IGB München

IGB München IGB - München

10/02/2017

Francis says community members targeted 'simply because they want to live their culture and their Muslim faith'.

02/02/2017

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirplotit. ‎

Tre kategoritë e dëshmorëve

Allahu i Madhëruar thotë: “‎Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në ‎rrugën e Allahut. Jo, janë të ‎gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.‎ Janë të gëzuar ‎për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe ‎për ata që ‎ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk ‎kanë rënë ‎martirë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të ‎pikëllohen ‎‎(për çfarë kanë lënë pas).‎ Ata gëzohen me dhuntitë dhe mirësinë e Allahut, ‎sepse Allahu nuk ua humb ‎shpërblimin besimtarëve”. [Ali Imran: 169-171].‎

Xhabir ibn Atiku (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: “I Dërguari i Allahut ‎‎(Paqja qoftë mbi të) i bëri vizitë Abdullah ibn Thabitit (Allahu qoftë i kënaqur ‎me të), kur ai ishte sëmurë. Ai e gjeti të alivinosur (i kishte rënë të fikët). Gratë ‎filluan të vajtojnë dhe të qajnë. Unë u mundova që t`i pushoj, por i Dërguari i ‎Allahut (Paqja qoftë mbi të) më tha: “Lëri të qajnë përderisa nuk është prerë ‎‎(shkëputur)”. Dikush i tha: “E si pritet o i Dërguari i Allahut?! I Dërguari i ‎Allahut (Paqja qoftë mbi të) tha: “Kur të vdesë”. Vajza e Thabitit tha: “Për Zotin! ‎Unë shpresoj që të jesh nga dëshmorët, sepse ti ke qenë përgatitur (me punë të ‎mira) për udhëtimin tënd”. I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) tha: “Allahu ‎e ka shpërblyer sipas qëllimit që ka pasur. Kë quani ju dëshmor?!” Të ‎pranishmit thanë: “Vrasja në rrugë të Allahut”. I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë ‎mbi të) tha: “Përveç vrasjes në rrugë të Allahut, dëshmorë janë edhe shtatë ‎të tjerë. Ai që vdes nga sëmundjet e barkut është dëshmor. Ai që mbytet ‎është dëshmor. Ai që vdes nga sëmundje të brendshme është dëshmor. Ai ‎që vdes nga murtaja është dëshmor. Ai që vdes nga zjarri është dëshmor. Ai ‎që vdes poshtë gërmadhave është dëshmor dhe gruaja që vdes bashkë me ‎fëmijën gjatë lindjes është dëshmore”. Hadith i vërtetë. Ebu Daudi (3111), ‎Nesaiu (1846), Ibn Maxheh (2803) dhe Ibn Hibani (3189).‎

Ebu Derda (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja ‎qoftë mbi të) ka thënë: “Dëshmori ndërmjetëson për 70 familjarë të tij”. ‎Hadith i vërtetë për shkak të dëshmive përforcuese. Ebu Daudi (2522) dh Ibn ‎Hibani (4660)‎

Said ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon, se i Dërguari i Allahut ‎‎(Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kush vritet duke mbrojur pasurinë e tij, është ‎dëshmor. Kush vritet duke mbrojtur jetën e tij, është dëshmor. Kush vritet ‎duke mbrojtur fenë e tij, është është dëshmor. Kush vritet duke mbrojtur ‎familjen e tij, është dëshmor”. Hadith i vërtetë. Ebu Daudi (4772), Nesaiu në ‎Kubra (3544), Tirmidhiu (1421) dhe Ibn Maxheh (2580). ‎

Dijetarët thonë: “Dëshmorët e Umetit Islam janë tre llojesh:‎
‎1- Dëshmorë të dunjasë dhe ahiretit, siç janë ata që vriten në rrugë të Allahut të ‎Madhëruar.‎
‎2- Dëshmorët e dunjasë, siç janë ata që vriten në rrugë të Allahut të Madhëruar ‎por që kanë bërë mëkate gjatë luftës. ‎
‎3-Dëshmorët e ahiretit. Janë ata që ndërrojnë jetë, lahen, qefinosen dhe kanë ‎statusin e dëshmorit, pra që u falen mëkatet dhe ndërmjetësojnë për 70 veta”. ‎

Dijetarët kanë përmendur se statusin e dëshmorëve e kanë këto kategori:‎

‎1- Dëshmori në rrugë të Allahut; 2- Ai që vdes nga murtaja/kolera; 3- Ai që ‎vdes nga sëmundje të brendshme; 4- Ai që mbytet nga uji; 5- Atij që i shembet ‎shtëpia mbi kokë; 6- Ai që digjet nga zjarri; 7- Ai që vdes nga pleuritis ‎‎(dëmtimi i cipës së mushkërive); 8- Ajo që vdes gjatë lehonisë; 9- Ai që vdes ‎nga tuberkulozi; 10- Ai që vritet duke mbrojtur fenë e tij; 11- Ai që vritet duke ‎mbrojtur jetën e tij; 12- Ai që vritet duke mbrojtur familjen e tij; 13- Ai që ‎vritet duke mbrojtur pasurinë e tij; 14- Ai që vritet duke kërkuar të drejtën e tij; ‎‎15- Atë që e hedh apo vret kafsha/mjeti; 16- Ai që vdes pas kafshimit të një ‎helmuesi; 17- Ai që del në rrugë të Allahut dhe më pas ndërron jetë në shtrat; ‎‎18- Ai që vdes në vend të huaj; 19 - Ai që vdes duke qëndruar në llogore; 20- ‎Ai që mbytet gjatë pirjes së ujit; 21- Ai që hahet nga egërsirat; 22- Ai që vdes ‎nga të vjellët; 23- Ai që vdes duke pasur në zemër dëshirën për të rënë ‎dëshmor; 24- Ai që duron sëmundjet edhe pse nuk vdes prej tyre; 25- Ai që ‎rrëzohet padashje nga lartësi të ndryshme; 26- Dashamirësi i shokëve dhe ‎familjes së të Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të); 27- Ai që thotë fjalën e ‎vërtetë para udhëheqëist mizor; 28- Ai që vdes duke qenë i angazhuar me ‎diturinë; 29- Ai që vdes duke qenë me abdes; 30- Ai që ndëron jetë papritur; ‎‎31- Ai që ndërron jetë për shkak të magjisë; 32- Ai që vdes pasi e kanë helmuar ‎apo helmohet padashje; 33- Ai që vdes për shkak të urisë/etjes; 34- Ai që ruan ‎nderin e tij (apo do dikë mirëpo nuk e shpreh për të mos cënuar askënd); 35- ‎Ai që ndërron jetë duke qenë i çmendur; 36- Ai që vritet padrejtësisht apo ‎gabimisht; 37- Ai që vritet në një luftë. 38- Muezini që nuk merr shpërblim për ‎ezanin që bën; 39- Tregtari i ndershëm që nuk monopolizon; 40- Ai që vdes për ‎shkak të marrjes mësysh; 41- Ai që vdes pasi lexon ajetet e fundit të sures ‎Hashr, 42- Ai që fal rregullisht namazin e Duhasë; 43- Ai që agjëron rregullisht ‎vullnetarisht.‎

20/01/2017

Nëse ndonjë ditë ndjen se jeta nuk durohet më, se bota tashmë i ngjan një qelie e cila të bllokon frymëmarrjen, se kalimi i çdo ore nuk është gjë tjetër veçse dhimbje shtesë, se çdo gjë është bërë e dhimbshme… pikturo një buzëqeshje mbi buzët dhe fytyrën tënde, le të …

15/01/2017
31/12/2016

Per cdo dhimbje, brenge, trishtim dhe deshtim qe shoqeroi 2016-en Zoti na ka dhuruar shumefish lehtesim, gezim, shprese dhe sukses. Njeriu per nga natyra priret te kujtoje veshtiresite dhe te harroje miresite qe jane vertet te panumerta.

Lusim Zotin ta beje te nesermen tone me te mire se te djeshmen. Ta beje 2017-en nje vit te begate dhe te paqte!

26/12/2016

Lexova këtë letër të një prijësi fetar musliman në SHBA dhe ndjeva nevojën ta përktheja, e bindur se vlen shumë edhe për realitetin tonë, jo thjesht e vetëm për prijësit fetar, por shumë më gjerë se kaq.

Të dashur anëtarë të komunitetit,

Si prijësit tuaj fetar, edhe ne jemi qenie njerëzore plot të meta, njësoj si ju. Ne bëjmë gabime dhe për këtë duhet të mbajmë përgjegjësi, por gjithashtu meritojmë një mundësi të dytë, ashtu si ju. Mos u ndjeni sikur nevojitet të mbroni gabimet tona. E drejta është e drejtë dhe e gabuara e gabuar. Mbrojtja ndaj nesh dhe mbrojtja e gabimeve tona nuk janë e njëjta gjë. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të na ndihmoni të shikojmë gabimet tona, pa mëkatuar në përpjekje për të mbrojtur mëkatat që ne kemi bërë.

Më vjen keq kur nuk jemi në lartësinë e pritshmërive tuaja. Më vjen keq kur shkëputemi nga përditshmëria juaj. Më vjen keq kur axhendat tona personale anashkalojnë interesat tuaja. Kur ne ju lëndojmë, qoftë edhe padashje, dinjiteti dhe nderi juaj nuk janë më pak të shenjta se tonat.

Përkushtimi jonë i pakushtëzuar duhet t’i drejtohet vetëm Njësh*t të përkryer, që na krijoi të gjithëve si qenie të papërkryera. Udhëzimi i vetëm pa të meta është udhëzimi profetik. Detyra jonë është të përpiqemi të jetojmë dhe t’ju mësojmë këtë udhëzim në një mënyrë sa më të prekshme dhe reale për ju. Gjatë kësaj rruge, dështimet janë tonat, ndërsa sukseset janë nga Ai që është burimi i çdo të mire.

Sinqerisht,
Omeri

24/12/2016

. Poetry: Shaykh Dr. Aaidh ibn Abdullah al-Qarni Performance: Moosa Ala'meerh Muslim love Jesus ❤

20/12/2016

Auch, wenn der Hintergrund der Tat in Berlin noch offen ist, weiß man: Jetzt geht's wieder los.

15/12/2016

Nga Ilir Hoxholli Të flasësh për Ditën e Gjykimit disave u duket përrallë, disave fjalë dyshuese, për disa qetësim i brengave. Etja që ndjejmë është tregues i qartë i ekzistencës...

12/12/2016

Zusammenfassung des 4. Jahresempfang des Muslimrat München im Alten Rathaus.

Adresse

Karl Strasse 43
Munich
80333

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von IGB München erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen