Drita e Teuhidit

Drita e Teuhidit Faqja jonë është themeluar për të qenë më afër jush me video titrime nga Kurani Fisnik. �

29/11/2025
21/11/2025

Dhjetë dua, lutje autentike të transmetuara nga i Dërguari i Allahut Muhamedi ﷺ, :
1.
اللَّهُمَّ آتِنا في الدنيا حَسَنَة، وفي الآخِرَةِ حَسَنَة، وقِنَا عَذَابَ النار.
"O Allah, na jep mirësi në këtë botë, na jep mirësi në botën tjetër, dhe na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit (të xhehenemit).
2.
اللَّهُمَّ إني أسألُكَ الهُدَى والتَّقَى والعَفَافَ والغِنَى.
"O Allah, unë të kërkoj udhëzim, devotshmëri, pastërti (dëlirësi) dhe pavarësi (nga të tjerët, përmes furnizimit tënd).
3.
اللَّهُمَّ مُصرِّفَ القلوبِ، صرِّف قلوبَنا على طاعتك.
O Allah, Ti që i kthen zemrat (si të duash), ktheji zemrat tona drejt bindjes ndaj Teje.
4.
اللَّهُمَّ إني أعوذ بك من جَهْدِ البلاء، ودَرَكِ الشقاء، وسوء القضاء، وشماتة الأعداء.
O Allah, unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprovat e rënda, nga rënia në mjerim, nga caktimi jo i mirë dhe nga gëzimi i armiqve për fatkeqësinë time.
5.
اللَّهُمَّ أصلح لي ديني الذي هو عصمة أمري، وأصلح لي دنياي التي فيها معاشي، وأصلح لي آخرتي التي فيها معادي، واجعل الحياة زيادة لي في كل خير، واجعل الموت راحة لي من كل شر.
O Allah, përmirësoje fenë time, e cila është mbrojtja e çështjes sime, përmirësoje dynjanë time në të cilën është jeta ime, dhe përmirësoje ahiretin tim në të cilin është kthimi im, dhe bëje jetën një shtim për mua në çdo të mirë, dhe bëje vdekjen pushim për mua nga çdo e keqe.
6.
اللَّهُمَّ آتِ نفسي تقواها، وزَكِّها أنت خيرُ من زكَّاها، أنتَ وَلِيُّها ومَوْلاها.
O Allah, jepi shpirtit tim devotshmërinë e saj, dhe pastroje atë – Ti je më i miri që e pastron, Ti je mbrojtësi dhe zotëruesi i saj.
7.
اللَّهُمَّ إني أعوذُ بكَ من زوالِ نعمتِكَ، وتحوُّلِ عافيتِكَ، وفُجاءةِ نقمتِكَ، وجميعِ سخطِكَ.
O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e mirësisë Tënde, nga ndryshimi i shëndetit që më ke dhuruar, nga ndëshkimi Yt i papritur, dhe nga çdo zemërim i Yti.
8.
اللَّهُمَّ اغْفِرْ لي خطيئتي، وجهلي، وإسرافي في أمري، وما أنت أعلمُ به مني، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لي جدي وهزلي، وخطئي وعمدي، وكلُّ ذلك عندي، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لي ما قدّمتُ وما أخّرتُ، وما أسررتُ وما أعلنتُ، وما أنت أعلمُ به مني، أنتَ المقدّم وأنتَ المؤخّر، وأنتَ على كلّ شيء قدير.
O Allah, fale mëkatin tim, paditurinë time, teprimin në çështjet e mia dhe atë që Ti e di më mirë se unë. O Allah, fale seriozitetin dhe shakanë time, gabimin dhe qëllimin tim –e të gjitha këto gjenden tek unë. O Allah, më fal çfarë kam bërë më parë dhe çfarë kam vonuar, çfarë kam fshehur dhe çfarë kam shfaqur, dhe atë që Ti e di më mirë se unë. Ti je Ai që jep përparësi dhe Ai që vonon, dhe Ti ke fuqi mbi çdo gjë.
9.
اللَّهُمَّ إني أعوذ بك من علمٍ لا ينفع، ومن قلبٍ لا يخشع، ومن نفسٍ لا تشبع، ومن دعوةٍ لا يُستجاب لها.
O Allah, unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga dija që nuk sjell dobi, nga zemra që nuk përulët, nga shpirti që nuk ngopet, dhe nga lutja që nuk pranohet.
10.
اللَّهُمَّ اكفِني بحلالِكَ عن حرامِكَ، وأغنني بفضلِكَ عمَّن سِواك.
O Allah, më bëj të mjaftohem me të lejuarën Tënde përballë të ndaluarës Tënde, dhe më bëj të pasur me mirësinë Tënde ndaj çdo gjëje tjetër përveç Teje.

01/10/2025

*Moral dhe Norma*

_Tema e kryerjes së halleve dhe nevojave të njerëzve_

Nga Abdullah ibn Umeri (radijAllahu anhuma) përcillet se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:" _Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësi atij dhe nuk e dorëzon. Kush gjendet në hallet e vëllait të vet, Allahu do t'i gjendet në hallet e tij. Kush çliron një musliman nga një brengë, Allahu do ta çlirojë nga brengat e Ditës së Gjykimit dhe kush i mbulon të metat e një muslimani, Allahu do t'ia mbulojë të metat e tij Ditën e Gjykimit_ ."
©️ Buhariu; 2442

*Çfarë përfitojmë nga hadithi*

*1-* Nxitja për t'u përpjekur e për të kryer hallet e njerëzve, duke treguar butësi e duke futur gëzim në zemrat e tyre.

*2-* Personi që e ndihmon vëllain e tij në hallet që ka, duhet të besojë se Allahu i Madhëruar do ta ndihmojë atë në atë hall e në nevoja të tjera.

*3-* *_Sqarimi se muslimani është vëlla i muslimanit dhe se duhet ta dijë mirë madhështinë e kësaj lidhjeje fetare bashkë me të drejtat që ajo gëzon, duke besuar se ajo është lidhje më e fortë se lidhja fisnore_ .*

*4-* Ndalesa e rreptë e të bërit padrejtësi kundër vëllait musliman, përfshi këtu dhe braktisjen e tij. Ai e ka detyrë që ta mbrojë e ta ndihmojë atë.

*5-* Vlera e madhe e mbulimit të të metave që kanë muslimanët dhe ndalimi i përhapjes së gjërave të këqija e të ndyra. Po, bëhet fjalë për gjynahet që kanë kaluar. Ndërsa ato gjynahe me të cilat vazhdojnë akoma vepruesit e tyre, duhet që t'u flasësh për to me mënyrën më të mirë. E nëse nuk shkëputen nga ato gjynahe, atëherë ia ngre çështjen tek institucionet përkatëse (në shtetin që udhëheq me Sheriat; sh.r).

*6-* Shpërblimi është i të njëjtit lloj.

Sherh Muslim i Neueuiut 135/16
El Muntekhabu min Ehadithi el Edebi ue el Akhlak
☝️

15/09/2025

Ndodhi e veqantë në Gaza!

Një burrë dhe gruaja e tij u vranë në Gaza.

Kur po hapnin varrin pranë djalit të tyre Usamës, një Muxhahid i Brigadave Kassam, i rënë dëshmor para 15 vjetësh, u vërejt se trupi i tij ishte i pa prishur.

Burimi: Umma News

07/09/2025

-"Atyre që besuan shpalljet Tona dhe ishin muslimanë (të nënshtruar ndaj Zotit) do t’u thuhet:"- Allahu i Madhëruar i përshkruan ata me dy cilësi:

1. Ata e kanë besuar Shpalljen hyjnore. Kjo do të thotë që ata fillimisht e kanë pranuar si të vërtetë dhe të saktë Shpalljen e Zotit, por jo vetëm kaq. Ata e kanë ditur mirë kuptimin e Shpalljes dhe e kanë zbatuar atë. Vetëm kështu mund të quhet se e kanë besuar Shpalljen e Zotit.

2. Ata janë treguar të përulur dhe të përkushtuar ndaj Zotit, në çdo aspekt, si me fjalë e vepra, ashtu edhe me ndjenjat e zemrës. Këtyre fatlumëve do t’u thuhet:

-"Hyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, për t’u gëzuar!"- Hyni në vendin e kënaqësisë, prehjes dhe lumturisë së përjetshme, bashkë me ezuaxhukum. Fjala ezuaxhukum ka kuptimin “bashkëshortet”, por edhe kuptimin tjetër: “të njëjtë me ju” pra, që bëjnë punë të mira si ju, qofshin ato gratë, fëmijët, miqtë, shokët, të afërmit tuaj etj. Të gjithë do të kënaqen në Xhenet me mirësitë e tij. Zoti do t’u dhurojë mirësi, kënaqësi, gëzim e lumturi, që nuk mund të përshkruhen me fjalë.

-"Aty do t’u shërbejnë me enë e kupa të arta."- Mes tyre do të vërtiten shërbëtorët, djelmosha të përjetshëm, që servirin plot hijeshi ushqimet me enë të bukura prej floriri e argjendi. Edhe pijet do t’u shërbehen me gota të mrekullueshme, që janë prej argjendi dhe të tejdukshme.
-"Aty ka çdo gjë që shpirti e dëshiron dhe syri e pëlqen."- Në Xhenet, banorët do të kenë gjithçka që ua pëlqen shpirti dhe syri. Ky ajet është gjithëpërfshirës në kuptimin e tij. Këto fjalë përfshijnë në përshkrimin e tyre çdo mirësi e gëzim që të kënaq syrin dhe shpirtin. Kështu, besimtarët do të gjejnë në Xhenet çdo gjë që dëshiron shpirti e trupi i tyre, qofshin ato ushqime, pije, veshje apo marrëdhënie.
Sytë e tyre do të kënaqen me pamjet e mrekullueshme të Xhenetit, si me bimësinë e dendur, me ndërtësat madhështore dhe me gjithçka rreth e rrotull. Të gjitha ato janë për ta dhe atje do të jenë përjetësisht. Çdo gjë në Xhenet është e përkryer në gradën më të lartë të bukurisë dhe hijeshisë, sikurse thotë i Madhëruari: "Ata do të kenë atje fruta dhe gjithçka që dëshirojnë." Atyre u thuhet edhe diçka tjetër, që ua shton edhe më tepër kënaqësinë dhe lumturinë:
-"Aty do të jeni të përjetshëm."- Kjo e vulos lumturinë e banorëve të Xhenetit. Përjetësia në të do të thotë që të gjitha këto mirësi do të jenë të pandërprera, madje në rritje të vazhdueshme.

-"Ky është Xheneti që ju dhurua për veprat që keni bërë."- Kuptimi: Allahu i Madhëruar ua la këto kopshte kaq të bukura për hir të punëve të mira që keni bërë. Ju u bindët dhe bëtë vepra të mira me sinqeritet, në shenjë madhërimi, dashurie e nënshtrimi ndaj Allahut, prandaj Ai e bëri Xhenetin si shpërblim për ju, duke ju përfshirë në mëshirën e Tij.

-"Aty keni plot fruta, nga të cilat do të hani."- Në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar thotë: "Prej çdo frute do të ketë nga dy lloje." [Rrahman 52]. Pra, banorët e Xhenetit do të mund t’i hanë të gjitha ato fruta të shijshme dhe të këndshme. Pas përshkrimit të mirësive në Xhenet, Allahu i Madhëruar tregon për ndëshkimin në Xhehenem:

23/07/2025

Pamje të publikuara nga ushtarët pushtues izraelit, dokumentojnë ndjekjen dhe ekzekutimin përmes dronëve të një fëmije dhe një gruaje që po kërkonin ushqim dhe ujë në qytetin e Gazës!

21/07/2025

Një thirrje që duhet të jehon në zemrën e çdo myslimani:

Kur me urdhër të OBSh-së u mbyllën Qabeja, Medina dhe të gjitha xhamitë e botës dijetarët folën me nxitim!
Dolën me fetva, sqarime, paralajmërime.
Kur u tha “mos u përqafoni”, “mos u afro në saf”, “mbaje maskën edhe në sexhde” umeti u godit me fetva, jo me ndihmë.

Kur erdhën vaksinat, nga çdo vend i botës dolën “dijetarët e përkushtuar” për të thënë:
“Bëjeni, është amanet!”
“Është përgjegjësi fetare!”

📌 Por tani që në Gaza po ndodh një gjenocid i drejtpërdrejtë, i përditshëm, i pamëshirshëm – ku janë ata?

💔 Fëmijët e Gazës po vdesin nga uria.
💔 Po bombardohet një popull që s’ka as bukë, as ujë, as dritë.
Nje prindit I vdes djali ne duar nga uria
Sot shkon mbi 80 Numri I te vdekurve nga uria

Ku janë dijetarët e umetit?
A është kjo një pandemi tjetër — pandemia e heshtjes dhe frikës nga e vërteta?

🤲🏻 Profeti ﷺ ka thënë:

“Kush nuk shqetësohet për gjendjen e myslimanëve, nuk është prej nesh.”
[Hadith – Sahih]

🛑 Kur heshtin ata që duhet të flasin… është koha të flasë populli.







E Huazuar

02/07/2025

Fjalët prekëse të një babai për djalin e tij të vrarë – një dashuri që nuk shuhet kurrë

27/06/2025

VIDEO E RE ᴴᴰ

Siç vjetërohet rroba, vjetërohet edhe imani – kujdesu për të!

Hoxhë Rifat Alioski

Tewhid-mk

-‎قال ابن تيمية رحمه الله : ‎فَإِنَّ الْإِنْسَانَ إذَا قَرَأَ الْقُرْآنَ وَتَدَبَّرَهُ كَانَ ذَلِكَ مِنْ أَقْوَى الْأَسْ...
27/06/2025

-
‎قال ابن تيمية رحمه الله :
‎فَإِنَّ الْإِنْسَانَ إذَا قَرَأَ الْقُرْآنَ وَتَدَبَّرَهُ كَانَ ذَلِكَ مِنْ أَقْوَى الْأَسْبَابِ الْمَانِعَةِ لَهُ مِنْ الْمَعَاصِي .

Ibn Tejmije رحمه الله:"Me të vërtetë kur njeriu e lexon Kuranin dhe mediton në të ,kjo është prej shkaqeve më të forta të cilin e pengon atë për të rënë në mëkat."

‎الفــوائد (صـ١٦٧)

27/06/2025

Imagjino sikur kjo të ishte fëmija yt.

20/06/2025

*“Ti (do t’i thuhet njeriut) ke qenë i papërgatitur për këtë Ditë…”*
Kështu i thuhet në Ditën e Kijametit çdo mohuesi që i ka kthyer shpinën udhëzimit të Zotit. Këto janë fjalë të ashpra dhe poshtëruese. Pra: “Ti ishe ai që mohuar këtë të vërtetë dhe nuk u përgatite për të.”

*“… Ne tani po ta heqim perden…”*
Tani po ta heqim perden e zemrës dhe të syve, që ta shohësh dhe ta përjetosh atë që e ke mohuar dhe shpërfillur. Për shkak të perdes së mohimit që ta mbuloi zemrën, gjumi yt ishte i thellë dhe shpërfillja ndaj të vërtetës u bë e vazhdueshme. Erdhi koha që tani ta përjetosh gjithçka realisht.

*“… dhe shikimi yt sot është shumë i mprehtë.”*
Kuptimi: Sot do të shohësh tmerrin dhe ndëshkimin që të pret. Ky ajet mund të merret edhe si këshillë, që Allahu i Lartësuar ia drejton robit në këtë dynja, në mënyrë që ai të udhëzohet. Robi në dynja është shpërfillës i kësaj të vërtete dhe kujtohet vetëm kur vjen Dita e Premtuar. Por ajo ditë është koha kur asgjë nuk të bën më dobi dhe nuk mund t’i arrish më gjërat që i ke lënë pas dore.
Prandaj, të mençurit le të nxitojnë për të bërë vepra të mira, duke zbatuar udhëzimet e Zotit të tyre të dashur dhe Mëshirues, para se të vijë dita kur asgjë nuk të bën më dobi.
Ky është një paralajmërim i qartë, që njeriu të marrë masa për t’i shpëtuar ndëshkimit të përgatitur për jobesimtarët dhe shpërfillësit e udhëzimit hyjnor.

*“Shoqëruesi i tij (prej melekëve) do të thotë: ‘Ky (libri i veprave të tij) është i gatshëm në dorën time!’”*
Meleku shoqërues i këtij mohuesi, të cilin Allahu i Lartësuar e ka ngarkuar me detyrën e ruajtjes së robit dhe të veprave të tij, do ta sjellë robin në sheshin e Gjykimit dhe do të tregojë regjistrin e veprave të tij, që gjykimi të jetë i drejtë.

Adres

Eupen

Website

Meldingen

Wees de eerste die het weet en laat ons u een e-mail sturen wanneer Drita e Teuhidit nieuws en promoties plaatst. Uw e-mailadres wordt niet voor andere doeleinden gebruikt en u kunt zich op elk gewenst moment afmelden.

Delen