24/06/2026
Të nderuar xhematlinj,
Në emrin tim, si Kryetar i Xhamisë 🕌 dëshiroj fillimisht të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë xhematin dhe anëtarët e xhamisë sonë, të cilët në këto ditë të vështira treguan zemër të madhe, solidaritet dhe gatishmëri për të ndihmuar me gjithçka që patën mundësi.
Ju falënderoj nga zemra për ndihmën, përkrahjen, lutjet, angazhimin dhe praninë tuaj pranë familjes në këtë sprovë të rëndë. Veprat tuaja treguan edhe një herë bukurinë e xhematit tonë, forcën e bashkimit dhe vlerën e madhe të ndihmës për njëri-tjetrin në emër të Allahut.
Me dhimbje të thellë në zemër, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe më të thella për familjen e fëmijës 5-vjeçar që ndërroi jetë në Zvicër. Kjo është një humbje shumë e madhe dhe një sprovë e rëndë, të cilën vetëm Allahu i Madhërishëm mund ta lehtësojë.
E lus Allahun e Madhërishëm që ta mëshirojë këtë fëmijë të pafajshëm, ta bëjë prej banorëve të Xhenetit Firdeus dhe ta bashkojë me familjen e tij në Xhenet. Allahu ua shtoftë sabrin prindërve dhe familjarëve, ua lehtësoftë dhimbjen dhe ua shpërbleftë durimin me të mira të pafundme.
Në këto momente të rënda, unë si Kryetar i Xhamisë, së bashku me xhematin tonë, qëndrojmë pranë familjes me zemër, me lutje dhe me përkrahje. Lus Allahun që t’i forcojë, t’i ruajë dhe t’u japë qetësi në zemrat e tyre.
Me respekt dhe lutje!
Sami Iljazi