Christian Albanian Heritage

Christian Albanian Heritage This page is intended to appear in the eyes of the world, Christian heritage of Albania.

Gjon Kastrioti ne Kishen e Hilandarit ne Malin Athos te Greqisë. 🇦🇱☦️sipas dokumenteve të manastirit të Hilandarit, Gjon...
04/06/2026

Gjon Kastrioti ne Kishen e Hilandarit ne Malin Athos te Greqisë. 🇦🇱☦️

sipas dokumenteve të manastirit të Hilandarit, Gjon Kastrioti i dhuroi këtij manastiri të Malit Athos të drejtat mbi të ardhurat e dy fshatrave:

- Radostusha (Rostuša)
- Trebishti (Trebište)

si dhe të ardhurat e Kishës së Shën Mërisë, e cila ndodhej në njërin prej këtyre fshatrave. Këto vendbanime ndodhen sot në rajonin e Rekës, në Maqedoninë e Veriut.

Rreth viteve 1426–1431, Gjon Kastrioti dhe bijtë e tij Reposhi, Kostandini dhe Gjergji (Skënderbeu) fituan të drejtën e banimit dhe përkujdesjes në Hilandar (adelphata), si edhe të drejta mbi Kullën e Shën Gjergjit, e cila më vonë u quajt “Kulla Arbërore” (Arbanaski Pirg).

Tanusius Thopia, Dominus Albanensis, ✝️🇦🇱 was a noble lord of Albania, celebrated for his wisdom, bravery, and noble blo...
03/06/2026

Tanusius Thopia, Dominus Albanensis, ✝️🇦🇱

was a noble lord of Albania, celebrated for his wisdom, bravery, and noble blood. A steadfast guardian of his people and lands, he upheld the honor of the House of Thopia and the ancient traditions of Albanian knighthood. His memory endures as a testament to courage, loyalty, and the enduring spirit of medieval Albania.

New York Times, May 21, 1911: “Albanians most beautiful race in Europe”                                               “P...
02/06/2026

New York Times, May 21, 1911: “Albanians most beautiful race in Europe”

“Physically Albanians are the most beautiful race in Europe. Albanian women are very beautiful, with dark hair, and sometimes their eyes are gray. Their walking is a pleasure to be seen, so are their dances when competing in Serbia. The first time I saw the dance, they gave me a special pleasure.

The moves are chic and strength together. Yes, they are very beautiful and very talented. They are as Scottish in the seventeenth century. And I mean that they are the best intellectual and physical race in the Balkans.

If you go to Constantinople, you will find that the best men, not only the soldiers, but even the officials are Albanians. ”

“The Albanian woman 🇦🇱 unites grace with courage, and preserves in her home the virtues of an ancient people.”— Alphonse...
28/05/2026

“The Albanian woman 🇦🇱 unites grace with courage, and preserves in her home the virtues of an ancient people.”
— Alphonse de Lamartine, French poet, writer, and statesman

“The Albanian woman 🇦🇱 carries the household, the honor, and the memory of the clan.”
- Auguste Dozon, French philologist and diplomat

“The Albanian woman 🇦🇱 works tirelessly; she is the silent pillar of the home.
- Edith Durham, British traveler, anthropologist.

Among the Albanians, 🇦🇱 the woman preserves the traditions of the home with remarkable courage and dignity.”
- Alexandre Degrand, French consul and writer.

“The Albanian women 🇦🇱 are distinguished by their strength of character and their fidelity to family customs.”
— William Martin Leake, British officer, diplomat, and historian

"Shqiptarët përbëjnë një racë të veçantë ndër kombet e Evropës. Disa kanë supozuar se ata janë përfaqësuesit e pellazgëv...
23/05/2026

"Shqiptarët përbëjnë një racë të veçantë ndër kombet e Evropës. Disa kanë supozuar se ata janë përfaqësuesit e pellazgëve. Ata e quajnë veten Shkipetarë. Disa mendojnë se ata kanë banuar në krahinat ku jetojnë sot që para kohës së Homerit dhe se janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të racës së cilës i përkisnin epirotët dhe maqedonasit e lashtë si fise të afërta.

Sipas këtyre arkeologëve, Leka i madh duhet të ketë folur një dialekt të lashtë shqiptar gjatë banketeve të tij të shfrenuara me oficerët maqedonasë."

George Finlay, History of the Greek Revolution, Volume 1 (Edinburgh & London: William Blackwood and Sons, 1861), p. 36...

"The Albanian forms a distinct race among the nations of Europe. They have been supposed by some to be the representatives of the Pelasgians. They call themselves Shkipetar. Some suppose them to have occupied the regions they now inhabit before the days of Homer, and that they are the lineal descendants of the race to which the ancient Epirots and Macedonians belonged as cognate tribes.

Alexander the Great must, according to these archaeologists, have spoken an ancient Albanian dialect at his riotous banquets with his Macedonian officers."

Kleri Katolik i Arberisë pa dyshim ringjalli me penë kryesisht Atdhedashuninë pas nje kohe te gjatë pushtimi e ngulfatje...
19/05/2026

Kleri Katolik i Arberisë pa dyshim ringjalli me penë kryesisht Atdhedashuninë pas nje kohe te gjatë pushtimi e ngulfatje te ndergjegjes shpirterore e identitare.

🇦🇱✝️

Dedë Gjon Luli i fisit Hoti dhe flamuri i tij. 🇦🇱✝️Flamuri u ngritë para Vlores ne Deçiç ne 1911.
15/05/2026

Dedë Gjon Luli i fisit Hoti dhe flamuri i tij. 🇦🇱✝️
Flamuri u ngritë para Vlores ne Deçiç ne 1911.

At Donat Kurti dhe At Marin Sirdani ✝️🇦🇱, nё veprёn: “Mbi kontributin e elementit katolik nё Shqiperi”, i botuar mё 1935...
14/05/2026

At Donat Kurti dhe At Marin Sirdani ✝️🇦🇱, nё veprёn: “Mbi kontributin e elementit katolik nё Shqiperi”,

i botuar mё 1935, duke prezantuar panoramёn dhe dinamikёn e kulturës dhe aktivitetet e shkollave nё gjuhё shqipe nё ato vite mesjete, nёnvizojnё rolin e veçantё tё françeskanёve pёr mbrojtjen e kulturёs dhe tё gjuhёs shqipe, shkruajne:

“Nё vjetin 1638, Hiacinti da Sospitello OFM, italian nё fis, por shqyptar nё zemёr, pat guximin me iu pёrvesh pёr tё mirёn e vendit nji pune nё vёshtrim tё plotё kulturale, tuj çilun shkollёn fillore nё Pdhanё, asokohe vend mjaft i banuem... Numuri i nxanёsve tё jashtёm pat mrrijt deri nё 25. Dijm prej dokumentash, se pos uratave xeheshin dhe mёsime letrare dmth mbahet njё shkollё e mesme dhe nё gjuhёn e vendit. Pёrparimi kje aq i madh, sa i tёrboi turqit, tё cillёt mbas 9 vjetsh e rrёnuan fare... Nё vjetin 1697 kje çilun rishtas. Se deri kur vijoi nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thanё pёr te, se “ka gjasё se gjindet edhe sot” (1702?)”.Ne vazhdim autoret tregojnё (faqe 13):

“Nji vjet mbas themelimit tё shkollёs sё Pdhanёs, dmth nё vjetin 1639, kje çilё prej fretёnve tё kuvendit françeskan tё Troshanit nji tjetёr shkollё nё Blinisht, drejtor i sё cilёs kje At Karl Mirandulanus OFM. Me shka duket, kje njё shkollё mjaft e plotёsueme. Ndiqej prej ma se 50 xanxash e pos kёndimit e shkrimit xeheshin edhe landё tё tjera, si gjuha latine prej atyre qi dojshin me msue n’at shkollё; por anmiqtё ishin tё panumёr dhe nё vjetin 1640 drejtorin e ksaje shkolle e gjejm në burg...... Ne vjetin 1698 a aty pari gjejmё se At Filipi prej Shkodre OFM, i cili hapi nё Shkodёr njё shkollё private e msonte fёmitё e tregtarve dhe pasanikëve”.

Arbërit shfaqen si pjesë e rëndësishme e rezistencës ushtarake në Ballkan dhe si aleatë në mbrojtjen e Durrësit, Epirit ...
12/05/2026

Arbërit shfaqen si pjesë e rëndësishme e rezistencës ushtarake në Ballkan dhe si aleatë në mbrojtjen e Durrësit, Epirit dhe territoreve të tjera strategjike të Bizantit. Sidomos gjate luftes me Normanet te Robert Guiscard. 1081 - 82.

Ne shekullin e IX, Perandoria Bizantine, pasi u çlirua nga presionet e arabeve në lindje, i u dedikua provincave perëndimore, si Italise se Jugut, Dalmacise dhe Arberise, që vazhdonin te sulmoheshin nga bullgaret dhe normanet. Për te forcuar praninë në këto provinca, Bizanti kreu riorganizimin administrativ, kesisoj krijoj provincat e tipit militare, qe u quajten Thema.

Trevat e banuar nga arberit u përfshinë në Temen e Durrësit (Tivar - Vlorë), ne Temen e Nikopojës dhe ne Temen e Thesalise, ku bente pjese Dardania dhe viset lindore arberore (Madeqonia e sotme perëndimore), por me vone, keto te dyja i u shkeputen Thesalise dhe krijuan Temen e Shkupit.

Në krye të temës qëndronte një funksionar i lartë bizantin, i quajtur strategu, i cili ishte i veshur me pushtet ushtarak dhe civil. Strateget e temës së Durrësit dhe te Nikopojës quheshin dhe duka. Nën urdhrat strategeve ishte një aparat i tërë nëpunësish ushtarake dhe civilë, që shërbenin në qendër dhe në fshatrat rreth qyteteve e te viseve te thella malore. Me organizimin e temave, Perandoria e Bizantit e konsolidoj forcën ushtarake nepermjet krijimit të një ushtrie të rekrutuar nga popullata vendase, pra nga radhët e stratiotëve (bujqeve-ushtarë), të cilet gezonin të drejtën te shfrytëzonin një parcele t**e, kundrejt kryerjes së shërbimit ushtarak. Integrimi i banoreve vendas në ushtrine e Temes se Durrësit, ndikoj që shumë fisnikë arberorë te fuqizohen e gradualisht te fitojne autonomine e te ngjisin shkallët e karrierës ushtarake, me poste të larta, madje disa arriten te behen dhe stratega. Regjimi i temave në Arbëri, nënkuptonte varesine reciproke te pushtetit qendror bizantin, me forcat dhe strukturat vendore. Trevat e thella malore si Kunavia, Mati, Dibra, Miredita etj, ate kohe kishin krijuar nje fare autonomie politike.

Arberit e mbrojten ushtarakisht perandorinë, por në rradhe te parë mbrojten trevat e veta dhe nderkohe u liruan nga detyrimet fiskale, qe kishin ndaj arkës perandorake.

† Shen Mihal Artioti † Shenjtori shqiptar i Rusise “Mihal Trivoli – Artioti” (Shen Maksimi)Shqiptari i lindur në Artë të...
10/05/2026

† Shen Mihal Artioti † Shenjtori shqiptar i Rusise “Mihal Trivoli – Artioti” (Shen Maksimi)

Shqiptari i lindur në Artë të Çamërisë, Mihal Trivoli – Artioti, i mbiquajtur Maksim Greku për shkak se përkthente literaturën fetare të lashtësisë dhe dorëshkrimet e vjetra bizantine në rusisht, ishte dijetari dhe humanisti më i madh i kohës së vet në Rusi, i pari që bëri të njohur në atë vend zbulimin e kontinentit të ri, Amerikës, në vitin 1540, ndër përkthyesit më të mëdhej të gjitha kohrave.

Në kohën e Ivanit të Tmerrshëm hapi të parën shtypshkronjë të rregullt. I akuzur si heretik nga kundërshtarët konservator në oborrin e carit, vdiq në izolim të plotë në një qeli të errët në manastirit Trini Sergiev në moshën 80 vjeçare, me një pikëllim të thellë se ja refuzuan dëshirën e fundit që të kthehej, të mbyllte sytë e ta varrosnin në Atdheun e vet, Arbëri. 432 vjet pasi lëshoi frymën e fundit, shqiptari madh Mihal Trivoli-Artioti u shpall në mënyrë triumfuese nga Sinodi Shenjtë në vitin 1988, Shënjtor i Kishës Orthodokse Ruse.

Adresse

Paris

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Christian Albanian Heritage publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Partager