Shoqata Katolike Shqiptare Nene Tereza ne Adelaide SA.

Shoqata Katolike Shqiptare Nene Tereza ne Adelaide SA. Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata Katolike Shqiptare Nene Tereza ne Adelaide SA., Religious organisation, Adelaide.

13/09/2026
NJOFTIMđŸ‡ŠđŸ‡± Festa e ShĂ«n NĂ«ne TerezĂ«s – 10-vjetori i ShenjtĂ«rimit 😇🙏Me rastin e 10-vjetorit tĂ« ShenjtĂ«rimit tĂ« ShĂ«n NĂ«ne T...
12/09/2026

NJOFTIM

đŸ‡ŠđŸ‡± Festa e ShĂ«n NĂ«ne TerezĂ«s – 10-vjetori i ShenjtĂ«rimit 😇🙏

Me rastin e 10-vjetorit të Shenjtërimit të Shën Nëne Terezës, ju ftojmë të gjithëve të bashkoheni me ne në një festë të veçantë kushtuar Shenjtores sonë Shqiptare.

📍 Vendi: Kisha Mater Christi
413 Grange Road, Seaton, Adelaide.

E DIEL, 13 SHTATOR – DITA E FESTËS

🕩 11:30 – Procesioni
🕛 12:00 – Mesha e ShenjtĂ«
🕐 1:00 – Festimi

MeshĂ«n e ShenjtĂ« do ta celebrojĂ« Arqipeshkvi i Adelaides, Patrick O’Regan, nĂ« bashkĂ«celebrim me priftin shqiptare Dom Gabriel GrabanicĂ«n.

FESTË, TRADITË DHE ARGËTIM

Pas Meshës festa do të vazhdojë me një program të pasur kulturor dhe familjar.

Do të marrin pjesë:

💃 Grupi i Valleve Folklorike Shqiptare tĂ« Adelaides
💃 Grupi Eagles Folk Dance nga Melburni
đŸŽ¶ DJ Leo, i cili do tĂ« kujdeset pĂ«r muzikĂ«n dhe atmosferĂ«n festive.

Të pranishmit do të kenë mundësinë të shijojnë ushqime tradicionale shqiptare, ndër të cilat edhe fërlikun, si dhe produkte të tjera tradicionale, ëmbëlsira, kafe, akullore, pije të ndryshme alkolike dhe joalkolike.

Për më të vegjlit do të ketë lojra dhe aktivitete të ndryshme argëtuese për fëmijë.

TË FTUAR NDERI.

Në këtë festë do të na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre përfaqësues të institucioneve Australiane dhe Shqiptare, ndër keto:

I nderuari Mister Eddie Fry.
E Nderuara Claire Scriven MP — Ministre pĂ«r IndustritĂ« Primare dhe Zhvillimin Rajonal.
Mayor Angela Evans — Kryetare e BashkisĂ« sĂ« City of Charles Sturt.
His Excellency Adrian Mara — Ambasador i ShqipĂ«risĂ«.
Her Excellency Jetmira Shala — Ambasadore e KosovĂ«s.
Aria Bolkus MP — Anetare e parlamentit per Colton.
Imami i xhamise Shqiptare në Reservoir Melbourne dr Bekim Hasani.
Prifti shqiptar ortodoks Atë Foti Cici.
Pjestar nga kryesia e Shoqnise Katolike në Melbourne.
Kryetarët e Komuniteteve Shqiptare të Adelaides, Melburn dhe Sydney zoterinjtë Gjovalin Godija, Cezar Jakupi, Elmaz Berisha si dhe Kryetarja e Shoqatës së Grave Shqiptare të Melbournit, znj. Ylbere Muhtari.
🙏 Ejani tĂ« festojmĂ« sĂ« bashku ShĂ«n NĂ«nĂ« TerezĂ«n, figurĂ«n tonĂ« tĂ« madhe Shqiptare, nĂ« njĂ« ditĂ« besimi, bashkimi, tradite, kulture dhe gĂ«zimi.

Të gjithë jeni të mirëpritur.

Ju presim më 13 shtator në Adelaide.

“Jo tĂ« gjithĂ« mund tĂ« bĂ«jnĂ« gjĂ«ra tĂ« mĂ«dha, por tĂ« gjithĂ« mund tĂ« bĂ«jnĂ« gjĂ«ra tĂ« vogla me dashuri tĂ« madhe.”
— ShĂ«n NĂ«nĂ« Tereza đŸ‡ŠđŸ‡±đŸ˜‡đŸ™

Address

Adelaide, SA

Telephone

0450524047

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Katolike Shqiptare Nene Tereza ne Adelaide SA. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share