Islamisch Albanisches Zentrum Sindelfingen Böblingen

Islamisch Albanisches Zentrum Sindelfingen Böblingen Islamisch Albanisches Zentrum Sindelfingen Böblingen e.V.

📸 Atmosferë e veçantë nga falja e Kurban Bajramit në Qendra Islame Shqiptare Sindelfingen Böblingen.Falënderojmë Allahun...
28/05/2026

📸 Atmosferë e veçantë nga falja e Kurban Bajramit në Qendra Islame Shqiptare Sindelfingen Böblingen.
Falënderojmë Allahun për mundësinë që të bashkohemi në adhurim, lutje dhe vëllazëri në këtë ditë të bekuar. 🤍

Allahu i pranoftë kurbanet, lutjet dhe veprat e mira të të gjithëve!
Zoti sjelltë paqe, shëndet dhe begati në familjet tona. 🌙✨

Faleminderit të gjithë besimtarëve për pjesëmarrjen, respektin dhe atmosferën e bukur gjatë faljes së Bajramit.

Me respekt,
Kryesia e IAZSB e.V.

27/05/2026
📢 NJOFTIM PËR KURBAN BAJRAMQendra Islame Shqiptare Sindelfingen – Böblingen e.V. ju fton përzemërsisht në faljen e Namaz...
25/05/2026

📢 NJOFTIM PËR KURBAN BAJRAM

Qendra Islame Shqiptare Sindelfingen – Böblingen e.V. ju fton përzemërsisht në faljen e Namazit të Kurban Bajramit.

📍 Vendi:
Melodi Events
Dornierstraße 14
71034 Böblingen

📅 Data:
E mërkurë, 27.05.2026

🕌 Orari:
• Namazi i Sabahut – 04:50
• Namazi i Bajramit – 06:10

🎙 Mysafirë:
• Mysafir special nga Kosova – Hoxhë Rexhep Bytyqi
• Imam i xhamisë – Hoxhë Abdullah Bahtiri
• Ilahi – Behar Beluli

ℹ️ Ju lutemi:
• Merrni me vete sexhade apo batanie\

🤲 Le ta dallojmë këtë Kurban Bajram nga bajramet e tjera me një shumë simbolike rreth 100 € si sadaka për xhaminë tonë. Pa obligim, por secili brenda mundësive të veta, së bashku mund ta arrijmë këtë qëllim.
Le ta shënojmë këtë Kurban Bajram me bujari, solidaritet dhe sadaka për xhaminë tonë. Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap i madh drejt përfundimit të obligimeve tona. Muajin e ardhshëm na pret rata e parë e pagesës dhe ende mungojnë rreth 60.000 €.
Me ndihmën e Allahut dhe bashkimin tonë, InshaAllah do ta arrijmë edhe këtë synim së bashku.

Allahu ua pranoftë ibadetet dhe sakrificat!
Gëzuar Kurban Bajramin!

Me Respekt
Kryesia IAZSB e.V.

📢 TRIBUNË ISLAMETë nderuar anëtarë dhe dashamirë,Ju ftojmë përzemërsisht të merrni pjesë në një tribunë edukative me hox...
23/04/2026

📢 TRIBUNË ISLAME

Të nderuar anëtarë dhe dashamirë,
Ju ftojmë përzemërsisht të merrni pjesë në një tribunë edukative me hoxhallarët tanë dhe mysafirë nga vendlindja, ku do të trajtohen tema të rëndësishme fetare dhe shoqërore për komunitetin tonë. Kjo tribunë synon forcimin e besimit, unitetit dhe bashkëpunimit mes nesh.

🕌 Tribunë Islame
📅 25 Prill 2026
🕒 15:00
📍 Qendra Islame Shqiptare Sindelfingen–Böblingen
📌 Otto-Hahn-Str. 21, 71069 Sindelfingen-Maichingen

🎤 Ligjërues:
Prof. Ekrem Simnica
Hoxhë Muhamet Havolli
Hoxhë Rexhep Sulejmani
Hoxhë Hazbi Sulejmani
Hoxhë Ridvan Kurtishi
Hoxhë Xhezair Durmishi
Hoxhë Bekim Alimi
Hoxhë Ardian Sejdiu
Hoxhë Gazmend Bajraktari

🎙️ Moderator: Hoxhë Abdullah Bahtiri

🎶 Program artistik (ilahí):
Egzon Ahmetaj & Behar Beluli

📺 Transmetim LIVE në RTV Pendimi

🍽️ Pas tribunës:
Do të organizohet darkë e përbashkët me rastin e nënshkrimit të kontratës për blerjen e objektit për xhami, si dhe si shenjë falënderimi për kontributin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

✨ Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme dhe e mirëpritur!

Ju mirëpresim me respekt,
Kryesia e IAZSB e.V.

✨ Urimet më të përzemërta për Fitër Bajramin shkojnë për xhematin tonë të mrekullueshëm, për familjet tuaja dhe për të g...
20/03/2026

✨ Urimet më të përzemërta për Fitër Bajramin shkojnë për xhematin tonë të mrekullueshëm, për familjet tuaja dhe për të gjithë muslimanët anembanë botës.

Jemi tejet të gëzuar për interesimin e madh të komunitetit tonë, i cili ka arritur mbi 1500 veta – një dëshmi e bukur e unitetit dhe përkushtimit tonë.

Në këtë ditë festive të Fitër Bajramit, lusim Zotin që t’i mbushë zemrat tona me paqe, besim dhe mirësi, të forcojë lidhjet mes nesh dhe të bekojë shtëpitë tona me harmoni e gëzim.

🌙 Allahu e pranoftë çdo vepër të mirë, çdo lutje dhe çdo përpjekje që bëjmë për hir të Tij. Agjërim të pranuar për të gjithë!

🤲 Urime nga zemra për secilin prej jush!
Zoti ju shpërbleftë me të mira në këtë botë dhe në botën tjetër.

Disa momente të veçanta nga falja e Teravive dhe hyrja në objektin tonë të ri. 📸🌙Këto janë çaste që mbeten në zemrat ton...
17/03/2026

Disa momente të veçanta nga falja e Teravive dhe hyrja në objektin tonë të ri. 📸🌙

Këto janë çaste që mbeten në zemrat tona. Pas shumë përpjekjesh, sakrificash dhe lutjesh, Allahu na e mundësoi të kemi këtë vend ku zemrat bashkohen në adhurim dhe vëllazëri. 🤲

Ky nuk është vetëm një objekt, por një shtëpi për komunitetin tonë shqipfolës — një vend ku do të dëgjohet ezani, ku do të falen namazet, ku fëmijët tanë do të mësojnë fenë, dhe ku ruhet tradita dhe kultura jonë.

Allahu e bekoftë këtë vend, e mbushtë me dritë, paqe dhe bereqet.
E gëzoftë dhe e trashëgoftë komuniteti ynë brez pas brezi! 🌙✨

Të nderuar anëtarë,Ju njoftojmë se nga sot do të kalojmë në objektin e ri:📍 Otto-Hahn-Straße 21, Sindelfingen-Maichingen...
16/03/2026

Të nderuar anëtarë,

Ju njoftojmë se nga sot do të kalojmë në objektin e ri:

📍 Otto-Hahn-Straße 21, Sindelfingen-Maichingen

Sonte, pasi është edhe nata më e bukur e vitit – Nata e Kadrit – inshaAllah do të falen teravitë e para në objektin e ri.
Përhajr na qoftë, o vëllezër shqiptarë!

Allahu e bëftë këtë vend vend hajri, vend ibadeti dhe bashkimi për të gjithë ne.
Allahu na i pranoftë lutjet dhe ibadetet tona dhe e bëftë këtë vend shkak për mirësi dhe bereqet për gjeneratat që do të vijnë. 🤲

Allahumme tekabbel minna inneke ente Semiul Alim, ve tub alejna inneke ente Tevvabu Rrahim.
(O Allah, pranoje prej nesh, sepse Ti je Gjithëdëgjuesi dhe i Gjithëdijshmi, dhe prano pendimin tonë, sepse Ti je Pranuesi i pendimit dhe Mëshirëploti.)

Velhamdulilahi Rabbil Alemin.

🕌 Njoftim për Fitër BajraminTë dashur vëllezër dhe motra,Ju njoftojmë se Namazi i Fitër Bajramit do të falet:📅 E premte,...
15/03/2026

🕌 Njoftim për Fitër Bajramin

Të dashur vëllezër dhe motra,

Ju njoftojmë se Namazi i Fitër Bajramit do të falet:

📅 E premte, 20.03.2026
📍 Soccer Arena
Schwertstraße 5, 71065 Sindelfingen

🕓 Namazi i Sabahit: 05:50
🕌 Namazi i Bajramit: 07:05

🔹 Ju lutem merrni me vete sexhade.
👨‍👩‍👧‍👦 Merrni edhe fëmijët me vete që ta ndajmë së bashku gëzimin e kësaj dite të bekuar.

Allahu e pranoftë agjërimin dhe adhurimet tona.
Gëzuar Fitër Bajramin! 🌙✨

— *Islamisch Albanisches Zentrum Sindelfingen Böblingen

Adresse

Otto-Hahn-Straße 21
Sindelfingen
71069

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Islamisch Albanisches Zentrum Sindelfingen Böblingen erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Kultstätte Kontaktieren

Nachricht an Islamisch Albanisches Zentrum Sindelfingen Böblingen senden:

Teilen