Fieri Online News

  • Home
  • Fieri Online News

Fieri Online News LAJME, POLITIKE, EKONOMI,KULTURË , SPORT , ARGETIM , HUMOR,SATIRE , MEME , ETJ

31/08/2026
31/08/2026

Çmimi në raft ndryshe, në kasë tjetër / Tatimet kontrollojnë supermarketet në Tiranë, konstatohen 11 shkelje

Administrata Tatimore ka intensifikuar kontrollet në terren pas denoncimeve të qytetarëve për mospërputhje mes çmimeve të afishuara në raftet e supermarketeve dhe atyre që u aplikohen konsumatorëve në momentin e pagesës në kasë.

Sipas njoftimit të Administratës Tatimore, një denoncim i mbërritur së fundmi përmes kanaleve të saj të komunikimit ngrinte pikërisht pretendimin se në disa subjekte të llojit supermarket, çmimi i paguar në kasë ishte i ndryshëm nga ai që konsumatori shihte të afishuar në raft.

Pas denoncimit, Task Forca e Terrenit kreu verifikime në katër subjekte tregtare në Tiranë. Kontrollet konfirmuan problematikën e raportuar nga qytetarët, ndërsa inspektorët evidentuan në total 11 shkelje të legjislacionit tatimor.

Mes shkeljeve të konstatuara ishin:
- mallra pa faturë tatimore,
- moslëshimi i faturës tatimore apo autofaturës,
- sh*tja e produkteve me çmim të ndryshëm nga ai i afishuar,
- mosafishimi i listës së çmimeve.

Kontrollet nuk janë mbyllur vetëm me verifikimet e kryera në terren. Administrata Tatimore bën të ditur se është administruar edhe dokumentacioni kontabël i subjekteve të kontrolluara.

Ky dokumentacion do t’u nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme, me qëllim evidentimin e mospërputhjeve të mundshme ndërmjet aktivitetit real të bizneseve dhe atij të deklaruar pranë administratës fiskale. Në varësi të gjetjeve, do të merren masat përkatëse të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Rasti merr rëndësi të veçantë edhe për konsumatorët, pasi verifikimet në terren konfirmuan denoncimin për diferencën mes çmimit të afishuar dhe atij të aplikuar në sh*tje.

Administrata Tatimore nënvizon se çdo denoncim i mbërritur përmes kanaleve të saj të komunikimit trajtohet me prioritet dhe nga strukturat kompetente, ndërsa kontrollet dhe masat do të vijojnë sa herë që konstatohen shkelje të legjislacionit tatimor.

Tatimet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dyshuara për shkelje përmes kanaleve zyrtare të institucionit dhe aplikacionit “Denonco Evazionin”, duke i konsideruar denoncimet një burim të rëndësishëm informacioni për evidentimin e shkeljeve dhe orientimin e kontrolleve në terren.

31/08/2026

Ja sa shtrenjtohet çmimi ⛽️

LEXO LAJMIN NE KOMENT⬇️⬇️⬇️

Ironia therëse/ Mbi 1,660 produkte me çmime më të ulëta nga e hënaLutfi DervishiNga e hëna, 31 gusht, nis Nisma Kombëtar...
30/08/2026

Ironia therëse/ Mbi 1,660 produkte me çmime më të ulëta nga e hëna

Lutfi Dervishi

Nga e hëna, 31 gusht, nis Nisma Kombëtare për Uljen e Çmimeve, një program që përfshin mbi 1,660 produkte të konsumit të përditshëm dhe synon një ulje mesatare të çmimeve me rreth 7%.

Nisma synon t’u vijë në ndihmë familjeve përballë kostos së lartë të jetesës dhe përfshin ushqime bazë, produkte shtëpiake, artikuj shkollorë, produkte të markave të supermarketeve dhe mish.

Deri tani, rreth 900 produkte të markave të njohura janë përfshirë në skemë. Ulja mesatare është rreth 7%, por për produkte të veçanta shkon nga 5% deri në 30%.

Për më shumë se 450 artikuj shkollorë, ulja mesatare është rreth 10%. Rreth 250 produkte të markave të vetë supermarketeve do të kushtojnë mesatarisht 7% më pak, ndërsa për rreth 60 produkte mishi, vendas dhe importi, ulja mesatare arrin në 7.2%.

Në nismë janë përfshirë deri tani mbi 90 furnitorë, disa rrjete supermarketesh dhe tri rrjete të tregtimit të lodrave dhe artikujve shkollorë. Lista pritet të zgjerohet.

Programi është konceptuar si një lloj “marrëveshjeje sociale kombëtare” mes qeverisë, furnitorëve dhe rrjeteve tregtare.

Ulja prej rreth 7% nuk pritet të jetë domosdoshmërisht ulja përfundimtare.

Qytetarët nuk do të kenë nevojë të kërkojnë me lupë se cilat produkte janë pjesë e nismës. Ato do të jenë të dallueshme në rafte me etiketa të posaçme, ndërsa informacioni për bizneset pjesëmarrëse, produktet dhe përqindjen e uljes do të publikohet edhe në një platformë digjitale.

Paralelisht do të vazhdojnë kontrollet e tregut, veçanërisht për të verifikuar nëse uljet janë reale.

Nga e hëna do të publikohet lista e plotë e produkteve dhe do të përllogaritet edhe sa para mund të kursejë mesatarisht një familje nga kjo nismë.

Kjo nismë që nis aplikimin nesër është një nga masat e fundit që ndërmerret për t'i ardhur në ndihmë konsumatorëve nga qeveria greke.

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fieri Online News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Want your place of worship to be the top-listed Place Of Worship?

Share