Union der Islamisch-Albanischen Zentren Deutschland BW

Union der Islamisch-Albanischen Zentren Deutschland BW UIAZD Landesverband BW

Unioni i Qendrave Islame Shqiptare – Gjermani:
Dega Baden Württemberg

16/02/2026
📖 Një histori suksesi dhe bashkëpunimi për komunitetin tonëData 11.02.2026 do të mbetet një ditë historike për Qendrën I...
16/02/2026

📖 Një histori suksesi dhe bashkëpunimi për komunitetin tonë
Data 11.02.2026 do të mbetet një ditë historike për Qendrën Islame Shqiptare Böblingen-Sindelfingen.

Në këtë ditë u nënshkrua kontrata për blerjen e objektit të ri të xhamisë, me një vlerë mbi 1.300.000 Euro, ku mori pjesë edhe Kryetari i UIAZD-BW, Hoxhë Muhamet Havolli, për t’i mbështetur edhe nga afër në këtë hap të madh.

Ky është një hap madhor që i afron më shumë besimtarët me vendin e tyre të adhurimit dhe forcon unitetin e komunitetit shqiptar në Baden-Württemberg.

Ky sukses nuk është rezultat i një individi të vetëm, por i një bashkëpunimi të përkushtuar. Kryesia e Qendrës Islame Shqiptare Böblingen-Sindelfingen, në tribunën e mbajtur vitin e kaluar, arriti të sigurojë një shumë mbi 630,000 Euro, që do të thotë rreth 50% e shumës së kërkuar, janë siguruar.

Ndërkohë, UIAZD-BW, nën drejtimin e Kryetarit Hoxhë Muhamet Havolli, me angazhimin e tyre dhe në bashkëpunim të ngushtë me xhamitë anëtare, dha një kontribut të çmuar në këtë rrugëtim.

Nga kjo shumë, vetëm nga “Fondi për hapjen e Xhamive të reja” i UIAZD-BW-së, dhe në bashkëpunim të ngushtë me xhamitë anëtare, u arrit një bashkëfinancim mbi 100,000 Euro, brenda vetëm afërsisht 3 ditësh.

Ky projekt është kulmi i tre projekteve të mëdha që UIAZD-BW ka mbështetur për xhamitë anëtare:

1️⃣ Me datë 07 shtator 2025, për Qendrën Islame Shqiptare të Achernit, u financua dhe u montua tepihu dhe sistemi i zërimit.

2️⃣ Me datë 07.02.2026, për Qendrën Islame Shqiptare “NUR” në Heidenheim, po ashtu u financua dhe u montua tepihu dhe sistemi i zërimit.

3️⃣ Tani, për Qendrën Islame Shqiptare të Böblingen-Sindelfingen, bashkëfinancimi i shpejtë dhe i madh brenda pak ditësh është dëshmi e gjallë e unitetit, solidaritetit dhe përkushtimit të komunitetit tonë, duke treguar se kur bashkohemi për një qëllim të mirë, arrijmë rezultate të mëdha.

Ky rrugëtim tregon se secili kontribut, qoftë i madh apo i vogël, ka qenë pjesë e realizimit të këtij projekti madhor.

Lusim Zotin e Madhërishëm që ta begatojë këtë xhami, të mbushë komunitetin tonë me paqe, mirësi dhe sukses, dhe të na japë forcë për të vazhduar rrugën e bashkëpunimit dhe të mirësisë.

Faleminderit të gjithë atyre që kontribuuan dhe besuan në këtë projekt!

Ju jeni pjesë e historisë që po ndërtojmë së bashku.
________________________________________
Mbështetja për “Fondi për hapjen e xhamive të reja” është një mundësi e vyer për të lënë një sadaka që vazhdon (sadaka xharije), shpërblimi i së cilës rrjedh edhe pasi ne të mos jemi më.

Çdo kontribut, sado i vogël, bëhet pjesë e:
• ndërtimit të një shtëpie të Allahut
• përhapjes së dijes dhe adhurimit
• edukimit të brezave të rinj
• forcimit të bashkësisë dhe vlerave islame

Allahu i Madhërishëm thotë:

“Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i shëmbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.” (El-Bekare, 261)

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kush ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në Xhenet.”

Mos e humbni këtë mundësi për një sadaka xharije (të vazhdueshme) që vazhdon edhe pas jetës sonë.

Bëhuni pjesë e këtij sevapi të pandërprerë.

Jepni sot për një shpërblim që vazhdon nesër, në ahiret.

Mbështetni hapjen e xhamive të reja dhe fitoni sadaka që rrjedh edhe pas nesh.

Pagesat për fondin mund t’i bëni në këtë llogari bankare:
Emri:
UIAZD-BW
Union der Islamisch Albanischen Zentren Deutschland Landesverband Baden-Württemberg

🏦 KT BANK
🔢 IBAN: DE96 5023 4500 0441 5800 01
📝 Verwendungszweck: Fondi për hapjen e Xhamive të reja; Emri juaj / Xhamia juaj

Donacionet mund t’i bëni:
✔️ Një herë
✔️ Disa herë
✔️ Çdo muaj rregullisht (Dauerauftrag)

Allahu e pranoftë nga të gjithë dhe e bëftë këtë kontribut dritë në Ditën e Gjykimit.

Adminsitrata UIAZD-BW

Hapja solemne e Qendrës Islame Shqiptare "NUR" në HeidenheimMe një ceremoni të veçantë dhe solemne, u bë hapja e Qendrës...
15/02/2026

Hapja solemne e Qendrës Islame Shqiptare "NUR" në Heidenheim

Me një ceremoni të veçantë dhe solemne, u bë hapja e Qendrës Islame Shqiptare "NUR" në qytetin e Heidenheim-it. Në këtë ngjarje mori pjesë një numër i madh xhematlinjsh nga rrethi, duke shprehur gëzimin dhe përkushtimin e tyre për këtë hap të rëndësishëm për komunitetin.

Fjalimin e filloi Hoxha i Xhamisë, i cili theksoi nevojën dhe domosdoshmërinë e një xhamie në këtë rrethinë, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen e tyre. Më pas, Sekretari i Xhamisë, Naim Iseni, paraqiti disa informacione të rëndësishme mbi aktivitetet dhe planet e Qendrës Islame "NUR".

Ceremonia u pasua me fjalimin e rastit të Zëvendëskryetarit, Abdylrrahim Leci, të UIAZD-BW, i cili vlerësoi rëndësinë e qendrës për zhvillimin e jetës fetare dhe kulturore të komunitetit shqiptar në zonë.

Në këtë fest solemne mori pjesë edhe Xhemati i Qendrës Islame Shqiptare "LËVIZJA" nga Schwäbisch Gmünd, ku Sabedin Leci motivoi të pranishmit me disa fjali frymëzuese, duke nxitur bashkëpunimin dhe angazhimin e komunitetit shqiptar në Baden-Württemberg.

Në përfundim, mysafirët dhe xhematlinjtë u shijuan me ëmbëlsira të përgatitura me përkushtim nga kryesia dhe xhemati, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë dhe të paharrueshme.

Qendra Islame Shqiptare "NUR" tashmë është një pikë referimi e rëndësishme për bashkësinë shqiptare në Heidenheim, duke ofruar një hapësirë për adhurim, edukim dhe bashkëpunim komunitar.

Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se në Qendrën Islame Shqiptare “NUR” në Heidenheim është realizuar shtruarja e tepihut...
15/02/2026

Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se në Qendrën Islame Shqiptare “NUR” në Heidenheim është realizuar shtruarja e tepihut të ri si dhe instalimi i sistemit të ri të zërimit.

Ky projekt u bë i mundur falë financimit të plotë nga UIAZD-BW, i realizuar në bashkëpunim me xhamitë anëtare të saj në Baden-Württemberg. Kjo është hera e dytë që UIAZD-BW merr përsipër financimin e tepihut për xhamitë anëtare.
Allahu i shpërbleftë të gjithë kontribuuesit për këtë kontribut të çmuar!

Një falënderim i veçantë shkon për xhematin e Qendrës Islame Shqiptare “LËVIZJA” nga Schwäbisch Gmünd, të cilët më datë 07.02.2026, me punë të palodhshme dhe përkushtim të madh, realizuan montimin e tepihut.

Mirënjohje edhe për xhematin nga Qendra Islame Shqiptare Lëvizja që kontribuuan drejtpërdrejt në këtë punë:
Urimi, Mahiti, Sabedini, Valoni, Zijahi, Artjolit, Artizanit dhe Mensurit si dhe gjithë xhematin e Xhamisë “NUR”.

Allahu i shpërbleftë të gjithë kontribuuesit dhe e bëftë këtë vepër sadaka të vazhdueshme për secilin prej tyre.

Me datë 14.02.2026 përjetova një emocion të veçantë duke marrë pjesë në hapjen solemne të xhamisë në Waldkraiburg, me ft...
15/02/2026

Me datë 14.02.2026 përjetova një emocion të veçantë duke marrë pjesë në hapjen solemne të xhamisë në Waldkraiburg, me ftesë të kryetarit të xhamisë Avni Maxhuni dhe në cilësinë time si zëvendëskryetar i UIZAD-BW.

Ndjehem i nderuar që isha pjesë e këtij momenti historik për komunitetin tonë. Prania e kryetarit Hoxhë Xhelal Kaloshi dhe zëvendëskryetarit Haf. Bajram Fazliji të UIAZD-BY, hoxhallarëve të nderuar nga Kosova dhe pjesëmarrja e madhe e xhematit i dhanë kësaj dite një madhështi dhe ngrohtësi të veçantë.

Kjo xhami nuk është vetëm një objekt, por është fryt i sakrificës, përkushtimit dhe dashurisë për fenë dhe komunitetin. Ajo do të jetë një vatër adhurimi, dijesh dhe afrimi për shumë gjenerata.

Falënderoj nga zemra kryesinë e xhamisë për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë, si dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti të bekuar.

Lusim Zotin që kjo xhami të jetë gjithmonë e mbushur me besimtarë, paqe, harmoni dhe mirësi.

Abdylrrahim Leci
Zëvendëskryetar UIAZD-BW

Stuttgart

Adresse

KölnerStr. 12
Stuttgart
70376

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Union der Islamisch-Albanischen Zentren Deutschland BW erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen