Misioni Katolik Shqiptar Nëna Terezë - Aarau

Misioni Katolik Shqiptar Nëna Terezë - Aarau Misioni Katolik Shqiptar Nëna Tereze në Aarau -
Albanische Katholische Mission Mutter Teresa in Aarau

Lajmërim për shtegtim në shenjtëroren e Zojës së bekuar në Fatima (Portugali)Numëri është i kufizuar në 50 persona!
16/09/2026

Lajmërim për shtegtim në shenjtëroren e Zojës së bekuar në Fatima (Portugali)
Numëri është i kufizuar në 50 persona!

Sot e pagëzuam Leano Dakaj, i biri i Robinson dhe Evilina Dakaj, kumara Samuel Dedaj. Kisha e vënë në dukje lidhjen e ng...
12/09/2026

Sot e pagëzuam Leano Dakaj, i biri i Robinson dhe Evilina Dakaj, kumara Samuel Dedaj.

Kisha e vënë në dukje lidhjen e ngushtë ndërmjet pagëzimit të Krishtit e pagëzimit tonë. Këtë, sepse përmes Tij ne bëhemi pjesë e Korpit mistik të Krishtit, që është Kisha, vdesim e ringjallemi me Të, vishemi me Të, siç përsërit disa herë Shën Pali Apostull.

Fjalët e shën Lukës ungjilltar, na tregojnë se Jezusi foli me Atin qiellor pasi pati marrë Pagëzimin në lumin Jordan. E nuk u lut vetëm për vete, por për të gjithë ne. E atëherë qielli u hap! Nga kjo ngjarje kuptojmë se sa më shumë të jetojmë në bashkim me Jezusin në realitetin e pagëzimit tonë, aq më shumë do të hapet mbi ne qielli, sepse me Pagëzim bëhemi bij të familjes së Zotit. Të krishterët janë të thirrur të ecin në rrugën e shenjtërisë, e cila u përket gjithë të pagëzuarve.

Nga pagëzimi buron impenjimi për ta dëgjuar Jezusin, do të thotë për të besuar në Të e për ta ndjekur pas pa fjalë, duke bërë vullnetin e Tij. Në këtë mënyrë secili njeri mund të synojë shenjtërinë, cak drejt të cilit – siç porosit Koncili II i Vatikanit, janë të thirrur të ecin gjithë të krishterët. Kisha pra, kremton festën e Pagëzimit të Zotit.

Kanë kaluar më se 2000 vjet që kur edhe Krishti vetë, ndonëse i pamëkat, deshi t’u afrohej brigjeve të Jordanit për të marrë pagëzimin e për t’u solidarizuar kështu me pendestarët në kërkim të shpëtimit të shpirtit. Me praninë e tij, Jezusi e shenjtëroi këtë rit. Kështu pagëzimi nuk do të ishte më thjeshtë pastrim, sepse përmes tij shpirti i Zotit vendos e ngul banesën e vet në atë person që e merr sakramentin. Ky gjest i Jezusit është pajtim hyjnor me gjininë njerëzore, pas mëkatit të rrjedhshëm.

Të kujtojmë fjalët e mbishkrimit të Pagëzimores së lashtë romake të Lateranit në Romë, ku, në gjuhën latine, lexohet shprehja, që i atribuohet Papës Siksti III:
“Kisha Nënë rilind virgjërisht përmes ujit bijtë, që i zë për shpirtin e Zotit. O ju, që u lindët nga kjo gurrë, shpresojeni mbretërinë e qiejve”.

Domethënës fakti që Kisha, që nxjerr në dritë fëmijë. Kisha, që është kraharor, është nëna jonë, përmes Pagëzimit.

Të dielen Mesha në Baden: 13:30 & në Laufen: 17:00!për të gjithë shekujt e shekujve.LEXIMI I PARË        (Sir 27, 30 – 2...
12/09/2026

Të dielen Mesha në Baden: 13:30 & në Laufen: 17:00!
për të gjithë shekujt e shekujve.

LEXIMI I PARË (Sir 27, 30 – 28, 7)
Lexim prej Librit të Siracidit

Kush e zbaton synimin e mbrapshtë, mbi të ai kthehet e nuk e di se nga i ka ardhur. Përqeshja e poshtërimi s’i ndahen krenarit dhe hakmarrja i rri në pritë si luani. Në lak do të bien ata që i gëzohen rënies së të drejtëve, para se të vdesin, dhimbat do t’i shkrijnë. Hidhërimi dhe urrejtja njënjë janë të urrejtshme, të dyja në zemër i ndyen mëkatari. Kush do të hakmarret, do të gjëjë hakmarrje prej Zotit e mëkatet e tija gjithmonë i ruan para sysh. Falia padrejtësinë të afërmit tënd e, kur të lutesh, mëkatet e tua do të falen. Njeriu që mban hidhërim kundër njeriut, si mund të kërkojë prej Hyjit shërim?! S’ka mëshirë për njeriun, të ngjashmin e vet, e këndej lutet t’i falen mëkatet e tija?! Ai, vdekatar, mban në zemër hidhërim, e lyp që Hyji të jetë me të i dhimbshëm?! Kush do të lutet për fajet e tija?! Le të bjerë në mend mbarimi yt e pusho të urresh; kujto shkatërrimin e vdekjen dhe mbaj urdhërimet. Fjala e Zotit

Në festën e Nënë Terezës, kishim edhe pagëzimin e një familje 3 antarshe dhe Sofia Berisha.
07/09/2026

Në festën e Nënë Terezës, kishim edhe pagëzimin e një familje 3 antarshe dhe Sofia Berisha.

Falënderime për Festën e Nënë Terezës:Falënderojmë Zotin për këtë ditë feste, gëzimi dhe bashkimi, për mbarë Misionin to...
07/09/2026

Falënderime për Festën e Nënë Terezës:

Falënderojmë Zotin për këtë ditë feste, gëzimi dhe bashkimi, për mbarë Misionin tonë dhe për popullin shqiptar.
● Me mirënjohje të veçantë, falënderojmë motrën Anamaria, sekretaren e Misionit Berlinda Kuzhnini, Korin, Grupin Rinor, fëmijët e Misionit, Këshillin e Misionit, vullnetarët dhe të gjithë ata që, me përkushtimin dhe kontributin e tyre, bënë të mundur kremtimin e kësaj feste të veçantë.
● Një falënderim i veçantë shkon për don David Gjugjen, drejtorin e Radio Vatikanit në gjuhën shqipe, për udhëheqjen e Meshës dhe për praninë e tij në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë ne.
● Falënderojmë gjithashtu ambasadorët e akredituar në Zvicër nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, për praninë e tyre dhe për fjalët e ngrohta të drejtuara në nderim të kësaj feste dhe të figurës së Nënë Terezës.
● Një falënderim i veçantë për prof. Blerim Latifin, profesor në Universitetin e Prishtinës, për kontributin e tij dhe për fjalën e mbajtur mbi figurën e Shën Nënë Terezës dhe lidhjen e saj me etrit shekullor, e cila u përkrye me Nënë Terezën, kjo bijë e popullit shqiptar, e cila, me jetën, dashurinë dhe veprën e saj, u bë një figurë e madhe për mbarë njerëzimin.
● Falënderojmë të gjithë të ftuarit, miqtë dhe bashkëpunëtorët tanë, të cilët, me praninë dhe mbështetjen e tyre, e nderuan këtë ditë të shenjtë dhe të rëndësishme për popullin tonë.
● Një falënderim i përzemërt shkon edhe për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), gazetaren Ardita dhe Frrokun, për përcjelljen e kësaj feste te mbarë populli shqiptar përmes valëve të televizionit.
● Falënderojmë nga zemra moderatoren e programit festiv, Saranda Ademin, ansamblin S***a, këngëtarët: Gentjana Tafili, Krist Lleshi dhe Kastriot Krasniqi, si dhe interpretuesit e monologëve, Maria Palokën dhe Valerian Përgjokën, të cilët na frymëzuan me pjesë nga thëniet e Nënë Terezës. Mirënjohje gjithashtu për të gjithë ata që interpretuan - fëmijët - me këngë dhe poezi dhe i dhanë kësaj feste një atmosferë të veçantë.
● Faleminderit Dugagjin Dodaj për rregullimin e fotografive, pjesë nga jeta dhe veprimtaria Nënë Terezës.
● Faleminderit Petrit Prenajt (Party Service Prenaj) për përgatitjen e mrekullueshme të ushqimit dhe pijeve, si dhe për kujdesin dhe përkushtimin e treguar.
Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një simbol i dashurisë, paqes, përkushtimit dhe shërbimit ndaj të tjerëve. Ajo është një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë e çmuar për mbarë botën.
● Faleminderit secilit prej jush për praninë, mbështetjen dhe gëzimin që ndamë së bashku në këtë ditë të veçantë.
Le të vazhdojmë ta ruajmë dhe ta përcjellim frymën e Nënë Terezës: dashurinë, paqen, solidaritetin dhe bashkimin mes nesh.
Zoti e bekoftë Misionin tonë, popullin shqiptar dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë festë!
Gëzuar Festën e Nënë Terezës!

Falënderime për Festën e Nënë Terezës:Falënderojmë Zotin për këtë ditë feste, gëzimi dhe bashkimi, për mbarë Misionin to...
07/09/2026

Falënderime për Festën e Nënë Terezës:

Falënderojmë Zotin për këtë ditë feste, gëzimi dhe bashkimi, për mbarë Misionin tonë dhe për popullin shqiptar.
● Me mirënjohje të veçantë, falënderojmë motrën Anamaria, sekretaren e Misionit Berlinda Kuzhnini, Korin, Grupin Rinor, fëmijët e Misionit, Këshillin e Misionit, vullnetarët dhe të gjithë ata që, me përkushtimin dhe kontributin e tyre, bënë të mundur kremtimin e kësaj feste të veçantë.
● Një falënderim i veçantë shkon për don David Gjugjen, drejtorin e Radio Vatikanit në gjuhën shqipe, për udhëheqjen e Meshës dhe për praninë e tij në këtë ditë feste për të gjithë ne.
● Falënderojmë gjithashtu ambasadorët e akredituar në Zvicër nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, për praninë e tyre dhe për fjalët e ngrohta të drejtuara në nderim të kësaj feste dhe të figurës së Nënë Terezës.
● Një falënderim i veçantë për prof. Blerim Latifin, profesor në Universitetin e Prishtinës, për kontributin e tij dhe për fjalën e mbajtur mbi figurën e Shën Nënë Terezës, bijës së popullit shqiptar, e cila, me jetën, dashurinë dhe veprën e saj, u bë një figurë e madhe për mbarë njerëzimin.
● Falënderojmë të gjithë të ftuarit, miqtë dhe bashkëpunëtorët tanë, të cilët, me praninë dhe mbështetjen e tyre, e nderuan këtë ditë të shenjtë dhe të rëndësishme për popullin tonë.
● Një falënderim i përzemërt shkon edhe për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), gazetaren Ardita dhe Frrokun, për përcjelljen e kësaj feste te mbarë populli shqiptar përmes valëve të televizionit.
● Falënderojmë nga zemra moderatoren e programit festiv, Saranda Ademin, ansamblin S***a, këngëtarët Krist Lleshi dhe Kastriot Krasniqi, si dhe interpretuesit e monologëve, Maria Palokën dhe Valerian Përgjokën, të cilët na frymëzuan me pjesë nga thëniet e Nënë Terezës. Mirënjohje gjithashtu për të gjithë ata që interpretuan këngë dhe poezi dhe i dhanë kësaj feste një atmosferë të veçantë.
● Faleminderit edhe Petrit Prenajt (Party Service Prenaj) për përgatitjen e mrekullueshme të ushqimit dhe pijeve, si dhe për kujdesin dhe përkushtimin e treguar.
Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një simbol i dashurisë, paqes, përkushtimit dhe shërbimit ndaj të tjerëve. Ajo është një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë e çmuar për mbarë botën.
● Faleminderit secilit prej jush për praninë, mbështetjen dhe gëzimin që ndamë së bashku në këtë ditë të veçantë.
Le të vazhdojmë ta ruajmë dhe ta përcjellim frymën e Nënë Terezës: dashurinë, paqen, solidaritetin dhe bashkimin mes nesh.
Zoti e bekoftë Misionin tonë, popullin shqiptar dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë festë!
Gëzuar Festën e Nënë Terezës!

06/09/2026

Festa e Misionit ne AARAU.
Misionar: Don Pal Tunaj.
Kremtues: Don David Gjugjaj

Të dielen: festa e Nënë Terezës: në ora 13:30 është Mesha, pas Meshe në sall vazhdon programi i festës dhe apero: mirë s...
05/09/2026

Të dielen: festa e Nënë Terezës: në ora 13:30 është Mesha, pas Meshe në sall vazhdon programi i festës dhe apero: mirë së vini të gjithë!

Sot dita e 3-të kushtuar Nënës Terezë!
05/09/2026

Sot dita e 3-të kushtuar Nënës Terezë!

Pagëzimi i Sofia Prenka, vajza e Valmirit dhe Martines. Kumar Maximilian dhe Laura Marku. Sofia u rrit me shendet dhe ne...
05/09/2026

Pagëzimi i Sofia Prenka, vajza e Valmirit dhe Martines. Kumar Maximilian dhe Laura Marku.
Sofia u rrit me shendet dhe ne hiri të Zotit.

“Pagëzimi ose shndritja është shkëlqim i shpirtit.

Është ndërrim i jetës.

Është pyetje drejtuar Hyjit nga ana e ndërgjegjes sonë. (krh. 1Pj 3, 21)

Kjo shndritje është ndihmë ndaj ligështisë sonë.

Kjo shndritje është zhveshje nga mishi ynë.

Është besnikëri ndaj Shpirtit të Shenjtë.

Është bashkim me Fjalën.

Është ringritje e përngjasimit tonë, sipas shëmbëllimit të Hyjit.

Është larje e mëkateve.

Është shpërndarje e errësirës.

Pagëzimi është mjet i cili shpie tek Hyji.

Është shtegtim së bashku me Krishtin.

Është mbajtësja e fesë.

Është përsosje e mendjes

Është çelësi i mbretërisë.

Është ndërrimi i jetës.

Është zhdukja e skllavërisë sonë.

Është lartësimi i qenies sonë të brishtë.”

(SHËN GREGORI NAZIANCENI)

Adresse

Feerstrasse 2
Aarau
5000

Öffnungszeiten

Montag 08:30 - 18:00
Dienstag 08:30 - 18:00
Mittwoch 08:30 - 18:00
Donnerstag 08:30 - 18:00
Freitag 08:30 - 18:00

Telefon

+41628228494

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Misioni Katolik Shqiptar Nëna Terezë - Aarau erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen