Xhamia-Glarus

11/09/2026
Aktiviteti i radhës për motërat..
08/09/2026

Aktiviteti i radhës për motërat..

Dje, në Xhaminë tonë në Glarus, u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin dhe kryesinë e xhamisë.Mund të duket si një proces i...
07/09/2026

Dje, në Xhaminë tonë në Glarus, u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin dhe kryesinë e xhamisë.

Mund të duket si një proces i zakonshëm zgjedhor, por në të vërtetë është shumë më tepër se kaq.

Është bukur të shohësh se xhamitë tona nuk janë vetëm vende ku mblidhemi për namaz, por edhe hapësira ku mësojmë të marrim përgjegjësi, të marrim pjesë, të zgjedhim, të garojmë dhe të respektojmë vullnetin e shumicës.

Pjesëmarrja e mirë e xhematit në këto zgjedhje ishte një dëshmi e qartë se, kur njerëzit e ndjejnë xhaminë si të tyren, ata nuk qëndrojnë indiferentë. Ata marrin pjesë, shprehin vullnetin e tyre dhe kontribuojnë në të ardhmen e komunitetit.

Gara ishte reale, ku kishte kandidatë, kishte zgjedhje, kishte mendime dhe preferenca të ndryshme, por mbi të gjitha kishte respekt, qetësi dhe vëllazëri.

Dhe kjo është një vlerë që duhet ta ruajmë.

Xhamia jonë dhe të gjithë anëtarët e saj shprehin mirënjohjen dhe respektin e thellë për kryesinë që po e përfundon mandatin, për punën, kohën, sakrificën dhe përkushtimin e dhënë në shërbim të xhamisë dhe komunitetit tonë, nën udhëheqjen e Shemsedin Ramadanit.

Puna e mirë nuk matet vetëm me atë që ke bërë, por edhe me mënyrën se si ia dorëzon përgjegjësinë atij që vjen pas teje.

Kryesisë së re, me në krye Fuat Sherifin, i urojmë nga zemra shumë sukses, urtësi, bashkëpunim dhe bereqet në punën e saj.

🤲 O Zot, të lutemi që kjo xhami e jona të vazhdojë të jetë një vend ku njerëzit jo vetëm falen, por edhe bashkohen; jo vetëm dëgjojnë, por edhe marrin përgjegjësi; jo vetëm kërkojnë të drejta, por edhe japin kontribut.

Qoftë kjo një kryesi që e forcon xhaminë, e bashkon xhematin dhe e shërben komunitetin me sinqeritet, drejtësi dhe përkushtim.

Në postimin e radhës do t’ju njohim me përbërjen e re të kryesisë së Xhamisë tone në Glarus.

06/09/2026

Një nga bukuritë e sjelljes së Profetit tonë Muhamed ﷺ ishte se ai e shihte njeriun përpara gabimit të tij dhe e korrigjonte gabimin pa e poshtëruar apo shkatërruar njeriun që e kishte bërë atë.

Një burrë, i cili përsëritshëm sillte probleme për shkak të pirjes së alkoolit, u soll te Profeti ﷺ. Njëri nga sahabët e mallkoi dhe tha: «Sa shpesh po sillet këtu!» Atëherë Profeti ﷺ nuk pranoi që kundërshtimi i mëkatit të shndërrohej në përçmim të mëkatarit dhe tha:

«Mos e mallkoni! Pasha Allahun, nuk di për të veçse se ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij.»

Sa madhështor është ky qëndrim!

Profeti ﷺ nuk tha se alkooli ishte diçka e parëndësishme, nuk e hoqi dënimin dhe as nuk e justifikoi gabimin. Por, në të njëjtën kohë, ai bëri dallimin mes dënimit të sjelljes së gabuar dhe cenimit të dinjitetit të njeriut.

Kjo është një parim profetik për të cilin kemi shumë nevojë në edukim, këshillim dhe marrëdhëniet tona me të tjerët:

Mund të gabojë fëmija yt, mund të rrëshqasë nxënësi yt, mund të dobësohet dikush i afërt me ty. Korrigjoje gabimin, vendosi kufijtë dhe bëja të qartë pasojat… por mos lejo që një çast dobësie ta përkufizojë të gjithë njeriun.

Sa fëmijë kanë dëgjuar: «Ti je i dështuar!», në vend që të dëgjonin: «Ky veprim është i gabuar.»

Dhe sa njerëz kanë pasur nevojë për dikë që t’ua zgjasë dorën drejt pendimit, por kanë gjetur dikë që ua ka mbyllur dyert e shpresës!

Kjo është një edukatë që ruan një ekuilibër të hollë:
As tolerim ndaj gabimit, as shkatërrim i atij që gabon; as justifikim i mëkatit, as mbyllje e derës së përmirësimit.
Dr. Mustafa Ebu Sa’d

Te dielen i kemi zgjedhjet
02/09/2026

Te dielen i kemi zgjedhjet

Të shtunën që shkoi, xhamia dhe xhemati ynë patën nderin të ishin nikoqirë të organizimit qendror të KMSHZ-së, me rastin...
31/08/2026

Të shtunën që shkoi, xhamia dhe xhemati ynë patën nderin të ishin nikoqirë të organizimit qendror të KMSHZ-së, me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit tonë a.s..

Ngjarjen e bëri edhe më madhështore prania e kryetarit të KMSHZ-së, i cili na nderoi me pjesëmarrjen e tij dhe me një përshëndetje rasti.

Në këtë ngjarje të veçantë ishin të pranishëm shumë mysafirë dhe hoxhallarë nga të gjitha kantonet, të cilëve iu shtrua edhe një darkë e përbashkët, në një atmosferë vëllazërore e të ngrohtë.

Ky event do të mbahet gjatë në kujtesë, veçanërisht për bashkëbisedimin e katër imamëve panelistë: Nehat Ismaili, Bekim Alimi, Irfan Musliu dhe Fesal Fetai, të cilët me fjalët, përvojën dhe mesazhet e tyre u kujdesën për shpirtin dhe përmbajtjen e këtij takimi.

Mirënjohje për të gjithë mysafirët, hoxhallarët dhe pjesëmarrësit që me praninë e tyre i dhanë këtij organizimi hijeshi dhe kuptim.

Allahu na bashkoftë gjithmonë në të mirë, në dashuri dhe në respekt për të Dërguarin e Tij.

E diela me femijet e xhamise.
30/08/2026

E diela me femijet e xhamise.

Ju presim sonte!
29/08/2026

Ju presim sonte!

26/08/2026

Adresse

Kleinzaun 1
Netstal
8754

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Xhamia-Glarus erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen