Dora e Mërgimtarit

Dora e Mërgimtarit Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Dora e Mërgimtarit, Karlsruhe.

Mirësevini në “Dora e Mërgimtarit” 🌟

Kjo faqe është krijuar për të ndihmuar familjet dhe individët në nevojë, për hir të Allahut. Çdo ndihmë është vullnetare, çdo veprim transparent dhe çdo ide e mirëpritur.

29/03/2026

"Kush e shton istigfarin, Allahu do t'ijapë për çdo brengë rrugëdalje,

Selam alejkum vëllezër,Elhamdulilah, sot vëllau ynë Arafati ka vizituar Xhamia e Qirezit dhe na ka dërguar foto nga puni...
22/03/2026

Selam alejkum vëllezër,

Elhamdulilah, sot vëllau ynë Arafati ka vizituar Xhamia e Qirezit dhe na ka dërguar foto nga punimet që janë bërë.

MashAllah, tepihat e reja i kanë shkuar shumë bukur xhamisë. Është kënaqësi me i pa besimtarët duke u falur në një ambient kaq të pastër dhe të rregullt, falë sadakasë suaj.
Aktualisht po shikohet edhe për nevoja të tjera të xhamisë, si: – izolimi i jashtëm
– gilindera (për katin e dytë)
– përmirësimi i abdeshanes
Pra puna vazhdon, dhe çdo kontribut është hajr i madh.

Allahu thotë:
“Shembulli i atyre që japin pasurinë e tyre në rrugën e Allahut është si një kokërr që nxjerr shtatë kallinj...” (El-Bekare 261)

Kjo është sadaka rrjedhëse, çdo namaz që falet aty është sevap për ju inshallah.

Allahu ju shpërbleft për këtë vepër të madhe dhe mos ua humbtë këtë kontribut për këtë xhami historike.

Selam alejkum dhe Allahu ju ruajt 🤲

Selam alejkum vëllezër,Duke filluar këtë iniciativë më 11.03.2026, në muajin e bekuar të Ramazanit, përmes një grupi në ...
22/03/2026

Selam alejkum vëllezër,

Duke filluar këtë iniciativë më 11.03.2026, në muajin e bekuar të Ramazanit, përmes një grupi në Dora e Mërgimtarit WhatsApp, brenda një afati shumë të shkurtër prej vetëm 8 ditësh, elhamdulilah janë mbledhur mjetet për blerjen e tepihave, nxemjes dhe disa nevojave të tjera për Xhamia e Qirezit.

Kjo është një dëshmi e fortë e unitetit dhe zemrës së madhe të umetit tonë. Allahu ju shpërbleft të gjithëve për këtë kontribut të madh.

Kjo xhami ka një histori të dhimbshme. Gjatë luftës së UÇK-së, ajo u bë strehë për qindra refugjatë. Aty njerëzit gjetën mbrojtje, shpresë dhe iu drejtuan Allahut. Por armiku serb e bombardoi dhe e shkatërroi plotësisht.

Ajo mbeti simbol i sakrificës dhe qëndresës.

Pas luftës, elhamdulilah, u ndërtua një xhami e re pranë saj. Por ende nuk është përfunduar plotësisht dhe ka nevoja të tjera si: – izolimi i jashtëm
– gilindera për katin e dytë
– përmirësimi i abdeshanes

Allahu thotë:
“Xhamitë e Allahut i ndërtojnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit.” (Et-Teube 18)

Dhe i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kush ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në Xhenet.”

SubhanAllah… një kontribut i vogël në këtë dynja, e një shpërblim i madh në ahiret.
Ne do të vazhdojmë me transparencë të plotë duke publikuar foto dhe video nga çdo punë që bëhet.

Nëse Allahu ta ka hapur zemrën, kontribuo sipas mundësisë tënde. Edhe pak është shumë kur bëhet për hir të Allahut.
Allahu ju shpërbleft, ju shtoftë bereqetin në familjet tuaja dhe mos ua humbtë këtë sadaka rrjedhëse.

Elhamdulilah 🤲
Selam alejkum

23/07/2024

𝘼𝙎𝙆𝙐𝙅𝙏 𝙈𝙊𝙎 𝙄 𝙏𝙍𝙀𝙂𝙊𝙉𝙄 𝙎𝙀 ​🇰​​🇺​​🇷​ ​🇩​​🇭​​🇪​ ​🇰​​🇦​​🇭​ 𝙅𝙀𝙉𝙄 𝘿𝙐𝙆𝙀 𝙎𝙃𝙆𝙐𝘼𝙍
I Dërguari ﷺ paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pesë sahabëve të tij: 𝘈𝘭𝘪 𝘣𝘪𝘯 𝘌𝘣𝘪 𝘛𝘢𝘭𝘪𝘣𝘪𝘵, 𝘔𝘶'𝘢𝘥𝘩 𝘣𝘪𝘯 𝘟𝘩𝘦𝘣𝘦𝘭𝘪𝘵, 𝘐𝘣𝘯 𝘈𝘣𝘣𝘢𝘴𝘪𝘵, 𝘌𝘣𝘶 𝘏𝘶𝘳𝘦𝘫𝘳𝘦𝘴 𝘥𝘩𝘦 𝘌𝘣𝘶 𝘉𝘶𝘳𝘦𝘫𝘥𝘦𝘴 u'a ua la një porosi e ju tha: “𝙉𝙚𝙫𝙤𝙟𝙖𝙩 (𝘱𝘶𝘯ë𝘵) 𝙩𝙪𝙖𝙟𝙖 𝙠𝙧𝙮𝙚𝙣𝙞 𝙣ë 𝙛𝙨𝙝𝙚𝙝𝙩ë𝙨𝙞, 𝙨𝙚𝙥𝙨𝙚 ç𝙙𝙤 𝙠𝙪𝙨𝙝 𝙦ë 𝙠𝙖 𝙣𝙙𝙤𝙣𝙟ë 𝙢𝙞𝙧ë𝙨 (𝘳𝘢𝘩𝘢𝘵𝘪) 𝙣𝙟𝙚𝙧ë𝙯𝙞𝙩 𝙞'𝙖 𝙠𝙖𝙣ë 𝙯𝙞𝙡𝙞".
[e ka shenuar Taberaniu ne tri librat e tij El Meaxhim, kurse shejh Albani e ka konsideruar Sahih në Silsile Es-sahiha: 1453]
↪️↪️↪️↪️↪️
Jemi në një kohë që shkaku i dobësimit të besimit janë shtuar paragjykimet e ziliqarët.

Pesë sekrete që nuk duhet t'i zbuloni të tjerëve:
1️⃣ Planet tuaja të mëdhaja.
2️⃣ Jetën tuaj private.
3️⃣ Të ardhurat tuaja financiare.
4️⃣ Planet tuaja në të ardhmen.
5️⃣ Problemet tuaja bashkëshorte/familjare.

Hoxhë Enal Jakupi

10/04/2024
Uratë për Ramazan!Ishte traditë profetike që me të hyrë në muajin Ramazan iu drejtonte masës duke ju thënë:" Juve ju erd...
10/03/2024

Uratë për Ramazan!

Ishte traditë profetike që me të hyrë në muajin Ramazan iu drejtonte masës duke ju thënë:" Juve ju erdhi muaji Ramazan, muaj i begat.Allahu ua obligoi agjërimin e tij,në te hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit,prangohen djajtë.

Në te është një natë e cila është më me vlerë se njëmi muaj , ai që privohet nga mirësit e sajë ai është i privuari".Nesaiu dhe Ahmedi.
Me rastin e ardhjes së muajit begat Ramazan, shfrytëzoj rastin tua uroj të gjithëve muajin Ramazan, duke u lutër që Allahu ta na lehtëson agjërimin dhe kryerjen e veprave të mira.

Hoxhë Sadat Rrustemi:

NJË POEZI SHUM E GODITUR ..!?28 - NËNTOR   MË  JEP   LLOGARI...!--------------------------------------------------------...
28/11/2023

NJË POEZI SHUM E GODITUR ..!?

28 - NËNTOR MË JEP LLOGARI...!
--------------------------------------------------------
I
Pse Nëntorë më zvogëlove ?!
Pse Nëntorë më copëtove ?!
Pse Nëntorë më ndave Shqipërinë ?!
Shumë keq Nëntorë ma vure kufinë !!!

ll
Po t'pyes Nëntorë ku është Janina ?!
Ku ka pas luftu Ali Pash Tepelena ,
Ku është Nëntorë toka e Çamërisë ?!
I vure kufijtë dhe ja le Greqisë !!!

lll
Ku është Shkupi dhe Tetova ?!
Ku është Gostivari dhe Kumanova ?!
Ku është Dibra dhe Kërçova ?!
Ku është Struga dhe Ohri ?!
Maqedonija pa luftë ti mori !!!

lV
Ku është Drenica e Podujeva ?!
Ku është Mitrovica e Malisheva ?!
Ku është Bujanovci e Presheva ?!
Ku është Prizereni e Gjilani ?!
Ku është Peja e Deçani ?!
Ku janë Gjakovë e Prishtinë ?!
Ja dhe Serbisë dhe ta vun kufinë !!!

V
Ti Nëntorë të përgjigesh i pari ,
Ku janë Ulqini dhe Tivari ?!
Ku e ke Plavë e Guci ?!
Pse ja dhurove Malit të Zi ?!
E ndave dhe e bëre , cop-cop Shqipërinë ,
Zmadhove fqinjët , Greqinë e Serbinë ...!

Vl
Nëntorë ke shumë , për të dhënë llogari ,
Se këtë cop vend , që ti e quan Shqipëri ,
Me flamurin që e ngrite në Vlorë ,
E zvogëlove , e bëre sa një dorë !!!

Vll
Pergjegjësi shum të madhe ke ,
E deshëm Shqipërinë ashtu siç qe ,
Se aty ku folet shqip , dhe ka shqipëtarë ,
E deshëm një shtet , siç ishte më parë !!!

Vlll
Ti Nëntorë , po mburresh me festa ,
Por Shqipëtarëve , ju ka vdekur shpresa !
Aaah , Nëntor , do të të puth tek kalendari !
Vetëm kur i bashkuar , do festoj Shqiptari !

lX
Plaku i Vlorës , shpalli Pamvarsinë ,
Po s'dinte kufinjtë , ku kishte Shqipërinë !
Ju tha në Vlorë , jemi të mosmvarur ,
A thua se dinte , sa tokën ia kanë marrur ?!

X
Nëntorë sa të jesh , do japësh llogari ,
Se nga folet shqip , e deshëm Shqipëri ,
lnshAllah shum shpejt , ajo ditë do vijë ,
Vetëm atëherë , do mbyllej kjo padrejtësi !

28 ~ Nëntor ~ 2023

02/08/2023

Adresse

Karlsruhe

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Dora e Mërgimtarit erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen