Xhamia e Gjelbër - Seevetal

Xhamia e Gjelbër - Seevetal DE: Der Islamisch-Albanischer Kulturverein - Seevetal e.V.

Qendra Islame Kulturore Shqiptare "Xhamia e Gjelbër" - Seevetal është një xhami dhe vatër e ruajtjes së vlerave islame dhe kulturës shqiptare, që gjendet në Komunën e Seevetalit në zonën metropolitane të Hamburgut në Gjermani. ist eine Initiative der albanischstämmigen Bürgern der Gemeinde Seevetal, welche die Förderung des Islam sowie die Bewahrung der traditionellen albanischen Kultur und Werte anstrebt.

FTESË / EINLADUNGDua për fillimin e shkollimit të fëmijëve tanë /Bittgebet zur Einschulung
14/08/2026

FTESË / EINLADUNG

Dua për fillimin e shkollimit të fëmijëve tanë /
Bittgebet zur Einschulung

Imami i xhamisë sonë, Mr. Ensar Sinani vizitoi sot kryetarin e Bashkësia Fetare Islame e RMV - Исламска Верска Заедница ...
04/08/2026

Imami i xhamisë sonë, Mr. Ensar Sinani vizitoi sot kryetarin e Bashkësia Fetare Islame e RMV - Исламска Верска Заедница на РСМ, Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetain dhe Drejtorinë e Diasporës të kryesuar nga Mr. Mafiz Rustemi.

Në bisedën e zhvilluar, imami ynë e informoi Reisul Ulemanë për vazhdën e punimeve të xhamisë së re, projekt për të cilin Reisul Ulemaja ka treguar vazhdimisht interesim dje shprehur përkrahjen e tij. Ai gjithashtu uroi kryetarin e Bashkësisë Islame për ngritjen e nivelit të organizimit të jetës fetare duke uruar që Allahu t'ju japë sukses.

Reisul Ulemaja dhe Drejtori i Diasporës e falënderuan imamin tonë si përfaqësues të xhematit, për kontributin e vazhdueshëm që xhemati ynë ka dhënë për Medresenë Isa Beu, Fakultetin e Shkencave Islame dhe nevojtarëve në vendlindje përmes sadekatul-fitrit, zeqatit dhe kurbanëve.

Në emër të të gjithë xhematit tonë, falënderojmë Reisul Ulemanë dhe të gjithë Bashkësinë Fetare Islame për respektin e treguar ndaj nesh. Allahu ju shpërbleftë!

Ekipi i të rinjve morri pjesë në turneun e organizuar Unioni i Shoqatave Rinore të Gjermanisë Veriore të mbajtur të shtu...
09/07/2026

Ekipi i të rinjve morri pjesë në turneun e organizuar Unioni i Shoqatave Rinore të Gjermanisë Veriore të mbajtur të shtunën e kaluar më 4 korrik 2026.

Ekipi ynë u eliminua në çerekfinale, por përtej eliminimit ata e përfaqësuan me nder xhaminë dhe xhematin tonë. Faleminderit djema për. përfaqësimin e denjë dhe faleminderit organizatorëve për ftesën dhe respektin ndaj nesh.

FALËNDERIM PUBLIKTë xhumanë që lam pas, imami ynë, Ensar ef. Sinani, i shoqëruar nga anëtari i komisionit për grumbullim...
09/07/2026

FALËNDERIM PUBLIK

Të xhumanë që lam pas, imami ynë, Ensar ef. Sinani, i shoqëruar nga anëtari i komisionit për grumbullimin e mjeteve për xhaminë e re Sadat Ali vizituan Xhaminë Shqiptare në Gifhorn për të kërkuar mbështetjen e xhematit të Gifhornit për ndërtimin e xhamisë sonë të re.

Falënderojmë publikisht imamin e xhamisë ef. Fesal Zendeli, kryetarin Shkëlqim Abazin dhe të gjithë xhematin që organizuan grumbullimin e mjeteve para namazit të xhumasë.
Gjithesj nga xhemati i Gifhornit për xhaminë tonë u grumbulluan 1800 €. Allahu i shpërbleftë dhuruesit me të mirat e tij të pakufishme!

Të dashur anëtarë të xhamisë sonë, të nderuar miq!Me kënaqësi të madhe ju informojmë që gjatë kohës së pushimeve verore ...
02/07/2026

Të dashur anëtarë të xhamisë sonë, të nderuar miq!

Me kënaqësi të madhe ju informojmë që gjatë kohës së pushimeve verore imam të përkohshëm do ta kemi drejtorin e Medresesë së Vajzave në Gostivar, prof. Afrim Alija.

Ne emër të imamit tonë, Ensar Sinani, në emër të kryesisë dhe xhematit tonë, i urojmë profespr Afrimit mirëseardhje në mesin tonë duke uruar që të kalojmë sa më bukur së bashku.

Dje e përmbyllëm me sukses vitin shkollor të mësim-besimit në xhaminë tonë. Elhamdulilah në xhaminë tonë mësimin e ndjek...
29/06/2026

Dje e përmbyllëm me sukses vitin shkollor të mësim-besimit në xhaminë tonë. Elhamdulilah në xhaminë tonë mësimin e ndjekin mbi 90 nxënës të ndarë në 4 klasa.

Përveç nxënësve që mësojnë në xhami në Seevetal, xhamia jonë organizon mësim-besimin e fëmijëve shqiptarë edhe në dy stacione të tjera, edhe atë në qytetet Pinneberg dhe Schwarzenbek pranë Hamburgut ku fëmijët shqiptarë ndjekin mësimin te hoxhallarë të angazhuar nga xhamia jonë, ndërsa mësimi zhvillohet në xhamitë turke.

Kesisoji numri i përgjithshëm i nxënësve tanë arrin rreth 120 nxënës elhamdulilah.

Edukimi i brezave të rinj është misioni më i rëndësishëm i xhamive tona dhe në fakt do të ishte arsye e mjaftueshme për ngritjen dhe ekzistencën e tyre.

Adresse

Mattenmoorstraße 2
Seevetal
21217

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Xhamia e Gjelbër - Seevetal erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen