Misioni Katolik Shqiptar-Thurgau

Misioni Katolik Shqiptar-Thurgau Misioni Katolik Shqiptar- THURGAU
Albanische Katholische Mission- THURGAU

Një reflektim mbi të dielen e XXV gjatë vititJezusi bën krahasimin e Mbretësitës me vreshtin, në të cilin fton punëtorë ...
20/09/2026

Një reflektim mbi të dielen e XXV gjatë vitit

Jezusi bën krahasimin e Mbretësitës me vreshtin, në të cilin fton punëtorë në orë të ndryshme të ditës, të cilët në fund i shpërbeln njejtë sepse është i mirë për të gjithë.

Nga kjo pjesë e Ungjillit mësojmë që Hyji e shpërblen punën tonë. Ai është i durueshëm me ne, ai na pret që të kthehemi të vëhemi në shërbim të tij për të miren tonë.

Ditët e jetës sonë nuk guxojnë të jenë as të zbrazëta as të zeza, por plot ritem të jetës në vlera shpirtërore në jetë të bashkuar si që na mëson Zoti.

Shkoni në vreshtin tim ju thotë Zotëria punëtorëve në kohra të ndryshme, nuk punojnë krejt njejtë por që marrin shpërblimin e njejtë.

Vreshti është zemra jonë, është shpirti ynë, është bota në të cilën jetojmë, por jo do si do.

Të shkosh në punë kurr nuk është vonë dhe Zoti shpërblen, prandaj punësohu sot në shkollen e Jezusit dhe pervetëso mesimet e tija që të të shpërblej Ai Zotëria i Jetës me jeten që nuk përfundon askurr.

Miq të dashur, të gjithëve ju urojë një ditë të mirë dhe një të diele të bekuar. Le t'ju përcjell Zoti me hire dhe bekime të veta kudo që jeni e kahdo që shkoni.

Sot fëmijët e misionit tonë përjetuan një ditë të bukur dhe argëtuese në kopshtin zoologjik në Rapperswil. Fotot janë dë...
19/09/2026

Sot fëmijët e misionit tonë përjetuan një ditë të bukur dhe argëtuese në kopshtin zoologjik në Rapperswil. Fotot janë dëshmitaret më të mira për të treguar gëzimin e tyre.👇👇👇

Pagëzimi i Eneas Bibaj në Sirnach 19.09.2926.Prindërve Emanuell dhe Donika urime pagëzimi i Eneas, u rritë në hiri të Zo...
19/09/2026

Pagëzimi i Eneas Bibaj në Sirnach
19.09.2926.

Prindërve Emanuell dhe Donika urime pagëzimi i Eneas, u rritë në hiri të Zotit dhe Zoti e bekoftë familjen tuaj

Mirë se vini në meshën e të dielës.
19/09/2026

Mirë se vini në meshën e të dielës.

Zemra jonë është tokë që duhet dhën frytNë saje të Ungjillit të sotshëm që na paraqet Luka 8, 4-15 shohim vepren e bujku...
19/09/2026

Zemra jonë është tokë që duhet dhën fryt

Në saje të Ungjillit të sotshëm që na paraqet Luka 8, 4-15 shohim vepren e bujkut që hedhë faren në vende të ndryshme por që gjithkund nuk jep fryt sepse zallina, shpendet, therrat janë penges që e ngulfasin rritjen e saj.

Hyji si bujk i mirë e hedh fjalën e vet në zemrën tonë, por që nga lakmitë e shumta nga kujdesi i tepert i gjërave tokësore bën që ajo të mbetet shterp.

Le të jetë zemra jonë e gatshme për ta pranuar fjalën e Zotit e për të jetuar ashtu që të japim fryt në vepra të mira e Zoti të shpërblej jetën tonë.

Miq të dashur, të gjithëve ju urojë një ditë të mirë dhw një fundjavë të mirë.
Le t’ju përcjell Zoti me hire dhe bekime të veta kudo që jeni e kahdo që shkoni.

Besnikëri, sinqeritet, dashuriUdhëtonte një njeri bashk me kalin e vet dhe qenin. Kur arriten tek një shkurre u ulen të ...
18/09/2026

Besnikëri, sinqeritet, dashuri

Udhëtonte një njeri bashk me kalin e vet dhe qenin. Kur arriten tek një shkurre u ulen të pushojnë. Ndodhi e papritura. I kapi rrufeja te tretë. Njeriu nuk e dinte se e ka lënë këtë botë dhe ka vdekur.

Vazhdoi rrugëtimin e vet me kalin dhe qenin që i kishte. Rruga ishte e gjatë dhe e mundimshme. Gjithnjë ngjiteshin një kodre dhe ishte diell e bënte nxehtë. Kishin etje dhe uri.
Pas një kthese e panë një kapi të mrekullueshme e cila ishte krejt në meremer dhe rruga në të ishte e shtruar me ari. Në mes ishte një shesh e në mesin e shesh*t një burim që buronte uj të kristalt.

Udhëtari iu drejtua rojtarit në hyrje: Si quhet ky vend aq i mrekullueshëm. Kjo është parajsa ju përgjigj rojtari.

O fati ynë i mirë tha udhëtari po vdesim nga etja. Mund të hyni lirisht i tha rojtari e të pini duke i treguar kah burimi. Edhe kali dhe qeni im janë të etur.

Me vjen keq ia ktheji rojtari shtazët nuk mund të hyjnë brenda e kanë të ndaluar.

Njeriu ishte u deshpëruar për këtë, sepse kishin vështirësi, ishin të etur dhe të uritur. Megjithatë vazhduan rrugën me shumë mund.

Ecen ashtu shumë gjatë, kur qe dyert tjera, ishin shumë të thjeshta dhe të demtuara, rruga ishte po ashtu e thjesht. Nën hije ishte një njeri me sheshir që kishte mbi fytyrë, me siguri kotej.

Mirë dita I tha udhëtari, njeriu bëri me kokë dhe nuk foli fare, jemi shumë të etshëm unë dhe kali e qeni im. Atje në shkëmb keni një burim dhe mund të pini sa të doni i tha plaku. Shkuan pine ujë dhe u freskuan. Në kthim udhëtari falënderoi për ketë bujari që kishte ky njeri.

Ejani kur të doni I tha plaku.

Të ju pyes edhe diçka I tha udhëtari: Si quhet ky vend? Parajsa është kjo ia ktheji plaku. Por rojtari që e takova më pare tek dera e mermerit me tha se aty është parajsa.

Jo ajo nuk është parajsa por ferri.
Njeriu u habit nga kjo përgjigje dhe I tha: Ju lutem duhet të ja ndaloni që të perdoret emri juaj aty, sepse ky mashtrim krijon problem.

Jo jo, asesi i tha plaku, në realitet ata na bëjnë shërbim të madh. Sepse aty mbesin të gjithë ata që janë në gjendje të tradhëtojnë miqtë e vet më të mirët.

Porosia: Nëse dikush thotë e dua Hyjin, e në anën tjetër e urren vëllanë e vet, është gënjeshtar krh. 1 Gjn 4,20.

Të dashur miq të mundohemi që të kemi miq të mirë dhe të përzemërt, të mos lejojmë që interesaet e ndryshme të prishin miqësinë, sepse miqësia është një bazament i fortë që të ndihmon në jetë. Jo interesi personal, jo egoizmi, jo tradhëtia, jo rrena, jo thashethënat, por sinqeriteti që të bënë të lumtur dhe të krijon siguri.

Të gjithëve ju uroj një ditë të mirë dhe të bekuar.
Le t’ju përcjell Zoti me hire dhe bekime të veta kudo që jeni e kahdo që shkoni.

Mos të mendojmë për të tjeret se çfarë janë, por çfarë jam unë?Në saje të Ungjillit të sotshëm Lk 7,36-50 mund të nxjerr...
17/09/2026

Mos të mendojmë për të tjeret se çfarë janë, por çfarë jam unë?

Në saje të Ungjillit të sotshëm Lk 7,36-50 mund të nxjerrim një mësim të mirë që mos të shikojmë të tjeret se çfarë janë por të shikojmë vetveten.

Tek e fundit Zoti i njeh mirë zemrat dhe jeten tonë, ndersa ne duke e njohur vetveten gjunjëzohemi para Zotit dhe kërkojmë falje, sikurse bëri mëkatarja nga kjo pjesë e Ungjillit.

Zoti është plot mëshir dhe falje, ndersa njeriu me natyrë të dobët mund të jetë rob i mëkatit dhe të keqes, por Zoti fal dhe shëron zemren nëse kërkojmë mëshren dhe dashurinë e tij.

Me të drejtë thotë Krishti, mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni, prandaj duhet pasur kujdes që të shikojmë vetveten dhe të punojmë me vetveten, jam i bindur se do të na ecin më mirë punët dhe do të kemi me shumë sukses në jetë.

Miq të dashur të gjithëve ju uroj një ditë të mirë dhe të mbarë. Le t’ ju përcjell Zoti me hire dhe bekime të veta kudo që jeni e kahdo që shkoni.

Zoja bekuar, Nëna e dhimbshme...Ungjilli sotshëm na paraqet një moment kur Zoja bekuar është e përshkruar në dhëmbje për...
15/09/2026

Zoja bekuar, Nëna e dhimbshme...

Ungjilli sotshëm na paraqet një moment kur Zoja bekuar është e përshkruar në dhëmbje për Birin e vet, i cili ishte i munduar dhe i varur në kryq:

"Në këmbë, përbri kryqit të Jezusit, qëndronin nëna e tij, pastaj motra e nënës së tij, Maria e Klopait edhe Maria Magdalenë. 26 Jezusi, kur pa nënën e vet dhe, pranë saj, nxënësin që donte, i tha nënës:
“Grua, ja, yt bir!”
Pastaj i tha nxënësit:
“Ja, nëna jote!”
Prej asaj ore nxënësi e mori me vete (Gjn 19,25-27)

Jezusi përkujdeset për të gjithë ata që vuajn, ata që kanë nevojë për të, të varfërit, të sëmuret, mëkataret. Ai shikon dhe kujdeset për ta.

Edhe tani nga kryqi i varur e shikon nënën e vet, e shikon nxënësin që e e donte.
Dhe krahas dhembjes që përjetonte, përkujdeset për Nënën dhe Birin duke ia lënë në kujdes, por edhe duke i lënë në kujdes të Nënës, apostujt, nxënësit e vet.

Maria-Zoja e bekuar përjeton dhembje të papërshkrueshme që atëhere kur e paralajmëron Simon plaku që një shpatë do të shporronte Zemrën e saj dhe deri atëhere kur e sheh Jezusin në vuatje në kryq. Janë këto shtatë heshta që perjeton Zoja e bekuar.
Kjo përshpirtëri ndaj Zojes së dhimbshme fillon nga shekulli i mesëm.

Ndersa sot mund të kujtojmë shumë nëna e bashkëshorte që jan ë në zi, janë të pikëlluara, zemrat e të cilave janë të shporruara me hesht në forma të ndryshme.

Duke menduar mbi dhembjen e Zojes bekuar, mendojmë edhe për të gjithë ato dhembje që përjetojnë nënat për shkaqe të ndryshme dhe lutemi që Zoti të jetë pranë tyre për t’i ngushëlluar e për t’ u ndihmuar.

Le të jetë Zoja e bekuar edhe nëna jonë që na këshillon, ndihmon, forcon dhe ngushëllon në sprovat e jetës që të qënderojmë besnik në thirrjen dhe përgjegjësit tona që kemi çdo njëri prej nesh.

Miq të dashur, të gjithëve ju urojë një ditë të mire dhe të mbarë. Le t’ ju përcjell Zoti me hire dhe bekime të veta kudo që jeni e kahdo që shkoni.

Lartësimi i Kryqit të shenjtë, festë që e kremtojmë sot "Zoti na do deri në kryq………“Vërtetë Hyji aq fort e deshi botën, ...
14/09/2026

Lartësimi i Kryqit të shenjtë, festë që e kremtojmë sot

"Zoti na do deri në kryq………

“Vërtetë Hyji aq fort e deshi botën, sa që e dha një të vetmin Birin e vet, kështu që secili që beson në Të të mos birret, por ta ketë jeten e pasosur”…… janë një pjesë e fjaëve që Ungjillit të sotshëm në festen e lartësimit të Kryqit të shenjtë Gjn 3,13-17.

Lartësimi i Jezusit në kryq, derdhja e gjakut të tij janë shenja e dashurisë së Hyjit ndaj nesh. Të gjithë ne jemi bijt dhe bijat e dashura të Zotit.

Ne kemi vlerë para Zotit, prandaj Zoti pëkujdeset për ne. Ai jo vetëm një herë por gjithmonë është i gatshëm të na fal. Ai dëshiron të na shërojë nga ligështitë tona, nga mëkatet tona, nga paudhësitë tona.

Jezusi nëpërmes Kryqit tregon lidhjen e dashurisë në mes qiellit dhe tokës dhe krahet e hapur të tij tregojnë se na do të gjithëve pa dallim.

Në varret e tij dhe gjakun e tij është shërimi ynë, është paqja jonë, sepse ai nëpërmes mundimit dhe vdekjes na pajton me Atin.
Prandaj të kthehemi kah Zoti, të besojmë në Të, ta duam sikurse Ai na deshi ne.

Shën Andreu nga Kreta thoshte:

Për ne kryqi është burim vërtetë i mrekullueshëm dhe i pa krahasueshëm, sepse nëpërmjet tij kemi fituar shumë të mira. Është fryt i mrekullive dhe i vuatjes së Krishtit..

Është i çmueshëm sepse është së bashku vend ekzekutimi dhe trofe i Hyjit. Vend ekzekutimi për shkak të vdekjes së tij të vullnetshme mbi të. Trofe sepse me anë të tij u mund djalli dhe bashkë me djallin u mposht vdekja.

Pushteti i ferrit ligështohet dhe kështu kryqi është bërë shpëtim i përbashkët i tërë gjithësisë.
Shën Andreu nga Kreta

Të adhurojmë o Krisht dhe të bekojmë, sepse nëpërmes Kryqit tënd të shenjt shëlbove boten mbarë!

Miq të dashur të gjithëve ju uroj një ditë të mirë dhe një javë të mirë. Le t’ju përcjell Zoti me hire dhe bekime të veta kudo që jeni e kahdo që shkoni.

Një reflektim mbi të dielen e XXIV gjatë vititJezusi e tregon qartë dhe vendosmërisht me mësimin e tij se çfarë kërkon n...
13/09/2026

Një reflektim mbi të dielen e XXIV gjatë vitit

Jezusi e tregon qartë dhe vendosmërisht me mësimin e tij se çfarë kërkon nga ata që e ndjekin.

Mbretëria që Ai shpall duhet të jetë e ndryshme nga bota që na rrethon – ku duhet të ketë më shumë dashuri, falje e pastaj edhe paqe.

Jeta dhe ceprimi i nxënësit të Jezusit e që jemi nevtë gjithë duhet të jetë e përcaktuar nga një dashuri e pakushtëzuar ndaj Zotit dhe ndaj të afërmit, madje edhe ndaj armikut. Dashuria duhet të jetë në qendër të gjithçkaje.

Duhet ta duam tjetrin ashtu siç është, jo ashtu siç do të dëshironim të ishte. Dashuria duhet të na mësojë të shohim në mënyrë konkrete nevojat e tjetrit dhe të mos kalojmë pranë tyre me indiferencë.

Sot, në radhë të parë, na vjen në mendje mirësia e Zotit, i cili nuk na braktis kurrë. Mesazhi i Jezusit është i drejtuar të gjithëve: ta duam njëri-tjetrin, të falim, të mos mbajmë mëri dhe të mos kthejmë të keqen me të keqe.

Dashuria është rruga që na çon drejt Krishtit. Ai na mëson se duhet të ecim përpara dhe të mos kthehemi pas, por ta vendosim jetën tonë në duart e Zotit.

Sa e vështirë është kjo!
Nëse motivi eshtë dashuria, atëhere kuptojmë që kjo mund të na ndihmojë të falim dhe të kapërcejmë çdo pengesë.
Falim sikurse na fal neve Zoti, duam sikurse Ai na fal ne.

Miq të dashur, të gjithëve ju urojë një ditë të mirë dhe një të diele të bekuar.
Le t’ju përcjell Zoti me hire dhe bekime të veta kudo që jeni e kahdo që shkoni.

Adresse

Fischingerstrasse 66
Sirnach
8370

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Misioni Katolik Shqiptar-Thurgau erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Kultstätte Kontaktieren

Nachricht an Misioni Katolik Shqiptar-Thurgau senden:

Verknüpfungen

Teilen

Kategorie