28/04/2026
Eselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.
I dashur xhemat i xhamise Drita ne Blaubeuren, shpresoj qe ky mesazh i imi tju gjej shendoshe e mire te gjitheve.
Qe nga momentet e para kur jam njohur me ju, keni reflektuar te gjithe pa perjashtim deshiren, vullnetin, dhe nijetin tuaj te paster per te qene bashk me njeri tjetrin, dhe per te pasur edhe ju ne kete mergate nje Shtepi te Allahut, nje xhami, nje vend ku do ta adhuroni Zotin tuaj e do te luteni per nevojat e juaja.
Dhe ky sinqeritet i juaji, beri qe me punen tuaj te vazhdueshme, per nje kohe tejet te shkurter , konkretisht per tre vite, te arrini ate qe shume qendra islame nuk e kane arritur per vite te tera.
Dhe padyshim qe kjo meriton nje pergezim te madh per ju, falenderim te sinqerite per cdo njerin prej jush i cili ka kontribuar ne forma te ndryshme.
I derguari i Allahut thote:
Kush nuk eshte mirenjohes ndaj njerezve, nuk eshte mirenjohes as ndaj Zotit.
Ndaj une shpreh mirenjohjen time qe nuk me harruat ne momentin me te rendesishem, ne ngjarjen me te vecante te komunitetit tuaj, e qe padyshim se ngjarja se me e rendesishme e komunitetit tuaj aty ku jetoni, eshte iniciativa per blerjen objektit te xhamise.
Fjalet e mia jane te mangta dhe te pakta per t’ju treguar se sa shume më eshte gezuar zemra per kete arritje.
Elhamdulilah, Falenderimi i takon Allahut i Cili mbjelli ne zemrat tuaja dashurine dhe vullnetin per ta realizuar nje gje te tille.
Cdo njeri prej jush pa asnje perjashtim, e deshmoj mbreme me kontribut se jeni ne gjendje te ndani ate qe me mund , lodhje, dhe me nje zemer e cila qan nga malli per vendiljen, pra pasurine tuaj vetem e vetem qe ne at vend te siguroni nje vend ku do te adhurohet Zoti i Madheruar.
Dijeni; se tek Zoti asgje nuk humb, do tju shperblej si ne kete bote, ashtu dhe ne boten tjeter, ajo qe kerkohet nga ju eshte nijeti i paster, sinqeriteti dhe qellimi i arritjes se kenaqesise se Allahut.
Une ndodh qe d**e nga ju ta kem harruar ta permend gjate moderimit, ne listat qe me jane dhuruar, por ama Zoti yne nuk harron, dhe padyshim se tek Ai cdo gje shenohet hollesisht.
Zoti ju shperblefte.
Zoti ju ruajt.
Zoti ju dhëntë mireqenie juve dhe familjarve tuaj.
Zotin e lus qe ta pranoj prej nesh dhe prej jush.
dhe per fund, kerkoj qe te ma beni hallall per cdo leshim dhe gabim nga ana ime.
Allahu na takofte vetem ne miresi.
Me shume respekt: Amar Dauti