Islamisches Zentrum Bremen ,,Adem Shaban Jashari" e.V.

Islamisches Zentrum Bremen ,,Adem Shaban Jashari"  e.V. Xhamia Adem Shaban Jashari Bremen

26/05/2026

Lajmerim 📣

Të dashur besimtarë/e,

Ju njoftojmë se namazi i sabahut nesër falet në orën 04:45, ndërsa namazi i Bajramit falet në orën 06:00.

Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju dhe familjet tuaja! Amin

22/02/2026

Momente nga falja e namazit të teravive ne xhaminë tonë me hoxhën Altin Zeqiri.

Allahu na e pranoftë agjërimin, lutjet dhe te gjitha veprat! 🤲

18/02/2026
Të nderuar besimtarë/e,Ju njoftojmë se kalendari për muajin e Ramazanit 2026 ku mund të informoheni mbi oraret e agjërim...
17/02/2026

Të nderuar besimtarë/e,

Ju njoftojmë se kalendari për muajin e Ramazanit 2026 ku mund të informoheni mbi oraret e agjërimit dhe namazeve është gati! 📅

Ju ftojmë ta merrni kalendarin edhe në format të printuar në xhaminë tonë.

Allahu e pranoftë prej nesh agjërimin, veprat dhe të gjitha lutjet! Amin🤲

20/08/2025

LAJMËRIM!

Me dhimbje të thellë njoftojmë për ndarjen tragjike nga jeta të nipit tonë të dashur, Florent Remzi Frangu.

Të pamen do ta hapim ditën e diel, më 24 gusht 2025, nga ora 10:00 deri në 17:00, në xhaminë “Adem Shaban Jashari” në Woltmershausen, Bremen.

Faleminderit për ngushëllimet dhe përkrahjen tuaj!

Familja Krasniqi

06/06/2025

Gëzuar Kurban Bajramin!

Me rastin e kësaj feste të shenjtë, stafi i xhamisë sonë ju uron nga zemra juve dhe familjeve tuaja: paqe, begati dhe mëshirë të pafundme nga Zoti i Madhërishëm.

🤲 Lusim Allahun që kurbanët e çdo besimtari të pranohet, të jetë shkak për afrim me Të dhe për shpërblim të shumtë në këtë dhe në botën tjetër. Le të jetë kjo festë një mundësi për pastrim shpirtëror, falje e ndihmë ndaj atyre që kanë nevojë.

🕋 Gëzuar Bajramin për të gjithë vëllezërit dhe motrat në besim! Zoti e bekoftë çdo shtëpi dhe e mbushtë me dritë, paqe dhe dashuri.

Me respekt dhe lutje,
Stafi i Xhamisë

05/06/2025

Të nderuar besimtare,

Ju informojmë se namazi i sabahut nesër ne xhaminë tonë falet në orën 04:25, ndërsa namazi i Kurban Bajramit do të falet në orën 05:40.

Allahu i pranoftë veprat, lutjet dhe kurbanët tuaj! 🤲🐑

02/06/2025

Të nderuar besimtarë,

Edhe këtë vit, xhamia jonë ofron mundësinë e organizimit të kurbanit për të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta presin vetë ose nuk dinë ku ta bëjnë kurbanin!

Çmimi i kurbanit këtë vit është: 180 euro.
Afati i fundit për pagesën: 06.06.2025.

Për të kryer pagesën, ju lutemi na kontaktoni ose drejtohuni pranë xhamisë sa më shpejt të jetë e mundur.

Allahu e pranoftë kurbanin tuaj dhe ua shpërbleftë me të mira në këtë dhe botën tjetër! 🤲

Me Respekt,
Xhamia “Adem Shaban Jashari”

‼️10 Ditet e Dhul-Hixhes!Pejgamberi Muhamed ﷺ ka thënë:“Nuk ka ditë në të cilat veprat e mira janë më të dashura te Alla...
28/05/2025

‼️10 Ditet e Dhul-Hixhes!

Pejgamberi Muhamed ﷺ ka thënë:
“Nuk ka ditë në të cilat veprat e mira janë më të dashura te Allahu sesa në këto dhjetë ditë.”
(Buhariu)

Le të përfitojmë maksimalisht nga keto dite duke:

1. Falur më shumë namaz nafile
2. Përmendur Allahun: “Allahu Ekber, Elhamdulilah, La ilahe il-lAllah”
3. Lexuar Kuran
4. Bërë vepra të mira dhe bamirësi
5. Agjëruar, sidomos Ditën e Arafatit (dita e 9-të)
6. Përgatitur për Kurban Bajramin

Zoti na e pranoftë përkushtimin dhe na bëftë prej të shpëtuarve! Amin 🤲🏻

30/03/2025

Urime Festa e Fitër Bajramit! 🌙✨

Të dashur besimtarë,

Stafi i Xhamisë “Adem Jashari” ju uron nga zemra Fitër Bajramin! Lusim Allahun e Madhëruar që ta ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe adhurimet tona gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Qofshi të bekuar me paqe, harmoni dhe begati në familjet dhe jetën tuaj!

Le të jetë kjo festë moment falënderimi, solidariteti dhe afërsie me njëri-tjetrin!

Urime Fitër Bajrami! 🤲✨

Adresse

Woltmershauser Straße 61-63
Bremen
28197

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Islamisches Zentrum Bremen ,,Adem Shaban Jashari" e.V. erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Kultstätte Kontaktieren

Nachricht an Islamisches Zentrum Bremen ,,Adem Shaban Jashari" e.V. senden:

Teilen

Kategorie