03/17/2026
"Imagjinoni një grup besimtarësh të një kishe lokale të vogël e rurale që ka rreth 70% të përbërjes se saj me analfabetë, 20% me arsimim fillor dhe vetëm 10% me arsimim në nivelin e një kolegji biblik. Ata mblidhen me një broshurë të Parimeve Bazë. I arsimuari lexon pjesët, jep më tepër informacion për sfondin dhe tregon rrjedhën e ngjarjeve, nëse është e nevojshme. Pastaj e diskutojnë së bashku pjesën. Së pari, çfarë kuptimi ka pjesa? Pastaj, çfarë domethënieje ka për ne? Në fshatin tonë? Në komunitetin tonë? Në familjet tona? Pastaj, imagjinoni një kishë të vogël shtëpie në një mjedis perëndimor me arsimim të lartë dhe të mbingopur në traditën denominacionale, e cila përpiqet t’i kthehet “udhës së Krishtit dhe apostujve të Tij”. Ky proces arsimimi, dialogu në komunitet, ka ekzistuar për shekuj të tërë dhe është mjaft thelbësor për themelimin e besimtarëve dhe kishave në besim për çdo brez dhe për çdo kulturë."
(Hyrje nga Seria 3 Parimet Bazë si sfida për themelimin e kishave në bazë të shërbimit biblik dhe apostolik në Besëlidhjen e Re dhe jo paradigmën Perëndimore që duhet zëvendësuar me qasjen biblike. Kisha ekziston për ndërtimin e njerëzve, jo thjesht si eveniment shërbesë për 'adhurim'.)