IKRE Thun

IKRE Thun Esselamu aleykum ue rahmetullahi ue berekatuhu
Herzlich Willkommen auf der Facebookseite des Islamischen Kulturzentrum IKRE Thun

Një hapësirë e rinovuar me sukses. Gati për përdorim! ✅Falënderojmë Besim Hasanin për fotot. 📸
19/07/2026

Një hapësirë e rinovuar me sukses. Gati për përdorim! ✅
Falënderojmë Besim Hasanin për fotot. 📸

Takvimi Korrik 2026Gebetszeit Juli 2026
01/07/2026

Takvimi Korrik 2026
Gebetszeit Juli 2026

📚🌿 Pikniku përmbyllës i vitit mësimor 🌿📚Të dielën zhvilluam ditën e fundit të mësimit për këtë vit në Xhaminë Ikre në Th...
30/06/2026

📚🌿 Pikniku përmbyllës i vitit mësimor 🌿📚

Të dielën zhvilluam ditën e fundit të mësimit për këtë vit në Xhaminë Ikre në Thun. Me këtë rast përmbyllëm me sukses një vit mësimor, të cilin e kurorëzuam me një piknik, aktivitete të ndryshme dhe një program përsëritës, ku nxënësit përsëritën pesë mësime të përzgjedhura nga i gjithë materiali i zhvilluar gjatë vitit.

Në kuadër të këtij programi, nxënësit u ndanë në katër grupe dhe morën pjesë në aktivitetin e përsëritjes, të udhëhequr nga ish-nxënësit tanë, të cilët vazhdojnë të na ndihmojnë me shumë përkushtim në mbarëvajtjen e mësimit. Një falënderim i veçantë shkon për: Elif Aziri, Amrah Aziri, Dilara Aziri, Arlinda Rahmani, Dafina Rahmani, Sadudin Abduramani, Mumin Amiti dhe Kenan Toska.

Mirënjohje të veçantë shprehim edhe për hoxhën e xhamisë, Azir Aziri, për mbështetjen, përkushtimin dhe kujdesin e vazhdueshëm gjatë gjithë vitit mësimor.

Lusim Allahun e Madhëruar t’i shpërblejë të gjithë ata që kontribuan në këtë rrugëtim, t’ua shtojë nxënësve tanë dijen e dobishme, t’i ruajë në rrugën e së mirës dhe të na mundësojë që të takohemi përsëri, me shëndet e bereqet, në vitin e ardhshëm mësimor.

Allahu ju shpërbleftë të gjithëve! 🤲

📚🌿 Abschluss-Picknick des Schuljahres 🌿📚

Am Sonntag fand der letzte Unterrichtstag dieses Schuljahres in der Ikre-Moschee in Thun statt. Damit konnten wir ein erfolgreiches Schuljahr abschließen, das wir mit einem gemeinsamen Picknick, verschiedenen Aktivitäten und einem Wiederholungsprogramm feierten, bei dem die Schülerinnen und Schüler fünf ausgewählte Lektionen aus dem gesamten Jahresstoff wiederholten.

Im Rahmen dieses Programms wurden die Schülerinnen und Schüler in vier Gruppen eingeteilt. Die Wiederholung wurde von unseren ehemaligen Schülerinnen und Schülern geleitet, die uns mit großem Engagement auch weiterhin bei der Durchführung des Unterrichts unterstützen. Ein besonderer Dank gilt: Elif Aziri, Amrah Aziri, Dilara Aziri, Arlinda Rahmani, Dafina Rahmani, Sadudin Abduramani, Mumin Amiti und Kenan Toska.

Ein herzlicher Dank geht ebenfalls an den Imam der Moschee, Azir Aziri, für seine Unterstützung, sein Engagement und seine wertvolle Begleitung während des gesamten Schuljahres.

Wir bitten Allah, alle, die zu diesem erfolgreichen Schuljahr beigetragen haben, reichlich zu belohnen, unseren Schülerinnen und Schülern nützliches Wissen zu schenken, sie auf dem rechten Weg zu bewahren und uns die Möglichkeit zu geben, uns im kommenden Schuljahr gesund und mit neuem Elan wiederzusehen.

Möge Allah euch alle reich belohnen! 🤲

🌿 Pikniku i Forumit Rinor të Xhamisë Ikre në Thun 🌿Me ndihmën e Allahut, Forumi Rinor i Xhamisë Ikre në Thun, nën udhëhe...
28/06/2026

🌿 Pikniku i Forumit Rinor të Xhamisë Ikre në Thun 🌿

Me ndihmën e Allahut, Forumi Rinor i Xhamisë Ikre në Thun, nën udhëheqjen e Arlinda Ramanit dhe me kontributin e Enes Isakit si përkthyes nga shqipja në gjermanisht, organizoi një piknik të bukur me të rinjtë dhe të rejat e xhamisë.

Gjatë këtij aktiviteti u zhvillua një kuiz në natyrë, si dhe aktivitete të ndryshme rekreative, në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe plot hare. Njëkohësisht, ky takim shënoi edhe përmbylljen e sezonit të tretë të ligjëratave, të dedikuara për të rinjtë dhe të rejat e moshës 15–25 vjeç.

Falënderojmë Allahun e Madhëruar që na mundësoi ta përmbyllim me sukses edhe këtë sezon. Falënderim i veçantë i shkon hoxhës së xhamisë, Azir Aziri dhe hoxhës Sali Ibraimi, i cili është një nga ligjëruesit e forumit rinor, për përkushtimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në edukimin fetar të rinisë sonë.

Gjithashtu, falënderojmë Arlinda Ramanin për angazhimin dhe organizimin e aktiviteteve, Enes Isakin për përkthimin nga shqipja në gjermanisht gjatë ligjëratave, si dhe të gjithë të rinjtë e të rejat për pjesëmarrjen, interesimin dhe përkushtimin e tyre gjatë gjithë sezonit. Mirënjohje edhe për të gjithë ata që kontribuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

🤲 Lusim Allahun e Madhëruar ta pranojë këtë angazhim si vepër të sinqertë, t’i ruajë të rinjtë tanë në rrugën e drejtë, t’i bëjë prej atyre që e duan fenë dhe xhaminë, t’i begatojë me dije të dobishme, moral të lartë dhe sukses në këtë botë dhe në Ahiret.

Po ashtu, e lusim Allahun që të na japë bereqet, sinqeritet dhe mundësi që sezoni i katërt të jetë edhe më i dobishëm, me edhe më shumë pjesëmarrës, aktivitete edukative dhe momente të bukura në shërbim të rinisë sonë.

Allahu e bekoftë rininë tonë, e shtoftë dashurinë për dijen dhe xhaminë në zemrat e tyre dhe e shpërbleftë secilin që kontribuon në këtë mision fisnik. Amin! 🤲🌿

🌿 Sommerpicknick des Jugendforums der Moschee Ikre in Thun 🌿

Mit der Hilfe Allahs organisierte das Jugendforum der Moschee Ikre in Thun unter der Leitung von Arlinda Ramani sowie mit der Unterstützung von Enes Isaki als Übersetzer von Albanisch ins Deutsche ein wunderschönes Picknick mit den Jugendlichen der Moschee.

Während dieser Veranstaltung wurde ein Outdoor-Quiz durchgeführt, ebenso verschiedene Freizeitaktivitäten in einer herzlichen, geschwisterlichen und freudigen Atmosphäre. Gleichzeitig markierte dieses Treffen den Abschluss der dritten Vortragsreihe, die speziell für Jugendliche im Alter von 15–25 Jahren organisiert wurde.

Wir danken Allah dem Allmächtigen dafür, dass wir diese Saison erfolgreich abschließen konnten. Ein besonderer Dank gilt dem Imam der Moschee, Azir Aziri und Imam Sali Ibraimi, der einer der Referenten des Jugendforums ist, für seinen kontinuierlichen Einsatz und Beitrag zur religiösen Bildung unserer Jugend.

Ebenso danken wir Arlinda Ramani für ihr Engagement und die Organisation der Aktivitäten, Enes Isaki für die Übersetzung von Albanisch ins Deutsche während der Vorträge sowie allen Jugendlichen für ihre Teilnahme, ihr Interesse und ihre Hingabe während der gesamten Saison. Ein Dank geht auch an alle, die zur Organisation und Durchführung dieser Veranstaltung beigetragen haben.

🤲 Wir bitten Allah, den Allmächtigen, diese Bemühungen als aufrichtige gute Tat anzunehmen, unsere Jugend auf dem rechten Weg zu bewahren, sie zu Menschen zu machen, die ihre Religion und die Moschee lieben, und sie mit nützlichem Wissen, gutem Charakter sowie Erfolg im Diesseits und im Jenseits zu segnen.

Ebenso bitten wir Allah um Segen, Aufrichtigkeit und die Möglichkeit, dass die vierte Saison noch erfolgreicher wird – mit noch mehr Teilnehmern, lehrreichen Aktivitäten und schönen Momenten im Dienst unserer Jugend.

Möge Allah unsere Jugend segnen, die Liebe zur Religion und zur Moschee in ihren Herzen vermehren und jeden belohnen, der zu diesem edlen Projekt beiträgt. Amin! 🌿

18/06/2026
06/06/2026

e ditës së xhuma
Hoxhë Azir Aziri
Tema: Lotët nga frika dhe përulësia ndaj Allahut xh.sh-pjesa e dytë
Xhamia "IKRE Thun"

Takvimi Qershor 2026Gebetszeit Juni 2026
05/06/2026

Takvimi Qershor 2026
Gebetszeit Juni 2026

05/06/2026

e ditës së xhuma
Hoxhë Azir Aziri
Tema: Çfarë duhet të bëjnë bashkëshortët kur lindin konflikte mes tyre
Xhamia "IKRE Thun"

Adresse

Rampenstrasse 1
Thun
3600

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von IKRE Thun erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen