se kurbani sëmuret apo e thyen këmbën!

• Pyetje:

Ai që blen kurban për familjen e tij, pastaj kurbani sëmurët apo e thyen këmbën, a bën të theret ajo kafshë për kurban?!

• Përgjigja:

Dijetarët, Allahu i mëshiroftë, kanë thënë: "Ai i cili e përcakton kurbanin dhe thotë: Ky është kurbani im, vetëm se konsiderohet kurban!

E, në qoftë se ajo sëmuret apo e thyen diçka nga trupi i saj, nëse ju jeni shkaku, atëherë kafsha nuk bën për kurban! Kështu që, është obligim për ju që ta bleni një tjetër të ngjashme apo më të mirë. E nëse ju nuk jeni shkaku, atëherë bën për kurban."

~ Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
| Fetawa 25/99 |
Përktheu: Besim Gjelaj

22/06/2023

Prej gjërave që nuk lejohen janë:

• Nuk lejohet sh*tja e lëkurës se kurbanit, si dhe nuk lejohet t’i jepet kasapit në vend të pagesës.

• Kasapit i jepet shumë e të hollave varësisht sesi pajtohen palët për çmim, mirëpo lëkura nuk i jepet në vend të të hollave, kurse t’i dhurohet apo t’i falet, bën!

• Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: "Kush e shet lëkurën e kurbanit të tij, nuk ka kurban."

| Hasen, Sahihul-Xhami’ 6118; Albani |
Përktheu: Besim Gjelaj

Si ta zgjidhni Kurbanin .Kliko në foto↓
21/06/2023

Si ta zgjidhni Kurbanin .Kliko në foto↓

17/06/2023

Ditët e Dhul Hixhes
"Pasha agimin! Pasha dhjetë netët! Pasha çiftin dhe tekin!" (Fexhr 1-3).
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
"Ka për qëllim dhjetë ditët e para të Dhul-hixh-xhes, kështu ka thënë: Ibën Abbasi, Ibën Zubejri, Muxhahidi e shumë të tjerë nga muslimanët e parë" (Tefsir Ibën Kethir)

Kurse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
"Nuk ka ditë, ku vepra e mirë është më e dashur tek Allahu së sa këto ditë! Disa i thanë:As lufta në rrugën e Allahut?
Tha: As lufta në rrugën e Allahut, përveç një njeri që del nga shtëpia e tij me vetën dhe pasurinë e tij, e pastaj nuk kthehet me asgjë” (Buhariu).
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë në Tefsirin e tij e shënon një hadith që transmetohet nga Xhabiri radijAllahu anhu, e që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
"elAshri janë ditët e Dhil-Hixh-xhes, elVetri është dita e Arafatit, kurse eshShef'i është dita e therjes së Kurbanit". (Tefsir Ibën Kethir).
Vlera e këtyre ditëve është pohuar nga disa aspekte:

1 - Allahu është betuar në to, kurse betimi aludon në vlerën dhe peshën e tyre;
2- Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka dëshmuar së këto janë ditë me të mira të kësaj bote: "Ditët më të mira të kësaj botë janë dhjetë ditët (dhjetë ditët e para të muajit dhil-hixh-xheh)" (Sahih-ul-Xhami', Albani)
3- Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka inkurajuar për punë të mira gjatë këtyre ditëve;
4- në këto ditë është dita e Arafatit dhe e therjes së kurbanit;
5- në këto ditë bëhen therjet e kurbaneve dhe është shtylla e pestë e Islamit, Haxhi.

 Shp : A doni të dini për sektin më të fëlliqur të khaurixhëve !? A e dini se kush janë Khaurixhët ka'ad !? Khaurixhët k...
11/06/2023


Shp : A doni të dini për sektin më të fëlliqur të khaurixhëve !?

A e dini se kush janë Khaurixhët ka'ad !?

Khaurixhët ka'ad janë sekt khaurixhësh të cilët nxisin njerëzit për rebelim dhe kryengritje ndaj pushtetarëve. pa qenë pjesëmarrës në kryengritje ,ata qëndrojnë prapa skenave pa u shfaqur në masën e njerëzve .
Ata bëjnë rebelim me fjalë kurse khaurixhët e tjerë venë në zbatim fjalën e këtyre që rrinë ulur dhe japin fet'ua ,
janë quajtur ka'ad që është shumësi i fjalës ka'adijeh , ngaqë rrinë ulur pa u ngritur dhe pa u aktivizuar me të tjerët nëpër revolta .
Këta janë nxitësit e zjarrit , këta aktivizojnë mendjelehtët me thirrjet e tyre djallëzore dhe kur ndodhin rebelimet ,kryengritjet, djegiet, plaçkitjet, vrasjet atëherë distancohen duke u shfajësuar se nuk kemi vrarë njerëz .

﴿ كَمَثَلِ الشَّيْطَانِ إِذْ قَالَ لِلْإِنسَانِ اكْفُرْ فَلَمَّا كَفَرَ قَالَ إِنِّي بَرِيءٌ مِّنكَ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ رَبَّ الْعَالَمِينَ﴾
[ الحشر: 16
{ Si shembulli i shejtanit kur i thotë insanit ( njeriut ) , bëj kufr , dhe kur ai ( njeriu ) bëri kufr , ai shejtani tha : Unë jam i distancuar prej teje , unë kam frikë Allahun Zotin e botëve }
[ El Hashr : 16 ]

Nëse nuk keni qenë pjesëmarrës në krime me duart e juaja atëherë keni qenë pjesëmarrës me nijetet dhe fjalët e juaja .
Khaurixhët ka'ad e zbukurojnë khuruxhin e tyre me fjalë të bukura duke përdorur ajete kur'anore dhe hadithe profetike jo në vendin e duhur .
Ata karikojnë masat e njerëzve me sharje , akuza , dyshime,mveshje kundër udhëheqësve duke i nxitur popujt në tërësi ,sidomos përdorin njerëz llafazanë , oratorë , të cilët kanë veshur rroben e sunnetit që të mashtrojnë popullin në mënyrë që ta kenë më të lehtë për ti komanduar njerëzit sikur të jenë bagëti .
Ju e dini shumë mirë se khuruxhi i parë ka ndodhur me fjalë dhe jo me armë , fiks sikurse po promovojnë sot ujqërit e kamofluar me lëkurë deleje .
Selefët e hershëm e kanë thënë se kush flet kundër pushtetarëve ai është khaurixh , kurse hizbijtë thonë se kush flet për liderin tonë shpirtëror ai është khaurixh , sa keq që gjykojnë .

Besoj se shumë muslimanë nuk kanë informacion për këtë sekt khaurixhësh , dhe mendojnë se khaurixhët janë vetëm ata që ngrejnë armët kundër pushtetarëve porse dijeni o muslimanë , hiqeni nga mendja njëherë e përgjithmonë , khaurixhët, qentë e zjarrit nuk janë vetëm rebelët me armë porse janë edhe rebelët me fjalë ,
janë ata të cilët ngrejnë zërin e tyre kundër udhëheqësve .
Kini kujdes nga njerëz që veshin petkun e selefizmit dhe flasin me gjuhën e selefizmit dhe publikojnë më pas rebelim dhe kryengritje kundër pushtetarëve që janë kundërshtarë të prijësve që ata ndjekin .
A selefizëm është kryengritja me fjalë dhe me shpatë kundër pushtetarëve !?
Në cilin ajet apo hadith lejohet kryengritja ndaj pushtetarëve !?
Këta njerëz janë llafazanët , mendjelehtët që përdoren , që shesin fenë e tyre për interesa dunjaje , sahanlëpirësa që presin se kur do ti vijnë kockat në sahanet e tyre .
Se mos mendojnë mendjelehtët se kjo që po themi është në mbrojtje të ndonjë pale politike !?
Mund të mendoni çfarë të doni , është mundësia e juaj po jo e drejta e juaj , dhe s'ka dyshim që është poshtërimi i juaj.
Allahut nuk i fshihet asgjë dhe Allahu është dëshmitar se ky sqarim nuk është për të mbajtur krahun e arabëve apo joarabëve , qofshin politikanë apo jopolitikanë , porse është sqarim për të ndihmuar të vërtetën , si mbrojtje të fesë së Allahut , i pëlqen apo nuk i pëlqen kjo khaurixhëve ka'ad .
Dijeni o khaurixhë ka'ad se ju keni publikuar edhe më parë gjëra të tilla që ju i keni fshirë porse vjen përsëri koha që publikoni artikuj të ngjashëm akoma edhe më keq ku ju i publikoni me zërin e një halebisti .
Ç'është kjo hipokrizi , Subhanallah , ju paralajmëroni kundër halebistave dhe sot bëni khuruxh me zërin e një halebisti !?
A nuk e kuptoni se sa haptas ju ka dalur devijimi juaj miks , thirrje khaurixhësh me tingull halebist .
Po e mbyll këtë sqarim me një pjesë hadithi i cili ndodhet tek Bukhari dhe Muslimi .
Ky është khaurixhi i parë në historinë islame i cili bëri khuruxh me fjalë para se të bënte khuruxh me armë .
" Tha një burrë : Mbaj drejtësi o Muhammed sepse ti nuk po mban drejtësi .
Dhe tha ﷺ : Mjerë për ty , kush do të mbajë drejtësi nëse nuk mbajë drejtësi !?

16/05/2023

I Dërguari sal-laAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

"Për Allahun, në Dorën e të Cilit është shpirti im, nuk dëgjon njeri nga ky ummet, çifut apo kristian, pastaj vdes e nuk e beson atë që më është zbritur mua, veçse do të jetë nga banorët e zjarrit."

| Sahih Muslim • 153 |
Përktheu: Shaban Tolaj

16/05/2023

Thërrisni për tek Allahu me butësi!

Shejh Rebi’ elMed’halij, Allahu e ruajttë, thotë:

"Ne, jemi të obliguar për të thirrur tek Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar në formë të mirë, në formë bindëse, me argument të qartë, me urtësi, me butësi, ashtu siç ka qenë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij të ndershëm; të cilët e kumtuan diturinë paralel me këto norma madhështore të etikës dhe me këto cilësi fisnike, me butësi në fjalë dhe në vepra.

"Nuk përdorët butësia në ndonjë gjë veçse e zbukuron atë, e nuk hiqet prej ndonjë gjëje veçse e shëmton atë!"

| Ahmedi 13119 |.

Si dhe hadithi: "Vërtetë, Allahu është i Butë, e Do butësin në të gjitha çështjet."

| Buhariu 6927; Muslimi 2160 |.

Ne, jemi të obliguar për të thirrur për tek Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, prandaj t'ua kumtojmë njerëzve atë që e mësojmë, qoftë ajo edhe një ajet, duke e shoqëruar me moral të lartë, me karakter madhështor, me moralin (ahlakun) e Muhamedit, të cilin e kemi fituar (mësuar) prej tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!"

| Merhaban ja Talibel-ilm f.85-86 |
Përktheu: Besim Gjelaj

08/05/2023

شرح سلسلة الأحاديث الصحيحة للشيخ الالباني ،Shpjegimi zinxhiri i haditheve të sakta të shejkh Albanit , pjesa e 2 , .Ahmed Sulmina . kërkimi i diturisë në Ins...

03/05/2023

إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَسْتَحْىِۦٓ أَن يَضْرِبَ مَثَلًا مَّا بَعُوضَةً فَمَا فَوْقَهَا ۚ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ فَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّه...

01/05/2023

Ndiqeni në Instagram dhe në Telegram.

Indirizzo

Bari

Sito Web

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando muslim.albanians pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Condividi