Albanisch Muslimisches Kultur Zentrum e.V

Albanisch Muslimisches Kultur Zentrum e.V Qendra Islame Shqiptare në Bielefeld

🕌 Xhumaja në ora 14:00

🕌 Freitagsgebet um 14:00 Uhr

05/04/2026

🕌 Njoftim për Xhumanë

Të nderuar besimtarë,
ju njoftojmë se namazi i Xhumasë do të falet në ora 14:00.

Allahu ju shpërbleftë!

———

🕌 Freitagsgebet – Information

Liebe Geschwister,
wir möchten euch informieren, dass das Freitagsgebet (Dschuma) um 14:00 Uhr stattfindet.

Möge Allah euch belohnen!

🌙 Namazi i Fitër Bajramit 🤲Sot patëm kënaqësinë dhe nderin që të falim Namazin e Fitër Bajramit, nën udhëheqjen e imamit...
20/03/2026

🌙 Namazi i Fitër Bajramit 🤲

Sot patëm kënaqësinë dhe nderin që të falim Namazin e Fitër Bajramit, nën udhëheqjen e imamit të nderuar Dr. Bejtullah Gashi.

Atmosfera ishte e mbushur me qetësi shpirtërore, gëzim dhe vëllazëri. Ishte një moment i veçantë për të falënderuar Allahun për muajin e bekuar të Ramazanit dhe për të kërkuar pranimin e agjërimit dhe lutjeve tona.

Allahu na e pranoftë agjërimin, namazet dhe çdo vepër të mirë.

🎉 Urime Fitër Bajramin!
Zoti sjelltë paqe, shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. 🤍

20/03/2026
19/03/2026
🌙 Gëzuar Fitër Bajrami nga Xhamia jonë 🤍Sonte, në një atmosferë të ngrohtë dhe plot gëzim në xhaminë tonë, me praninë e ...
19/03/2026

🌙 Gëzuar Fitër Bajrami nga Xhamia jonë 🤍

Sonte, në një atmosferë të ngrohtë dhe plot gëzim në xhaminë tonë, me praninë e imamit të nderuar Dr. Bejtullah Gashi, u shpërndanë dhurata për fëmijët me rastin e Fitër Bajramit.

Buzëqeshjet e fëmijëve dhe gëzimi i tyre e bënë këtë mbrëmje edhe më të veçantë, duke na kujtuar rëndësinë e solidaritetit, dashurisë dhe kujdesit për njëri-tjetrin.

🤲 Allahu na e pastë pranuar agjërimin në këtë muaj të bekuar dhe na faltë mëkatet tona.

Lusim Allahun që t’i shpërblejë të gjithë ata që kontribuan në këtë organizim dhe t’ua shtojë bereqetin në familjet e tyre.

Gëzuar Fitër Bajramin të gjithëve! 🌙✨

19.03.2026

Namazi i Fiter Bajramit20.03.2026Namazi i sabahut: 5:45Namazi i Bajramit: 6:45Salla:Tanzschule DeppermannHeeperstr. 206A...
18/03/2026

Namazi i Fiter Bajramit
20.03.2026
Namazi i sabahut: 5:45
Namazi i Bajramit: 6:45

Salla:
Tanzschule Deppermann
Heeperstr. 206A
33607 Bielefeld

🌙 Kënaqësia e namazit të natës në Xhaminë tonë 🤲Ka diçka të veçantë në qetësinë e natës, kur zemrat afrohen më shumë me ...
17/03/2026

🌙 Kënaqësia e namazit të natës në Xhaminë tonë 🤲

Ka diçka të veçantë në qetësinë e natës, kur zemrat afrohen më shumë me Krijuesin. Në xhaminë tonë, netët marrin një kuptim tjetër mbushen me dritë, qetësi dhe përkushtim.

Namazi i natës nuk është vetëm adhurim, por një moment reflektimi, një lidhje e thellë shpirtërore dhe një mundësi për të kërkuar falje e mëshirë. Çdo rresht i xhematit, çdo dua dhe çdo lot i sinqertë e bën këtë përjetim edhe më të bukur.

Iftari i fundit në Xhaminë tonëSonte u mbajt iftari i fundit i përbashkët në Xhaminë tonë për këtë Ramazan 2026. Falënde...
16/03/2026

Iftari i fundit në Xhaminë tonë

Sonte u mbajt iftari i fundit i përbashkët në Xhaminë tonë për këtë Ramazan 2026. Falënderojmë Allahun e Madhërishëm që na mundësoi ta kalojmë këtë muaj të bekuar së bashku në adhurim, vëllazëri dhe mirësi.

Falënderojmë nga zemra të gjithë xhematin për kontributin dhe përkrahjen gjatë gjithë Ramazanit, si dhe vëllezërit dhe motrat që u angazhuan në përgatitjen e iftareve.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për katër të rinjtë tanë: Mentorin, Diartin, Mikailin dhe Leonin, të cilët çdo mbrëmje ndihmuan në rregullimin e vendit të iftarit. Për ta u nda edhe një mirënjohje simbolike si shenjë falënderimi për përkushtimin e tyre.

Lusim Allahun që ta pranojë agjërimin dhe veprat tona të mira dhe ta forcojë unitetin e xhematit tonë.

Allahu ju shpërbleftë të gjithëve!

Sot në Xhaminë Shqiptare në Bielefeld patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim mysafirin tonë të veçantë, Hoxhën e nder...
06/03/2026

Sot në Xhaminë Shqiptare në Bielefeld patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim mysafirin tonë të veçantë, Hoxhën e nderuar Elbasan Xani

Ai mbajti hutben e Xhumasë dhe një ders shumë të dobishëm për besimtarët, duke përcjellë këshilla të vlefshme dhe mesazhe frymëzuese.

Pas namazit të Xhumasë u organizua edhe iftari i përbashkët, ku morën pjesë imami i xhamisë sonë Dr. Bejtullah Gashi dhe mysafiri ynë Hoxhë Elbasan Xani, së bashku me shumë besimtarë dhe mysafirë të nderuar.

Na nderuan gjithashtu me praninë e tyre edhe klubi i futbollit KF Kosova Bielefeld dhe mësuesi i Shkollës Shqipe në Bielefeld.

Atmosfera ishte shumë e bukur dhe mbresëlënëse. Hoxhë Elbasan Xani e zbukuroi këtë tubim me zërin e tij të jashtëzakonshëm në leximin e Kuranit dhe me dersin e tij shumë domethënës, duke krijuar një atmosferë të veçantë shpirtërore për të gjithë të pranishmit.

Allahu i shpërbleftë të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit. 🤲
Allahu na bashkoftë gjithmonë në të mira. 🌙 sallat

Sot patëm nderin dhe kënaqësinë ta kemi mysafir në xhaminë tonë Hoxhën e nderuar Berat Shatri, i cili ligjëroi hutben e ...
19/12/2025

Sot patëm nderin dhe kënaqësinë ta kemi mysafir në xhaminë tonë Hoxhën e nderuar Berat Shatri, i cili ligjëroi hutben e xhumasë.

Po ashtu, pas namazit të jacisë u mbajt një ndeje vëllazërore, e shoqëruar me një darkë të përbashkët, në një atmosferë të ngrohtë dhe plot bereqet.

Gjatë kësaj mbrëmjeje, Hoxhë A***n Loku na i freskoi zemrat me recitimin e bukur të ajeteve të Kur’anit Famëlartë, duke e bërë këtë ndejë edhe më të veçantë shpirtërisht.

Lusim Allahun Teala t’i shpërblejë të gjithë për kontributin dhe pjesëmarrjen.
Allahu na bashkoftë gjithmonë në vepra të mira. 🤲

Adresse

Spinnereistrasse 25
Bielefeld
33607

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Albanisch Muslimisches Kultur Zentrum e.V erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Kultstätte Kontaktieren

Nachricht an Albanisch Muslimisches Kultur Zentrum e.V senden:

Teilen