Islamische Gemeinschaft Lenzburg

Islamische Gemeinschaft Lenzburg Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Islamische Gemeinschaft Lenzburg, Religiöse Gemeinschaft, Niederlenzerstrasse 29, Lenzburg.

03/07/2026

O Allah, ndihmoji dhe mbroji vëllezërit dhe motrat tona kudo që janë.

Nga zemra ju urojm rrugë të mbarë për në vendlindje. Zoti të shoqëroftë në çdo hap, të të ruajë dhe të të kthejë shëndoshë e mirë. Kalofsh çaste të bukura me familjen dhe të afërmit.

12/06/2026

O Allah, Zot i qiejve dhe i tokës, në këtë ditë të bekuar të xhumasë të lutemi të na falësh mëkatet, të na pranosh pendimin, të na forcosh në besim dhe të na mbushësh zemrat me qetësi. Na dhuro shëndet, bereqet në familje dhe në furnizim, na ruaj nga çdo e keqe e dukshme dhe e padukshme. Udhëzoji fëmijët tanë në rrugën e drejtë, mëshiroji prindërit tanë dhe fal të gjithë besimtarët. Na bëj prej atyre që të kujtojnë shpesh, të falënderojnë sinqerisht dhe të adhurojnë me përkushtim. Amin.

Allahumme salli ala Muhammedin ue ala ali Muhammed, kema sal-lejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim, inneke Hamidun Mexhid. Allahumme barik ala Muhammedin ue ala ali Muhammed, kema barekte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim, inneke Hamidun Mexhid.

Allahu ua bëftë këtë xhuma të begatë dhe ua pranoftë lutjet e jua. Amin. 🤲🏻

27/05/2026
19/03/2026

O Zot, Ty të perket falënderimi për ketë dite agjërimi. Na e prano agjerimin, na fal mekatet tona dhe na furnizo me bereqet n këtë ushqim. Mos na largo nga mëshira Jote dhe na bëj prej atyre që të permendin gjithmonë.
Amin.🤲🤲🤲

🌙 Nata e Kadrit në Xhaminë Qendra Kulturore ARDHMERIA LenzburgIshte një kënaqësi dhe begati e madhe që në këtë Natë të b...
16/03/2026

🌙 Nata e Kadrit në Xhaminë Qendra Kulturore ARDHMERIA Lenzburg

Ishte një kënaqësi dhe begati e madhe që në këtë Natë të bekuar të Kadrit të mblidhemi së bashku dhe të ndajmë një iftar të përbashkët me anëtarët e xhamisë.

Kjo natë e veçantë na bashkoi në adhurim, lutje dhe vëllazëri, duke forcuar edhe më shumë lidhjen tonë si komunitet.

🤲 Allahu i pranoftë agjërimet, lutjet dhe të gjitha veprat tona të mira.
Allahu na bashkoftë gjithmonë në mirësi, paqe dhe respekt mes njëri tjetrit.

Ishte kënaqësi për ne që ta kemi mysafir hoxhë Hixhret Bajramin në xhaminë tonë  Qendra Kulturore ARDHMËRIA në Lenzburg....
14/03/2026

Ishte kënaqësi për ne që ta kemi mysafir hoxhë Hixhret Bajramin në xhaminë tonë Qendra Kulturore ARDHMËRIA në Lenzburg.

E falënderojmë për ligjëratat e bukura dhe shumë të dobishme para namazit të teravive. Allahu e shpërbleftë me të mira për mundin dhe kontributin e tij! 🤲🌙

Allahu e begatoftë xhematin tonë dhe na pranoftë adhurimet në këtë muaj të bekuar të Ramazanit.

🌙 Mysafir Special në natën e 24 të RamazanitXhamia “Ardhmëria” Lenzburg ka kënaqësinë t’ju njoftojë se në natën e 24 të ...
12/03/2026

🌙 Mysafir Special në natën e 24 të Ramazanit

Xhamia “Ardhmëria” Lenzburg ka kënaqësinë t’ju njoftojë se në natën e 24 të Ramazanit do të kemi mysafir për ligjëratë dhe për namazin e teravisë:

Mysafir i Ramazanit
Hoxhë Hixhret Bajrami

📅 E shtunë, 14 mars / 24 Ramazan

Ju mirëpresim të gjithëve që së bashku ta gjallërojmë këtë natë të bekuar të Ramazanit me namaz, ligjëratë dhe përkujtim të Allahut. 🤲🌙

Xhamia “Ardhmëria” Lenzburg

Adresse

Niederlenzerstrasse 29
Lenzburg
5600

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Islamische Gemeinschaft Lenzburg erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Kultstätte Kontaktieren

Nachricht an Islamische Gemeinschaft Lenzburg senden:

Verknüpfungen

Teilen