Xhamia Sunnah Dietikon

Xhamia Sunnah Dietikon Xhamia Sunnah Dietikon

Një Ekskursion i Bukur në Zürich 🦜🦁🐘Të dielën, më 13.09.2026, patëm kënaqësinë të kalojmë një ditë të mrekullueshme me n...
14/09/2026

Një Ekskursion i Bukur në Zürich 🦜🦁🐘

Të dielën, më 13.09.2026, patëm kënaqësinë të kalojmë një ditë të mrekullueshme me nxënësit e Xhamisë Sunnah në Dietikon, në kopshtin zoologjik Zoo 🐘🐅🦜Zürich.

🕘 Në ora 09:00 u nisëm nga Dietikoni drejt Zürichut, me shumë gëzim, entuziazëm dhe buzëqeshje.

Ishte një ditë e mbushur me kënaqësi, argëtim dhe momente të paharrueshme. 🐘🐅🦜

🤍 Një falënderim i veçantë për hoxhën tonë, Lutfi Ahmedi, si dhe për Azmir Selmanin, të cilët ishin të pranishëm dhe kontribuan në mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e nxënësve gjatë këtij ekskursioni.

Falënderojmë gjithashtu Kryesinë e Xhamisë Sunnah dhe të gjithë ata që ndihmuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj dite të bukur.

Allahu i shpërbleftë të gjithë për mundin, përkushtimin dhe kontributin e tyre! 🤲🤍

Me respekt,

Kryesia e Xhamisë Sunnah

Një mbrëmje e ngrohtë vëllazërore në 🕌Xhaminë e Bülach-ut. Sonte patëm nderin të jemi musafirë në Xhaminë e Bülach-ut pë...
12/09/2026

Një mbrëmje e ngrohtë vëllazërore në 🕌Xhaminë e Bülach-ut.

Sonte patëm nderin të jemi musafirë në Xhaminë e Bülach-ut për faljen e Namazit të Akshamit dhe të Jacisë, së bashku me Hoxhën Lutfi Ahmedi, Imam i Xhamisë Sunnah, dhe Xhematin.

Falënderojmë përzemërsisht Kryetarin e Xhamisë së Bülach-ut, H. Muhamet Alilin, dhe Kryetarin e Xhamisë Sunnah, H. Mesud Esati, për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në forcimin e lidhjeve vëllazërore.

Falënderim i veçantë për Hoxhën Muhamer Latifi dhe Xhematin e Xhamisë së Bülach-ut për mikpritjen, respektin dhe dashurinë e treguar ndaj nesh.

Allahu i shpërbleftë të gjithë dhe na bashkoftë gjithmonë në të mira, në iman dhe në shërbim të fesë së Tij! 🤲

Me Rrespekt
Kryesia e Xhamisë Sunnah

Sot patëm nderin të mirëpresim në Xhaminë Sunnah Hoxhën Hetem Sopjani, Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosov...
11/09/2026

Sot patëm nderin të mirëpresim në Xhaminë Sunnah Hoxhën Hetem Sopjani, Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës, i cili na mbajti Hutben dhe na priu në Namazin e Xhumasë.

Kryesia e Xhamisë Sunnah e falënderon përzemërsisht për vizitën dhe për këshillat e tij të çmuara.

🤲 Allahu e shpërbleftë me të mira dhe e ruajtë.

Me Rrespekt Kryesia Xhamis Sunnah

Selamu alejkum të nderuar xhematKemi nderin dhe kënaqësinë që më 11.09.2026 (E premte), në Xhaminë Sunnah në Dietikon, m...
10/09/2026

Selamu alejkum të nderuar xhemat

Kemi nderin dhe kënaqësinë që më 11.09.2026 (E premte), në Xhaminë Sunnah në Dietikon, mysafir për Xhumanë ta kemi hoxhën e nderuar Hetem Sopjani, Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës.

Hoxha Hetem Sopjani do të mbajë hytben e Xhumasë dhe do të ndajë me xhematin këshilla dhe mesazhe të dobishme.

Me Rrespekt Kryesia e Xhamisë Sunnah

Ligjerata e radhës në Xhaminë SunnahMir se vini.Me Respekt Forumi Gruasë
01/09/2026

Ligjerata e radhës në Xhaminë Sunnah

Mir se vini.

Me Respekt Forumi Gruasë

"Të Allahut jemi dhe tek Ai është kthimi ynё."Të nderuar xhemat të Xhamisë Sunnah,Ju njoftojmë me pikëllim se sot ka ndë...
22/08/2026

"Të Allahut jemi dhe tek Ai është kthimi ynё."

Të nderuar xhemat të Xhamisë Sunnah,
Ju njoftojmë me pikëllim se sot ka ndërruar jetë njëri nga anëtarët më të rregullt dhe më të përkushtuar të xhematit tonë, Haxhi Hamid Hamidi.

Haxhi Hamidi ishte i dashur për të gjithë, pa dallim moshe. Ai ishte i përkushtuar me sinqeritet për Xhaminë Sunnah dhe ishte një ndër Xhematlitë e tonë me të vjeter.

Lusim Allahun xh.sh. ta mëshirojë dhe ta shpërblejë për veprat e tij të mira, ndërsa familjes dhe gjithë xhematit t'ua dhurojë durimin dhe forcën e nevojshme.

Me respekt,
Kryesia e Xhamisë Sunnah

Sot, më 19.07.2026 (e diel), menjëherë pas namazit të sabahut, disa nga anëtarët e Xhamisë Ebu Hanife në Grenchen, së ba...
19/07/2026

Sot, më 19.07.2026 (e diel), menjëherë pas namazit të sabahut, disa nga anëtarët e Xhamisë Ebu Hanife në Grenchen, së bashku me ish-anëtarë të kryesisë, u nisën për në Xhaminë Sunnah në Dietikon, ku vendosën tepihun e ri në faltoren e gjinisë femërore.

Në këtë aksion ishte i pranishëm edhe kryetari i Xhamisë Sunnah, Po ashtu, ish-kryesia dhe anëtarët e Xhamisë Sunnah Po dhe Imami Lutfi Ahmedi ishin të pranishëm për ta ndihmuar ekipin mysafir nga Grencheni gjatë vendosjes së tepihut në faltoren e gjinisë femërore.

Lusim Allahun e Madhëruar t’i shpërblejë me të mira të gjithë ata që kontribuuan me mundin, kohën dhe përkushtimin e tyre në shërbim të shtëpisë së Allahut. Jemi mirënjohës për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe vëllazëror ♥️ që kemi gjithmonë me Xhaminë Ebu Hanife në Grenchen. Allahu e forcoftë këtë bashkëpunim, ta pranojë këtë vepër si sadaka për të gjithë kontribuuesit dhe t’i shpërblejë me të mirat e Tij. Amin.

Me respekt,
Kryesia e Xhamisë Sunnah

Mbrëmë, më 03.07.2026, ditën e premte, Xhamia Sunnah Dietikon u nderua me vizitën vëllazërore të Xhamisë së Bülachit, të...
04/07/2026

Mbrëmë, më 03.07.2026, ditën e premte, Xhamia Sunnah Dietikon u nderua me vizitën vëllazërore të Xhamisë së Bülachit, të udhëhequr nga kryetari Muhamet Alili dhe hoxha Sead Kelmendi, së bashku me kryesinë dhe xhematin e nderuar të xhamisë.

Musafirët na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në namazin e Akshamit dhe të Jacisë, duke e bërë këtë takim edhe më të veçantë dhe të begatë.

Pas namazit të Akshamit, hoxha i Xhamisë Sunnah Dietikon, Lutfi Ahmedi, i përshëndeti ngrohtësisht musafirët dhe u uroi atyre mirëseardhje në emër të kryetarit të Xhamisë Sunnah Dietikon, Mesud Esati, si dhe në emër të kryesisë dhe xhematit të xhamisë. Më pas, ai ia dha fjalën hoxhës Sead Kelmendi, i cili mbajti një ligjëratë të shkurtër dhe frymëzuese, duke përcjellë mesazhe të vlefshme mbi besimin, unitetin dhe vëllazërinë mes besimtarëve.

Kjo vizitë u zhvillua në frymën e vëllazërisë, respektit dhe bashkimit, duke forcuar lidhjet ndërmjet besimtarëve dhe duke dëshmuar vlerat e larta të solidaritetit dhe unitetit në komunitetin tonë.

Allahu e shpërbleftë kryetarin, hoxhën, kryesinë dhe të gjithë xhematin për këtë vizitë të çmuar dhe për kontributin e tyre në forcimin e lidhjeve vëllazërore mes myslimanëve.

Me Rrespekt Kryesia Xhamisë Sunnah

Sot, në ditën e Xhumasë, në Xhamin ton Sunnah, u mbajt si zakonishtë Ligjëratë po ashtu Hutbe dhe ligjëratë shumë e qëll...
26/06/2026

Sot, në ditën e Xhumasë, në Xhamin ton Sunnah, u mbajt si zakonishtë Ligjëratë po ashtu Hutbe dhe ligjëratë shumë e qëlluar dhe me kuptim të thellë nga imami Nuhi Ajvazi, mbi temën: “Bashkëpunimi në punë të mira dhe ruajtja e vlerave kombëtare.”

Me Rrespekt
Kryesia e xhamisë Sunnah

25/06/2026

Adresse

Löwenstrasse 11
Dietikon
8953

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Xhamia Sunnah Dietikon erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen