09/08/2026
🌸 SELAM ALEJKUM! 🌸
📚📖📐📏🧮🖊️ Nesër fillon një rrugëtim i ri për fëmijët tanë… ❤️
Çanta në shpinë, librat në duar dhe ëndrrat në zemër… 🎒📚✨
Për disa është dita e parë e shkollës, për disa fillimi i një viti tjetër shkollor, por për të gjithë është një hap i ri drejt dijes dhe së ardhmes.
Fjala e parë që Allahu i Madhëruar ia shpalli Pejgamberit tonë Muhamed ﷺ ishte:
﴿اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ﴾
“Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi!”
(El-Alek, 96:1)
Ky ajet na kujton vlerën e madhe që Islami i jep leximit, dijes dhe mësimit. Prandaj, çdo hap i fëmijëve tanë drejt shkollës është edhe një hap drejt diturisë, zhvillimit dhe një të ardhmeje më të mirë. 📖✨
🤲 O Allah, na i ruaj fëmijët tanë!
Shikoji me mëshirën Tënde në çdo hap që hedhin.
Ndriçoju mendjen me dije, zemrën me iman dhe rrugën me sukses.
Largoji nga çdo e keqe, shoqëroji me njerëz të mirë dhe bëji gëzim për sytë dhe qetësi për zemrat e prindërve të tyre. 🤍
Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbushur me hajr, bereqet, dije, suksese dhe momente të bukura. 🌷
Sepse pas çdo fëmije që shkon në shkollë qëndron një prind që lutet në heshtje:
“O Zot, ruaje fëmijën tim, udhëzoje dhe bëje të suksesshëm!” 🤲❤️
✨ Fillim të mbarë e të hajrit, fëmijë të dashur!
Allahu ju ruajtë, ju udhëzoftë dhe ju dhëntë dije të dobishme e suksese pa fund! 🌹
Me shumë selame dhe dashuri,
🤍 Kryesia e Xhamisë Paqja – Basel