ALKIG - Albanische Kultusgemeinde

ALKIG - Albanische Kultusgemeinde Albanische Kultusgemeinde der Islamischen Glaubensgemeinschaft in Österreich
Komuniteti Shqiptar i Ba

Të nderuar besimtarë të interesuar për Haxh 2027, ju informojmë se edhe këtë vit ALKIG organizon haxhin permes platforme...
12/09/2026

Të nderuar besimtarë të interesuar për Haxh 2027,
ju informojmë se edhe këtë vit ALKIG organizon haxhin permes platformes Nusuk. Të interesuarit le të lajmerohen në numrat e telefonit të dhënë në pllakatën informative.

Workshop i Imamëve të ALKIG-ut – planifikimi i temave për vitin 2026/27Në kuadër të takimit të Asamblesë së Imamëve të A...
09/09/2026

Workshop i Imamëve të ALKIG-ut – planifikimi i temave për vitin 2026/27

Në kuadër të takimit të Asamblesë së Imamëve të ALKIG-ut, të mbajtur të hënën, përveç nënshkrimit të Deklaratës kundër gjuhës së urrejtjes dhe në mbrojtje të bashkëjetesës, u zhvillua edhe një workshop i përbashkët me imamët.

Përmes punës në grupe, diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave nga xhematet tona në Austri, imamët identifikuan sfidat aktuale dhe temat me rëndësi që do të trajtohen gjatë vitit 2026/27 në hutbe, ligjërata dhe aktivitete të tjera fetare e edukative.

Synimi ynë është që ligjërimi fetar të jetë sa më afër nevojave reale të besimtarëve, familjeve dhe brezit të ri në Austri, duke ofruar orientim fetar dhe duke forcuar përgjegjësinë tonë ndaj komunitetit dhe shoqërisë.

08/09/2026
Asambleja e Imamëve të ALKIG-ut nënshkruan Deklaratën kundër gjuhës së urrejtjes dhe në mbrojtje të bashkëjetesësNe i nd...
07/09/2026

Asambleja e Imamëve të ALKIG-ut nënshkruan Deklaratën kundër gjuhës së urrejtjes dhe në mbrojtje të bashkëjetesës

Ne i nderojmë xhamitë dhe kishat, sepse besimi na mëson respektin, ndërsa shqiptaria na ka mësuar bashkëjetesën.

Sot, më 7 shtator 2026, u mbajt takimi i Asamblesë së Imamëve të ALKIG-ut, në të cilin imamët, përmes diskutimeve dhe punës së përbashkët, punuan në hartimin e planit njëvjeçar dhe përcaktimin e prioriteteve të veprimtarisë fetare, edukative dhe shoqërore për periudhën e ardhshme.

Në kuadër të këtij takimi, anëtarët e Asamblesë nënshkruan edhe Deklaratën kundër gjuhës së urrejtjes dhe në mbrojtje të bashkëjetesës fetare ndër shqiptarë.

Përballë një gjuhe gjithnjë e më të ashpër në hapësirën publike dhe veçanërisht në rrjetet sociale, imamët e ALKIG-ut përcjellin një mesazh të qartë: dallimet fetare nuk duhet të shndërrohen në burim përçarjeje, fyerjeje dhe armiqësie ndërmjet shqiptarëve.

Shqiptarët myslimanë dhe të krishterë kanë bashkëjetuar ndër breza, duke ndarë gjuhën, vendlindjen, historinë, gëzimet dhe sfidat e përbashkëta. Këtë trashëgimi të çmuar kemi përgjegjësi ta ruajmë edhe në diasporë dhe t’ua përcjellim brezave që vijnë.

Në deklaratë, imamët bëjnë thirrje që debatet rreth fesë, historisë apo identitetit të zhvillohen me argumente dhe respekt, duke refuzuar urrejtjen, fyerjen, poshtërimin dhe nxitjen e armiqësisë ndaj tjetrit për shkak të besimit të tij.

Mesazhi ynë është i thjeshtë:

Ta ruajmë besimin tonë pa e fyer besimin e tjetrit.
Ta mbrojmë identitetin tonë pa e mohuar identitetin e tjetrit.
Ta duam fenë tonë pa mbjellë urrejtje ndaj fesë së tjetrit.
Dhe mbi të gjitha, ta ruajmë njeriun, dinjitetin dhe bashkëjetesën.

Asambleja e Imamëve të ALKIG-ut
Komuniteti Shqiptar i Bashkësisë Islame në Austri

07/09/2026

📚 Ein neues Schuljahr beginnt!

Wir wünschen allen Schülern, Lehrkräften und Eltern in Wien, Niederösterreich und dem Burgenland einen guten Start, viel Freude am Lernen und ein erfolgreiches Schuljahr voller neuer Erfahrungen und schöner Begegnungen.

05/09/2026

Gemeinsame Erklärung der zehn islamischen Kultusgemeinden zur Aussage von BM Claudia Bauer

➡️ derislam.at/news

REAGIM – Jeta e njeriut është e shenjtë, dhuna nuk ka arsyetim!Me dhimbje dhe shqetësim të thellë morëm lajmin për ngjar...
05/09/2026

REAGIM – Jeta e njeriut është e shenjtë, dhuna nuk ka arsyetim!

Me dhimbje dhe shqetësim të thellë morëm lajmin për ngjarjen tragjike në Graz, ku një vajzë e re, vetëm 24 vjeç, humbi jetën në mënyrë të dhunshme.

Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe të afërmve të viktimës. Lusim Zotin e Madhërishëm që të ndjerën ta mëshirojë, ndërsa familjes së saj t’i dhurojë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Si Komunitet Islam, dënojmë fuqishëm çdo formë të dhunës dhe rikujtojmë se jeta dhe dinjiteti i njeriut janë të shenjta dhe të pacenueshme. Asnjë konflikt, zemërim, mosmarrëveshje familjare apo personale nuk mund të shërbejë si arsyetim për dhunë e aq më pak për marrjen e jetës së një njeriu.

Kurani Famëlartë na mëson:

„Kush vret një njeri … është sikur t’i ketë vrarë të gjithë njerëzit; e kush shpëton një jetë, është sikur t’i ketë shpëtuar të gjithë njerëzit.“
(El-Maide, 5:32)

Kjo tragjedi duhet të jetë edhe një thirrje për ndërgjegjësim për të gjithë ne. Konfliktet nuk zgjidhen me dhunë. Zemërimi nuk guxon të shndërrohet në urrejtje dhe urrejtja në agresion. Familja, objektet fetare, shkolla dhe institucionet tona kanë përgjegjësi të përbashkët që veçanërisht brezave të rinj t’ua kultivojnë respektin për jetën, vetëpërmbajtjen, dialogun dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.

U bëjmë thirrje të gjithë atyre që gjenden në situata konflikti, kërcënimi apo dhune që të mos heshtin, por të kërkojnë me kohë ndihmë nga familjarët, institucionet kompetente dhe shërbimet profesionale. Të kërkosh ndihmë nuk është dobësi – mund të shpëtojë një jetë.

Duke respektuar punën e organeve kompetente austriake dhe prezumimin e pafajësisë, nuk dëshirojmë të paragjykojmë motivet apo përgjegjësinë penale përderisa hetimet janë ende në zhvillim.

Në këto çaste, mendimet dhe lutjet tona janë me viktimën dhe familjen e saj.

Zoti e mëshiroftë të ndjerën, familjes i dhëntë durim, ndërsa shoqërinë tonë e ruajtë nga dhuna, urrejtja dhe tragjedi të tilla. Amin!

Adresse

Vienna

Öffnungszeiten

Montag 14:00 - 19:00
Dienstag 09:00 - 14:00
Freitag 12:00 - 19:00
Samstag 12:30 - 19:00
Sonntag 12:30 - 17:00

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von ALKIG - Albanische Kultusgemeinde erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Kultstätte Kontaktieren

Nachricht an ALKIG - Albanische Kultusgemeinde senden:

Verknüpfungen

Teilen