28/08/2026
TEMA E XHUMASË: “TË JESH I DOBISHËM-MISION I BESIMTARIT.”
Besimtari nuk pyet vetëm: “Çfarë do të përfitoj unë?”, por edhe: “Çfarë të mire mund të sjell unë?”
Allahu i Madhëruar thotë:
وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَىٰ
“Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi dhe devotshmëri…”
(El-Maide, 5:2)
1. Bëhu burim i së mirës
Në familje, në punë, në lagje, në shoqëri dhe në internet — përpiqu të jesh njeri prej të cilit vjen mirësi, jo dëm.
2. Mos e nënvlerëso asnjë të mirë
Një buzëqeshje, një fjalë e mirë, një ndihmë apo një këshillë mund të ketë vlerë të madhe tek Allahu.
3. Ki frikë Allahun kudo që të jesh
اتَّقِ اللَّهَ حَيْثُمَا كُنْتَ
“Ki frikë Allahun kudo që të jesh…”
(Tirmidhiu, 1987)
Në shtëpi, në punë, në rrugë, në xhami, në internet dhe kur je vetëm — kujto se Allahu të sheh.
4. Ji i dobishëm për njerëzit
وَاللَّهُ فِي عَوْنِ الْعَبْدِ مَا كَانَ الْعَبْدُ فِي عَوْنِ أَخِيهِ
“Allahu është në ndihmë të robit përderisa robi është në ndihmë të vëllait të tij.”
(Muslimi)
Ndihmo dikë, lehtësoja një vështirësi, dëgjoje dikë dhe bëhu shkak për të mirë.
5. Mos u bëj burim dëmi
الْمُسْلِمُ مَنْ سَلِمَ الْمُسْلِمُونَ مِنْ لِسَانِهِ وَيَدِهِ
“Musliman është ai prej gjuhës dhe dorës së të cilit janë të sigurt muslimanët.”
(Buhariu dhe Muslimi)
Mos lëndo me gjuhë, me dorë, me postime, me shpifje apo me padrejtësi.
6.Kudo që të jesh
Misioni yt nuk fillon vetëm në xhami.
Në shtëpi, në punë ,në shkollë ,në rrugë ,në internet,madje kur je vetëm.
7.Umeti më i mirë është ai që sjell të mirë
كُنْتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ
“Ju jeni populli më i mirë i nxjerrë për njerëzit…”
(Ali Imran, 3:110)
Dhe Allahu përmend cilësitë e këtij umeti:
تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ
“Urdhëroni për të mirë, ndaloni nga e keqja dhe besoni Allahun.”
Pra, besimtari duhet të jetë pjesë e zgjidhjes, jo pjesë e problemit.
8.Bëhu i bekuar kudo që të jesh
Allahu tregon për Isain ﷺ:
وَجَعَلَنِي مُبَارَكًا أَيْنَ مَا كُنتُ
“Dhe më bëri të bekuar kudo që të jem.”
(Merjem, 19:31)