Xhamia e Wetzikonit- Wetziker Moschee

Xhamia e Wetzikonit- Wetziker Moschee Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Xhamia e Wetzikonit- Wetziker Moschee, Moschee, Bahnhofstrasse 207, Wetzikon.

Der Albanisch-Islamische Kulturverein in Wetzikon wurde im Jahre 2004 gegründet, um den Glauben der Muslime im Zürcher Oberland zu fördern, menschliche Beziehungen zu pflegen und soziale Probleme zu beseitigen.

➡️ https://aikv-wetzikon.ch/

STELLUNGNAHME DES AIKV WETZIKONMit grosser Betroffenheit verfolgen wir die Gewalttat in Winterthur. Unsere Gedanken sind...
28/05/2026

STELLUNGNAHME DES AIKV WETZIKON

Mit grosser Betroffenheit verfolgen wir die Gewalttat in Winterthur. Unsere Gedanken sind bei den verletzten Personen und ihren Angehörigen.

Wir verurteilen jede Form von Gewalt und Extremismus entschieden. Gewalt hat in unserer Gesellschaft keinen Platz, und der Missbrauch von Religion zur Rechtfertigung solcher Taten ist für uns inakzeptabel.

Gleichzeitig ist es wichtig, die laufenden Ermittlungen abzuwarten und keine vorschnellen Schlüsse zu ziehen. In Zeiten wie diesen braucht es Besonnenheit, Zusammenhalt und den klaren Einsatz für ein friedliches Miteinander.

Der AIKV Wetzikon steht für friedliches Zusammenleben, Dialog und gegenseitigen Respekt. Wir setzen uns weiterhin aktiv für ein gutes Miteinander und gegen jede Form von Radikalisierung ein.

Wetzikon, 28.05.2026

Xhamia e Wetzikonit- Wetziker Moschee

KURBAN BAJRAMI 🕌Të dashur vëllezër dhe motra,ju ftojmë përzemërsisht në Namazin e Kurban Bajramit në Wetzikon. Le ta fes...
22/05/2026

KURBAN BAJRAMI 🕌

Të dashur vëllezër dhe motra,
ju ftojmë përzemërsisht në Namazin e Kurban Bajramit në Wetzikon. Le ta festojmë së bashku këtë ditë të bekuar me lutje, paqe dhe bashkim. 🤍

📍 Adresa: Kunsteisbahn Wetzikon
Rapperswilerstrasse 63, 8620 Wetzikon

📅 E Mërkurë / Mittwoch: 27.05.2026
🕔 Namazi i Sabahut: 05:00
🕌 Namazi i Kurban Bajramit: 06:10

✔️ Hapja për të gjithë vëllezërit dhe motrat
✔️ Ju lutemi merrni sexhaden tuaj
✔️ Parking i disponueshëm

EID MUBARAK! 🌙✨

(Deutsch)

OPFERFEST / EID AL-ADHA 🕌

Liebe Brüder und Schwestern,
wir laden euch herzlich zum Opferfest-Gebet in Wetzikon ein. Lasst uns diesen gesegneten Tag gemeinsam mit Gebet, Frieden und Gemeinschaft feiern. 🤍

📍 Adresse: Kunsteisbahn Wetzikon
Rapperswilerstrasse 63, 8620 Wetzikon

📅 Mittwoch, 27.05.2026
🕔 Morgengebet: 05:00 Uhr
🕌 Opferfest-Gebet: 06:10 Uhr

✔️ Offen für alle Brüder und Schwestern
✔️ Bitte eigene Gebetsmatte mitbringen
✔️ Parkplätze vorhanden

EID MUBARAK! 🌙✨

TAG DER OFFENEN TÜREN 2026Am 09. Mai durften wir in unserem Verein einen besonderen und bereichernden Tag der offenen Tü...
11/05/2026

TAG DER OFFENEN TÜREN 2026

Am 09. Mai durften wir in unserem Verein einen besonderen und bereichernden Tag der offenen Tür erleben. Wir haben uns sehr über die zahlreichen Besucherinnen und Besucher gefreut – darunter Vertreterinnen des Wetziker Parlaments, Vertreter von verschiedenen Vereinen und religiöser Gemeinschaften, Journalistinnen und Journalisten sowie viele weitere interessierte Gäste.

Neben der Führung durch unsere Räumlichkeiten hatten die Besucherinnen und Besucher die Möglichkeit, anhand ausgedruckter Fotos unsere vielfältigen Vereinsaktivitäten näher kennenzulernen. Zum Programm des Tages gehörte zudem eine Präsentation, in der wir unseren Verein, unsere Arbeit und unsere Werte vorgestellt haben.

Ein zentraler Punkt war zudem, der Öffentlichkeit die Umbaupläne für die neuen Vereinsräumlichkeiten vorzustellen. Dieses Thema stiess auf grosses Interesse und wurde von den Besucherinnen und Besuchern sehr geschätzt.

Der AIKV Wetzikon engagiert sich für ein respektvolles Zusammenleben, gelingende Integration, offenen Dialog, Transparenz sowie eine konstruktive Zusammenarbeit mit den offiziellen Institutionen und allen gesellschaftlichen Akteuren. Solche Begegnungen stärken das gegenseitige Verständnis, bauen Brücken und fördern ein friedliches und respektvolles Miteinander in unserer Stadt.

Wir danken allen herzlich für ihren Besuch, das Interesse und die wertvollen Gespräche. Gemeinsam setzen wir uns weiterhin für Offenheit, Vertrauen und ein gutes Zusammenleben ein.

Xhamia e Wetzikonit- Wetziker Moschee

Unsere Türen sind geöffnet ihr seid Herzlich Willkommen.
09/05/2026

Unsere Türen sind geöffnet ihr seid Herzlich Willkommen.

05/05/2026
✨ Tag der offenen Türen beim Albanisch-Islamischen Kulturverein Wetzikon (AIKV Wetzikon) ✨Wir laden Sie herzlich ein, un...
25/04/2026

✨ Tag der offenen Türen beim Albanisch-Islamischen Kulturverein Wetzikon (AIKV Wetzikon) ✨

Wir laden Sie herzlich ein, uns kennenzulernen und einen Einblick in unser Vereinsleben zu erhalten!

📍 Bahnhofstrasse 207c, Wetzikon
📅 09. Mai
🕒 12:00 – 18:00 Uhr

Erfahren Sie mehr über:
🔹 unsere aktuellen Räumlichkeiten
🔹 unsere Vision und Pläne für neue Räume
🔹 unsere Arbeit und Aktivitäten in Wetzikon

Nutzen Sie die Gelegenheit für persönliche Gespräche und stellen Sie Ihre Fragen rund um den Verein, den Islam und unser Projekt.

☕ Tee, Kaffee & Apéro in entspannter Atmosphäre
➡️ Eintritt frei – keine Anmeldung notwendig

Wir freuen uns auf Ihren Besuch!

🌐 www.aikv-wetzikon.ch

📢 LAJMËRIMHapet klasë për të rritur për mësimin e abetares së Kuranit.📅 Fillon më 17 Prill🗓️ Kohëzgjatja: 3 muaj (Prill ...
13/04/2026

📢 LAJMËRIM

Hapet klasë për të rritur për mësimin e abetares së Kuranit.

📅 Fillon më 17 Prill
🗓️ Kohëzgjatja: 3 muaj (Prill – Maj – Qershor)
🕌 Orari: Çdo të premte pas namazit të akshamit
📍 Vendi: Xhamia e Wetzikonit, Bahnhofstrasse 207C, 8620
📝 Numri i vendeve: i kufizuar

📞 Për regjistrime: 078 832 39 29

ALLAHU I DO ATA DHE ATA E DUAN ALLAHUNPo duket një dritë në fund të kësaj rruge, me lejen e Zotit...Ishte Ramazani i vit...
28/03/2026

ALLAHU I DO ATA DHE ATA E DUAN ALLAHUN

Po duket një dritë në fund të kësaj rruge, me lejen e Zotit...

Ishte Ramazani i vitit 2024, kur filloi rrugëtimi i projektit për xhaminë. Ende pa pasur diçka konkrete, burra e gra që e duan Zotin dhe fenë e Tij premtuan plot 322 mijë franga brenda një nate. Dhe çdo muaj, për afër dy vite, këta burra e gra, bashkë me shumë të tjerë, dhuruan rregullisht. Më 14 dhjetor të po atij viti u përkujtua themelimi i xhamisë me programin “Manifestimi i 20-vjetorit”; ky do të ishte edhe programi i parë madhor për mbledhjen e fondeve, ku u mblodhën plot 350 mijë franga në një natë. Dhe menjëherë pas 3 muajsh, 482 mijë franga u dhuruan gjatë Ramazanit 2025. Por do të duhej Ramazani i këtij viti, me 510 mijë franga, që të plotësohej shuma e nevojshme për blerjen e objektit, prej të cilave 200 mijë fr. janë marrë borxh për këstin e shtatorit.

Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Ata që kanë qenë në mes të këtij projekti dhe e kanë ndjekur këtë punë prej fillimit e dinë më së miri këtë gjë. Ka pasur raste kur jemi lëkundur dhe shpesh kemi thënë: a vallë do ia dalim mbanë? Sa i përket ndihmës së Zotit, kur kushtet nuk dukeshin aspak në favor, çështja e xhamisë sonë i ngjasoi betejës së Bedrit. Ngjashëm si në Bedër, Allahu i Madhëruar nuk e ndau për asnjë moment ndihmën e Tij për xhematin e xhamisë së Wetzikonit.

Ky xhemat e pa ndihmën e Zotit kur, para kësaj, iu desh të bënte dhjetëra kërkesa për ambient me qira, por kërkesa e tij iu refuzua secilën here vetëm e vetëm sepse kërkonte ta merrte si xhami. E Zoti i Madhëruar deshi që ndërtesa në Schwändistrasse 5 të merrej për xhami, edhe kur nuk kishte as leje për t’u parë në fillim. Dhe Zoti deshi që ndërtesa e re të merrej pa financim bankar dhe të mbetej vakëf, ti mbetej deri në ditën e Kijametit xhematit të xhamisë së Wetzikonit dhe myslimanëve në rajon.

Ai e pa ndihmën e Zotit kur iu desh të priste plot 3 muaj me brengë. Por, edhe pse i brengosur, ai priste dhe nuk i ndau duatë për ndihmën e Zotit dhe zgjidhjen e ngërçit. Dhe Zoti bëri që pronari ta pranonte aplikimin tonë përkundrejt aplikimeve të tjera, edhe kur e dinte se ky xhemat e kërkonte për xhami. Ai e pa më qartë se kurrë ndihmën e Zotit, kur u afrua afati i pagesës në qershor 2025 dhe çdo derë ishte mbyllur. Përballë rrezikut për ta humbur ndërtesën dhe detyrimit për të paguar gjobën, Zoti ia hapi zemrën një jomyslimani për ta shtyrë afatin edhe për 1 vit më shumë, në një kohë kur ky i fundit kishte të drejtë të merrte dëmshpërblim dhe ta shiste përsëri dikujt tjetër.

Gjithashtu, ai e pa mëshirën dhe ndihmën e Zotit edhe kur persona nga mesi i tij dhanë çka kishin, për të arritur në një kohë kaq të shkurtër në atë shumë që jemi sot, afro 3 milion franga. Persona të cilët dhanë kur kishin, edhe kur nuk kishin premtuan. Persona që jepnin 1 mijë, 10 mijë, 50 mijë e deri 100 mijë franga. Persona nga mesi i tij, të cilët iu përgjigjën çdo organizimi që xhamia organizoi. Dhe, pasi dhanë, ishin të lumtur që dhanë. E kjo është shenjë e besimit. Kjo është shenjë se Allahu ia zbuti zemrat këtij xhemati dhe se dërgoi mbi ta ndihmën e Tij, duke hequr kështu një nga një pengesat që dukeshin të pakalueshme.

Ky projekt na mësoi shumë mësime të rëndësishme. Na mësoi se puna dhe kontributi i një personi mund t’i kalojë kufijtë e vetë personit, ngjashëm me shembullin e Ibrahimit a.s., të cilin Zoti e përshkroi: “Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë (përkah virtytet e tij sa) një popull, i përulur Zotit, i prirur kah e mira dhe nuk ka qenë nga idhujtarët.” (Nahl, 120)

Me këtë projekt pamë njerëz që u munduan t’i ngjanin Ibrahimit a.s. për sa i përket besimit në Zot, përkushtimit dhe kontributit ndaj fesë së Zotit. Në këtë projekt pamë gjithashtu njerëz të cilët u munduan t’u ngjasonin heronjve të parë që i dhanë krah kësaj feje dhe, në këtë rrugë, sahabëve të Profetit a.s., për të cilët ky i fundit a.s. do të shprehej: “Edhe sikur dikush prej jush të japë sadaka sa mali i Uhudit në ar, nuk mund të arrijë vlerën e një grushti sadakaje të dhënë nga njëri prej sahabëve, madje as gjysmën e saj.”

Ky xhemat ishte i bindur se nuk do të mund të konkurronte dot me të parët e sahabëve, e as me ata emra të mëdhenj si Ebu Hanife, Shafi, Malik apo Ahmed bin Hanbel, e megjithatë pati dëshirën t’u bashkëngjitej këtyre personave të ndritur, të zinte vend qoftë edhe në radhët e fundit në “anijen e të shenjtëve” dhe ta përjetësonte emrin në defterin e melekëve, në fletoren e veprave: si të parët për një punë të hajrit, si nismëtarë.

Ata i besuan sihariqit të Profetit se: “Kush hap një rrugë (traditë) të mirë në Islam, atij i takon shpërblimi i saj dhe shpërblimi i atyre që veprojnë sipas saj pas tij, pa iu pakësuar atyre aspak nga shpërblimi i tyre” (Muslim). Ata i besuan këtij sihariqi dhe nuk u ndalën. Nuk u mjaftuan vetëm duke besuar dhe vetëm me adhurimet individuale. Por vepruan vepra të mira si shenjë e besimit të tyre. Ata e kuptuan se prej përgjegjësive që vjen me besimin ishte edhe përpjekja në rrugë të Zotit dhe zgjodhën të ishin besimtarë aktivë, duke u përpjekur në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Këtyre u premton Allahu t’i ngrejë në shkallë më të larta mbi ata që rrinë ulur. Të gjithëve Allahu u premtoi shpërblimin më të mirë (Xhenetin), por Allahu i dallon ata që përpiqen me pasurinë dhe jetën e tyre nga ata që rrinë ulur, me një shpërblim të madh (me Ridvanullah, me Rujetullah). (Shih Ali Imran, 95)

Padyshim, themeluesit e parë të kësaj xhamie, ata që vazhduan të kontribuonin me vite me radhë dhe ata që iu bashkëngjitën pas 20 vitesh, kanë domethënie të veçantë. Ata e dinin se vlera e kontributit të tyre është më e madhe kur nevoja është më e madhe sesa kur ajo punë mbaron. Ata do të ishin të parët e kohës së tyre në një vend larg vendeve të lindjes, por që tanimë ishte bërë shtëpia e tyre e dytë.

Vetë Profeti i Mëshirës a.s. i mbante ndryshe ata të parët. Hz. Ebu Bekrin dhe Hz. Hatixhen i donte mbi të gjithë, sepse ata ishin të parët që e besuan dhe mbështetësit e tij më të mëdhenj. “Mos ma prekni shokun (Ebu Bekrin)! Kur të gjithë ju më përgënjeshtruat, ai më besoi mua”, do të shprehej për Ebu Bekër Es-Sidikun. Ndërsa për Hatixhen Kubra vazhdonte ta kujtonte edhe pas vdekjes së saj me mallëngjim dhe, kur të pyetej pse e kujtonte atë akoma, do të shprehej: “Kur njerëzit ishin në mosbesim, ajo (Hatixhja) besoi; kur njerëzit më akuzuan për gënjeshtër, ajo më besoi, më konfirmoi.” Ashtu si Hz. Ebu Bekër Es-Sidik dhe Hatixhe Kubra, edhe ky xhemat, sipas kategorisë së vet, diti të shfrytëzonte rastin kur iu hap një derë e hajrit për t’u bërë i pari. Sepse ai e dinte se vendi i atij që merr flamurin i pari është ndryshe.

Pas më shumë se 20 vitesh prej themelimit të xhamisë, ata ndanin gëzimin se po hapnin përsëri një rrugë të hajrit në Wetzikon, tanimë në një lokacion të ri dhe me ambiente të reja. Në Ramazanin e këtij viti pamë se ky xhemat nuk është normal. Pamë se në vetëm një natë mblodhi përsëri mbi 336 mijë franga. Dhe menjëherë pas 2 ditësh mblodhi edhe 170 mijë franga të tjera, për t’iu afruar shumës së 3 milion frangave në më pak se dy vite.

E nëse dëshironi të dini cilësitë e një bashkësie të zgjedhur, të cilën e do Zoti dhe ata e duan Zotin, le ta dëgjojmë së bashku direkt nga Zoti i Gjithësisë: “S’ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që bën përpjekje në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është dhuratë e Allahut që i jep atij që do. Allahu është dhurues i madh, i dijshëm.” (Maida, 54)

E ky xhemat e dëshmoi se e do Allahun dhe fenë e Tij. Pasi pamë se si ky xhemat garonte me njëri-tjetrin për vepra të mira gjatë ditëve të muajit të shenjtë të Ramazanit, pamë se si persona i jepnin përparësi fesë së Zotit dhe xhamisë para vetes, edhe pse vetë ishin në nevojë. Në këtë Ramazan pamë njerëz që mërziteshin se nuk kishin çfarë të dhuronin dhe, kur u lajmëruan se kishte afat deri në një kohë më të vonshme, ata vërshuan përsëri si era bujare dhe premtuan të jepnin në një moment të dytë.

Falënderime pa fund Krijuesit të Gjithësisë, i cili ngrohi zemrat e këtij xhemati dhe i bëri një të vetme. Falënderime pa fund Krijuesit të Gjithësisë, i cili e deshi këtë xhemat dhe nuk e kurseu ndihmën e Tij për asnjë moment për këtë xhemat, por i ngriti pengesat një e nga një dhe i dha këtij xhemati një mundësi të dytë. Falënderime pa fund Atij që nuk deshi që ky xhemat të turpërohej para Tij, para të Dërguarit të Tij dhe para atyre që kanë dhuruar. Falënderime pa fund Atij që na mundësoi që fazën e parë, fazën e mbledhjes së fondeve, ta mbarojmë me sukses dhe të mos turpërohemi para kësaj përgjegjësie.

Falënderime të sinqerta për këdo që kontribuoi për xhaminë e Wetzikonit me pasurinë, kohën, diturinë dhe energjinë e vet. Falënderime të sinqerta për këdo që kontribuon për mirë dhe për fenë, kombin dhe shoqërinë. Falënderime të sinqerta për këdo që sakrifikon rehatinë, pasurinë dhe kohën e vet për lumturinë e të tjerëve.

Lusim Allahun e Madhëruar që ta pranojë këtë vepër nga ne, ta bëjë këtë xhami burim drite dhe udhëzimi për gjenerata të tëra, dhe ta vendosë në peshoren e veprave tona të mira. Lusim Allahun që t’i shpërblejë të gjithë ata që dhanë, që premtuan dhe që kontribuan, me shpërblimet më të mira në këtë botë dhe në botën tjetër. Lusim Allahun që ta ruajë këtë xhemat, ta bashkojë gjithmonë në të mirë dhe ta forcojë në rrugën e Tij.

O Allah, na bëj prej atyre që të duan Ty dhe që Ti i do ata.
Amin.

18/03/2026

Adresse

Bahnhofstrasse 207
Wetzikon
8620

Öffnungszeiten

Montag 06:00 - 22:00
Dienstag 06:00 - 22:00
Mittwoch 06:00 - 22:00
Donnerstag 06:00 - 22:00
Freitag 06:00 - 22:00
Samstag 06:00 - 22:00
Sonntag 06:00 - 22:00

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Xhamia e Wetzikonit- Wetziker Moschee erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Kultstätte Kontaktieren

Nachricht an Xhamia e Wetzikonit- Wetziker Moschee senden:

Teilen

Kategorie