Xhamia Flums / Bashkësia Kulturore Islamo-Shqiptare Flums

Xhamia Flums / Bashkësia Kulturore Islamo-Shqiptare Flums Xhamia Flums - Moschee Flums Info

Edhe një klasë e re me fëmijët tanë!Pas takimit me prindërit, u dakorduam për fillimin, datën dhe orarin e mësimbesimit ...
20/09/2026

Edhe një klasë e re me fëmijët tanë!

Pas takimit me prindërit, u dakorduam për fillimin, datën dhe orarin e mësimbesimit në xhami.

Me kënaqësi po hapim edhe një klasë të re, ku fëmijët tanë do të mësojnë fenë, edukatën dhe vlerat e bukura islame.

Faleminderit prindërve për besimin dhe bashkëpunimin, si dhe imamit dhe profesor Veton Tulla për përkushtimin e tij.

Allahu ua lehtësoftë fëmijëve këtë rrugëtim të bukur dhe i bëftë prej nxënësve të dijes! 🤲

Grupi i ri për mësimin e leximit të KuranitMe kënaqësi ju njoftojmë se sot u formua edhe një klasë e re për mësimin e le...
20/09/2026

Grupi i ri për mësimin e leximit të Kuranit

Me kënaqësi ju njoftojmë se sot u formua edhe një klasë e re për mësimin e leximit të Kuranit.

Një hap i bukur në rrugën drejt Librit të Allahut! Lusim Allahun t’ua lehtësojë mësimin, t’u japë sukses dhe ta bëjë Kuranin dritë në jetën e tyre.

Falënderim i veçantë për imamin dhe profesorin tonë, Veton Tulla, për përkushtimin dhe punën e tij të palodhshme.

Allahu i shpërbleftë të gjithë! 🤲

Takim i përbashkët i KMSHZ-së me xhamitë në Zvicër.
15/09/2026

Takim i përbashkët i KMSHZ-së me xhamitë në Zvicër.

📖 Mësimi i Texhvidit po fillon!Me kënaqësi ju njoftojmë se grupi është formuar dhe së shpejti do të fillojë mësimi i Tex...
13/09/2026

📖 Mësimi i Texhvidit po fillon!

Me kënaqësi ju njoftojmë se grupi është formuar dhe së shpejti do të fillojë mësimi i Texhvidit.

Faleminderit të gjithëve që na u bashkuat dhe treguat interesim për mësimin e drejtë dhe të bukur të Kuranit.

Një falënderim i veçantë për imamin tonë, profesor Veton Tulla, për gatishmërinë, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar.

Allahu na e lehtësoftë mësimin dhe na e shtoftë dijen e dobishme! 🤲

Aktiviteti tradicional: “Grill me xhematin në natyrë” 🌳Një aktivitet i bukur dhe i vlefshëm, i kaluar së bashku me xhema...
12/09/2026

Aktiviteti tradicional: “Grill me xhematin në natyrë” 🌳

Një aktivitet i bukur dhe i vlefshëm, i kaluar së bashku me xhematin, me ushqim të shijshëm, shëtitje në natyrë, kafe dhe biseda rreth temave të ndryshme e të bukura dhe të rëndësishme.

Falënderojmë kryesinë për organizimin, e në veçanti vëllezërit Muhamed, Nexhat dhe Ramadan Poniku për përgatitjen e ushqimit, si gjithmonë të mrekullueshëm.

Faleminderit të gjithë atyre që na shoqëruan dhe e zbukuruan këtë ditë me praninë e tyre. Një falënderim i veçantë për imamin tonë, prof. Veton Tulla, për bisedat dhe temat e vlefshme që ndau me të rinjtë.

Allahu ju shpërbleftë të gjithëve! ❤️

REGJISTRO FËMIJËN TËND! Në Xhaminë e Flumsit, fëmijët tanë mësojnë fenë, edukohen me vlera kombëtare të bukura dhe duke ...
11/09/2026

REGJISTRO FËMIJËN TËND!

Në Xhaminë e Flumsit, fëmijët tanë mësojnë fenë, edukohen me vlera kombëtare të bukura dhe duke folur shqip, e ruajnë gjuhën e të parëve tanë.

T’u mësojmë fenë dhe t’ua ruajmë gjuhën është dhurata më e çmuar që mund t’ua lëmë.

Investimi në fëmijët tanë është investim për të ardhmen!

Regjistrohu edhe Ti
11/09/2026

Regjistrohu edhe Ti

EJA EDHE TI!Ta shfrytëzojmë ndoshta një nga mundësitë e fundit të këtij sezoni.Të rinj e të moshuar, të gjithë jeni të m...
11/09/2026

EJA EDHE TI!

Ta shfrytëzojmë ndoshta një nga mundësitë e fundit të këtij sezoni.

Të rinj e të moshuar, të gjithë jeni të mirëseardhur!

📅 E shtunë, 12.09.2026
⏰ Ora 11:00
📍 Heuwiese Weite – Waldspielplatz

Ju lutemi, regjistrohuni me kohë që ta organizojmë sa më mirë ushqimin

Mirësevini
03/09/2026

Mirësevini

Urime për përfundimin e mësimit të shkronjave të Kuranit!Me shumë gëzim urojmë nxënësit tanë, të cilët me përkushtim dhe...
28/08/2026

Urime për përfundimin e mësimit të shkronjave të Kuranit!

Me shumë gëzim urojmë nxënësit tanë, të cilët me përkushtim dhe vullnet përfunduan me sukses mësimin e shkronjave të Kuranit:

🌸 Advije Rexhepi
🌸 Aleja Ibrahimi
🌸 Anna-Lena Jahiu
🌸 Arbesa Ismaili
🌸 Aylin Ajrulahi
🌸 Binaz Fetai
🌸 Eron Aliju
🌸 Ezana Nuhiu
🌸 Liana Beqiri

Një falënderim i veçantë për mësuesen Adile Salihu, për angazhimin, përkushtimin dhe durimin e saj gjatë gjithë këtij rrugëtimi. 🤲🌷

Allahu e shpërbleftë për çdo shkronjë të mësuar dhe çdo dije të përcjellë!

Të dashur nxënës, ky është vetëm hapi i parë drejt një rrugëtimi edhe më të bukur. Allahu jua lehtësoftë mësimin e leximit të Kuranit, jua shtoftë dashurinë për Fjalën e Tij dhe Kurani qoftë gjithmonë dritë dhe udhëzim në jetën tuaj.

Urime dhe shumë suksese në hapin e radhës!

Adresse

Maltinastrasse 5
Flums
8890

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Xhamia Flums / Bashkësia Kulturore Islamo-Shqiptare Flums erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Kultstätte Kontaktieren

Nachricht an Xhamia Flums / Bashkësia Kulturore Islamo-Shqiptare Flums senden:

Verknüpfungen

Teilen