23/05/2020
Kompensimi-Fidja dhe lëmosha e Fitrit të Ramazanit!
Çfarë është kompensimi i Fidjes?
Kompensimi i Fidjes është shpagimi material, me ushqime ose me të holla, për përsonat që nuk kanë mundur të agjërojnë. Këtu bëhet fjalë kryesisht për përsonat që janë të sëmurë kronik dhe sëmundja e tyre nuk pritet të largohet si dhe të moshuarit që për arsye të moshës nuk mund të agjërojnë më në jetën e tyre.
Nëse je i rritur dhe je i sëmurë apo në një moshë të thyer e nuk mund të agjërosh, dhe gjendja juaj shëndetsore nuk pritet të përmirësohet, keni mundësi financiare atëherë ju e keni obligim dhënien e Fidjes. “Ibni Omeri r.a. rrëfen: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. obligoi muslimanët, të robëruar dhe të lirë, meshkuj dhe femra, të vegjël dhe të mëdhenj të j*pin zekatin e fitrit në formë hurmash ose një sa’a (përmasë lëmoshe) drithërash dhe që këtë t`a j*pin përpara se të dalin për namazin e Bajramit”. Sahih el-Buhari, Zekati.
A mund të kompensojnë dhe të j*pin Fidje personat që kanë patur mundësi të agjërojnë dhe nuk kanë agjëruar?
Personat që do të kanë mundësi të agjërojnë dhe nuk kanë agjëruar nuk mund t`a kompensojnë agjërimin e tyre me fidje por duhet të agjërojnë qoftë edhe pas agjërimit.
Sa është sasia e Fidjes:
Fidja është ushqimi me cilësinë dhe standartet e ushqehemit tonë të ushqejmë dy vakte në ditë për 30 ditë e Ramazanit. Kjo i jepet të varfërve. Mund të jepet në formë ushqimi ose me të holla. Në Angli është llogaritur diku £5 për një ditë, £150 për të gjithë muajin e Ramazanit. Ndërsa në Shqipëri është caktuar të jetë 300 lekë të reja për një ditë, 9 000 lekë të reja për të gjithë muajin. Ndërsa në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi është caktuar 5 Euro për ditë mesatarisht, 150 Euro për të gjithë muajin. Personi mund të paguajë edhe më shumë në varësi të mundësive.
Kujt dhe kur jepet?
Fidja u jepet të varfërve ose mund të dërgohet në xhami dhe institucione të tilla nga ku përcillen tek të varfërit. Fidja është e këshillueshme të jepet gjatë Ramazanit por mund të jepet edhe pas më pas tij.
Cfarë është lëmosha e Fitrit?
Lëmosha e Fitrit është ushqimi ose shpërndarja e të hollave për njerëzit në nevojë. Fitri është detyrë (vaxhib). Është detyrë për cdo musliman, kryetari i familjes nëse i ka mundësitë financiare, është i obliguar të shpërndajë lëmoshën e fitrit për veten e tij dhe për cdo anëtarë të familjes. Psh, nëse sasia e Fitrit është caktuar 5 Euro dhe në familje jetojnë 5 persona, kjo familje duhet të j*pin 25 Euro. Fitri është një lloj falenderimi ndaj Zotit që na ka mundësuar ta përketojmë Ramazanin dhe njëkohësisht kompensim dhe kërkim faljeje për gabimet e mundshme që kemi bërë gjatë agjërimit.
Sa është sasia e Fitrit?
Fitri është po aq sa lëmosha e Fidjes që u shpjegua më lart.
Kujt dhe kur jepet?
Fitri po ashtu si Fidja u jepet të varfërve, institucioneve bamirëse, studentëve që janë nevojtarë dhe të ngjashëm. Fitri, për në krahasim nga Fidja, duhet të jepet gjatë Ramazanit domosdoshmërisht pa hyrë Bajrami. Nëse jepet pasi të falet Bajrami atëherë konsiderohet si lëmoshë e zakonshme.
22.05.2020.
Blerim Ciroka.