Xhamia Abdyl Frashëri

Xhamia Abdyl Frashëri Xhamia Abdyl Frashëri Njëkohesisht Funksionon edhe si Shoqat Islame-Shqiptare Për Kultur,Ndihma Vullnetare Dhe Sport :)

Njoftim për të PameAllahu e mëshiroftë dhe e pastë në mëshirën e Tij!Familjes, të afërmve dhe gjithë dashamirëve, Zoti u...
08/09/2026

Njoftim për të Pame
Allahu e mëshiroftë dhe e pastë në mëshirën e Tij!
Familjes, të afërmve dhe gjithë dashamirëve, Zoti ua shtoftë durimin dhe ua lehtësoftë dhimbjen!

🌙 FTESË PËR MEVLUD 🌙Me rastin e lindjes së të Dërguarit të Allahut, Muhamedit ﷺ, ju ftojmë të na bashkoheni në Mevludin ...
07/09/2026

🌙 FTESË PËR MEVLUD 🌙

Me rastin e lindjes së të Dërguarit të Allahut, Muhamedit ﷺ, ju ftojmë të na bashkoheni në Mevludin që do të mbahet në:

Xhamia “Abdyl Frashëri”
19.09.2026
Pas namazit të Akshamit

Le ta kujtojmë së bashku jetën, shembullin dhe mësimet e Pejgamberit tonë ﷺ, në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, me salavate, ilahi dhe lutje.

Jeni të gjithë të mirëseardhur!

Do të ketë edhe grill për të gjithë të pranishmit.

FTESË PËR TË GJITHË ANËTARËT E XHAMISË ABDYL FRASHËRI – ST. PÖLTENTë nderuar anëtarë  të xhamisë sonë,Kryesia e Xhamisë ...
06/09/2026

FTESË PËR TË GJITHË ANËTARËT E XHAMISË ABDYL FRASHËRI – ST. PÖLTEN

Të nderuar anëtarë të xhamisë sonë,

Kryesia e Xhamisë Abdyl Frashëri – St. Pölten ju fton të merrni pjesë në mbledhjen e radhës me anëtarët, e cila do të zhvillohet:

📅 03 Tetor 2026 (E shtunë)
🕰️ Pas namazit të jacisë

📌 Pikat e mbledhjes:
1️⃣ Konto dhe Antarsia
2️⃣ Mirëmbajtja e lokalit
3️⃣ Prezantimi i projektit për ndërtimin e objektit të ri
4️⃣ Të ndryshme

Pjesëmarrja juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme!

Në këtë takim do të prezantojmë projektin për objektin e ri të xhamisë, një hap i rëndësishëm për të ardhmen e bashkësisë sonë. Për këtë arsye, prania, mendimet, sugjerimet dhe mbështetja e secilit prej jush kanë një vlerë të veçantë.

Ky është një projekt që na përket të gjithëve dhe që do t’u shërbejë brezave që vijnë. Prandaj, ju ftojmë të jeni pjesë e këtij momenti të rëndësishëm dhe së bashku të kontribuojmë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për xhaminë tonë.

Ju mirëpresim me kënaqësi dhe shpresojmë në pjesëmarrjen tuaj!

Me respekt,
Kryesia e Xhamisë Abdyl Frashëri – St. Pölten

Nesër kemi kënaqësinë e veçantë të mirëpresim në Xhaminë Abdyl Frashëri hoxhën e nderuar Rushan Bajrami.Hoxhë Rushani do...
27/08/2026

Nesër kemi kënaqësinë e veçantë të mirëpresim në Xhaminë Abdyl Frashëri hoxhën e nderuar Rushan Bajrami.

Hoxhë Rushani do të na begatojë me një ligjëratë të dobishme dhe më pas do të na prijë në faljen e Namazit të Xhumasë.

🕐 Ligjërata: 13:00
🕌 Namazi i Xhumasë: 13:30

Nesër kemi nderin dhe kënaqësinë të kemi mysafir në Xhaminë Abdyl Frashëri, Hoxhë Asim Ibraimin, i cili do të mbajë ligj...
20/08/2026

Nesër kemi nderin dhe kënaqësinë të kemi mysafir në Xhaminë Abdyl Frashëri, Hoxhë Asim Ibraimin, i cili do të mbajë ligjëratën dhe do të na prijë në faljen e Namazit të Xhumasë.

🕐 Ligjërata: 13:00
🕌 Namazi i Xhumasë: 13:30

Njoftim për të PameNjoftojmë miqtë, shokët, të afërmit dhe dashamirët se Haxhi Nexhadi Jashari nga fshati Ropalc, së bas...
19/08/2026

Njoftim për të Pame

Njoftojmë miqtë, shokët, të afërmit dhe dashamirët se Haxhi Nexhadi Jashari nga fshati Ropalc, së bashku me djemtë e tij Iljaz Jashari dhe Rabit Jashari, hapin dyert për të pamë për bashkëshorten dhe nënën e tyre të ndjerë.
Allahu e mëshiroftë. Familjes, të afërmve dhe gjithë dashamirëve, Zoti ua shtoftë durimin!

Pamja për gratë do të bëhet në lokalin e xhamisë.

Dita: E Diel
Data: 23.08.2026
Ora: 9:00 - 16:00
Adresa
Xhamia Abdyl Frashëri
Wilhelmsburgerstr. 11
3151 Ochsenburg

Sot ekipi i xhamisë sonë mori pjesë në turneun e organizuar nga Xhamia Afrim Zhitia në Gänserndorf.Me një angazhim, disi...
07/06/2026

Sot ekipi i xhamisë sonë mori pjesë në turneun e organizuar nga Xhamia Afrim Zhitia në Gänserndorf.

Me një angazhim, disiplinë dhe lojë të shkëlqyer, ekipi ynë arriti të fitojë vendin e dytë në këtë turne.

Falënderojmë organizatorët për mikpritjen dhe organizimin e këtij aktiviteti të bukur.

Xhamia “Abdyl Frashëri” ju uron  festën e bekuar të Kurban Bajramit!Allahu ua pranoftë të gjitha ibadetet, lutjet dhe sa...
27/05/2026

Xhamia “Abdyl Frashëri” ju uron festën e bekuar të Kurban Bajramit!
Allahu ua pranoftë të gjitha ibadetet, lutjet dhe sakrificat tuaja, duke sjellë paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja.

Një urim i veçantë për haxhilerët tanë Zoti ua pastë pranuar Haxhin dhe ua shpërbleftë me të mira në këtë dhe botën tjetër.

Gëzuar Kurban Bajramin!

26/05/2026

Përkujtimi, vlera e dhikrit dhe duasë në Ditën e Arafatit dhe Kurban Bajramit
Ligjëratë nga Hafiz Avni Bekiri

Të nderuar antarë,Ju njoftojmë se Namazi i Sabahut do të falet në ora 04:30, ndërsa Namazi i Kurban Bajramit do të falet...
24/05/2026

Të nderuar antarë,

Ju njoftojmë se Namazi i Sabahut do të falet në ora 04:30, ndërsa Namazi i Kurban Bajramit do të falet në ora 05:50 në Xhaminë Abdyl Frashëri.

Ju lutemi të keni kujdes gjatë parkimit të veturave në rrugën Weingartengasse.

Ju lutem parkoni vetëm nga ana e djathtë(Gjelbërt) , në drejtim të xhamisë (nga ana ku ndodhet xhamia), ndërsa anën e majtë(Kuqe) ta lëmë të lirë.

Po ashtu, te Weingartengasse, te dalja e Feuerwehr-it (zjarrfikësve), ju lutemi të lini hapësirë prej së paku 1 metër.

Ju lutemi të kemi kujdes edhe te hyrjet e fqinjëve dhe të mos ua pengojmë kalimin.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Adresse

Wilhelmsburger Straße 11
Sankt Pölten
3151

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Xhamia Abdyl Frashëri erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Kultstätte Kontaktieren

Nachricht an Xhamia Abdyl Frashëri senden:

Verknüpfungen

Teilen