Xhamia Drita

Xhamia Drita Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Xhamia Drita, Moschee, Maienstrass 4, Emmenbrücke.

🇦🇱 ShqipFtojmë të rinjtë e Xhamisë Drita të bëhen pjesë e këtij aktiviteti 🌿🥾Në kuadër të aktiviteteve të ( IGL-Islamisc...
13/09/2026

🇦🇱 Shqip

Ftojmë të rinjtë e Xhamisë Drita të bëhen pjesë e këtij aktiviteti 🌿🥾

Në kuadër të aktiviteteve të ( IGL-Islamische Gemeinde Luzern, në kuadër të së cilës edhe ne si Xhami veprojmë), iniciativa „Jung & Muslim Luzern“, në bashkëpunim me xhamitë, organizon një ditë ecjeje, shoqërimi dhe reflektimi në natyrë më 20 shtator 2026, në zonën Zugerberg – Baar/ ZG.

Si Xhami Drita, e përkrahim dhe e inkurajojmë këtë iniciativë dhe i ftojmë të gjithë të rinjtë tanë që t’i bashkohen këtij organizimi.

Këto aktivitete janë më shumë se një shëtitje. Ato janë një mundësi e bukur për të njohur të rinj nga xhami të ndryshme, për të krijuar kontakte të reja, për të forcuar shoqërinë dhe për të kaluar së bashku një ditë të bukur në natyrë. 🤝🌳

📅 E diel, 20 shtator 2026
📍 Takimi: Bahnhof Zug, ora 08:45
🥾 Ecje në natyrë, piknik, vizitë në Höllgrotten dhe namaz në natyrë.
👥 Nga 13 vjeç: CHF 10.– | Nga 19 vjeç: CHF 20.–
📝 Regjistrimi përmes QR-Code në poster.

Të rinj, mos e humbisni këtë mundësi – ejani, njihuni dhe krijoni kujtime së bashku! 💚

Kryesia e Xhamisë Drita, Sektori për informim



🇨🇭 Deutsch

Einladung an die Jugendlichen der Moschee Drita 🌿🥾

Wir laden die Jugendlichen der Moschee Drita herzlich ein, an diesem schönen Anlass teilzunehmen!

Im Rahmen der Aktivitäten der IGL – Islamische Gemeinde Luzern, in der auch wir als Moschee Drita aktiv sind, organisiert die Initiative „Jung & Muslim Luzern“ in Zusammenarbeit mit verschiedenen Moscheen am 20. September 2026 einen gemeinsamen Tag mit Wandern, Begegnung und Austausch in der Natur rund um Zugerberg – Baar/ZG.

Als Moschee Drita unterstützen wir diese wertvolle Initiative und möchten alle unsere Jugendlichen herzlich dazu ermutigen, daran teilzunehmen.

Solche Aktivitäten sind mehr als nur eine Wanderung. Sie bieten eine schöne Gelegenheit, Jugendliche aus verschiedenen Moscheen kennenzulernen, neue Kontakte zu knüpfen, Freundschaften zu stärken und gemeinsam einen schönen Tag in der Natur zu verbringen. 🤝🌳

📅 Sonntag, 20. September 2026
📍 Treffpunkt: Bahnhof Zug, 08:45 Uhr
🥾 Wanderung in der Natur, Picknick, Besuch der Höllgrotten und Gebet in der Natur
👥 Ab 13 Jahren: CHF 10.– | Ab 19 Jahren: CHF 20.–
📝 Anmeldung über den QR-Code auf dem Flyer

Liebe Jugendliche, nutzt diese Gelegenheit – kommt mit, lernt neue Menschen kennen und schafft gemeinsam schöne Erinnerungen! 💚

Vorstand Moschee Drita – gemeinsam für eine starke und verbundene Jugend

„Një Kafe me Hoxhën“ – Xhamia DritaSonte në Xhaminë Drita, në kuadër të takimit tonë të përjavshëm “Një Kafe me Hoxhën”,...
11/09/2026

„Një Kafe me Hoxhën“ – Xhamia Drita

Sonte në Xhaminë Drita, në kuadër të takimit tonë të përjavshëm “Një Kafe me Hoxhën”, patëm edhe një mbrëmje të këndshme me bashkëbisedim, shkëmbim mendimesh dhe shoqëri vëllazërore.

Ky takim është një mundësi e bukur për t’u ulur së bashku, për të biseduar lirshëm, për të dëgjuar njëri-tjetrin dhe për të ndarë tema që na preokupojnë si komunitet.

🤝 Xhamia nuk është vetëm vendi ku falemi, por edhe vendi ku takohemi, njihemi dhe forcojmë lidhjet mes nesh.

Faleminderit të gjithë vëllezërve që ishin sonte me ne.

Mirë se vini çdo të premte në “Një Kafe me Hoxhën”! ☕️

📍 Xhamia Drita – Emmenbrücke
Sektori per informim, 11.09.2026

Vizitë vëllazërore nga Imami i nderuar Nusret ef. Sh*ti dhe Kryetari i Xhamisë Ebu Hanife në Grenchen, z. Xhevdet Sahiti...
08/09/2026

Vizitë vëllazërore nga Imami i nderuar Nusret ef. Sh*ti dhe Kryetari i Xhamisë Ebu Hanife në Grenchen, z. Xhevdet Sahiti

Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë që mbrëm në Xhaminë Drita të mirëprisnim Imamin e nderuar Nusret ef. Sh*ti, së bashku me Kryetarin e Xhamisë Ebu Hanife në Grenchen, z. Xhevdet Sahiti, dhe përfaqësues të Kryesisë së kësaj xhamie.

Mysafirët u pritën ngrohtësisht nga Kryesia dhe xhemati i Xhamisë Drita, në një atmosferë vëllazërore, miqësore dhe të mbushur me respekt të ndërsjellë.

Dy xhamitë tona kanë një bashkëpunim të mirë dhe të sinqertë, ndërsa vizita të tilla janë gjithmonë të mirëseardhura, sepse forcojnë edhe më shumë lidhjet, miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet xhamive dhe xhematëve tanë.

Gjatë fjalës së tij, Nusret ef. Sh*ti foli me shumë dashamirësi për lidhjen dhe respektin e veçantë që ka me Xhaminë Drita dhe xhematin e saj. Ai, duke e vlerësuar pritjen dhe mikpritjen e treguar, tha:

„Aty ku pritja dhe respekti janë identitet.“

Me këtë shprehje, ai deshi të theksonte se mikpritja, respekti dhe dashamirësia që tregohen ndaj mysafirit nuk janë thjesht një gjest i çastit, por janë pjesë e vlerave dhe identitetit të një xhamie dhe të një xhemati. 🕌🤝

Në emër të Kryesisë dhe xhematit të Xhamisë Drita, Kryetari Fadil Asani i falënderoi mysafirët për vizitën, kohën dhe respektin e treguar, duke shprehur dëshirën që bashkëpunimi dhe këto takime vëllazërore të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Allahu i ruajtë dhe i forcoftë lidhjet tona vëllazërore! 🤲🏻

Sektori per informim pran Xhamisë Drita.
Emmenbrücke, 07.09.2026

🇦🇱Të nderuar vllezër, të nderuar miqMe kënaqësi ju njoftojmë se Forumi ronorë pranë Xhamisë Drita organizon edhe këtë vi...
03/09/2026

🇦🇱
Të nderuar vllezër, të nderuar miq

Me kënaqësi ju njoftojmë se Forumi ronorë pranë Xhamisë Drita organizon edhe këtë vit Turneun e Futbollit në Sallë ⚽🏆 dhe dëshirojmë që këtë ftesë ta ndajmë me të gjitha ato që kan interes të jenë pjesë e keti manifestimi.

Ju ftojmë që të organizoni një ekip dhe të bëheni pjesë e këtij aktiviteti sportiv, shoqëror dhe vëllazëror. Qëllimi ynë është që përmes sportit të forcojmë edhe më shumë bashkëpunimin, respektin dhe vëllazërinë ndërmjet nesh.

🏆 Çmimet:
🥇 Vendi i parë – 800 CHF
🥈 Vendi i dytë – 500 CHF
🥉 Vendi i tretë – 300 CHF

⚽ Formati: 5+1 lojtarë
👥 Maksimumi: 10 lojtarë për ekip
💰 Regjistrimi: 250 CHF për ekip, në çmimin e regjistrimit përfshihet dreka për 10 persona – 🍔 Burger & pije.

📅 Data: 25.10.2026
⏳ Afati i regjistrimit: 15.10.2026
📍 Schulanlage Erlen, Erlenmatte 80, 6020 Emmen

📞 Për regjistrim dhe informata:
076 214 30 40
076 574 26 07

Presim me kënaqësi pjesëmarrjen tuaja dhe shpresojmë që së bashku të krijojmë një ditë të bukur, sportive dhe vëllazërore.

Ju mirëpresim në Xhaminë Drita! 🤝⚽🏆

FAIR PLAY • RESPEKT • BASHKIM

Me respekt,
Mensur Gurgurovci
Xhamia Drita – 1M Rinia

🇨🇭

Liebe Freunde und Geschwister

Mit grosser Freude möchten wir euch mitteilen, dass das Jugendforum der Xhamia Drita auch dieses Jahr ein Hallenfussballturnier organisiert ⚽🏆. Diese Einladung möchten wir gerne mit allen teilen, die Interesse haben, Teil dieser Veranstaltung zu sein.

Wir laden euch herzlich ein, eine Mannschaft zu stellen und an diesem sportlichen, gesellschaftlichen und brüderlichen Anlass teilzunehmen. Unser Ziel ist es, durch den Sport die Zusammenarbeit, den Respekt und die Verbundenheit untereinander weiter zu stärken.

🏆 Preisgeld:
🥇 1. Platz – CHF 800.–
🥈 2. Platz – CHF 500.–
🥉 3. Platz – CHF 300.–

⚽ Format: 5+1 Spieler
👥 Maximal: 10 Spieler pro Mannschaft
💰 Anmeldegebühr: CHF 250.– pro Mannschaft
🍔 In der Anmeldegebühr inbegriffen: Mittagessen für 10 Personen – Burger & Getränk.

📅 Datum: 25.10.2026
⏳ Anmeldeschluss: 15.10.2026
📍 Schulanlage Erlen, Erlenmatte 80, 6020 Emmen

📞 Anmeldung und Informationen:
076 214 30 40
076 574 26 07

Wir freuen uns sehr auf eure Teilnahme und hoffen, dass wir gemeinsam einen schönen, sportlichen und gemeinschaftlichen Tag erleben dürfen.

Herzlich willkommen bei der Xhamia Drita! 🤝⚽🏆

FAIR PLAY • RESPEKT • GEMEINSCHAFT

Mit freundlichen Grüssen
Mensur Gurgurovci
Xhamia Drita – 1M Rinia

28/08/2026
Mbrëmje përkujtimore kushtuar shembëlltyrës së njerëzimit, Muhamedit ﷺSonte, në Xhaminë Drita, së bashku me xhamitë tona...
28/08/2026

Mbrëmje përkujtimore kushtuar shembëlltyrës së njerëzimit, Muhamedit ﷺ

Sonte, në Xhaminë Drita, së bashku me xhamitë tona mike – Xhamia TULIPAN, Xhamia Uniteti, Xhamia Shqipetare Rotkreuz-Zug dhe Xhamia Goldau – patëm nderin të përkujtojmë dhe të nderojmë shembëlltyrën e njerëzimit, të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ.

Manifestimi filloi me lexim nga Kurani Famëlartë, nën interpretimin e hoxhës së nderuar Suad ef. Idrizi, i cili më pas solli edhe pjesë të zgjedhura nga Mevludi.

Me fjalë rasti u paraqit Rexhep ef. Gurgurovci, duke sjellë mesazhe të rëndësishme për jetën, moralin dhe shembullin e të Dërguarit ﷺ.

Më pas, me fjalë rasti u paraqit Ardian ef. Azizi, imam i Xhamisë Uniteti, ndërsa pas tij u inkuadrua edhe ligjëruesi i kësaj mbrëmjeje, Arben ef. Lutfiu, imam i Xhamisë Drita, me temën:

„Kush ishte i Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ“

Në vazhdim, me një fjalë përshëndetëse u drejtua edhe imami i Xhamisë Tulipan, ndërsa programi u përmbyll me një pjesë tjetër nga Mevludi dhe me duanë e kësaj mbrëmjeje, të udhëhequr nga Rexhep ef. Gurgurovci.

🤝 Bashkimi dhe bashkëpunimi ynë është vlerë

Në fund të manifestimit, Kryetari i Xhamisë Drita, Fadil Asani, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen, e në veçanti Kryesitë e xhamive mike dhe imamët dhe xhematet e tyre për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të qenë së bashku.

Edhe kjo mbrëmje ishte një dëshmi se kur jemi bashkë, kur bashkëpunojmë dhe kur i bashkërendojmë aktivitetet tona, forcojmë edhe më shumë komunitetin tonë.

U shpreh mirënjohje e veçantë për të gjithë ata që kontribuuan në organizimin e kësaj mbrëmjeje.

Në përfundim, për mysafirët u shtrua edhe një koktej, i përgatitur me shumë përkushtim nga Kryesia e Xhamisë Drita dhe motrat tona.

🤲 Allahu na bashkoftë gjithmonë në të mirë, në vëllazëri dhe në shërbim të xhemateve tona!

Salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ.

Me respekt
Kryesia, sektori per informim pran Xhamise Drita
Emmenbrücke, 28.08.2026

KUSH ISHTE I DËRGUARI I ALLAHUT                            MUHAMEDI ﷺMe rastin e përkujtimit të lindjes së të Dërguarit ...
26/08/2026

KUSH ISHTE I DËRGUARI I ALLAHUT
MUHAMEDI ﷺ

Me rastin e përkujtimit të lindjes së të Dërguarit të Allahut, Muhamedit ﷺ, Xhamia Drita – Emmenbrücke ju fton në një mbrëmje të veçantë me ligjërata dhe përkujtim të jetës dhe mesazhit të Pejgamberit ﷺ.

📅 E premte, 28.08.2026
🕗 Ora 20:00
📍 Xhamia Drita – Emmenbrücke

🎙️ Ligjërues:
• Rexhep ef. Gurgurovci – Imam i Xhamisë Arth/Goldau, fjalë rasti, pjesë nga Mevludi.

• Suat ef. Idrizi, Kuran, Ilahi Mevlud

• Arben ef. Lutviu – Imam i Xhamisë Drita, ligjeruesi kryesorë me temën : KUSH ISHTE I DËRGUARI I ALLAHUT, MUHAMEDI ﷺ

• Hfz. Ardian ef. Azizi – Imam i Xhamisë Uniteti, fjalë rasti, pjesë nga mevludi.

Pjesmarëse Xhamitë:
Xhamia Uniteti
Xhamia Rotkreuz
Xhamia Goldau
Xhamia Tulipan

Mirë se vini në një mbrëmje në shenjë dashurie, respekti dhe përkujtimi të të Dërguarit tonë të dashur, Muhamedit ﷺ.

Pjesëmarrja është e hapur për të dyja gjinitë.

Pas përfundimit të programit, xhamia shtron për të pranishmët një koktej.

Ju mirëpresim të gjithëve

Mirë se vini në Xhaminë Drita!

🇦🇱🇽🇰Mbrëm ishim mikpritës të misonit KFOR/ SWISSCOY me mision në Kosovë e Bosnjë.Mbrëm kishim nderin të mirprisnim konti...
25/08/2026

🇦🇱🇽🇰

Mbrëm ishim mikpritës të misonit KFOR/ SWISSCOY me mision në Kosovë e Bosnjë.

Mbrëm kishim nderin të mirprisnim kontigjentin e 55-të Zviceran të SWISSCOY/ KFOR i cili është në mision në ruajtjen e paqes në Kosovë e Bosnjë e Hercegovinë. Këto kontigjente para se me u nis për misionet e tyre në Kosovë dhe Bosnjë, vizitojnë edhe xhamitë për tu njohur për së afërmi me traditën fetare e kombtare të popullit në vendet ku ato do shërbejnë si paqëruajtës.

Ato u mirpriten sonte nga Kryesia e Xhamisë dhe nje pjesë e antarsisë ku edhe në emër të Kryesisë i falemenderoj për prezencën dhe perzgjedhjen për të vizituar Xhaminë Drita, Kryetari Fadil Asani se bashku me një pjesë të Kryesisë.

Kontigjenti i 55-të u informua mbi historikun e Xhamisë Drita, pastaj ju pergjigjem pyetjeve të pjestarëve të SWISSCOY, reth jetes fetare ne Zvicër, pastaj pyetjeve reth Kosovës dhe misionit te tyre atje, dhe per fund dy instutucionet shkëmbyen në shënje respekti edhe dhuratat e tyre.

PS:shkaku që duhet të respektohen regullat ushtarake nuk lejohet të publikohen foto nga kjo mbrëmje.

Me respekt,
Kryesia, sektori për informim
Emmenbrücke, 25.08.2026

🇨🇭
Gestern Abend durften wir das 55. Schweizer SWISSCOY/KFOR-Kontingent, das im Rahmen seines Friedenseinsatzes im Kosovo sowie in Bosnien und Herzegowina tätig ist, in der Xhamia Drita herzlich willkommen heissen.

Diese Kontingente besuchen vor ihrem Einsatz im Kosovo und in Bosnien auch Moscheen, um die religiösen und kulturellen Traditionen der Bevölkerung in den Ländern, in denen sie als Friedenstruppen eingesetzt werden, aus nächster Nähe kennenzulernen.

Das 55. Schweizer Kontingent wurde von der Leitung der Xhamia Drita sowie einem Teil der Mitglieder empfangen. Im Namen des Vorstandes bedankte sich Präsident Fadil Asani gemeinsam mit einem Teil des Vorstandes herzlich für ihren Besuch und insbesondere dafür, dass sie sich für die Xhamia Drita als Ort ihres Besuches entschieden haben.

Die Mitglieder des 55. Kontingents erhielten zunächst Informationen über die Geschichte der Xhamia Drita. Anschliessend beantworteten wir die Fragen der SWISSCOY-Angehörigen zum religiösen Leben in der Schweiz sowie zu verschiedenen Fragen rund um den Kosovo und ihren bevorstehenden bzw. aktuellen Einsatz dort. Zum Abschluss tauschten die beiden Institutionen als Zeichen des gegenseitigen Respekts und der Wertschätzung Geschenke aus.

PS: Aufgrund der militärischen Vorschriften ist es nicht erlaubt, Fotos von diesem Abend zu veröffentlichen.

Mit freundlichen Grüssen
Der Vorstand, Bereich Information
Emmenbrücke, 25.08.2026

Xhamia Drita – më shumë se një vend faljejeSonte në Xhaminë Drita u mbajt workshopi “Künstliche Intelligenz verstehen” –...
22/08/2026

Xhamia Drita – më shumë se një vend faljeje

Sonte në Xhaminë Drita u mbajt workshopi “Künstliche Intelligenz verstehen” – Të kuptojmë Inteligjencën Artificiale,e ligjeruar nga Mubekir Redzepi.

Një mbrëmje e veçantë me njohuri, diskutime dhe shembuj praktikë mbi Inteligjencën Artificiale dhe ndikimin e saj në jetën tonë.

Pas pushimeve verore, me këtë aktivitet po rikthejmë aktivitetet në Xhaminë Drita dhe po vazhdojmë misionin tonë: të ndërtojmë një xhami që nuk është vetëm vend faljeje, por edhe vend i dijes, edukimit, bashkimit dhe zhvillimit të saj.

Një falënderim i veçantë për Mubekir Redzepin, ligjërues i Informatikës në Benedict & TEKO dhe CEO i Algoritma, për kontributin dhe prezantimin e tij.

Xhamia Drita
- Nga dija te zhvillimi
- Nga xhamia te dija
- Së bashku drejt së ardhmes

Xhamia Drita – vend ku adhurojmë, mësojmë, bashkohemi dhe ndërtojmë të ardhmen. ❤️

Sektori per informim Xhamia Drita
21.08.2026

Duke e pasur parasysh se kohëve të fundit Inteligjenca Artificiale (AI) është bërë pjesë e rëndësishme e zhvillimit tekn...
17/08/2026

Duke e pasur parasysh se kohëve të fundit Inteligjenca Artificiale (AI) është bërë pjesë e rëndësishme e zhvillimit teknologjik dhe e jetës sonë të përditshme, si dhe duke parë kapacitetin dhe potencialin që kemi brenda komunitetit tonë, ku shumë prej anëtarëve tanë janë të specializuar në fusha të ndryshme të teknologjisë, Xhamia Drita ka kënaqësinë të organizojë një Workshop të veçantë me temën:

„Künstliche Intelligenz verstehen“ – Të kuptojmë Inteligjencën Artificiale

Ky Workshop organizohet në bashkëpunim me Mubekir Redzepin, Dozent për Informatikë në Benedict & TEKO dhe CEO i Algoritma, i cili do të na udhëheqë në një rrugëtim nga bazat e informacionit dhe kompjuterëve deri te zhvillimi dhe funksionimi i Inteligjencës Artificiale.

Qëllimi i këtij Workshopi është që, në një mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme, të marrim njohuri mbi atë se çfarë është AI, si funksionon, si ka evoluar dhe si po ndikon në jetën, punën dhe të ardhmen tonë.

Gjatë Workshopit do të trajtohen edhe shembuj praktikë dhe mundësi konkrete të përdorimit të Inteligjencës Artificiale.

📅 21. Gusht 2026
🕘 Fillimi,ora :21:00
📍 Xhamia Drita – Emmenbrücke
💻 Ju lutemi, merrni me vete laptopin tuaj.

Jeni të mirëseardhur të gjithë, veçanërisht të rinjtë dhe të gjithë ata që dëshirojnë të kuptojnë më shumë rreth një prej zhvillimeve më të rëndësishme teknologjike të kohës sonë.

Mirë se vini

Xhamia Drita – Emmenbrücke
Dituria, zhvillimi dhe e ardhmja

Adresse

Maienstrass 4
Emmenbrücke
6020

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Xhamia Drita erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Kultstätte Kontaktieren

Nachricht an Xhamia Drita senden:

Verknüpfungen

Teilen

Kategorie