Xhamia Shqiptare "Jakup Asipi"- Berlin

Xhamia Shqiptare "Jakup Asipi"- Berlin Xhami

27/07/2026

E si mos ta dua një zemër e cila është e përulur ndaj Allahut ?!

Ebu Jusuf

25/07/2026

Kush ka Zotin, i ka të gjitha.

Hoxhë Burim Jashari

23/07/2026

Më pëlqen ideja që t’i fshijmë gabimet për hir të vazhdimit të vëllazërisë, e jo ta fshijmë vëllazërinë për hir të gabimeve.

Hoxhë Burim Jashari

22/07/2026

Xhamia është spital që shëron zemrat, shkollë që edukon breza, fabrikë që prodhon burra.

21/07/2026

Na dhuro, Zoti ynë, dije të dobishme, furnizim të mjaftueshëm dhe vepra të pranuara.

20/07/2026

0 Zot ti je ngushëllues i çdo të vetmuari.
Ti je shoqërues i çdo të braktisuri.
Tje ngushëllues i çdo të dëshpruari.
Ti je shpresa e çdo nevojtari.
Ankesat dhe lutjet të drejtohen vetëm Ty.
Ti dëgjon lutjet tona.
Je Ti që largon brengat tona.

Jusufi alejhi selam.

18/07/2026

Atë që bëra plan nuk e bëra. Atë që arrita nuk e kisha në plan. Çdo ditë e më tepër bindem se duhet mbështetur në Allahun. Kjo është jeta.

18/07/2026

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

"Kush ia mbulon të metat muslimanit, Allahu do t’ia mbulojë të metat në Dynja dhe Ahiret"

Muslimi

04/07/2026

Shkruan hoxhë Burim ef. Jashari:

Sot në xhaminë tonë pashë një pamje që më preku thellë. Një djalë shqiptar musliman dhe një vajzë gjermane erdhën për tu kurorëzuar. Ajo që më la pa fjalë ishte mehri që kërkoi vajza: një udhëtim në Umre.

Në një kohë kur shumë njerëz kërkojnë ar, argjend apo pasuri, ajo kërkoi një udhëtim drejt Shtëpisë së Allahut. Në atë çast zemra ime tha vetëm: “O Allah, hape zemrën e saj me dritën e Islamit dhe bëje Umren e saj fillimin e një rruge drejt Teje.”

Sa e çuditshme është kjo botë,Shpesh ne, që jemi lindur muslimanë, e harrojmë vlerën e vendeve të shenjta, ndërsa dikush që ende nuk është musliman e ka mall ti vizitojë.

Ndonjëherë, Allahu na jep shenja në mënyra që nuk i presim. Udhëzimi është dhurata më e madhe dhe zemrat janë në Dorën e Allahut.

Allahu na forcoftë të gjithëve në iman dhe i udhëzoftë ata që e kërkojnë të vërtetën.
Amin.

Tribunë e suksesshme në Xhaminë “Jakup Asipi” – BerlinMe ndihmën e Allahut, dje në xhaminë tonë “Jakup Asipi” në Berlin ...
22/06/2026

Tribunë e suksesshme në Xhaminë “Jakup Asipi” – Berlin

Me ndihmën e Allahut, dje në xhaminë tonë “Jakup Asipi” në Berlin në krye me Hoxhën tonë Burim ef. Jashari u mbajt një tribunë fetare dhe edukative, e cila u karakterizua nga një pjesëmarrje e madhe dhe një atmosferë e ngrohtë vëllazërore.

Të ftuar në këtë aktivitet ishin hoxhallarët e nderuar: Dr. Zekerija Bajrami, Hoxhë Fadil Musliu, Hoxhë Omer Dauti dhe Hoxhë AbdulKadir Musa ,ndërsa me ilahi programin e begatoi ilahisti Arben Emini.

Nder i veçantë për xhaminë tonë ishte edhe prania e mysafirit të respektuar,Hoxhë Ylli Biraniqi nga Xhamia En-Nur Wien, i cili përcolli një fjalë përshëndetëse dhe mesazhe të vlefshme për të pranishmit.

Falë Allahut, tribuna mblodhi një numër të madh pjesëmarrësish, veçanërisht të rinj, të cilët e ndoqën me interes ligjërimet dhe programin e përgatitur. Gjithashtu, aktiviteti ishte i hapur edhe për motrat tona, duke mundësuar pjesëmarrjen e të dy gjinive në këtë ngjarje të dobishme.

Falënderojmë sinqerisht të gjithë ligjëruesit, mysafirët dhe pjesëmarrësit për praninë dhe kontributin e tyre në realizimin e kësaj tribune. Lusim Allahun e Madhëruar që ta pranojë këtë aktivitet, t’i shpërblejë të gjithë me të mira dhe të na mundësojë organizime të tjera të dobishme në të ardhmen.

Xhamia “Jakup Asipi” – Berlin
Në shërbim të fesë, dijes dhe komunitetit.

Adresse

Albanische Moschee Jakup Asipi
Berlin
13583

Telefon

+491737546165

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Xhamia Shqiptare "Jakup Asipi"- Berlin erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen

Kategorie