Xhamia Shqiptare "El Buhari" Somborn

Xhamia Shqiptare "El Buhari" Somborn IAKV Freigericht e.V

20/07/2026

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Ejup Ternavës, Cennet Ternavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë.

Në emër të kryesisë dhe xhematit të Xhamisë El Buhari – Somborn, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve Ternava dhe Shabani. Në veçanti, jemi pranë familjes së motrës sonë Fatmire Shabani, bashkëshortja e njërit prej anëtarëve të xhematit tonë.

Lusim Allahun e Madhëruar që t'i mëshirojë të ndjerët, t'i pranojë në Xhenetin Firdeus dhe t'u japë familjarëve sabër, forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
(Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun).

🚨 APEL PËR NDIHMË: NJOFTIM PËR PERSONA TË ZHDUKUR‼️Kërkohet ndihma e të gjithëve për gjetjen e:* Ejup Ternava* Cennet Te...
19/07/2026

🚨 APEL PËR NDIHMË: NJOFTIM PËR PERSONA TË ZHDUKUR‼️

Kërkohet ndihma e të gjithëve për gjetjen e:

* Ejup Ternava
* Cennet Ternava
* Fatmire Shabani

Ata janë parë për herë të fundit mbrëmë rreth orës 22:00 në Shkup. Sipas informacioneve, ata ishin nisur nga aeroporti në drejtim të Kosovës, por që nga ajo kohë nuk ka më asnjë kontakt me ta dhe vendndodhja e tyre nuk dihet.

Ata po udhëtonin me një Mercedes GLC ngjyrë blu, me targa MR-DT 2025.

Lutemi që kushdo që ka parë personat ose automjetin, ose ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë, të kontaktojë menjëherë familjarët ose policinë.

Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm.

Ju lutemi shpërndajeni sa më shumë këtë njoftim.

📸 Atmosferë nga falja e Namazit të Kurban Bajramit në xhaminë tonë.Më 27.05.2026, besimtarët u mblodhën në një atmosferë...
28/05/2026

📸 Atmosferë nga falja e Namazit të Kurban Bajramit në xhaminë tonë.
Më 27.05.2026, besimtarët u mblodhën në një atmosferë të mbushur me besim, paqe dhe vëllazëri për ta falur Namazin e Kurban Bajramit.

Allahu ua pranoftë kurbanet, lutjet dhe të gjitha veprat e mira.
Urime Kurban Bajrami për ju dhe familjet tuaja! 🌙🤲

‼️Njoftim‼️
22/05/2026

‼️Njoftim‼️

Gëzuar Festën e Bajramit! 🌙Me rastin e kësaj feste të bekuar, ju urojmë të gjithëve paqe, gëzim dhe begati në familjet t...
20/03/2026

Gëzuar Festën e Bajramit! 🌙

Me rastin e kësaj feste të bekuar, ju urojmë të gjithëve paqe, gëzim dhe begati në familjet tuaja.
Qoftë kjo ditë e mbushur me dashuri, mirësi dhe solidaritet mes nesh.

Allahu ua pranoftë lutjet dhe veprat e mira.

Gëzuar Bajramin për të gjithë! 🤍

17/03/2026

❗️NJOFTIM ❗️

Të dashur besimtarë të zonës së Sombornit dhe më gjerë!

Edhe këtë radhë, si xhemat i xhamisë El-Buhari, namazin e Bajramit do ta falim në sallë me hapësirë për më shumë se 1000 persona.

Ju lusim që veturat ti parkoni me rregull në parkingun e sallës.
Shtresa për tu falur do të jetë e përgatitur, por ju lusim që secili të sjell edhe sexahden e vet.

𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢: Sport- und Kulturhalle Meerholz
Am Viadukt 12, 63571 Gelnhausen

𝐃𝐚𝐭𝐚: 20.03.2025, E Premte

Namazi i Sabahut: 05:45 h
Namazi i Bajramit: 07:10 h

Me respekt,
Kryesia e Xhamisë El-Buhari, Somborn.

Sport- und Kulturhalle Meerholz
Am Viadukt 12,
63571 Gelnhausen.

🇦🇱Sonte patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim në iftar Kryetarin e Komunës së Freigericht, z. Waldemar Gogel.Në një ...
28/02/2026

🇦🇱Sonte patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim në iftar Kryetarin e Komunës së Freigericht, z. Waldemar Gogel.

Në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore, e njoftuam atë me aktivitetet që zhvillohen në qendrën tonë, si dhe me projektet dhe punimet që pritet të vazhdojnë për zgjerimin e saj. Kryetari shprehu mbështetjen e tij për funksionimin dhe zhvillimin e mëtejmë të qendrës sonë.

Gjithashtu, biseduam edhe për zgjedhjet e ardhshme komunale, të cilat do të mbahen më 15.03.2026. U dakorduam se komuna duhet të vazhdojë në të njëjtin drejtim zhvillimor, nën udhëheqjen e z. Gogel.

🇩🇪Heute Abend hatten wir die Ehre und Freude, den Bürgermeister der Gemeinde Freigericht, Herrn Waldemar Gogel, zu unserem Iftar begrüßen zu dürfen.

In einer sehr angenehmen und herzlichen Atmosphäre informierten wir ihn über die Aktivitäten in unserem Zentrum sowie über die laufenden und geplanten Arbeiten zur Erweiterung unserer Einrichtung. Der Bürgermeister sprach seine Unterstützung für das weitere Funktionieren und die Entwicklung unseres Zentrums aus.

Darüber hinaus tauschten wir uns über die kommenden Kommunalwahlen am 15.03.2026 aus. Dabei waren wir uns einig, dass sich die Gemeinde weiterhin in derselben positiven Richtung entwickeln sollte unter der Führung von Herrn Gogel.

Të nderuar anëtarë,gjatë këtij Ramazani, në qendrën tonë do të përgatiten edhe ëmbëlsira.  Sonte, do të kemi tullumba dh...
19/02/2026

Të nderuar anëtarë,

gjatë këtij Ramazani, në qendrën tonë do të përgatiten edhe ëmbëlsira. Sonte, do të kemi tullumba dhe hurmashica.
Gjithashtu, gjatë ditëve të vikendit do të përgatiten edhe ëmbëlsira të tjera tradicionale.

I gjithë fitimi nga sh*tja do të shkojë në buxhetin e xhamisë.

Porositë mund t’i bëni te kryesia.

17/02/2026

Njoftim zyrtar

Unioni I qendrave Islame Shqiptare në Gjermani ka nderin t'ju lajmëroje se dita e parë Ramazan është më 19 shkurt 2026, ditën e ENJTE, ndërkohë Teravija e pare falet ditën e MËRKURË pas namazit të jacisë.

Düsseldorf më 17.02.2026

Me respekt:
Kryesia UIAZD e.V

‼️Të nderuar anëtarë,nesër, e mërkurë 18.02.2026, do të falet teravia e parë në qendrën tonë. Siç e dini, punimet në fal...
17/02/2026

‼️Të nderuar anëtarë,

nesër, e mërkurë 18.02.2026, do të falet teravia e parë në qendrën tonë. Siç e dini, punimet në faltore ende nuk kanë përfunduar, prandaj për momentin faltorja do të jetë e hapur vetëm për burrat.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Adresse

Josefstr 21
Freigericht
63579

Telefon

+4917661372525

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Xhamia Shqiptare "El Buhari" Somborn erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen

Kategorie