Xhamia "Ikre-Lexo-Lesen" Rorschach

Xhamia "Ikre-Lexo-Lesen" Rorschach Platforma e Facebook të Bashkësisë Shqiptare Islame të Rorschach'ut "IKRE-LEXO-LESEN"

02/08/2026
Mbyllja e vitit mësimor në mektebin e xhamisë "Ikre-Lexo-Lesen" – RorschachFalënderimi i takon Allahut të Madhëruar që n...
01/07/2026

Mbyllja e vitit mësimor në mektebin e xhamisë "Ikre-Lexo-Lesen" – Rorschach

Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar që na mundësoi ta përmbyllim me sukses edhe këtë vit mësimor në mektebin tonë.

Te nderuar prinder,te dashur dhe shume te qmuar nxenes!

Sot zhvilluam orën e fundit para pushimit veror, e cila u shoqërua me një mini-kuiz dhe aktivitete të këndshme, ku nxënësit përsëritën njohuritë e fituara gjatë vitit në një atmosferë të gëzueshme.

Të gjithë nxënësve tanë u urojmë pushime të mbara, të qeta dhe të bekuara. Allahu ua dhëntë shëndetin, mbarësinë dhe bereqetin kudo që të jenë.

Porosia jonë për pushimet:
Ruajeni namazin dhe mos u ndani nga Kurani.
Respektoni prindërit dhe të afërmit.
Vizitoni vendlindjen dhe monumentet tona historike e kombëtare.

Silluni me edukatë dhe përfaqësoni me krenari vlerat islame kudo që të jeni.

Lusim Allahun e Madhëruar t'ju ruajë në çdo hap dhe t'ju kthejë shëndoshë e mirë.

📚 Rifillimi i mësimit: 16 gusht, me lejen e Allahut.

Me respekt,
Imami Burim Sherifi
Kryesia e Xhamisë "Ikre-Lexo-Lesen" – Rorschach

Rorschach,01.07.2026

Vizitë nga Shkolla e Lartë Pedagogjike në Rorschach – 25 Mars 2026Sot, më 25 mars, xhamia jonë pati kënaqësinë të mirëpr...
25/03/2026

Vizitë nga Shkolla e Lartë Pedagogjike në Rorschach – 25 Mars 2026

Sot, më 25 mars, xhamia jonë pati kënaqësinë të mirëpresë përsëri në vizitë Shkollën e Lartë Pedagogjike në Rorschach, e cila tradicionalisht na viziton dy herë në vit. Këtë herë, në vizitë morën pjesë mbi 80 nxënës dhe studentë.

Imami Burim Sherifi, së bashku me zonjën Nadire Mustafi dhe zonjën Fatma Karakoc, prezantuan xhaminë tonë, simbolikën e saj si dhe bazat e besimit islam. Në fund të prezantimit, nxënësit u ndanë në tre grupe dhe shfaqën interes të madh duke bërë pyetje të ndryshme rreth Islamit.

Falënderojmë përzemërsisht zonjat për angazhimin e tyre, si dhe këtë shkollë që çdo herë zgjedh xhaminë tonë për vizitë.

Xhamia jonë është gjithmonë e hapur për të gjithë. 🤝

Me Respekt nga Kryesia e xhamise dhe Imami

25 Mars,Rorschach

Elhamdulilah, sonte i themi lamtumirë namazit të Teravisë, me zemra të mbushura me shpresë që Allahu të na mundësojë ta ...
18/03/2026

Elhamdulilah, sonte i themi lamtumirë namazit të Teravisë, me zemra të mbushura me shpresë që Allahu të na mundësojë ta arrijmë përsëri Ramazanin në vitet që vijnë.

Këto net të bekuara kaluan shpejt, por gjurmët e tyre le të mbesin në zemrat dhe veprat tona.

Sonte e përmbyllëm këtë rrugëtim të bukur me faljen e namazit të Tesbihut, duke kërkuar falje, mëshirë dhe afrim tek Allahu xh.sh.

Le të jetë kjo natë dëshmi e përkushtimit tonë dhe fillim i një vazhdimësie në adhurim edhe pas Ramazanit.

Allahu na i pranoftë të gjitha ibadetet, na i faltë gabimet dhe na bëftë prej atyre që e vazhdojnë rrugën e Tij me sinqeritet. 🤲

Adresse

Postfach 4, Industriestrasse 40b
Rorschach
9400

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Xhamia "Ikre-Lexo-Lesen" Rorschach erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen