Saint Mother Teresa Albanian Mission

Saint Mother Teresa Albanian Mission Mesha Shenjte çdo të dielë në orën 12:30
Holy Mass on Sunday at 12:30 PM

05/06/2023
03/11/2019

Lutjet e mbrëmjes

Në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt.
– Amen!

Zoti i gjithëpushtetshëm na dhuroftë një natë të qetë e një përfundim të përsosur.
Tani kaloje nëpër mend tërë ditën e shikoje a ke mëkatuar me ndonjë gjë: me mendime, me fjalë, me vepra apo me lëshime. Pendohu dhe thuaje Punën e pendimit.

Puna e pendimit…

O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të j*p fjalën, me ndihmën tënde, që mos të të fyej më kurrë. Amen!

Pastaj Vazhdo:

Eja, po të lutemi, o Zot, në banesën tonë e dëboji larg të gjitha pritat e armikut; engjëjt e tu të shenjtë le të banojnë në të dhe të na ruajnë në paqe. E bekimi yt qoftë gjithmonë me ne. Nëpër Krishtin, Zotin tonë. Amen!

03/10/2019
03/10/2019

Urtësia e Nënë Terezës: 31 thëniet më frymëzuese të shenjtores Shqiptare.

1-Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.

2- Ngaqë nuk mund ta shohim Krishtin, nuk mund ta shprehim dashurinë tonë për Të, por fqinjët i shohim gjithmonë, prandaj mund të bëjmë për ta çfarë do të donim ta bënim për Krishtin, nëse do ta shihnim.

3- Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.

4- Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.

5- Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.

6- Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.

7- Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë. Të varfrit mund t’i keni edhe në familjen tuaj. Gjejini. Duajini.

8- Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.

9- Të varfrit na j*pin shumë më tepër nga sa u j*pim ne atyre. Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen. S’kemi nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta. Kemi kaq shumë për të mësuar prej tyre.

10- Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.

11- Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.

12- Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

13- Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.

14- Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.

15- Të varfrit na j*pin më shumë seç u j*pim ne atyre. Ata janë njerëz kaq të fortë, duke jetuar ditë për ditë pa ushqim. Dhe ata kurrë nuk mallkojnë, as nuk ankohen. Ne nuk duhet t’u j*pim atyre simpatinë, por duhet të mësojmë nga ata.

16- Kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Por jam e nderuar të marr çmimin Nobel në emër të urisë, zhveshjes, të pastrehëve, të verbërve, të sëmurëve, të atyre njerëzve që janë të padëshiruar, që nuk i do njeri, nuk kujdesen për ta. Njerëzit që ndihen të braktisur nga shoqëria dhe të refuzuar nga të gjithë.

17- Nëse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin. Ne do jemi të aftë të duam të varfrit nëse njohim varfërinë dhe jemi vetë të varfër.

18- Nuk kam qenë kurrë më parë në një luftë, por kam parë urinë dhe vdekjen. E kam pyetur veten se çfarë ndiejnë ata kur e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj. Ata janë të gjithë bijtë e Zotit. Pse ata e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj.

19- Zoti do gjejë një person tjetër më fisnik, më të devotshëm, më të përkushtuar ndaj tij dhe shoqëria do vazhdojë.

20- Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e tij.

21- Çfarë mund të bëni për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.

22- Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë paqe në botë, ne kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.

23- Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.

24- Nuk është vetëm një gjë që ju mund ta bëni, nuk mundem as unë të bëj vetëm diçka, kështu që le të bëjmë diçka të bukur së bashku.

25- Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.

26- Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.

27- Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

28- Buzëqeshni njëri-tjetrit. Gruas tuaj, burrit tuaj, fëmijës tuaj – nuk ka rëndësi kujt, kjo ju ndihmon ta rrisni dashurinë për njëri-tjetrin.

29- Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan ne duhet të mësojmë se si të falim.

30- Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit – ata në shtëpi.

31- Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri.

Nënë Tereza

03/09/2019

Ju rikujtojme si cdo te shtune tjeter , qe shkolla Shqipe per grupin e pare fillon 2:30-4:00 dhe grupi i dyte 4:00-5:00.

Po ashtu neser edhe pse ndryshon ora ,
Mesha e Shenjte fillon ne oren 12:30
Kalofshi nje fundjave sa me te bukur.

08/19/2018

The family commemorated Gianna's recovery with a generous donation to the local hospital.

12/01/2017
11/16/2017

Midis traditës dhe Ungjillit nga D. Gjovani K. Kokona Në emisionin televiziv Arkapia, ku e ftuara ishte Ledi Shkreli, duke folur mbi At Zef Pllumin dhe françeskanë e klerikë të tjerë, u shpreh me një keqardhje se: “ajo ishte një plejadë që nuk vjen më”. Por në një farë mënyre ky lloj pesimizmi, kur…

07/27/2017

Misioni Shqiptar "Shën Nënë Tereza" ju fton në piknikun që mbahet në Norval, 9118 Winston Churchill Blvd., më 12 gusht 2017.

Address

739 Brown's Line
Toronto, ON
M8W3V7

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Saint Mother Teresa Albanian Mission posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Place Of Worship

Send a message to Saint Mother Teresa Albanian Mission:

Share