Vatican News

Sito Web

Vatican News Zëri i Papës në dialog me botën, lajme nga Kisha Katolike universale dhe nga ajo në trevat shqiptare, lajme kulturore dhe shoqërore, reflektime e komente..

𝐆𝐚𝐳𝐚, 𝐏𝐚𝐩𝐚 𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐀𝐭𝐞̈ 𝐑𝐨𝐦𝐚𝐧𝐞𝐥𝐥𝐢-𝐭 𝐩𝐚𝐬 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐢𝐭: «𝐃𝐞𝐫𝐢 𝐤𝐮𝐫, 𝐨 𝐙𝐨𝐭?»Mesazh i Leonit XIV për famullitarin e Familjes Shen...
05/10/2026

𝐆𝐚𝐳𝐚, 𝐏𝐚𝐩𝐚 𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐀𝐭𝐞̈ 𝐑𝐨𝐦𝐚𝐧𝐞𝐥𝐥𝐢-𝐭 𝐩𝐚𝐬 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐢𝐭: «𝐃𝐞𝐫𝐢 𝐤𝐮𝐫, 𝐨 𝐙𝐨𝐭?»
Mesazh i Leonit XIV për famullitarin e Familjes Shenjte, pas sulmit izraelit, që shkaktoi viktima dhe të plagosur, mes tyre edhe dy gra të komunitetit të krishterë. Ndërsa afrohet përvjetori tragjik, që ndezi luftën ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, meshtari bën bilancin humanitar: «Katastrofë, njerëzit s’kanë më fuqi, por ne nuk ndalemi, duhet të vazhdojmë. Më 7 tetor do të themi Rruzaren për fundin e luftës»
https://tinyurl.com/5buja3d8

𝐌𝐛𝐥𝐢𝐝𝐡𝐞𝐭 𝐚𝐬𝐚𝐦𝐛𝐥𝐞𝐣𝐚 𝐞 𝟕𝟖-𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐬 𝐈𝐩𝐞𝐬𝐡𝐤𝐯𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈Në Shkodër mblidhen ipeshkvijtë e Kishës në Shqip...
05/10/2026

𝐌𝐛𝐥𝐢𝐝𝐡𝐞𝐭 𝐚𝐬𝐚𝐦𝐛𝐥𝐞𝐣𝐚 𝐞 𝟕𝟖-𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐬 𝐈𝐩𝐞𝐬𝐡𝐤𝐯𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈
Në Shkodër mblidhen ipeshkvijtë e Kishës në Shqipëri: në qendër të asamblesë së tyre të 78-të, Vizita “Ad Limina” në Romë, Sinodi, përvjetori i Lumnimit të martirëve dhe Dita Botërore e Rinisë
https://tinyurl.com/yk7aeehc

𝐏𝐚𝐩𝐚: 𝐠𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐕𝐚𝐭𝐢𝐤𝐚𝐧, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐮𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐧𝐣𝐞̈ 𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈Leoni XIV pret në audiencë p...
05/10/2026

𝐏𝐚𝐩𝐚: 𝐠𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐕𝐚𝐭𝐢𝐤𝐚𝐧, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐮𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐧𝐣𝐞̈ 𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈
Leoni XIV pret në audiencë përfaqësuesit e Shoqatës së Punonjësve Laikë të Vatikanit dhe të Shoqatës “Gratë në Vatikan”. Në epokën e inteligjencës artificiale, i nxit ta mbajnë gjallë vëmendjen ndaj centralitetit të njeriut dhe dinjitetit të punës. Papa i ftoi të gjithë në “rrugën e dialogut”, për të ndërtuar “një bashkësi pune ku njerëzit të mos përdoren dhe të mos anashkalohen”, ku “të ndihmojnë njëri-tjetrin”, duke shmangur “krijimin e pakënaqësive dhe të mërive”
https://tinyurl.com/bdajcn8a

𝐋𝐞𝐨𝐧𝐢 𝐗𝐈𝐕, 𝐤𝐨𝐫𝐞𝐚𝐧𝐞̈𝐯𝐞: «𝐉𝐢𝐧𝐢 𝐫𝐨𝐣𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈𝐬, 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐫𝐭𝐢𝐳𝐚𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐪𝐞𝐬»Në Romë, takimi ...
05/10/2026

𝐋𝐞𝐨𝐧𝐢 𝐗𝐈𝐕, 𝐤𝐨𝐫𝐞𝐚𝐧𝐞̈𝐯𝐞: «𝐉𝐢𝐧𝐢 𝐫𝐨𝐣𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈𝐬, 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐫𝐭𝐢𝐳𝐚𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐪𝐞𝐬»
Në Romë, takimi me meshtarët, murgeshat dhe rregulltarët e Koresë. Papa kujton martirët, pajtimin e gadishullit dhe Ditën Botërore të Rinisë në Seul 2027: «Mos u lodhni kurrë duke bërë të mirën, edhe kur askush nuk e sheh»
https://tinyurl.com/3c8mncey

𝐏𝐚𝐫𝐨𝐥𝐢𝐧: 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭’𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐮𝐫 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐫𝐚𝐭 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐥𝐢𝐦 𝐧𝐠𝐚 𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤𝐚 𝐞 𝐝𝐨𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐞 𝐩𝐚𝐛𝐚𝐫𝐚𝐳𝐢𝐯𝐞Sekretari i Shtetit të Selisë...
05/10/2026

𝐏𝐚𝐫𝐨𝐥𝐢𝐧: 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭’𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐮𝐫 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐫𝐚𝐭 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐥𝐢𝐦 𝐧𝐠𝐚 𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤𝐚 𝐞 𝐝𝐨𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐞 𝐩𝐚𝐛𝐚𝐫𝐚𝐳𝐢𝐯𝐞
Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë: “Në Gaza, në Ukrainë dhe në Iran njerëzit vuajnë. Kievi ka të drejtë të mbrohet; për paqen duhet të rikthehemi te vlerat themelore njerëzore”
https://tinyurl.com/35j8h88c

𝐑𝐨𝐣𝐞𝐭 𝐳𝐯𝐢𝐜𝐞𝐫𝐚𝐧𝐞, 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐣𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝟓𝟎𝟎-𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐥𝐚𝐜̧𝐤𝐢𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐑𝐨𝐦𝐞̈𝐬Viti 2027 do të jetë një vit i jashtëzakonshëm p...
05/10/2026

𝐑𝐨𝐣𝐞𝐭 𝐳𝐯𝐢𝐜𝐞𝐫𝐚𝐧𝐞, 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐣𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝟓𝟎𝟎-𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐥𝐚𝐜̧𝐤𝐢𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐑𝐨𝐦𝐞̈𝐬
Viti 2027 do të jetë një vit i jashtëzakonshëm përkujtimor, të cilin Garda Zvicerane Papnore po e organizon me një konferencë në Brigë, në janar, me botimin e një vëllimi me karakter historik, si edhe me pjesëmarrjen në Festën e Pranverës në Zyrih. Në maj, në Vatikan do të zhvillohen kremtime, edhe me shfaqje artistike me drita, me premierën e një filmi kushtuar Rojeve dhe me një shtegtim. Komandanti Graf: “Duam të tregojmë se vlerat e asaj kohe janë ende të gjalla edhe sot”
https://tinyurl.com/yt2sb7er

𝐌𝐞̈ 𝟓 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 𝐤𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐚𝐫𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐧 𝐒𝐡𝐞̈𝐧 𝐅𝐚𝐮𝐬𝐭𝐢𝐧𝐞̈𝐧 𝐊𝐨𝐯𝐚𝐥𝐬𝐤𝐚Përhapja e madhe e kultit të Mëshirës Hyjnore, që nga beatifik...
05/10/2026

𝐌𝐞̈ 𝟓 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 𝐤𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐚𝐫𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐧 𝐒𝐡𝐞̈𝐧 𝐅𝐚𝐮𝐬𝐭𝐢𝐧𝐞̈𝐧 𝐊𝐨𝐯𝐚𝐥𝐬𝐤𝐚
Përhapja e madhe e kultit të Mëshirës Hyjnore, që nga beatifikimi i motrës Faustina më 18 prill '93, tek kanonizimi i saj më 30 prill 2000, buron nga nevoja që ka çdo njeri për Mëshirën Hyjnore, sepse - siç tha Papa Shën Gjon Pali II - ku tjetër, përveçse në Mëshirën Hyjnore, mund të gjejnë strehë e shpresë njeriu e bota?
https://tinyurl.com/yc3rwxbt

𝐙𝐮𝐩𝐩𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐀𝐬𝐢𝐳𝐢: 𝐒𝐡𝐞̈𝐧 𝐅𝐫𝐚𝐧𝐜̧𝐞𝐬𝐤𝐮 𝐧𝐚 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐧 𝐬𝐞 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐟𝐚𝐭 𝐢 𝐩𝐚𝐬𝐡𝐦𝐚𝐧𝐠𝐬𝐡𝐞̈𝐦Për 800-vjetorin e vdekjes së Shën F...
04/10/2026

𝐙𝐮𝐩𝐩𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐀𝐬𝐢𝐳𝐢: 𝐒𝐡𝐞̈𝐧 𝐅𝐫𝐚𝐧𝐜̧𝐞𝐬𝐤𝐮 𝐧𝐚 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐧 𝐬𝐞 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐟𝐚𝐭 𝐢 𝐩𝐚𝐬𝐡𝐦𝐚𝐧𝐠𝐬𝐡𝐞̈𝐦
Për 800-vjetorin e vdekjes së Shën Françeskut, bota sot është mbledhur në Asizi. Kreu i shtetit dhe ambasadorët e akredituar pranë Republikës Italiane morën pjesë në meshën e kryesuar nga kardinali Zuppi. Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Italiane theksoi: në një kohë kur “jemi të tunduar dhe të joshur nga kultura e pushtetit”, ushqyer edhe nga “interesa të jashtëzakonshme ekonomike” dhe nga “nacionalizma”, paqja “fillon nga ne dhe është e vetmja e ardhme e mundshme”
https://tinyurl.com/2bhtujkn

𝐋𝐞𝐨𝐧𝐢 𝐗𝐈𝐕: 𝐭’𝐢 𝐥𝐮𝐭𝐞𝐦𝐢 𝐒𝐡𝐞̈𝐧 𝐌𝐚𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐣𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐜̧𝐥𝐢𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐦𝐮𝐫𝐭𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐬Pas katekezës së Engjëllit të Tënzot, ...
04/10/2026

𝐋𝐞𝐨𝐧𝐢 𝐗𝐈𝐕: 𝐭’𝐢 𝐥𝐮𝐭𝐞𝐦𝐢 𝐒𝐡𝐞̈𝐧 𝐌𝐚𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐣𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐜̧𝐥𝐢𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐦𝐮𝐫𝐭𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐬
Pas katekezës së Engjëllit të Tënzot, Papa ftoi sërish besimtarët të thonë Rruzaren për paqen, duke u bashkuar me nismën e Fondacionit “Ndihmë për Kishën që vuan”: “Në veçanti, të lutemi për Tokën Shenjte dhe për viktimat e pafajshme të dhunës”. Ai përmendi nismat e shumta kushtuar Shën Françeskut të Asizit dhe njoftoi për shosh*tjen sinodale mbi familjen, që do të zhvillohet në Vatikan, dhjetë vjet pas Amoris laetitia: familja është shpresë dhe pasuri e paçmueshme për Kishën dhe shoqërinë
https://tinyurl.com/yr643jdb

𝐏𝐚𝐩𝐚: 𝐧𝐞̈ 𝐠𝐣𝐮𝐫𝐦𝐞̈𝐭 𝐞 𝐒𝐡𝐞̈𝐧 𝐅𝐫𝐚𝐧𝐜̧𝐞𝐬𝐤𝐮𝐭, 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐣𝐦𝐞̈ 𝐩𝐚𝐪𝐞𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐚𝐫𝐦𝐨𝐧𝐢𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞𝐬 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐣𝐯𝐞Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, kë...
04/10/2026

𝐏𝐚𝐩𝐚: 𝐧𝐞̈ 𝐠𝐣𝐮𝐫𝐦𝐞̈𝐭 𝐞 𝐒𝐡𝐞̈𝐧 𝐅𝐫𝐚𝐧𝐜̧𝐞𝐬𝐤𝐮𝐭, 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐣𝐦𝐞̈ 𝐩𝐚𝐪𝐞𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐚𝐫𝐦𝐨𝐧𝐢𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞𝐬 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐣𝐯𝐞
Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, kësaj së diele, Papa komenton shëmbëlltyrën e vreshtarëve në dritën e mëshirës së Hyjit, duke nënvizuar se “Zoti nuk e flak kurrë jetën tonë”. Në tetëqindvjetorin e vdekjes së Shën Françeskut, tërheq vëmendjen ndaj shembullit të tij të fesë, të vëllazërimit e të paqes: «Të impenjohemi sinqerisht për të krijuar harmoninë mes popujve»
https://tinyurl.com/3bt9wma2

Indirizzo

Piazza Pia 3
Rome
00193

Notifiche

Lascia la tua email e sarai tra i primi a sapere quando Vatican News pubblica novità e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Scelte rapide

Condividi